Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Plani sekret i “Paja Patakut” me rr’xu shpija!
Publikuar më 20 janar, 2009 në orën 23:29 ( ) Isa Mulaj | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Analizë e skandaleve të MTPT-së dhe K.K. të Istogut në infrastrukturën rrugore dhe çështje tjera

( PJESA E DYTË )
6. Plani sekret i Paja Patakut me rr’xu shpija dhe përparësitë e mbprapshta në infrastrukturën rrugore të komunës së istogut

"Bëjëni veten dele dhe ujqit do t’iu hanë" -- Benjamin Franklin
Paja Pataku gjithmonë e ka pasur në mendje asfaltimin e rrugës kah dera e shtëpisë së vet si përparësi mbi çdo përparësi ndaj infrastrukturës rrugore Istogut, Kosovës dhe botës, ani pse shtëpia e tij është vetëm nja 300 metra larg magjistrales Pejë – Mitrovicë. E kam dëgjuar zhurmën dhe ankesat rreth kësaj ideje nga Istogasit gati që një vit. Sharjet kundër Paja Patakut kishin filluar. Në momentin kur po shkruaj, përgojimet dhe mallkimet kanë arritur nivel të paarsyeshëm dhe papranueshëm. Duke e kuptuar mllefin e shumë Istogasve, kjo analizë është bërë me synimin që Paja Pataku me bashkëpunëtorë të kenë trajtim dhe kualifikim më njerëzor për skandalin e bërë. Prandaj, kjo analizë është një relativizim ose mbrojtje e Paja Patakut, nëse ai do ta kuptoj.
Më datën 09 korrik 2008 në Prishtinë takova mikun tim të nderuar Osman Sadikaj, zëvendësdrejtor i drejtoratit për ekonomi dhe financa të K.K. të Istogut. Në mes të bisedës e pyeta edhe për rrugën Rakosh – Uçë dhe i kërkova arsyet pse Komunës iu ka bërë pikë në zemër të shkoj atje aq larg ta asfaltoj një rrugë lagjesh. Më tregoj diçka dhe nuk i ndërhyja shumë me pyetje shtesë dhe kundër argumente, sepse e kam mik të mirë. Tha se projekti planifikohet të filloj atje, të vazhdoj nepër Uçë, të kthehet për Zhakovë, të kaloj përmes Shushicës së Epërme, dhe të dal në Dubravë e cila është vetëm 3km nga qendra e qytezës së Istogut. Vlerësonte se i tërë ky gjysmë-rreth nuk ka më shumë se 13 km dhe asfaltimi i tij kushtonte 1,3 milionë euro. Ta provojmë a ka pasur të drejtë. Rruga Rakosh – Uçë deri në hyrje të fshatit Zhakovë që është shpallur në tender më vonë i ka 7km. Rruga Dubravë – Shushicë e Epërme deri në hyrje të fshatit Zhakovë sipas matjeve të bëra nga institucionet komptente i ka 6,4 km. Përgjatë Zhakovës deri në hyrje të fshatit Uçë i ka së paku 2,5 km. Gjithsej ky gjysmë-rreth i ka 15 km, nëse jo më shumë.
Osmani më tutje më informoj se pengesa kryesore për K.K. të Istogut në realizimin e këtij projekti është MTPT-ja e cila po refuzonte dhënien e mjeteve. “Është problem politik”. Çfarë problemi politik mund të jetë shpenzimi i shumë mjeteve pa përparësi në rrugët lokale? Është vetëm problem i paarsyeshmërisë ekonomike. Në pyetjen time se çka iu ka tek K.K. të Istogut të hyjë në atë rrugicë aq larg e nuk fillon më afër Istogut prej Dubravës ku rruga regjionale është më e gatshme për asfaltim, e pastaj mund të vazhdoni nepër Zhakovë, Uçë, Rakosh e të dilni ku të doni, qoftë të futeni teposhtë kah Izraelt (lagje e fshatit Rakosh) dhe të përfundoni në shtete tjera, Osmani u përgjigj duke thënë se “mvaret pak edhe nga participimi (pjesëmarrja) e popullsisë në financim”. Participim? Çfarë participimi kërkohet në rrugët regjionale? Sa ka participuar popullsia në asfaltimin e rrugës regjionale prej Istog – Cerrcë – Vrellë – Banjë e Pejës? Participimi vie në shprehje vetëm pasi rrugët regjionale të jenë kryer në tërësi, dhe ekziston vullneti i fshatrëve për ndihmë në asfaltimin e ndonjë rruge lokale. Fjala participim për rrugën e Paja Patakut ishte vetëm trillim. Paragrafi në vijim tregon se plani në të vërtetë ishte për departicipim, e jo participim.
Pasi më herët isha informuar rreth refuzimit të fshatarëve, kushërinjë të Paja Patakut, që t’iu rrëzohet disa mure të oborreve dhe shtëpija (kah je nisë kshtu kushëri, me rr’xu shpija a?, Stupcat, 2008), kërkova mendimin e Osmanit se a e ke llogaritur Komuna sa do t’i kushtoj kompenzimi i atyre pronave. Më tha se “këtë problem e dijmë të gjithë por ne do të synojmë ta zgjidhim me mirëkuptim me fshatarët”, duke mos i kompenzuar ata për pronat dhe ndonjë shtëpi që do t’i humbin për zgjerimin e rrugës.
Vetëm pas një jave, respektivisht më datën 17 korrik, isha në Istog për të kërkuar dikë të afërm në shtëpinë e kulturës. Pyeta dikë aty brenda ndërtesës, dhe mora përgjigje se personi që kërkoni nuk gjindet në zyre por është këndej pari dhe sipas të gjitha gjasave është në debatin me qyetarë të organizuar nga K.K. i Istogut. Hyra në sallë dhe, aty ishte. Vendosa të mos ia prish rehatinë. Debati ende nuk kishte filluar. U ula edhe unë dhe po pres. Filloj Fadil Ferati preznetimin e projekteve të realizuara dhe atyre të planifikuara. Kah mesi i prezentimit përmendi planin për asfaltimin e rrugës Rakosh – Uçë – Shushicë – Dubravë. Zhakovën e harroj krejt. Ai i afërmi me të cilin kisha një punë tjetër, po më bënë me shenjë kur filluan pyetjet e pjesëmarrëve të ngrihemi dhe të dalim. Po i tregoj te ketë edhe pak durim, ani pse ai debat i përkiste më shumë të gjithë të pranishmëve se mua. Doja të qëndroja së paku deri sa të më jipej rasti ta pyes Fadil Feratin për projektin e Paja Patakut dhe qëndrova deri në fund të debatit.
E pyeta Fadil Feratin atë që e kisha ndërmend. Ishte një numër i madh pyetjeve të cilat i shoqërova me disa sqarime dhe vërejtje. Pyetja e parë e pashmangshme natyrisht ishte përse K.K. i Istogut po u dashka të filloj punën në rrugicë të papërshtatshme me probleme rreth rreth pronave dhe shtëpijave private, për të dalur në rrugën regjionale të Shushicës ku nuk kërkohet asnjë milimetër shpronësim? I tregova se “ne e dijmë fort mirë nga praktika se me ia shty mexhën dikujt, del e t’vret. Ju po planifikoni jo t’ua shtyni, po t’ua merrni ngapak pronë fshatarëve përgjithmonë. A e keni planifikuar kompenzimin e atyre pronave duke e ditur problemin e ligjit mbi shpronësimin”? E shumë pyetje tjera për të cilat nuk mora përgjigje. Për problemin e shpronësimit më tha se është problem që dihet, por duhet të tejkalohet disi në marrëveshje dhe mirëkuptim me pronarët. A nuk është ky plan sekret kur pronarët ia kanë bërë të qartë prej kohësh kushëririt të tyre (Paja Patakut) se nuk do të lejojnë prekjen e shtëpijave? Për mosmarrëveshjet me Fatmir Limaj rreth këtij projekti tha se me të ka raporte institucionale. Çfarë përgjigje ishte kjo? Për disa pyetje tjera pështjelli diçka që nuk e kuptova, ndërsa la shumëçka pa sqaruar fare. Pyetjeve lidhur me projektin e asaj rruge më së miri do të ishte në gjendje t’i përgjigjej Paja Pataku, i cili gjatë tërë kohës as që e qeli gojën për këtë temë por shikonte disi i dyshimtë.
Pavarësisht kësaj, reporti për takimin e parë me qyetetarë të cilin Komuna e ka postuar në internet, përfundon si vijon: “Poashtu nuk munguan as përgëzime dhe lavdata për punën e Kryetarit dhe Administratës Komunale. Për të gjitha pyetjet e parashtruara, qytetarët muarrën përgjigje nga Kryetari i Komunës si dhe Drejtorët e Drejtorive.” Fare në fund, raporti mbi takimin thotë se qytetarëve u është shpërndarë Raporti i Punës i Qeverisë për periudhën 6 mujore. Kjo është gënjeshtër e kulluar; nuk ka pasur shpërndarje të kurrfarë raporti atë ditë për qytetarët e pranishëm.
Ka pasur edhe media lokale që e kanë përcjellur atë takim. Nëse e kanë të ruajtur në arkivë takimin e asaj dite, do të ishte mirë të hapet dhe të shihet a i morën në të vërtetë qyetarët të gjitha përgjigjet. Përfaqësuesit e opozitës as që kanë marrë pjesë, me fjalë tjera e kanë bojkotuar takimin. Po ashtu, nuk është e vërtetë se K.K. mori vetëm përgëzime dhe lëvdata për punën e tyre. Kishte edhe shumë kritika që tani nuk mund t’i mbaj mend se kush i bëri me emra e mbiemra. Lëvdatën që e përmendi në fillim të fjalës së tij një pjesëmarrës nga fshati më verilindor i Komunës së Istogut – Syrigonë, e pasoj me një varg ankesash kundër K.K. për lënien pas dore të këtij fshati në infrastrukturën rrugore dhe çështje tjera. Personi ishte një plak diku mbi 70 vjeçar dhe quhej Jonuz Shabani. Mbimerin më duket se e kishte Seferi ose Seferaj. Shabani është emri i babait të tij.
Më kujtohet se u bë edhe një pyetje rreth projektit të Paja Patakut. Atë e bëri një person që më vonë kuptova se quhej Naimi i Isuf Zeqs nga fshati Mojstir. Ai i propozoj Fadil Feratit nëse rruga e Paja Patakut kur të vie në dalje të Shushicës së Epërme, t’i kthehet drejtimi në të djathtë aty tek varri i Zymer Imerit, të hyjë për midis fshatit Mojstir, të kaloj nëpër fshatin Sinajë dhe të dalë në Dushkajë. Naimit dukej se i kishte pëlqyer strategjia e Paja Patakut, prandaj po kërkonte ta fus asfaltin në rrugën lokale të Mojstirit përgjatë shtëpijave dhe stallave të bagëtive. Fadil Ferati i thas se “është një propozim që mund të shqyrtohet, pse jo”. Me këtë përgjigje Fadili ose ia ka bërë rrafsh Naimit, ose na ka treguar tërthorazi se ajo që ka thënë gjatë prezentimit për rrugën që do të filloj në Rakosh dhe do të dal në Dubravë, aty për aty ishte gënjeshtër. Dhe vërtetë ashtu ishte dhe doli.
Është interesante si i është pjekur në kokë disa Istogasve për t’a futur asfaltin nepër vendbanime të dendura fshatare ku rrezikohet siguria e fëmijëve dhe bagëtive. Çdo kund në botë së pari preferohet të asfaltohen rrugët regjionale dhe autostradat. Nëse ata që mendojnë të turren vetëm për asfaltin kah dera e shtëpisë së vet, me siguri ose nuk kanë lidhje me infrastrukturën rrugore, ose nuk kanë pa kurrë se si rrugët e gjërësisë më të madhe ndërtohen jashtë vendbanimeve, e autostradat bile edhe në shkretëtira. Pas propozimit të Naimit, po të zgjaste debati më shumë rreth projektit të Paja Patakut, supozoja se mos do dal dikush e të thotë: “a ka mundësi që atë rrugë ta devijojmë dhe të kaloj kah këmbët e gruas sime dhe eventualisht ndërmjet tyre”?!

6.1. Anashkalimi i qëllimshëm i rrugëve me përparësi të lartë

"E vetmja gjë e domosdoshme për fitoren e së keqes, është që njerëzit e mirë të rrijnë duarkryq” -- Edmund Burke

Shushica e Epërme është fshat në verilindje të Istogut. Gjatë Perandorisë Osmane fshati ka qenë vendbanim më i njohur se Istogu dhe i përkiste Kazasë së Pejës. Rruga Dubravë – Shushicë – Zhakovë ështe shtruar me zhavor dhe rërë para një çerek shekulli. Ishte punuar me të gjitha standardet e nevojshme për rrugët regjionale. Materiali për shtruarjen e saj ishte siguruar nga fshati Rudesh dhe Shushicë. Në fshatin Shushicë ishte shfrytëzuar materiali i cili gjindej me bollëk tek kerrshi (shkëmbi) i Ram(ë)s dhe shfrytëzuar edhe për rrugë tjera të Komunës së Istogut. Pushteti i atëhershëm komunist i KSAK-së paraprakisht e kishte kompenzuar pronarin e shkëmbit, Dan Demaj, anipse materiali ishte thjeshtë gurë dhe zhavor që Dani nuk mund ta shfrytëzonte për ndonjë nevojë të tij sepse kishte me bollëk. Pushteti komunist e kompenzoj Danin për materialin e kerrshit të Ramës dhe vendi mbeti pronë private e Danit, më vonë e djalit të tij Ramë Demaj, dhe sot e djemve të Ramës. Ky lloj kompenzimi nga komunistët (shqiptar, serb, të Beogradit, çetnik, quani si të doni) është diametralisht i kundërt me atë që janë duke u përpjekur ta bëjnë demokratët(!) e sotëm shqiptar në ekonominë e tregut(!) nepërmjet planeve sekrete me maska të Paja Patakut, Tomi Xherit, Cipiripit, e shumë “cerrtani” filamve tjerë kundër pronave private me vlerë përgjatë rrugës së Paja Patakut. Socializmi vetqeverisës nuk ka qenë armik kundër pronave private siç është sot ky sistemi i matrapazëve dhe hajdutëve që naivët po e quajnë sistem i demokracisë, ekonomisë së hapur të tregut (çfarë tregu!) i bazuar në pronën private (e biznesi më i madh bëhet vetëm me pronën publike dhe të shtetit).
Pas asfaltimit të rrugës Istog – Cerrcë – Vrellë nga MTPT-ja, ish-ministri Zef Morina kishte deklaruar: “Kjo (rruga Dubravë – Shushicë) tash është në radhë. Qenka e përshtatshme”. Sa ka pasur të drejtë ish-ministri? Në fakt, rruga në fjalë, edhepse gjatë kohës është amortizuar (kanë dalur gurët, janë shfaqur gropa që janë sanuar dhe rishfaqur e risanuar) ishte në gjendje fizike më të mirë dhe pa pengesa se rruga Istog – Cerrcë – Vrellë. Për nga kostoja, rruga që Zefi thoshte e ka radhën, ishte me më përparësi se rruga që u asfaltua. Rruga e pasfaltuar Dubravë – Shushicë (vazhdon deri në Zhakovë) i ka shumë standarde që ajo për Vrellë nuk i ka. Përpos që e ka bazën e ndërtuar shumë të fortë (diku 50cm të trashë ose më shumë), gati tek secila hyrje e arave dhe pronave private janë ndërtuar kanalizimet me gypa betoni të gjërësisë diku 20cm, edhepse shumica nuk kishin aq nevojë të vendosen. Rruga deri tek vendi i quajtur udhëkryq në fshatin Shushicë ka pasur gjithsej katër kanalizime nënrrugore me gypa betoni të gjërësisë 1m. Nuk kishte edhe aq nevojë për këto kanalizime kaqe të gjëra, pasi sasia e ujit që qarkullonte nepër to nuk ishte e madhe. Pas viteve të varfëra me të reshura atmosferike gjatë dekadës së fundit, sasia e ujit ishte pakësuar dukshëm dhe gjatë stinëve të verës gati se nuk qarkullonte uji. Njëri prej atyre kanalizimeve, tek udhëkryqi i Shushicës, është mbyllur në tërësi sepse nuk kishte nevojë më për të. Sikur të ekzistonte ndonjë mekanizëm për zhvendosjen e tij, do të duhej të bartej në fshatin Cerrcë dhe përmes një mekanizmi të futej nën asfalt aty afër lagjes Rugova, ku një rrugë e lagjeve që lëshohet në asfalt është duke bërë kërrdi gjatë reshjeve të mëdha të shiut, e tash edhe kur shkrihet bora, duke sjellur mbi asfalt lloj-lloj përbërje të tokës për shkak të mungesës së kanalizimit nën asfalt.
Rrugë tjetër e gatshme për t’u asfaltuar dhe me standarde së paku të ngjashme, por gjithsesi është në gjendje edhe më të mirë, se ajo e Shushicës, është rruga Rakosh – Cërkolez. Edhe kjo është anashkaluar. Me standarde të ngjashme është edhe rruga Zhakovë – Rakosh e gjatësisë jo më të madhe se 3km. Në krye të saj e kishte dëmtuar shiu i madh që ra në fillim të dhjetor it 2008, por prap se prapë bazën e ka të fortë. Shtrimin i saj ishte bërë gjatë regjimit të Millosheviqit. Millosheviqi si kriminel lufte nuk ka qenë i pamëshirshëm ndaj infrastrukturës rrugore sikur MTPT-ja dhe K.K. i Istogut sot në kushte të paqes dhe “lirisë”.
Të gjitha këto rrugë janë anashkaluar për llogari të rrugicës së Paja Patakut që nuk ka bazë, prandaj edhe kushton afër 2 milionë euro. Me këtë fond do të asfaltoheshin të gjitha rrugët tjera me bazë të fortë që u përmenden. Po të shikohen me arsyeshmëri më të vogël, edhe rruga e papërshtatshme por pa pangesa ndaj vendbanimeve për t’u punuar prej Rakoshit që kalon kah shtëpia e Zeqir milicit (kështu i thonë të gjithë ata që e njohin në Komunën e Istogut dhe viset tjera të Kosovës) dhe përfundon në udhëkryqin e Shushicës tek “ara e lag(ë)t”, mund të jetë me më përparësi se e Paja Patakut. Rruga lokale prej Shushicës së Poshtme kah lagja Salihaj deri në udhëkryqin e Shushicës së Epërme poashtu do të ishte më përparësi. Kjo bile shfrytëzohet më shumë dhe është në gjendje më të mirë se rruga kah shtëpia e Zeqir milicit. Ekziston edhe një rrugë tjetër lokale prej Hanit të Sarës në Bellopojë që kalon nepërmjet Shushicës së Poshtme dhe del në Breg të Hanit të Shushicës së Epërme në rrugën regjionale. Edhe kjo do të ishte më me përparësi se ajo e Paja Patakut.
Zyrtarët e K.K. të Istogut nuk “kënaqen” vetëm me abuzimet dhe keqpërdorimin e përparësive në projektet e infrastrukturën rrugore. Para dy viteve, policia ishte detyruar ta nxjerrë jashtë Fadil Feratin e dehur nga moteli Trofta në Istog pasi ky kishte dashur ta sulmoj kamarierin. Nuk është aspak ofenduese të themi diçka që dihet publikisht dhe më së miri do të ishte sikur këtë fakt ta dëgjoni nga vet numri një i K.K. të Istogut – se Fadil Ferati është alkoolist i madh. Para më së një viti polcia përsëri ishte detyruar të intervenoj kundër tij të dehur në Klinë, kësaj radhe fizikisht. Policia kishte filluar ta çpjerdh dajak të dehurin kur ky ishte rrebeluar në një kafene të Klinës duke e rrezikuar sigurinë e të tjerëve me thyerjen e shisheve të birrës. Sikur policia të mos e konstatonte gjatë rrahjes së është kryetari i K.K. të Istogut, i dehuri do të pësonte edhe më keq. Me të kuptuar se kush është, policia më vonë kishte bërë një gabim kur i kërkoj falje. Kërkim falja ishte veprim i papërgjegjshëm i policisë, në kuptimin që mbajtja e rendit publik qenka punë selektive varësisht se kush është kush për nga funksioni pavarësisht llojin e shkeljeve.
Cenimi i qetësisë së të tjerëve duket se është shëndërruar në rutinë në mesin e zyrtarëve të lartë të K.K. të Istogut. Janë bërë imun ndaj veprimeve të dëmshme kundër qyetetarëve nepër kafene. Por konflikti i sjelljeve të ngjashme sikur në Pejë – për interesa të biznesit që u përshkrua në nëntitullin 2 të kësaj analize, duket se po e përqafon edhe Fadil Feratin në raport jo me Istogasit e huptë, por Klinakët më të vendosur për llogaridhënie. Të mos harrojmë se Fadil Ferati për nga origjina është nga Peja, respektivisht fshati Jabllanicë e Madhe. Më herët në këtë analizë u sqarua se si zgjidhen mosmarrëveshjet në Pejë. Por në Istog, pejani Fadil Ferati e kishte vërejtur se nuk ka opozitë (opozitë jo politike) sikur në Pejë, prandaj po e shfrytëzonte pasivitetin e Istogasve të huptë. Ata që kanë analizuar me kujdes veprat e tij, e përshkruajnë si një njeri fjalë butë, por oportunist i egër dhe llaskuc.
K.K. i Klinës kishte kërkuar dhe arritur një marrëveshje me K.K. të Istogut për furnizim me ujë të pijëshëm. Fadil Ferati u thotë t’i zgjasin gypat deri në Gurrakoc gjë që Klinakët e bëjnë. Kushedi se për çfarë arsye (në mungesë të ndonjë përfitimi personal), z. Ferati më vonë refuzon t’i përmbahet marrëveshjes. Klinakët si kundërpërgjigje e rrahin fizikisht në Gurrakoc me datën 30.12.2008 ndërmjet orës 2 dhe 3 pasdite. Ky lajm ishte bërë i njohur nga një polic. Mirëpo, në interesimin tim për ta vërtetuar këtë rrahje, një zyrtar i K.K. të Istogut më vonë më tregoj se Fadil Ferati ka qenë në mbledhje natën e Vitit të Ri më 31.12.2008 apo të nesërmen në Istog dhe se nuk “kam vërejtur ndonjë shenjë në fytyrë apo diçka të pazakontë të ai”. Nëse rrahja në të vërtetë ka ndodhur në atë nivel që e ka përmendur polici, atëherë ky është një rast i përgjegjësisë qytetare nga e cila Istogasit e huptë mund të mësojnë shumë se si duhet vepruar ndaj kapadaillëkut, korrupsionit dhe papërgjegjësisë së skajshme të zyrtarëve në pushtet. Në momentin kur qyetarët janë më të përgjegjshëm duke vepruar konkretisht ndaj abuzimeve, gënjeshtrave dhe mashtrimeve të pushtetarëve, më shpejt do të vie deri te ekuilibri i përgjegjësive të ndërsjella dhe raporteve më të drejta pushtet-qyetetar.
Ende me të bëmat e (pa)zakonta të Fadil Feratit. Në bisedë me disa qyetarë nga Mojstiri të cilët po më tregonin për anashkalimin e qëllimshëm të asfaltimit të rrugës Dubravë – Shushicë e Epërme, ndër të tjera më treguan se Fadil Ferati ka refuzuar idenë e një organizate apo fondacioni turk për asfaltimin e kësaj rruge, ku organizata kishte propozuar ose kushtëzuar që rruga ta mbaj emrin Mehmet Akif. Poeti i vetëm kombëtar i Turqisë, Mehmet Akifi është i biri i një emigranti shqiptar (Tahir Hajredinit) nga Shushica e Epërme. Një refuzim i tillë sui generis dhe i pakuptimtë do të ishte analog sikur K.K. i Përmetit refuzon idenë e asfaltimit të një rruge regjionale në komunën e tij/saj nga një organizatë turke nëse organizata propozon që rruga ta mbajë emrin Sami Frashëri. Sa është Sami Frashëri i rëndësishëm për shqiptarët, po aq është Mehmet Akifi, më përjashtim se i dyti ishte intelektual i kalibrit më të madh se i pari. Në Shqipëri, Kosovë dhe shumë vende të botës ka rrugë që janë ndërtuar në tërësi me fonde vetjake të shtetit, por që mbajnë lloj-lloj emri të huaj. Shumë rrugë kryesore në Kosovë kanë emra si Robert Gajdiku, Garibaldi, rruga e Dubrovnikut, e më herët ka pasur edhe rrugë me emra si Mareshali Tito, Lenin, Kral Millutin, etj. Vendet në zhvillim kanë themeluar agjencione të posaçme vetëm për t’i tërhequr investimet e huaja. Në shumë pushimore të Evropës, pushteti komunal kishte vënë shenjat e rrugëve edhe në gjuhën ruse kur investitorët rus kishin investuar atje. Biznesi i huaj megjithatë nuk është diçka që i përket popullsisë lokale, për dallim nga rruga që mbetet ndërsa investitori i huaj nuk përfiton asgjë nga ajo. Mos Fadil Ferati planifikon që disa rrugë të Istogut t’i emëroj me emrat Miliq Kërsta, Ral Vuliq, Gollustena (selia e dreqit sipas mitologjisë së Istogut me rrethinë) e të ngjashëm, apo edhe të pederëve të UNMIK-ut si Steven Schook të cilin Fadili e shpalli “qyetar nderi të Istogut”, ani pse Schook-u ishte shkarkuar nga detyra për sjellje agresive dhe abuzime të detyrës. Drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) me seli në Prishtinë, ishte shprehur se me rastin e Schook-ut ishte bërë një gabim teknik kur u shpall qytetar nderi i Istogut. Ai (Schook-u) është dashur të shpallur qyetar nderi i një objekti në Istog – Burgut të Dubravës, kishte deklaruar drejtori ekzekutiv i KMDLNJ-së.
Kur e përmendem incidentin në motelin Trofta, vlen të theksohet se shumica e llaskucëve të K.K. të Istogut rregullisht dëfrehen aty me ushqim dhe pije. Ndoshta nuk është aspak e rastësishme pse qyetetarët e Kosovës e mabjnë mirë mend reklamën në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) “privatizimi është sukses”. Në këtë reklamë shfaqej moteli Trofta në Istog. Me një ndërmarrje, ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) synonte t’i bind qytetarët që kurrë nuk do të binden (as bota nuk do të bindet) se privatizimi në Kosovë është ngjarje e suksesshme. Trofta është bërë ngjarje e suksesshme jo për shkak të privatizimit, por pjesërsisht për shkak të monopolit në ushqimin e peshkut, e më shumë për shkak se klinetë të saj janë llaskucët e K.K. të Istogut me fuqi blerëse më të madhe. Paramendoni vetëm Fadil Ferati sa i bënë shërbim motelit Trofta me konsumimin e alkoolit!
Fadil Ferati thuajse e kryer misionin e tij në Istog. Tani është në proces të kalimit në Prishtinë dhe të merret me LDK-në, Qeverinë, ndërmarrjet publike, e shumë veprimtari tjera. Istogun do ta lë së shpejti. Se çka do të ndodhë në Istog pas ardhjes së tij të “plotë” në Prishtinë, kërkohet pak kohë për vlerësim. Mund të supozohet se RTK-ja më kurrë nuk do ta reklamoj motelin Trofta si ngjarje të suksesshme të privatizimit. Motelit Trofta do t’i mungoj shumë Fadil Ferati. Se cila do të jetë ndërmarrja në Prishtinë që do t’ia merr primatin motelit Trofta të Istogut për t’u reklamuar në RTK si ngjarje e suksesshme e privatizimit, do të varet pasi Fadil Ferati të vendoset në Prishtinë dhe restoranin që do ta vizitoj. Përpos këtij ndryshimi të pritur, policia e Istogut do të ketë më pak punë ndërsa ajo e Prishtinës më shumë. Qytetarët e Prishtinës ndoshta duhet ta ruajnë pak më shumë prapanicën. Nuk ka rrezik nga Fadil Ferati në këtë drejtim, por nga prirja e tij për t’i shpallur qytetar nderi ata që mund t’iu abuzojnë.

6.2. Përzgjedhja e tenderuesit, fillimi i punimeve dhe gjendja e rrugicës së Paja Patakut

"Në Gjermani, Nazistët së pari erdhën kundër komunistëve dhe unë nuk bëra zë sepse nuk isha komunist. Pastaj erdhën kundër Çifutëve dhe unë nuk bëra zë sepse nuk isha Çifut. Pastaj erdhën kundër sindikalistëve dhe unë nuk bëra zë sepse nuk isha sindikalist. Pastaj erdhën kundër Katolikëve dhe unë nuk bëra zë sepse isha Protestant. Në fund ata erdhën kundër meje, dhe deri në këtë kohë nuk kishte mbetur askush që të flas për mua"-- Martin Niemoeller

Tenderi për asfaltimin e rrugës së Paja Patakut ishte shpallur në gazetën e PDK-së Infopress me datën 2 tetor 2008, faqe 40. Afati i fundit për tenderim ishte 21 tetori. Shkruante për rrugën “Rakosh – Uçë – Zhakovë, L = 6987m (K.K. Istog)”. Me këtë edhe një herë ishin hedhur poshtë pohimet e Fadil Feratit & Co. dhe shumë qytetarëve të Istogut se rruga do të filloj në Rakosh, do të vie nepër Shushicë, do të vazhdoj përgjatë Burgut të Dubravës dhe KFOR-it spanjoll e të dal te stallat e Dubravës, apo do të futet nepër Mojstir kah shtëpia e Naimit të Isuf Zeqës, të kaloj nepër Sinajë e të kthehet për në Dushkajë apo Rudesh, e shumë alternativa tjera.
Sado që me shpalljen e tenderit ishin eliminuar dilemat se rruga do të kaloj këndej ose andej, tashethemet dhe teoritë e konspiracionit nga shumë Istogas të huptë vazhdonin dhe nuk kishte kush t’i bind se kjo ishte punë e kryer. “I kish thanë filani..”, detyrohem menjëherë të intervenoj dhe t’ua zë fjalën në fyt duke iu thënë “i ka thanë”. Vazhdojnë tjerët me thashetheme që i kishin dëgjuar: “Jo po Fatmir Lima(j) ia u ka kput, e iu ka thanë se kjo lagje rrugësh s’vjen n’shprehje hiq”. “Iu ka thanë”, ndërhyra unë. Tjetri filloj: “mu m’ka thanë filani..”, “ty t’ka thanë”, ia ndërpresë menjëherë bisedën! Duke e vërejtur se nuk po i lë të flasin, njëri po më drejtohet, e bashkëbiseduesit tjerë e përkrahen, “çka ki bre njeri, a bon me na lanë veq të nxerrim fjalën pej goje qysh duhet”? “Çka ki o budallë! M’tha, i ka thanë ky ktina, m’ka thanë filani që punon me filanin, i kish thanë dikush! Veç thash e t’thëna! Kqyr ktu (nxora shpalljen e tenderit në gazetën Infopress). Kjo ashtë pune e kryme, e ju çani drrasa jo m’ka thanë, jo i kish thanë”.
Disa që ishin pak më të kthjellët, kërkuan shkruarjen e një ankese që do t’i drejtohej MTPT-së dhe K.K. të Istogut. Fillova ta shkruaj ankesën dhe planifikoja ta dërgoja edhe në Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) dhe agjencione tjera si Agjencioni kundër Korrupsionit dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës. E dija se Ombudspersoni i Kosovës është pa krye (udhëheqës) dhe nuk mendoja ta dërgoj ankesën me kërkesë të shumë qytetarëve, aktivistëve dhe subjekteve tjera nga komuna e Istogut për diskriminimin që po iu bëhej. Por, nuk has në përkrahje të tyre, ishin shumë të dezorganizuar, frikacakë të skajshëm për të vepruar, dhe më e keqja ndër të gjitha, më duhej t’ua nxjerr fjalët me dana për informatat e duhura që më nevojiteshin. Të dhënat edhe më elementare të duhura e kisha problem t’i siguroj me javë. Sidoqoftë, një ankesë të shkurtë që e përgatita, ia dërgova ministrit Limaj me postë elektronike me datën 19 tetor 2008, ose dy ditë para se të mbyllet afati i konkursit për tender. Ende jam duke e pritur ndonjë përgjigje nga ministri Limaj. Ja përmbajtja e ankesës që ia kam dërguar (adresat dhe emrat janë fshirë):

Duke u bazuar në të drejtën palëve të interesuara për ankesë të shpallur në Njoftimin për Kontratë – Punë nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit me datën 2 tetor 2008, Ne, Kryesia e Aktivit të fshatit Shushicë e Epërme parashtrojmë këtë

ANKESË KUNDËR DHE KËRKESË PËR ANULIMIN E TENDERIT

të shpallur nga MTPT-ja me datën 2 tetor në gazetën ditore të Kosovës Infopress për Ndërtimin e rrugës: Rakosh – Uçë – Zhakovë, L = 6987m (K.K. Istog). Ankesa kundër tenderit të shpallur për ndrtimin e rrugës në fjalë bazohet në argumentet si vijon:
1) Rruga nuk është rrugë normale por rrugicë shumë e ngushtë që kalon nepër disa lagje të fshatrave Rakosh dhe Uçë; dhe
2) K.K. i Istogut qëllimisht anashkalon prioritetet e ndërtimit të infrastrukturës rrugore në relacionin Dubravë – Shushicë e Epërme ose Dushkajë – Shushicë e Epërme, ku rruga është thuajse e gatshme për t’u asfaltuar prej më se një çerek shekulli, dhe në vend të saj don të bëjë bartjen e mjeteve të premtuara/dhëna nga MTPT për inrastrukturën rrugore të Istogut në një rrugicë përafërisht të njëjtë me gjatësi por me çmim gati trefish më të lartë.

Argumente se rruga Dubravë – Shushicë e Epërme ka qenë dhe është prioritet

• Rruga është rrugë regjionale e shtruar me zhavor dhe rërë para 25 viteve;
• Trashësia e bazës ose themelit të kësaj rruge është së paku 50cm;
• Rruga është e gjatë përafërsisht 6km dhe asfaltimi i saj llogaritet të kushtojë ndërmjet 500 000 dhe 600 000 euro;
• Rruga është mesatarisht 8m e gjërë, që do të thotë hapësirë e mjaftueshme për aslalt të rrugës regjionale në gjerësi prej 6m;
• Rruga i ka të gjitha kanalizimet e nevojshme të rregulluara me gypa betoni. Kërkohet vetëm një rirregullim i atyre kanalizimeve kur të filloj asfaltimi;
• Prej fillimit e deri në fund nuk ka nevojë të merret asnjë milimetër tokë ose hapësirë tokësore të çfarëdo pronësie qoftë pasi rruga është mjaft e gjërë;
• Rruga i lidh në mënyrë të drejtpërdrejtë fshatrat Dubravë, Sinajë, Mojstir, Shushicë e Epërme, Zhakovë, e deri diku edhe Shushicë e Poshtme, me mundësi të lidhjeve tjera me fshtrat në Veri-Lindje të Istogut siç janë Uçë, Cerkolez, Syrigonë nëse vazhdohet rruga prej fshatit Shushicë e Epërme në drejtim të këtyre fshatrave;
• Rruga e është e zhvendosur jashtë vendbanimeve të dendura dhe përgjatë saj thuajse nuk ka shtëpia, me çka i mundësohet asaj të jetë rrugë regjionale me të gjitha standardet e pranuara;
• Disa ndërmarrje ndërtimore shprehen se do të ishin në gjendje ta asfaltojnë këtë rrugë për një periudhë më pak se një muaj.

Argumente se rrugica Rakosh-Uçë-Zhakovë nuk është kurrfarë prioriteti por klientelizëm dhe abuzim i buxhetit:

• Rrugica është e gjatë përafërsisht 7km (siç është shënuar në tender) dhe K.K. i Istogut llogaritë se për asfaltimin e saj nevojiten 2 milionë euro ose tri herë më shumë se rruga regjionale Dubravë – Shushicë e Epërme në gjatësi prej 6.4km;
• Rrugica është shumë e ngushtë, nuk ka bazë me zhavor si ajo Dubravë – Shushicë e Epërme, dhe në shumë vende është vështirë të bëhet kalimi i dy veturave në dy drejtimet;
• Përgjatë rrugicës ka shumë shtëpija dhe zgjerimi i saj për ta bërë rrugë normale ose lokale të asfaltuar është e pamundur po të mos rrëzohen disa mure, shtëpia dhe t’u merret toka fshatarëve në emër të eksproprijimit/shpronësimit, me çka rriten dukshëm shpenzimet e ndërtimit të kësaj rrugice;
• Jo vetëm që ka probleme në tërë Kosovën për shpronësime në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, por në rastin e fshatit Rakosh dhe Uçë fshatarët janë shprehur qartë se nuk do të lejojnë K.K. të Istogut t’ua rrëzoj asnjë muri apo t’ua merr ndonjë pjesë tokë në emër të ndërtimit të rrugës;
• Ka dyshime serioze se ky projekt është duke u shtytur nga disa përfaqësues të atyre fshatrave në K.K. të Istogut për interesat e tyre personale dhe familjare për ta pasur “asfaltin të dera” e shtëpive të tyre;
• Rrugica gjindet përgjatë një rajoni ku mbizotëron bujqësia dhe blegtoria, ka shumë stalla të bagëtive, dhe më pak qarkullojnë veturat se automjetet bujqësore;
• Në pjesën më të madhe, rrugica në anë e saj të majtë (nëse shikohet në drejtimin nga fshati Rakosh për në fshatin Uçë) ka një lumë të vogël si përroskë çka e bënë të pamundur zgjerimin e rrugës. Shtyerja e lumit në anën e majtë i dëmton tokat private të fshatarëve. Ngrirja në beton e shtratit të lumit është projekt shumë i kushtueshëm;
• Përegjatë lumit dhe rrugës ka shumë drunjë çka i sjell punë të mundishme të kontraktuarit në realizimin e punëve (gërmimet për heqjen e rrënjëve);
• Rruga nuk lidh asnjë fshat tjetër me përjashtim të disa lagjeve të fshatrave Rakosh, Uçë dhe pjesërisht Zhakovë;
• Për shkak të këtyre karakteristikave, projekti i ndërtimit të rrugicës Rakosh-Uçë – Zhakovë ka gjasa të merr shumë kohë, minimumi një vit. Po të njëjtat ndërmarrje ndërtimore që janë shprehur të interesuara për rrugën regjionale Dubravë – Shushicë e Epërme nëse kjo tenderohet, kanë deklaruar se nuk janë në gjendje të konkurrojnë në tender për atë rrugicë edhepse e ka çmimin tre fish më të lartë, për shkak se siç thonë ata, është një punë që nuk mund të llogaritet lehtë se sa do të kushtojë, sa do të zgjasë, dhe me çfarë të papriturash mund të përballen gjatë punës.

Propozime

• Të shpallet anulimi i tenderit, nëse nuk është bërë deri më tani, për asfaltimin e rrugicës Rakosh – Uçë – Zhakovë të publikuar në gazetën Infopress me datën 2 tetor 2008, faqe 40. Afati i fundit për tenderim ështe 21 tetor;
• Që MTPT ose KRPP (varësisht se kush i shqyrton ankesat) në kompetencën e saj të shqyrtoj me procedurë të përshpejtuar alternativën e asfaltimit të rrugës regjionale Dubravë – Shushicë e Epërme, ose Dushkajë – Sinajë – Mojstir – Shushicë e Epërme. Supozimi ynë fillestar është se opcioni i dytë mund ta shkurtoj rrugën Shushicë e Epërme – Istog por gjatësia e rrugës për t’u asfaltuar është më e gjatë, plus, kërkohen punë shtesë në krijimin e rrugës së re, pra kushton më shtrenjtë;
• K.K. i Istogut planifikon t’i shpenzoj rreth 2 milionë euro për asfaltimin e një rruge lokale në gjatësi prej 7km. Shumica dërmuese e atyre mjeteve thuhet se vijnë nga MTPT-ja. Asfaltimi i rrugës regjionale Dubravë – Shushicë e Epërme në gjatësi diku 6 vlerësohet se kushton ndërmjet 500.000 dhe 600.000 euro. Së këndejmi me mjetet e MTPT-së mund të asfaltohet gati e njëjta gjatësi e rrugës por i mbesin 1,4 – 1,5 milionë euro për asfaltimin e rrugëve tjera;
• Asfaltimi i rrugës regjionale Dubravë – Shushicë e Epërme vlerësohet se mund të bëhet për një periudhë më të shkurtë se një muaj, ndërsa i asaj lokale Rakosh – Uçë – Zhakovë nuk dihet sa mund të zgjas, por duke u bazuar në terrenin e papërshtatshëm dhe probleme tjera, supozohet se mund të zgjasë deri në një vit dhe në fund nuk do të mbetet pa defekte dhe probleme.

Rezultatet e pritura

• Me anulimin e tenderit të rrugës lokale Rakosh – Uçë – Zhakovë dhe shpalljen në vend të saj të tenderit për rrugën regjionale Dubravë – Shushicë e Epërme, MTPT-ja dëshmon se kriteri bazë i ndërtimit të infrastrukturës rrugore është arsyeshmëria ekonomike, e jo klientelizmi, nepotizmi dhe grupet e interesit siç dëshiron K.K. i Istogut;
• Rruga regjionale Dubravë – Shushicë e Epërme i lidhë më mirë fashtrat Zhakovë dhe Uçë me Istog. Rakoshi është i lidhur me Istog përmes rrugës Istog - Mitrovicë dhe rrugica Rakosh – Uçë – Zhakovë nuk lidhë asgjë pos lagjeve. Rruga regjionale Dubravë – Shushicë e Epërme lidhë edhe fshatrat Mojstir dhe Shushicë e Poshtme;
• MTPT-ja nuk ka se si të mburret me punën e saj nëse shpenzon 2 milionë euro në një rrugicë 7km. Është punë që nuk shihet aq. MTPT-ja mund të mburret nëse me ato mjete së pari asfalton një rrugë regjionale 6km e pas saj edhe 10km apo më shumë të tjera. Në vend se MTPT-ja nesër t’ua tregoj rezultatin opinionit se me 2 milionë euro janë asfaltuar 7km rrugicë, më mirë do të ishte të mburret me 15 ose 20km rrugë regjionale të asfaltuara;
• Rruga regjionale Dubravë – Shushicë e Epërme do t’u ndihmonte shumë banorëve të asaj ane edhe në veprimtari ekonomike meqenëse popullata për dallim nga disa fshatra tjera të Kosovës që i kanë braktisur zonat rurale, është e përkushtuar të jetojë atje dhe asfaltimi i rrugës vetëm sa do përmirësonte kualitetin e jetës.

Pjesa tjetër e ankesës ku tregoheshin emrat e personave dhe subjketeve që parashtojnë këtë ankesë është fshirë. Ka edhe diçka që mund të thuhet për rrugën e Paja Patakut. Ajo fillon nepër venbanime të dendura të lagjes Haxhiaj ku gjindet edhe shtëpia e z. Agim Haxhiaj, drejtorit të drejtoratit komunal të Istogut për arsim. Përgjatë rrugës në anën e majtë gjindet lumi, e skaj tij drunjët. Rrugica vazhdon nepër vendbanime të dendura në fshatin Uçë tek Bajraktart (lagja hajzeraj) ku gjindet shtëpia e zyrtarit tjetër të K.K. të Istogut, Bedri Hajzeraj. Nga Bajraktar(ë)t më herët vinte edhe Ferat Hajzeraj, kryetari i parë i degës së LDK-së në Istog. Në pjesën e fundit të fshatit Uçë (tek Resulantët, lagjja Alidemaj), rruga nuk ka ku të shkoj më pasi has në bjeshkë.Vetëm traktorët me zinxhirë mund të shkojnë përjpetë, dhe natyrisht, kalimtarët dhe gomarët! Kush do të vazhdojë, kujdes kur shkoni tek Gollustena (nga serbishtja = muri i zhveshur). Sipas mitologjisë së Uçës dhe Istogut, tek Gollustena (shkëmbinjë në malet e Uçës) rrijnë dreqërit. Shprehjet “dreqi i Gollustenës”, “vendi ku rrijnë dreqërit” janë të njohura edhe tek fëmijët e Uçës dhe fshatrave përreth. Sa qëndrojnë konstatimet ose gënjeshtrat e ministrit Limaj dhe zëvendësministrit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza për rolin e shpenzimeve enorme, por të domosdoshme, në infrastrukturën rrugore nxising zhvillimin ekonomik në shumë mënyra? Cilët tregtarë do të qarkullojnë prej fillimit të rrugës së Paja Patakut dhe ku mund të dalin? Apo, cilët turistë do udhëtojnë nepër atë rrugë dhe ku do të shkojnë? Në Gollustenë me u shashtris prej dreqit! Fonomeni i Gollustenës ende nuk është aq mitologjik siç mund të mendoj dikush sa është real për shumicën e Istogasve. Raportohet për shumë njerëz që janë habitur (çmendur) ose kanë përfunduar me të meta mendore pas vizitës së Gollustenës. Një serb i Zhakovës ishte habitur. Mulla Sulejmani si hoxhë i njohur nga Muzhevina përfundoj i habitur gjersa po shkruante hajmali për shërimin e njerëzve të habitur. Thuhet se mulla Sulejmanin e kanë “mundur ata të Gollustenës” (dreqërit) kur ky kishte arritur t’i grumbulloj dreqërit që u kishin hyrë në trup (!) të habiturve, por nuk kishte arritur t’i shpërndaj ose humb farën. As të habiturit nga të cilët hoxha i grumbulloj dreqërit nuk u shëruan. Nuk dihet si ka ndikuar Gollustena tek Xhafer Tali që ishte habitur dhe më pastaj kishte bërë masakër duke e prerë kunatën shtatëzënë me thikë, djalin 10 vjeçar të vëllaut duke ia hequr kokën me sëpatë, dhe vajzën 7-8 vjeçare të vëllaut me metodë të njëjtë. Sidoqftë, Gellustena meriton të dekodohet me hulumtim shkencor, ashtu që Istogasve t’u hiqet frika. Nuk është se shumica e Istogasve besojnë në mitologjinë për Gollustenën, por ekziston një fakt dhe ngjarje e vërtetë që i ka tmerruar shumë njerëz dhe i ka shtyer të besojnë se atje me të vërtetë ekzistojnë dreqërit. Kjo lidhet me masakrimin që i kishte një djalë babait të vet. Beqir Zymeri nga fshati Uçë kishte qenë duke ardhur prej bjeshkës së Vojdolli së bashku me djalin e Shabanin dhe me një qerre po bartnin sanë. Kur vijnë tek Gollustena, Shabani ia heq kokën babait të tij Beqirit. Në pyetjen e fshatarëve të tronditur Shabanit “çka i ke ba babës kshtu more?”, ai përgjigjet: “kur erdhëm ktu, dolën do njerëz prej qeti kerrshi, m’thanë hiqja kryet babës, unë e nxerra thikën e ja hjeka”! Kjo ngjarje sipas dëshmitarëve ende të gjallë ka ndodhur “kur u ra partizani”, që përkon me vitet 1945-47. Më vonë, është hapur rrugë alternative për ta evituar epiqendrën e Gollustenës.
Paja Pataku nuk e ka pasur ndërmend kurrë ta asfaltoj rrugën deri në Gollustenë. Mirëpo, ai nuk mund të kaloj nepër Zhakovë dhe të dal në Shushicë me fondin e dhënë nga MTPT-ja. Në tender është shpallur Rakosh – Uçë – Zhakovë, që mund të kuptohet deri në hyrje të fshatit Zhakovë e jo më tutje. Vendi i quajtur Kodra e Zhakovës është terren i papërshtatshëm kodrinor dhe i pakalueshëm për automjete në kohë shiu dhe bore. Nëse kaloni andej pari si këmbësorë gjatë ditëve të nxehta të verës, mund të “notoni” në pluhur. Pas shiut, iu duhen “çizme fashiste” për të dalur nga balta e gjallë që ngjitet si llak. Për asfaltimin e kësaj rrugice duhet buxhet i madh për gërmim, rrafshim, largim/bartje të dheut, sjellje të zhavorit, e pse jo, para së gjithash duhen edhe nerva të forta që Paja Pataku mund t’i ketë, por vetëm si “cerrtani film”! Paja Pataku nuk ka gjasa të vie deri këtu me 2 milionë euro.
Herën e fundit, rruga e Paja Patakut është vizituar me datën 21 dhjetor ose pas fillimit të punimeve. Dhe ja gjendja e saj:
- në fillim kishte filluar zgjerimi i rrugës;
- tek lagjja Haxhiaj, lumi është skaj rrugës në anën e majtë. Shiu i madh që ra në fillim të dhjetorit, e që shkaktoj përmbytje në vise tjera të Kosovës dhe Shqipërisë, e kishte thelluar shtratin e lumit. Kjo e papritur natyrore duhet ta ketë çrregulluar planin e Paja Patakut për murosjen e shtratit të lumit nga ana e djathtë përgjatë rrugës në gjatësi prej 400 metra. Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë plan konkret dhe detaj me matje për murosjen e shtratit të lumit, edhe pse ideatori kryesor i këtij projekti është fizicient. Në anën e majtë të lumit të ngushtë gjinden drunjë të trashë. Në anën e djathtë rruga nuk mund të zgjerohet pa i rrëzuar disa shtëpia. Nga disa prej atyre në fshatrat e anashkaluara, jam informuar se “ata” kanë menduar ta fusin tërë atë pjesë të lumit në ombrellë të betonit dhe një pjesë e rrugës së asfaltuar të kaloj mbi të. Nëse Paja Pataku ende e ka në mendje këtë synim, do të jetë një çmim marramendës.
- Pas shiut të rrufeshëm, Zoti lëshoj borën duke ia prishuar edhe më shumë planet e zyrtarëve të K.K. për rrugën e Paja Patakut. Punimet u ndalën dhe tash duhet pritur shkrierjen e borës, e ndoshta rënien e ndonjë tjetër dhe shkrierjen e saj, për të pa efektin në lum dhe vendet ku është gërmuar rruga për zgjerim.
- Prej vendit ku rruga largohet nga lumi, gjendja ishte kështu: Mbi lagjen Balaj e përpjetë deri në hyrje të shkollës fillore të Uçës ishte bërë gërmimi ose zgjerimi i rrugës nga ana e djathtë. Ana e djathtë kishte mbetur si muri në latësi deri në 1m, për shkak arat mbi rrugë janë terren i pjerrtë. Shiu kishte shkapërderdhur dheun dhe kishte krijuar një rrjedhje të ujit që shkonte teposhtë përgjatë rrugës. Tash duhet të presim shkrierjen e borës së madhe dhe efektin që do ta ketë në atë pjesë. Në një vend gërmimi në anën e djathtë të rrugës arrinte në lartësi 3-4m me gjatësi diku 20m. Ishte me përbërje shkëmbore dhe të dheut. E tërë kjo pjesë duhet të mvishet me beton ose të vëhet rrjetë e metalit për ta mbrojtur komunikacionin. Më tutje në tokën e gërmuar nga ana e djathtë duke shkuar deri te shkolla, vëreheshin rrënjët e dardhave ujce apo pejane. Këto e rrezikojnë plasaritjen e asfaltit. Më të dukshme ishin rrënjët e qarrit në rrugë, jo larg shkollës. Edhe këtu duhet të presim shkrierjen e borës dhe efektet e saj. Pjesa tjetër ose më e madhe rrugës prej shkollës (bile shumë pas saj në drejtim të Rakoshit) e tutje, mbetet ende e paprekur ose nuk është punuar gjë.
- Tek Bajraktart (lagjja Hajzeraj) përsëri lumi ia zë rrugën rrugës, por kësaj radhe nga ana e djathtë në gjatësi prej përafërsisht 60-70m. Në anën a majtë “fatkeqësisht” ka shtëpia dhe mure.
- Për prona tjera private ku nuk ka ndërtime skaj rrugës, aty dihet si bëhet zgjerimi i rrugës – me plan sekret!

Ndërmarrja Granit nga Istogu që ka bërë shumë asfaltime dhe për momentin është duke asfaltuar rrugën në Prigodë, u kishte deklaruar shumë njerëzve të shqetësuar nga fshatrat e diskriminuara se “këtë rrugë (Dubravë – Shushicë) nuk e kisha lëshuar (d.m.th. e kisha asfaltuar) për më së shumri 600.000 euro. E atje (në rrugën e Paja Patakut) nuk hi kurrë edhe pse e ka çmimin shumë më të lartë. Ka probleme atje me prona, shtëpija, lumi, e shumë tjera. Këndej (Dubravë – Shushicë) s’ka shtëpija, lum, përroska, drunjë; veq një shtresë zall (rërë) përmbi edhe veç ec me asfalt”. Jam interesuar të mësoj nëse kjo ndërmarrje ka konkurruar në tender për rrugën e Paja Patakut, por sot e kësaj dite nuk kam mundur ta siguroj këtë informatë. Sipas të gjitha gjasave, nuk ka konkurruar dhe e ka mbajtur fjalën. Tenderin e kishte fituar një ndërmarrje nga fshati Uçë, e cila ka blerë ndrmarrjen shoqërore Standard nga Istogu gjatë privatizimit. Ndërmarrja që ka marrë përsipër asfaltimin e rrugës së Paja Patakut është nga fshati Uçë. Kjo ndërmarrje bazë të asfaltit nuk ka. Gjithsejt thuhet se i ka 1 bager, 2 kamiona, 4 shofera dhe si ndërmarrje janë të dobët në kryerjen e punëve. Kjo ndërmarrje ka një marrëveshje me një firmë nga Ferizaj dhe kështu disi të kryhet puna në një rrugë të ndërlikuar siç është kjo e Paja Patakut. Edhe vet Paja Pataku tash së voni e ka pranuar se punët nuk po shkojnë si duhet, se janë të pakënaqur me punën që po e bënë ndërmarrja e përzgjedhur, etj.
Gjatë ditës 31 dhjetorit 2008 isha në Istog. Aty në qendër të Istogut takova djalin e hallës sime Hafizin, arsimtar i gjuhës dhe leterësisë shqipe në shkollën e mesme. Pasi u përshendetëm, më ftoj për kafe. “Ku po hyjmë”? “Po ja këtu, qenkan kafenetë radhë”, iu përgjigja. Më propozoj të shkojmë në motelin Trofta, 150m larg, ku një kafe kushton 1 euro, ndërsa në kafenetë në qendër 50 dhe 80 cent. U nisëm, shkuam dhe porositëm nga një kafe. Nuk vonoj shumë dhe ja, erdhi ish-kujdestari im i klasës, arsimtari i fizikës dhe tash drejtori i drejtoratit të K.K. të Istogut. Përshendeti dhëndrrin e tij dhe djalin e hallës sime Hafizin dhe m’u drejtua: “Ku je Paja Patak”! Filloj të ankohet pak rreth skandalit që kisha filluar t’ia bëjë publik. I ofrova shkurtimisht argumentet e mia. Ai tha se kjo “është bindje e juaj”. Merre me mend se çfarë mendimi i mykët: Skandali që shihet prej aeroplanit dhe NASA-s ai e quan “bindje e juaj”?!! Ta përdorja atë veprimin e Stupcave “çka ke lyp ktu n’borr t’huj” e supozoja se si do të reagonte Hafizi e më pastaj edhe përgjigjen time “ka ardhë ky far Pataku me rr’xu shpinë”! Nuk e zgjatëm më shumë pasi ai e kishte drejtimin në vend tjetër të restoranit ku shkoj Bedri Hajzeraj më të cilin hyri së bashku në rastoran por erdhi të na përshendes neve, dhe disa tjerë që nuk i njihja.
Para se të përfundojmë këtë nëntitull, edhe diçka rreth përparësive në infrastrukturën rrugore. Në fillim të nëntorit 2008 Adem Grabovci, Idriz Blakaj (kryetar i degës së PDK-së në Istog dhe këshilltar i zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi) dhe dy inxhinier të komunikacionit vizitojnë rrugën Dubravë – Shushicë. Në Breg të Hanit në Shushicë Idriz Blakaj (përkrahësi më fortë i asfaltimit të kësaj rruge) kishte kërkuar nga Adem Grabovci asfaltimin e rrugës e kësaj rruge deri në Cerkolez. Z. Grabovci i kishte thënë se “nëse ti thua, ne do ta shtrojmë këtë rrugë 9 metra të gjërë”. Qyetarët tani thonë se ky është projekt tjetër dhe s’ka lidhje vazhdmimësinë e projektit të Paja Patakut që do të mbetet diku në baltën e Uçës ose në hyrje të Zhakovës. Më tregonin edhe me telefon se ka thanë Adem Grabovci mbasi po thua ti (për Idriz Blakajn) ne këtë rrugë do ta asfaltojmë 9m të gjërë. Po po, ua ktheja përgjigjen. Nëse ti thua, jo 9 por 90m të gjërë do ta asfaltojnë atë rrugë për aterimin e bombarduesve strategjik B-52 Stratofortress! A po mendoni ju se këto projekte ideore realizohen nga paratë e letrës të përfituar nga drunjët e bungut të Starasellës apo hormoçit (bredhit) të Radushës?!
Të dy inxhinierët u kishin treguar disa qyetetarëve të mbledhur në Breg të Hanit se opcionet e shumta ideore për futjen apo devijimin e rrugës nepër Mojstir te varri i Zymer Imerit apo më poshtë aty tek Zekajt, janë të paarsyeshme. Rruga nepër atë terren kushton shumë pasi punimet duhet të fillojnë nga zero dhe mund të ketë probleme me prona. Këndej është me bazë të fortë dhe pa pengesa. Këtë arsyeshmëri e kanë ditur të gjithë me përjashtim të atyre që mendonin se rruga regjionale duhet të anashkalohet në llogari të futjes së asfaltit nepër oborret e tyre dhe stallat e bagëtive. Në emsionin e përgatitur por ende të patransmetuar Jeta në Istog, Fadil Ferati iu paska përgjigjur dikujt se asfaltimi i rrugës Dubravë – Shushicë është në plan. Ajo ka qenë në plan që 25 vite dhe është matur dhe ç’matur dhjetëra herë. Në plan mund të jetë edhe asfaltimi i rrugës Istog – Mokën dhe Istog – Nizhni Novgorod! Ka mjaft Istogas të huptë që besojnë në këto bestytni siç kanë besuar deri më sot. Palni është plan. Plan mund të bëhet për çdo gjë.

6.3. Problemet e natyrës tjetër: Ujë i pijshëm

Prej se ekziston K.K. i Istogut pas luftës 1998-99, nuk ka investuar as një cent të vetëm në Shushicë të Epërme, fshatin i cili ka votuar kryesisht vetëm për LDK-në ose partinë në pushtet lokal. Banorët e këtij fshati dhe të Mojstirit shprehnin habinë se “kur na duhet të nxjerrim dokumente zyrtare, na thonë: Shumë bukur. Na i sjell të gjitha faturat e rrymës dhe tatimit në pronë si dëshmi se keni paguar edhe centin e fundit deri më tani, ndërsa ata tërë mjetet e mbledhura për vite me radhë i qojnë nepër qorrsokaqe sipas qejfit e rrugën këtu ngjitur me Istog e lëjnë pa u asfaltuar”. Por ky nuk është diskriminimi i vetëm i qëllimshëm, i paskrupullt dhe kokëfortë i K.K. të Istogut.
Kur një donator zbatonte projektin e shpërndarjes së rrjetit të ujit të pijëshëm nepër shumë fshatra të pjesës Verilindore (Shushicë e Epërme, Shushicë e Poshtme, Zhakovë, Rakosh, dhe pak në Uçë), përfaqësuesit e Rakoshit në bashkëpunim me zyrtarët e K.K. të Istogut (edhe pse nuk ishte projekt i tyre fare) ishin ngritur për të penguar shpërndarjen e këtij rrjeti nepër shtëpijat e fshatit Shushicë e Epërme dhe bënin çmos që ajo shpërndarje së pari duhet të bëhet në Rakosh që gjindet përfundi Shushicës së Epërme. Rrjeti i ujësjellësit në Shushicë deri tek secili oborr i shtëpisë ështe ndërtuar para 20 viteve (tash 25). Uji mund të futej brenda gati nga secila familje që dëshironte dhe kur të donte. Nga investimi i donatorit në ujësjellës, Shushica e Epërme në raport me fshatrat tjera ka përfituar më së paku. Ujësjellësi nga ky fshat për në fshatrat tjera është dashur të ndërtohet në tërësi (sepse nuk kishte) pas luftës. Gjatësia më e madhe është për në Rakosh, përfaqësuesit e të cilit u ngriten kundër furnizimit me ujë të pijshëm në bazë (Shushicë) dhe kërkonin së pari të bëhet furnizimi i Rakoshit. Kjo hipokrizi në gjuhën popullore njihet si “me ja turbullu dikujt ujin lartë nga poshtë”. “T’Rakoshit e do hajna t’komunës ken t’u na lanë pa ujë”, ankohen edhe sot banorët e Shushicës së Epërme”. Normal që u lëjnë edhe pa kokë; vetëm votoni ju për ta, paguani për ta, e ata jo vetëm le t’i shtrojnë rrugët deri tek WC-të e tyre por le t’ua thithin gjakun juve me pam(b)uk, sqaronte njëri nga Banja e Pejës. Sikur ta vrisnit Fadil Feratin, a e dini sa vendi i punës lirohet në Istog, AKM, KEK, etj. Nëse veprohet ngjashëm edhe me shumë politikanë tjerë që i mbajnë nga 7-8 pozita e nuk bëjnë asgjë konkrete në asnjërën prej tyre, paramendoni sa shpejtë do të rritej punësimi në Kosovë, shtoj ai. Ky mendim bizar i tij ma mbylli gojën dhe më bëri te mendoj tërë natën për një analizë se çka do të ndodhte me papunësinë dhe sa do të rritej punësimi po të veprohej ashtu.
Turbullimi i ujit nga poshtë-lartë ende vazhdon. Kujdestari i reduktimeve në bazë – Shushicë e Epërme quhet Avdyl (mbimeri më duket Ferataj) nga fshati Uçë. Ai përkujdeset për reduktimet intensive me ujë të pijëshëm në Shushicë gjatë stinës së verës. Shumë banorë të Shushicës shprehnin habinë se si ky njeri vjen nga Uça për t’ua ndalur ujin dhe ta lëshoj për Uçë dhe fshatra tjera. Ka edhe asi budallenjë që thoshin: “Na ka thanë Avdyli, po duhet me ja u nal juve se s’po ka sa duhet, e po duhet me prit deri sa t’mushen bazenet, se n’Rakosh s’po ka”. A e ke pa ti që ka mungesë të ujit nepër bazene, dhe a e ke vërtetu se n’Rakosh nuk po shkon ujë prej Shushicës, ishte pyetja ime? Jo po Avdyli vet na ka thanë qishtu, pasonte përgjigja. M’ka thanë, i kam thanë, i thash, m’tha, m’the, t’kam thanë, Avdyli iu kish thanë juve, e ju i keni thanë dreqit, e dreqi i ka thanë t’birit, përfundova bisedën me disa banorë të fshatit Shushicë.
Kur gjatë verës temperatura në Prishtinë arrinte deri në 40 gradë, dhe për t’i ikur sado pak pasojave të ndotjes së madhe, gjatë vikendit me disa shokë shkonim për shëtitje nepër bjeshkët e Istogut deri afër Moknës (më larg ishte rrezik të shkonim). Për shkaqe objektive, emrat e disave po i kodoj si vijon: Gauntlet, Stinger, dhe Rubezh-Me. Gauntlet edhe më herët ishte i irrituar me reduktimet e ujit. “Shpesh herë kur më ndalet uji në banjo duke bërë dush, bëhem aq nervoz sa që më hidhet mendja të dal ashtu lakuriq dhe me shkumë, t’i veglat e nevojshme, e të shkoj të përroska e Palit e ta shkatërroj grypin e ujësjellësit”. Tek përroska e Palit para disa viteve kishte ndodhur një shembje e madhe e dheut që dëmtoj rëndë ujësjellësin. Gypi prej plastike i ujësjellësit tani qëndron i varur në litarë të trashë çeliku. Meqenëse është në vend të hapur ose mbi tokë, mund të jetë cak i motorr sharrës, sëptës, armëve automatike dhe formave tjera të sabotimit. Një sabotim i tillë do të ndikonte së pari në ujin e pijëshëm për Burgun e Dubravës dhe do t’ua ndërpriste furnizimin të gjitha fshatrave tjera që varen nga ky ujësjellës. Një ide tjetër më pak tragjike dhe si korrigjim të asaj që i shkonte mendja ta zbatonte Gauntlet, e dëgjova nga Stinger. “Jo, se ashtu shkatojmë kaos të madh në një rajon të madh dhe marrin në qafë shumë njerëz të pafajshëm. Do të shkojmë tek shakti (puseta) që gjindet tek qarret rrugës për në Rakosh. Vetëm po e kthejmë tërë sasinë e ujit nga drejtim për Rakosh dhe po e fusin në Livadh të Verdhë (gjelbërt). Kështu ia kthejmë “borxhin” Paja Patakut (tani kishin dëgjuar për të) dhe e bëjmë Livadhin e Verdhë edhe më të verdhë me ujë të kualitetit unikat në Kosovë”. Hahaha, qeshte Rubezh-Me gjersa shtoj se ai shakt (pusetë) është pa mbulojë dhe i hapur në çdo moment për realizimin e kësaj ideje.
A ishin dhe janë reduktimet me ujë të pijëshëm në Shushicë dhe ndoshta në fshatrat tjera gjatë verës pasojë e thatësisë dhe ose a sasisë së pamjaftueshme të ujit? Disa herë kemi vizituar burimet e ujit nepër bjeshkët e Shushicës. Në burime nuk vërehet ndonjë pakësim i ujit gjatë verës që të shkaktojë reduktime artificiale aq të mëdha në Shushicë. Gypi i ujëmbledhësit të burimeve të ujit nga bjeshka ishte plot si gjatë verës ashtu edhe gjatë dimrit. Përjashtim bënë vetëm teprica e ujit gjatë reshjeve të mëdha. Përndryshe, ujë të mjaftueshëm ka pasur gjatë stinës së verës. Dihet se nvojat për ujë dhe shpenzimi i tij janë shumë më të mëdha gjatë verës se në stinët tjera. Pra, problemi i reduktimeve është se dikush shpenzonte më shumë, e dikush në bazë duhej të kishte reduktime të paarsyeshme.

7. Rast i (pa)krahasueshëm me rrugicën e Paja Patakut

Ndonëse është rast shumë i veçantë, për ata që nuk e kanë pa gjendjen e infrastrukturës rrugore në rajonin e fshatrave Verilindore të komunës së Istogut, mjafton vetëm një përshkrim i shkurtë se si do të zgjidhej përparësia e asfaltimit të rrugëve në ndonjë komunë tjetër. Për shembull, K.K. i Fushë Kosovës zgjedh ta asfaltojë një rrugë që fillon diku në një rrugë loakle të Sllatinës, vazhdon për në Dobrevë, dhe thotë se do të dal diku në Bresje afër Fushë Kosovës. Kjo do të ishte përparësia ndaj drejtimit tjetër me terren më të mirë që do të fillonte prej Bresjes dhe të vazhdonte për në Miradi (magjistralja për në Pejë), e pastaj mund të futet në qorrsokaqe të Sllatinës. Rast megjithatë i pakrahueshëm. Paja Pataku mbetet unikat.
Në Shqipëri, rasti i projektit të Paja Patakut ndoshta do të mund të zbatohej në disa fshatra të Shijakut dhe Durrësit. Supozojmë rrugën regjionale që kalon përmes fshatrave Sukth, Katund i Ri, Qerret, dhe Shinovlak. Rruga Sukth – Katund i Ri do të ishte në gjendje sikur ajo Dubravë – Shushicë, ndërsa Shinovlak – Qerret sikur rruga e Paja Patakut Rakosh – Uçë. Udhëheqësia komunale e Shijakut apo Durrësit vendos të filloj asfaltimin e rrugës Shinvolak – Qerret, i thotë opinionit të gjërë (e gënjen) dhe këtë publike me raporte zyrtare të shkruara të komunës, se do të vazhdojmë për Katund të Ri, Sukth dhe të dalim tek ish-SMT-ja (stacioni i maknave dhe traktorëve) në rrugën Tiranë Durrës. Nuk bënë të fillohet së pari në Sukth dhe Katund të Ri ku rruga është e gatshme për asflatim dhe nuk ka nevojë të zgjerohet, por fillohet në Shinovlak shkaku se një apo dy zyrtar të pushtetit lokal e kanë shtëpinë atje, pavarësisht se rruga atje është shumë e ngushtë, kërkohet plan sekret për rrëzimin e shtëpijave, dhe deri në Qerret kushton tre fish më shtrenjtë se rruga Sukth – Katund i Ri. Problemet tjera (lumi, arat e pjerrëta, ndikimi i reshjeve atmosferike) nuk mund të imagjinohen për krahasim me rrugicën e Paja Patakut. Në fund, kryetari i bashkisë së Shijakut do të dal e refuzoj idenë e një organizate turke për asfaltimin e rrugës Sukth – Katund i Ri nëse rruga do ta mbaj emrin Sami Frashëri (nën supozimin se babai i Sami Frashërit ishte nga Katundi i Ri).

8. Përfundimi, mësimet dhe veprimet në të ardhmen

Shumë njerëz bëhen abuziv varësisht nga niveli i pasivitetit dhe injorancës së të tjerëve. Më tragjikja ndër të gjitha mbetet “aftësia” për të thithur gënjështra dhe thashetheme, dhe iluzioni se me to është duke u ndërtuar shtet dhe shoqëri demokratike. Së këndejmi të gjitha institucionet shtetërore të rendit dhe ligjit në Kosovë janë të rëndësisë së dytë. Shumica e ekzistencës së tyre shkaktojnë vetëm probleme. Në pikëpamje torike, asnjë institucion shtetëror ekzistues dhe atyre që planifikohen të themelohen nuk do të ishte më i dobishëm se krijimi i një Agjencioni Kundër Gënjeshtrave.
Skandali i MTPT-së dhe K.K. të Istogut si dhe i shumë komunave tjera në projektet e infrastrukturës rrugore, tregon se tek shqiptarët e Kosovës nuk ekziston kurrfarë vizioni dhe plani konkret për ndërtimin dhe funksionimin e një shteti normal dhe funksional. Fajet të dyanshme. Së pari është popullsia (edhe pse vetëm 40% e elektoratit kanë votuar) që të drejtën e votës gabimisht e vlerëson si domosdoshmëri për t’ia dhënë dikujt, qofshin ata politikanë keqpërdorues të pushtetit paraprakisht të njohur për votuesin. Së dyti janë pushtetarët që mendojnë se me ardhjen në pushtet, për orekset e tyre personale, familjare dhe klienteliste, duhet t’i mbysin popullsinë në shenjë “respekti”. Për Millosheviqin dhe Hitlerin kanë votuar më shumë elektorat se për udhëheqësinë e tanishme të Kosovës. Ata ishin zgjedhur me vota edhe më demokratike se pushteti qendror dhe lokal i Kosovës. Millosheviqi dhe Hitleri keqpërdornin pushtetin kundër popullsive të huaja, ndërsa pushteti i Kosovës kundër popullit të vet. Në të dy rastet kemi të bëjmë me keqpërdorimin e pushtetit ndaj të cilit popullsia mban përgjegjësinë më të madhe.
Si në rastin e Istogut, ashtu edhe në tërë Kosovën çohet shumë pluhur për kinse revolucionin në infrastrukturën rrugore. Flitet për 600 apo shumë kilometra rrugë të asfaltuara. Mund të jetë e vërtetë kjo gjatësi por duhet aftësia e madhe hetuese për t’i gjetur se ku gjinden. Në këtë analizë u sqarua se gjithë ato rrugë të asfaltuara kalojnë kah dera e pushtetarëve në nivelin qendror dhe lokal, ndërkohë rrugët regjionale dhe nacionale mbesin larg të qenit me standarde normale. MTPT-ja ka shpenzuar mbi 100 milionë euro për gjendjen e rrugëve që e kemi sot. Planifikon t’i shpenzoj edhe 115 milionë euro. Kur dominojnë përparësit e karakterit klientelist, nepotist dhe të korrupsionit, mund ta merrni me mend sa do të ndikojnë edhe këto mjete në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Ka keqpërdorime dhe korrupsion në Kosovë të nivelit shumë më të lartë se rasti i prezentuar në këtë analizë. Megjithatë, rasti i Paja Patakut është pak më specifik. Analiza është zgjeruar edhe në tema tjera me të vetmin shkak – që të kuptohet më mirë se si është duke funksionuar sistemi i qeverisjes së mbprapshtë ose keqpërdorimi i tatimpaguesve të varfër të Kosovës. Kjo ishte dashur t’i brengos shumë edhe qytetarët e Prishtinës, tatimet e të cilëve përfundojnë në asfaltimin e rrugicave dhe qorrsokaqeve nepër zonat rurale të Kosovës dhe vet tatimpaguesve u rëndohet jeta me infrastrukturë të papërshtatshme në Prishtinë.
Dukuria e favorizimit përmes nepotizmit dhe klientelizmit në njërën anë, dhe diskriminimit të qëllimshëm në anën tjetër, është unikate në Kosovë. Në shtetet tjera, korrupsioni ndodh në forma të fshehura, ndërsa në Kosovë preferohet të jetë mënyrë e zakonshme dhe ndoshta më normale e jetës. Aq është i pakuptimtë dhe banal fenomeni i klientelizmit dhe nepotizmit sa që, nëse dikujt i thuani se 3*2 = 6 e jo 20 siç po mendoni ju, mund t’iu thotë se “ky është mendim i juaji, se unë kam pasur respekt të madh të madh për juve”, e budallallëqe të ngjashme. Çka ka të bëjë respekti ose afërsia ndaj një personi me veprat e dëmshme kur këto të fundit analizohen si dukuri të veçanta, pavarësisht se kush qëndron prapa? Pse respekti duhet të shndërrohet automatikisht në urrejtje nëse dikush flet për skandalin që shihet edhe nga aeroplani? Çka kanë mësuar shqiptarët e Kosovës gjatë historisë në këtë drejtim? Absolutisht asgjë.
Në shtetet demokratike, llogaridhënia e pushtetit ndaj popullsisë është aq e madhe sa që për një gënjështër shkarkohet edhe udhëheqësi i shtetit. Ka ndodhur kjo me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Toni Bler. Për shkak se gënjeu rreth amrëve të shkatërrimit masiv të Irakut, u detyrua të jep dorëheqje ose më mirë të themi e shkarkuan. Sa herë na kanë gënjyer pushtetarët tanë në nivel qendror dhe lokal deri më sot? Sa prej tyre u shkarkuan nga detyra për gënjështra, e mos të flasim për skandalet që shihen nga hapësira? Toni Bleri si udhëheqës i shkathtë që e kthej ndikimin e Britaisë i cili kishte rënë ndjeshëm gjatë viteve ’90-ta të shekullit të kaluar, megjithatë nuk i bëri ndonjë dëm aq të madh Britanisë por akuzohej pjesërisht për dëm në një shtet tjetër, e më së shumti se ka gënjyer. Pushteti jonë jo vetëm që gënjën ditë e natë dhe keqpërdor pozitën për interesa familjare dhe klienteliste, por edhe shitet kapadai sikur shteti të ishte ekskluzivisht i rezervuar për të bërë eksperimente me popullsinë si me kafshë.
Si do të rrjedh projekti i filluar i Paja Patakut? Në fillim ka hasur në disa të papritura nga Zoti i cili lëshoj shiun, e pastaj borën duke shkaktuar disa deformime në lum dhe vendet ku ka fillaur zgjerimi i rrugës. Kjo e papritur mund ta rrisë çmimin e projektit sipas planeve paraprake për murosjen e 400m rrugë përgjatë lumit apo edhe betonimit e tërë asaj pjese dhe vënien e asfalti mbi të. Tek plani sekret për rrëzimin e shtëpijave, Paja Pataku me gjasë do të veproj kështu: Do t’i kompenzoj ose korruptoj disa kushërinjë të tij, dhe të njëjtit do t’i përdorë si përvojë qoftë vet apo në bashkëpunim me ta kundër pronarëve tjerë për t’i bindur se këta bënë lëshime pa kompenzim, prandaj do të ishte mirë që edhe ju të përcjellni shembullin e tyre për të mirën e “përgjithshme”.
“Gjithmonë kungulli mbi ujë nuk shkon”, thotë një fjalë e urtë popullore shqipe. Shkëndijat e para të përgjegjësisë qytetare ndaj abuzimeve të pushtetit kanë filluar të shfaqen dhe duhet të vazhdohen. Ato janë hasur në Klinë kundër kryetarit të K.K. të Istogut. Të mendosh se me fjalë dhe thashetheme ndryshohen sjelljet e pushtetarëve, është gabim. Vetëm veprimet konkrete jepin fryte. Nëse dikush mendon se unë “po i grahi” e të tjerët le të akuzojnë dhe flasin çka të dojnë, atëherë edhe të tjerët “duhet t’i grahin kundër tij”, e mëpastaj le të flitet. Nëse Istog dhe vise tjera të Kosovës ende nuk ka hyrë ajo faza e ndërlidhjes së drejtpërdrejtë në mes të asaj që thuhet ose premtohet dhe çka veprohet. Më së afërmi në këtë ndërlidhje është plani i Gauntlet. Le të veproj Gauntlet sipas planit. Nëse dikush në pushtet mund të investoj milionat e tatimpaguasve në asfalt kah dera e shtëpisë së tij me faktin se thjeshtë mundet, atëherë edhe Gauntlet duhet ta zbatoj planin e tij sepse mundet. Plani i Stinger jep vetëm rezultate të përkohshme dhe nuk preferohet. Nuk ka nevojë për këtë plan nëse Gauntlet vepron. Institucionet e Kosovës si ai i drejtësisë, janë vetëm pengesë e ndërtimit të shoqërisë demokratike. Gauntlet është zgjidhja me pasoja por që sjell rezultate më të mira.

FUND


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 89 vizitorë
Lexuar: 3,397 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi