Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
QEVERIA E KOSOVĖS NĖ RRUGĖ PA KRYE
Publikuar më 02 shkurt, 2009 nė orėn 22:37 ( ) Avni Klinaku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Ēėshtja nė lidhje me zbatimin e Planit Gjashtėpikėsh ka shkuar aq larg saqė Qeveria e tanishme e Kosovės, edhe po ta kishte vullnetin, nuk ka mundėsi ta pengojė atė.)

Plani Gjashtėpikėsh, si njė marrėveshje nė mes tė Serbisė e Kombeve tė Bashkuara, pėrveē qė parasheh zgjidhje tė caktuar pėr gjashtė ēėshtje tepėr tė ndjeshme pėr gjendjen nė Kosovė dhe pėr tė ardhmen e saj, parasheh edhe vazhdimin e bisedimeve pėr mėnyrėn e zbatimit tė tyre.
“Do tė nevojiten negociata tė mėtutjeshme mes palėve relevante negociuese...”, - thuhet prerazi nė kėtė plan.
Ditėve tė fundit ėshtė aktualizuar nga ana e shtetit serb dhe nga ana e Pėrfaqėsuesit tė OKB-sė, shefit tė UNMIK-ut, z. Zanier, ēėshtja e bisedimeve nė mes tė palės kosovare dhe asaj serbe pėr zbatimin e tė ashtuquajturave Gjashtė Pika tė Ban Ki Mun-it, bisedime tė cilat po quhen “bisedime teknike”.
Qeveria e Kosovės tani do tė pėrballet me pasojat e veprimeve tė saj tė mėhershme dhe do ta paguajė tagrin e gabimeve tė saj tė pafalshme, qoftė pėr shkak tė veprimeve tė veta krejtėsisht tė gabuara, qoftė pėr shkak tė qėndrimit duarkryq para situatės tepėr tė rrezikshme qė e sollėn Pakoja e Ahtisarit e Gjashtėpikėshi. Ajo ndodhet tani nė njė situatė tepėr tė rėndė dhe pothuajse tė pashpresė. T’i pranojė bisedimet teknike apo t’u thotė JO atyre, - kjo ėshtė ēėshtja. T’i pranojė bisedimet do tė thotė tė angazhohet pėr zbatimin e Planit Gjashtėpikėsh, i cili, pa asnjė dyshim, Kosovėn fillimisht e fut nė njė ndarje funksionale, e pastaj nė ndarje faktike. Qeveria e Kosovės dhe kėshilltarėt e saj ndėrkombėtarė e kanė plotėsisht tė qartė se njė zhvillim i tillė i situatės do tė ketė pasoja tepėr tė rėnda pėr Kosovėn, por pasojat do ta prekin edhe skenėn politike tė saj. Ata qė do tė marrin pjesė nė bisedime pėr zbatimin e Gjashtėpikėshit pėrballen me rrezikun e humbjes sė besueshmėrisė sė popullit, i cili faktikisht do t’i vuajė pasojat. Njė zhvillim tė tillė nuk e dėshiron as Hashim Thaqi, e as faktorėt relevantė ndėrkombėtarė. Prandaj Hashim Thaqi, i kėshilluar nga faktorė tė caktuar ndėrkombėtarė, si dhe nga ndėrgjegjshmėria e tij karrieriste do t’u thotė JO pa dyshim edhe bisedimeve teknike Kosovė-Serbi.
Por kjo akoma nuk e ndalon zbatimin e Gjashtėpikėshit, ashtu siē ndodhi me rastin e miratimit tė tij nė KS tė OKB-sė. OKB-ja pėrmes UNMIK-ut do t’i zhvillojė bisedimet teknike dhe do t’i zbatojė ato pa Qeverinė “e rebeluar” tė Kosovės. Zbatuesi nė terren do tė jetė EULEX-i i shtrirė nė tėrė Kosovėn. Veriu i Kosovės dhe enklavat serbe do ta vazhdojnė jetėn e veēantė nga pjesa tjetėr e Kosovės dhe jashtė kushtetutės sė saj. Por tani me bekimin “juridik” tė faktorit ndėrkombėtar. Kjo do ta komplikojė edhe mė tepėr situatėn nė Kosovė dhe do ta vėshtirėsojė akoma mė shumė zgjidhjen e kėsaj situate.
Pra, ēėshtjet nė lidhje me Planin Gjashtėpikėsh kanė shkuar aq larg (ka dalė nė skenė si marrėveshje OKB-Serbi, ėshtė pranuar nė KS tė OKB-sė, tė gjithė faktorėt ndėrkombėtarė e kanė pranuar) sa qė Qeveria e Kosovė, me anė tė JO-sė apo me anė tė PO-sė ndaj “bisedimeve teknike” nuk do tė mund ta pengojė zbatimin e Planit Gjashtėpikėsh. Asaj i mbetet vetėm edhe njė rrugė: ta pengojė nė praktikė zbatimin e Gjashtėpikėshit
A mundet Qeveria e Kosovės ta bėjė njė gjė tė tillė? Le ta shohim.
Do ta marrim shembullin mė tė lehtė pėr Qeverinė e Kosovės – Graēanicėn – dhe tė shohim nėse ajo ka gjasa ta pengojė zbatimin e Gjashtėpikėshit. Njėra nga ēėshtjet e Gjashtėpikėshit ėshtė policia dhe zinxhiri i saj komandues. Plani parasheh qė nė stacionet e policisė tė komuniteteve (lexo: veriu i Kosovės dhe enklavat serbe), pra edhe nė Graēanicė emėrimet nė funksionet e larta policore tė bėhen nga ana e UNMIK-ut, ose nė rastin tjetėr nga ana e EULEX-it, pra nga faktori ndėrkombėtar dhe jo nga ana e mekanizmave tė shtetit tė Kosovės. Sipas planit nė fjalė raportimet do tė bėhen tek UNMIK-u, me ēka do tė humbet zinxhiri komandues i policisė sė Kosovės. Me ēfarė mjeti do ta pengojė Qeveria e Kosovės njė gjė tė tillė? Ėshtė mė se e qartė se Qeveria e Kosovės, sidomos dhe nė radhė tė parė duke qenė e shkėputur nga qytetari i vet, duke qenė qeveri jokreative, duke qenė politikisht plotėsisht pasive, duke qenė pa vizion e largpamėsi politike, duke qenė servile deri nė paturpėsi, nuk do te mund ta pengojė Serbinė nė realizimin e qėllimeve tė saj, e sidomos kur ajo do ta ketė pėrkrahjen e OKB-sė dhe gjithė faktorėve ndėrkombėtarė.
Njė zhvillim i tillė i ngjarjeve do tė jetė me pasoja afatgjata pėr Kosovėn dhe popullin e saj. Ma merr mendja se Qeveria e Kosovės nuk do tė kėndellet as nga kjo situatė dhe do ta vazhdojė avazin e vjetėr. Ajo do t’u thotė JO “bisedimeve teknike” dhe zbatimin e Gjashtėpikėshit nė terren do tė mundohet ta maskojė nė forma tė ndryshme duke e gėnjyer qytetarin e Kosovės se kjo nuk do tė thotė zbatim i Gjashtėpikėshit, se kjo ėshtė nė tė mirėn e popullit, se ne e kemi planin Katėrpikėsh etj., etj.
Njė Qeveri e vėrtetė e Kosovės do tė duhej qė urgjentisht ta alarmojė situatėn nė tė cilėn jemi futur, do tė duhej ta paralajmėronte popullin pėr rreziqet e Planit Gjashtėpikėsh, do tė duhej ta aktualizonte ēėshtjen e dhjetėra mijėra tė dėbuarve nga pjesa veriore e Kosovės dhe do tė kėmbėngulte nė zgjidhjen e kėtij problemi, do tė duhej ta aktualizonte ēėshtjen e pazgjidhur tė popullit shqiptar tė mbetur nėn pushtimin serb nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė etj. Kėshtu, njė Qeveri e tillė padyshim se do ta fitonte mbėshtetjen e qytetarėve dhe tė vetė forcave politike nė vend. Njė Qeveri e tillė do tė respektohej ndryshe edhe nga vetė faktorėt ndėrkombėtarė, ndėrsa situata politike do tė zhvillohej nė njė drejtim krejtėsisht tjetėr – nė drejtimin e duhur.

Avni KLINAKU
Kryetar i Lėvizjes pėr Bashkim
avniklinaku@levizjaperbashkim.com

Prishtinė, 2.2.2009


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avni Klinaku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 23 vizitorë
Lexuar: 585 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
“AUSHVIC PĖR SHQIPTARĖT”- KĖRKESĖ PATOLOGJIKE...
E dielė, 05 shkurt 2012 - 22:41
Me paqe ose luftė - kufijtė nė Ballkan do tė pėsojnė ndryshime! Deto-manitė dhe manitė tjera patologjike, pėr shfarosje tė njė komb i- shqiptarėve Ja...
JO, AUTONOMI SPECIALE, AS “SOVRANITET TĖ DY...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25
Barometri Diplomatik *** Bajram Rexhepi: “Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė...
Megjithatė, e pashė: me SYTĖ e Mendjes dhe Ze...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:48
Letėr pėrshėndetėse: pėr tė nderuarin Sheremet PANTINA, veprimtar Kombėtar dhe Drejtor i Shoqatės “ILIRIA” – nė Gjermani. ------------------------------...
“REPUBLIKA” E SHATĖRVANIT
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39
Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj...
Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!?
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37
28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi