Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ARDHJA E PRINC VIDIT NĖ SHQIPĖRI DHE ĒĖSHTJA SHQIPTARE
Publikuar më 27 janar, 2009 nė orėn 15:19 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Asgjė nė tė ardhmėn nuk mund tė ndryshohet nėse nuk nxjerrim mėsim nga historia !

Prandaj, duke u nisur nga kjo filozofi politike, kėsaj radhe do tė shkruaj pėr ardhjen e Princ Vidit nė Shqipėri.
Ardhja e princit Wilhelm von Wied me 7 Mars 1914 nė Durrės, u prit me gėzim nė gjithė Shqipėrinė, sepse ky erdhi mė shumė shpresa qė nuk mund tė plotėsoheshin asnjė herė.
Shteti shqiptar i posa lindur dhe i pushtuar prej ushtrive ballkanike, u bė njė vend intrigash ndėrmjet Austro-Hungarisė dhe Italisė, nga njera anė,ndėrmjet agjentėve turq, grekė dhe serbė, nga ana tjetėr.Pak muajė pas ardhjes sė princ Vidit, fillojė kryengritaj e Rebelėve nė Shqipėrinė e Mesme, tė cilėt kėrkonin "babė Sulltanin". Gjatė verės sė vitit 1914 Rebelėt arritėn ta pushtojnė Shqipėrinė e Mesme dhe arritėn nė jug, gjėrė nė Berat, Vlorė e Pogradec.Kėta kryengritės ishin kundėr mbretit "kaur", kundėr shkronjave shqipe, kundėr Flamurit tė Shqipėrisė dhe nė pėrgjithėsi, ishin kundėr ēdo gjeje shqiptare.Kėta kėrkonin bashkimin me Turqinė ose njė mbret musliman nga shtėpia e Osmanlive.Kjo propagandė ishte kurdisur prej agjentve turq e qė ishte pėrkrahur nga Esad Toptani, i cili vepronte pėr interesa tė veta.Kjo lėvizje Rebelėsh udhėhiqej nga myftiu i Tiranės-Musa Qazimi, nga Mustafa Ndroqi si dhe nga njė fanatik injorant-Haxhi Qamili i cili ishte edhe komandant i forcave tė armatosura.Nė ketė kohė kryengritjesh, princ Vidi mbeti i ngujuar nė Durrės.
Nga ana tjetėr, grekėt, nė njė mbledhje tė mbajtur nė Gjirokastėr me 28 Shkurt 1914, shpallėn tė ashtuquajturėn "qeveri autonome tė Epirit tė Veriut" me kryeministėr Jorgji Kristaq Zografin-in, i cili ishte edhe ministėr i Punėve tė Jashtme tė Greqisė.Qėllimi i kėsaj qeverije ishte shkėputja e kėsaj pjese tė Shqipėrisė dhe bashkimi i saj me Greqinė.
Duke shfrytėzuar grekomaninė e njė pjese tė shqiptarėve ortodokės dhe duke sjellė nga Greqia bandat e hajdutėve e tė kriminelėve, kjo "qeveri e Epirit tė Veriut", kur e pa sė vendi ishte bėrė rrėmujė prej Rebelėve, e fillojė njė veprimtari tė egėr nė verėn e vitit 1914. Me ketė rast, ajo pėrdori njė terror tė madh ndaj popullsisė muslimane, duke i vrarė ,therur,djegur e shkatėrruar fshatra tė tėra nė Shqipėrinė e Jugut.Kėto mizori tė grekėve dhe tė disa shqiptarėve ortodokės u vuanė re edhe nga Europa; por askush nuk deshti tė qajė kokėn pėr ti ardhur nė ndihmė popullit shqiptar nė kėto troje.Kėshtu qė, me mijrėra shqiptarė muslimanė, burra, gra e fėmijė u vranė ose u therėn si bagėtitė. Mbi 300 fshatra u dogjėn shkrumb e hi; nėrsa rrethet e Kurveleshit, Leskovikut e tė Tepelenės dhe Kolonjes u zbrazėn pothuajse krejtėsisht prej popullsisė muslimane.
Nė gusht tė vitit 1914 fillojė Lufta e parė Botėrore.Ēdo gje sakrifikohej nė kurriz tė Shqipėrisė, dhe sė Konferėnca e Londres nuk mundi ta shpėtojė paqėn e Europės.Kurse, princ Vidi i cili qėndronte i mbyllur prej disa muajsh nė Durrės, qė i detyruar tė largohej nga Shqipėria. Kėshtu qė turkomania dhe grekomania, qė e kishin kapluar kombin shqiptar, e pėrmbysėn nė zjarr shtetin shqiptar tė posa formuar.
Me 5.Shtator tė vitit 1914, pra dy ditė pas ikjes sė Princ Vidit nga Shqipėria,Rebelėt hyjnė nė Durrės dhe e formuanė "Kėshillin e Pėrgjithėshėm" tė tyre nėn kryesinė e Mustafa Ndroqit.Ndėrsa, nga ana tjetėr, Esad Toptani, me ndihmat finansiare dhe armatimin qė mori nga Serbia, hyri pėrsėri nė Shqipėri me 2.Tetor tė vitit 1914.Dhe, pasi qė e shkatėrrojė "Kėshillin e Pėrgjithėshėm" tė Rebelėve, Esad Toptani e shpalli vehtėn "kryetar tė qeverisė sė pėrkohėshme"dhe komandant tė forcave tė armatosura tė Shqipėrisė.
Si dinak qė ishte, Esad Toptani i pėrvetėsoj Rebelėt muslimanė duke ua plotėsuar dėshirat e tyre pėr njė princ musliman, duke e proklamuar vetėn si tė tillė.Mirėpo, shumė shpejt, Rebelėt qė ishin tė lidhur me Turqinė dhe e pėrkrahnin Austro-Hungarinė; kurse Esad Toptani mbahej nga fuēitė e Serbisė dhe tė Greqisė qė ishin edhe armiqė tė Austro-Hungarisė. Dhe nė ketė mėnyrė Rebelėt ia kėthyen shpinėn Esad Toptanit dhe pas disa muajsh ky qė i shtrenguat tė barrikadohej nė Durrės.
Nė Qėrshor tė vitit 1915, ushtria serbe, pėrmes Dibres hyri nė Shqipėrinė e Mesme dhe e pushtojElbasanin, Kavajėn, Tiranėn dhe iu kishte afruar Durrėsit. Nė bashkėpunim me Esad Toptanin ushtrija serbe i mposhti Rebelėt tė cilėt ishin nė shėrbim tė Austro-Hungarisė, duke i zėnun rob krėrėt e tyre, si Haxhi Qamilin me shokė tė cilėt i vari nė Durrės. Nė tė njejtėn kohė Mali i Zi pushtoj Shkodrėn duke i vrarė njė numėr tė madh atdhetarėsh, si: Qerqit Topullin, Isa Boletinin, Mustafa Qullin, Dedė Gjo-Lulin, Mehmet Shpėndin e shumė tė tjerė.
Gjatė vitit 1914, Shqipėria kaloi nėpėr njė rrėmujė tė pėrgjakshme, kur me 1915 u pushtua e tėra prej ushtrive europjane: Austro-Hungarezėt pushtuanė Kosovėn, Shqipėrinė e Veriut, Shqipėrinė e Mesme duke zbritur nė Jug gjėrė nė Vjosė.Ushtria italiane i pėrzuri grekėt nga Shqipėria e Jugut tė cilėn e pushtoi ajo vetė duke shkuar gjėrė nė Leskovikė, Ereskė e nė Qafėn e Qarrit.Kurse trupat frenge tė Armatės sė Lindjes pushtuanė Korqėn me rrethinė (tetor-1916).
Nė Konferėncėn e Paqės, pas pėrfundimit tė Luftės sė Parė Botėrore, Shqipėria ndodhej nė rrezik pėr tu coptuar ndėrmjet Italisė dhe Fuēive ballkanike, nė bazė tė njė Traktati tė msheftė qė ishte nėnshkruar nė Londėr ndėrmjet Aleatėve dhe Italisė )26.Prill 1915). Pas shumė pėrpjekjesh dhe mundimesh, e sidomos me Kongresin e Lushnjes dhe me Luftėn e Vlorės, shqiptarėt arritėn ta shpėtonin atdheun e tyre.Kėshtu qė, pasi i pėrzuri ushtrinė italiane, Shqipėria u pranua si anėtare e Lidhjes sė Kombeve tė Bashkuara (17.dhjetor.1920). Kurse me 9.Nėntor 1921, Konferėnca e Ambasadorėve vendosi qė kufijtė e Shqipėrisė tė mbeteshin ata tė vitit 1913 me disa ndryshime nė dobi tė Jugosllavisė.
Njė autor anglez-Swire kishte deklaruar: "Sikur shqiptarėt tė kishin qenė njė komb mė i njohur prej publikut europjanė; Konferėnca e Londres nuk do tė kishte mundur tė trgohej aqė e padrejtė ndaj shqiptarėve dhe sė kufijtė e shtetit shqiptar do tė kishin qenė mė tė gjėrė.
Ky ishte njė vėshtrim nė vija tė shkurtėra i ardhjes sė Princ Vidit nė Shqipėri dhe ēėshtja kombėtare shqipėtare nė ketė pėridhė kohore.
Nė qoftė se nuk e njeh historinė e popullit tėnd, nuk ėshtė aq turp i madh, por ėshtė turp shumė i madh nėqoftėse ti nuk pėrpiqesh qė ta mėsosh atė histori.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 170 vizitorë
Lexuar: 11,765 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Gjaku i Dėshmorėve bėn historinė e lirisė
E shtunė, 19 prill 2014 - 04:00
(Refik Gėrbeshi, Dėshmorėt e Kombit – Mareci ’99, Prishtinė, 2014) Pėrkufizimi Ka vetėm njė rrugė nėpėr tė cilėn ecėn his...
DĖBIMI I SHQIPTARĖVE NGA SANXHAKU I NISHIT DH...
E enjtė, 17 prill 2014 - 04:36
FJALĖ E MBAJTUR NĖ EKZPOZITĖN E HAPUR NĖ BUJANOC KU NJĖ PJESĖ I KUSHTOHET DĖBIMIT TĖ SHQIPTARĖVE NGA SANXHAKU I NISHIT DHE KAZAJA E VRAJĖS Tė nderuar pj...
Libri “INTERVENIMI I NATO-S NĖ KOSOVĖ”, i a...
E martė, 15 prill 2014 - 20:08
I nderuari z. Fadil Ismajli, Ministėr i zhvillimit ekonomik tė Republikės sė Kosovės I deruari Ambasador i Republikės sė Kosovės, z. Skender Xhakaliu Tė ...
Nė Berlin u promovuan veprat e Dr. Nusret Pll...
E dielė, 13 prill 2014 - 19:47
Fjalė rasti me rastin e promovimit tė librit “Terrori i Serbisė pushtuese mbi shqiptarėt 1844-1999” Tė nderuar bashkatdhetarė, i nderuar ministėr F...
Ja si ndodhi vrasja e Miliq Kerstiq-it nga Se...
E shtunė, 12 prill 2014 - 00:36
Selman Kadri Hasanaj – Lindi nė Cerrcė nė vitin 1906. Si i ri u dallua me virtyte e shkathtėsi. Ishte mahitar, tregimtar dhe rapsod i talentuar. Si kėng...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi