Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kriza financiare globale: efektet shkatėrruese tė saj
Publikuar më 07 shkurt, 2009 nė orėn 21:15 ( ) Ekonomi |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kriza aktuale ka pėrfshirė botėn e me theks tė veēantė, vendet mė tė zhvilluara, tė atyre shteteve qė kanė shumicėn e brutoproduktit botėror dhe qė kanė nivelin e lartė tė jetesės.
Edhe ata qė nuk janė ekspertė mund t’i pėrshkruajnė pasojat e krizės duke e parė realitetin qė po shihet, por pėr atė se deri ku do tė shkojė kjo krizė ėshtė e pamundur qė tė parashikosh. Edhe ekspertėt mė tė mėdhenj kanė hamendje dhe divergjenca tė mėdha, por pajtohen me njė gjė:

- efektet shkatėrruese tė kėsaj krize do tė jenė mė tė rėnda se asnjėherė mė parė dhe nuk mund tė parashikohen.

Kohė tė gjatė, nė teorinė ekonomike botėrore pati sunduar teoria e ligjeve tė tregut tė lirė. Me bindjen se tregu ėshtė rregullatori i tė gjitha problemeve ekonomike. Tregu, si uji i lumit do e gjejė rrjedhėn me tė mirė dhe do tė gjejė zgjidhjen e nevojshme mė tė mirėn. Prandaj sa mė pak barriera shtetėrore tregut, sa mė pak intervenime shtetėrore dhe vetė tregu ėshtė njė autorregullatore ekonomik. Ekonomia e tregut tė lirė u bė model i zhvillimit dhe progresit ekonomik botėror, ajo kaloi barrierat kombėtare dhe u bė ligji i zhvillimit tė mbarė ekonomisė botėrore. Globalizmi dhe tregu i lirė botėror u bėnė parimet e zhvillimit dhe bashkėpunimit ndėrkombėtar. Tė gjithė organizmat ndėrkombėtar, si Banka Botėrore, shtetet e fuqishme ekonomike, parime tė zhvillimit dhe bashkėpunimit vunė ekonominė e tregut tė lirė dhe eliminimin e intervenimeve shtetėrore. Sa mė pak intervenim tė shtetit sa mė tepėr liri veprimit tė tregut - ky ishte parimi kryesor ndėrkombėtar.
Ekonomia botėrore shėnoi njė hov tė madhe zhvillimi, dhe ligji i cikleve tė zhvillimit tė ekonomisė u minimizua, krizat kaloheshin mė lehtė dhe ekonomitė vazhdonin me ritme tė zhvillimit pozitiv ose nė fazat me tė kėqija niveli i zhvillimit zero. Duke pasur tregu-kapitali si parimin kryesor tė saj fitimin, u realizua njė zhvillim i hovshėm dhe fitime tė papara mė parė. Kapitali financiar krijoi produkte tė reja dhe i freskoi ato tė vjetrat, si aksionet, obligacionet dhe letrat tjera me vlerė pėr tė realizuar rentabilitet sa mė tė madh. Kėto letra me vlerė tė natyrave tė ndryshme emetoheshin nga bankat e fuqishme botėrore dhe mund t’i blije kudo qė je. Nė Amerikė, Evrope, Azi, Afrike e kudo qė je. Mjafton qė tė kesh kyēje nė internet dhe blerjen mund ta realizoje edhe vetė. Blerja e kėtyre letrave me vlerė u bė nevojė e fitimit, domosdoshmėri e rritjes sė rentabilitetit tė kapitalit, shpesh pa ditur bazėn reale tė atyre letrave me vlerė. Nėse nuk blije ato letra me vlerė qė siguronin fitime tė premtuara edhe deri 20 e mė tepėr % ishe i humbur, kapitali nuk rritej.
Bankat e mėdha dhe ato tė specializuara, fondet e plasimit tė kapitalit u bėnė sektori mė fitimprurės pėr klientėt e vete, tė tė punėsuarve «traderėt» dhe pėr vetė bankėn. Fitimi i premtuar i lartė «i garantuar» me njė rrezik shumė tė ulėt qe ofronin bankat e mėdha amerikane dhe evropiane. Derisa investimet nė ndėrmarrje tė ndryshme nuk siguronte fitim mė tė madhe se 4-7% ato bankare dhe financiare siguronin fitim edhe me mbi 20%. Edhe fondacionet shoqėrore qė kanė destinim tė caktuar me ligj, siē janė fondet pensionale, edhe ato investuan nė kėto «produkte financiare» pėr tė realizuar fitimin e vetė.

Fillimet e krizės financiare

Gjatė vitit 2003 dhe 2004, Banka e Rezervave Federale Amerikane «Federal Rezerve Bank» aplikonte pėrqindje tė interesit tejet tė ulėt, pėr tė stimuluar konsumin, pėr tė nxitur familjet amerikane pėr tė investuar nė blerjen e shtėpive. Mjaftoje qė te shprehesh dėshirėn e blerjes sė shtėpisė edhe pa tė ardhura mund tė blije shtėpinė duke tė akorduar kredinė edhe me 110% tė vlerės reale tė shtėpisė. Kėto kushte sollėn edhe rritjen e kėrkesave nga familjet pėr kėto kredi dhe blerjen e shtėpive ēka rrjedhimisht shkaktoj edhe rritjen e ēmimeve tė tregut imobilier (objekteve). U zhvillua njė formė e njohur e financimit nė Amerikė e ashtuquajtura «subprime» qė konsistonte nė % tė interesit indeks (psh. mbi % e interesit direktori tė aplikuar nga Fed) duke e rritur atė pėr «primin e rrezikut» (subprime) i cili mund tė ishte edhe i lartė. Zakonisht vitet e para (1,3 apo 5 vite) ishin tė mbuluara me pėrqindje tė interesit fixe tė promovimit qė pastaj kalohej nė pėrqindje tė interesit variabile. Kjo formė e tregut, financimit «subprime» u zgjerua jo vetėm mbi sektorin imobilier- hypothekė, por edhe tek kartat e kreditit, veturave me qira dhe sektorė tjerė duke ju akorduar kredi edhe njė klienteli jo solvable.
Ky lloj tregu shėnoj hove sidomos gjatė viteve 2002-2006, ku bie fjala huat hipotekare prej 200 miliard USD nė vitin 2002 u rritėn nė 640 miliard USD nė vitin 2006. Logjika ishte shumė e thjeshtė : derisa sektori immobilier rritet, shtėpitė e hipotekuara sigurojnė se pėrfundimi do tė jetė i mirė, pasiqė nė rast rreziku banka mund t’i merr parat e veta duke shitur shtėpinė. Kjo mbulohej edhe mė mirė nga rritja e pėrhershme e ēmimit tė tregut tė shtėpive dhe sektorit imobilier.

Ndryshimi i situatės

- Banka e Rezervova Federale Amerikane (Fed) nė mėnyrė progresive bėri rritjen e pėrqindjes sė interesit direktori nga 1% nė 5.25 % (2004 dhe 2006)
- Si rezultat i zvogėlimit tė kėrkesės, ēmimi shtėpive dhe sektorit imobilier shėnojė zbritje duke filluar nga viti 2006. Ky ndryshim llogaritet nė disa regjione deri nė 20 % nė 18 muajt e fundit.

Si rrjedhim huamarrėsit u gjenden para rritjes sė shpejtė tė shumės sė kthimit tė borxhit mujor dhe ata me tė ardhura mė tė ulėta u gjendėn tė pafuqishėm pėr kthimin e tyre. Njėkohėsisht tregu i shtėpive dhe i imobiliereve nė pėrgjithėsi shėnojė rėnie. Bankat u gjenden para problemit tė tėrheqjes sė kredisė, sidomos nė rastin kur paaftėsia e kthimit tė borxhit nga huamarrėsit u bė masovik. Nė vitin 2007 pėrqindja e paaftėsisė sė kthimit tė borxheve nga huamarrėsit arriti nė 15%.
Josolvabiliteti (pafuqia e kthimit tė borxheve) i huamarrėsve dhe rėnia e ēmimeve tė sektorit imobilier shkaktuan falimentimin e disa bankave tė specializuara pėr huat hipotekare me rreziqe.
Problemi i kredive hipotekare nuk ndalet vetėm me kaq. Huat e dhėna pėr hipoteka zakonisht pėr tė transferuar rrezikun shndėrrohen nė letra me vlerė tė cilat tė konsideruara si tė sigurta shiten tek bankat dhe fondacionet financiare.
Kėto hipoteka tė shndėrruara nė letra me vlerė tė «titrizuara», zakonisht janė parcializuar nė pjesė shumė mė tė vogla tė saj duke u bashkuar me pjesė tė tjera tė letrave me vlerė siē janė aksionet, obligacionet, duke krijuar produkte tė reja financiare qė shiteshin si tė tilla jo vetėm tek bankat amerikane por nė gjithė sistemin financiar botėror. Bankat shitnin produktet e kombinuara pėr tė bartur dhe minimizuar rrezikun nė tregun financiar, pa ditur blerėsi rrezikun real qė paraqesin ato letra me vlerė. Kėto produkte financiare tė titrizuara zakonisht i blinin investitorėt e ndryshėm, fondet investuese klasike, fondet spekulative etj.
Nė kėtė mėnyre investime tė rrezikuara nuk mbeten vetėm investimet nė hipoteka por edhe produktet tjera financiare, pa pasur mundėsi tė krijohet njė ndarje mes atyre me rrezik dhe atyre tė sigurta.
Investitorėt e ndryshėm duke u mbėshtetur nė rendimentin e lartė tė kredive subprime tė titėruara, me kėrkesat e tyre te vazhdueshme, kanė ushtruar njė presion tė madh mbi zgjerimin e madhe tė kėtyre produkteve me qėllim rritjes sė performancės sė fondeve tė veta. Ata i kėrkonin kėto produkte financiare sepse siguronin rendiment tė lartė tė emituar nga Bankat mė prestigjioze amerikane qė ofronin siguri.
Dhe sė treti edhe vete bankat janė tė financuara nga huat afatgjate tė ashtuquajtura dinamike qė premtojnė njė fitim tė lartė, fitim ky i cili tani me krizėn e paraqitur doli se ėshtė vetėm virtual dhe jo real dhe se bankat bartin jo vetėm rrezikun e kredive tė akorduara por edhe tė kredive tė marra nga vetė banka. Tani nė kohėn e krizave edhe vetė bankat u gjenden josolvabile, nė pamundėsinė e kthimit tė kamatave tė larta tė premtuara dhe garantuara pėr borxhet e marra.

Shpėrthimi dhe thellėsia e krizės

Kriza financiare nisi nė semestrin e dytė tė vitit 2006 me rėnien e kthimit tė borxheve hipotekare nė SHBA (subprime) ku shumė borxhli nuk ishin tė aftė t’i kthenin borxhet e tyre. Nė shkurt 2007 kriza kaloj tek bankat kryesore duke kaluar nė krizė financiare ku pėrfshinte kredit mė tė mėdha hipotekare, qė nga vera e viti 2007. Kjo krizė shkaktojė rėnien e tregut tė bursės nė verėn e vitin 2007, kjo rėnie e tregun e bursės, qe shumė mė e ulėt nė krahasim me rėnien e thellė nė tregut tė bursės sė vitit 2008. Autoritetet shtetėrore dhe ekspertėt financiare gjykuan se mė tepėr kemi tė bėjmė me njė krizė tė mungesės sė likuiditetit ndėrbankar, prandaj edhe reaguan duke futur shuma monetare nė tregun ndėrbankarė. Por kriza dal-nga-dal kaloj si njė krizė globale e josolvabilitetit bankar dhe financiar. Duhet theksuar se nė kėtė kohė ende nė Evropė nuk flitej pėr rrezikun e pėrfshirjes nė kėtė krizė.
Duke filluar nga vera e vitit 2007, nė Bilancin e bankave, shkoj duke u bėrė revidimi i aktiveve tė tyre, nė zhvlerėsimin e aktivit tė tyre tė lidhura me produktet subprimes duke shkaktuar zvogėlimin e kapitalit tė tyre vetanak. Shumė banka shpejtuan nė rritjen e kapitalit tė tyre vetanak duke shitur aksione tė veta ose pėrmes participimit tė investimit tė jashtėm posaēėrisht atij aziatik dhe tė Gjirit Persik. Kjo shumė vetėm nga mesi 2007 - mesi 2008 arriti nė 300 miliard dollarė. Por kjo shumė sipas analistėve mbeti shumė inferior nė krahasim me nevojėn reale tė kapitalizmit bankar dhe ekuilibrit tė strukturės sė bilancit tė bankės. Nė realitet bankat u treguan tė paafta tė vlerėsojnė vlerėn reale tė aktivėve tė veta, ēdo vlerėsim u bė i pasigurt, i ndryshueshėm, pėr pėrcaktimin e vlerės reale.
Kjo situatė shkaktojė rritjen e krizės sė likuiditetit ndėrbankarė, krizėn e besueshmėrisė sė ndėrsjellė dhe rritjen e pėrqindjes sė interesit tė borxheve ndėrbankare. Pabesi e ndėrsjellė ndėrbankar, duke ngurruar tė ofrojnė njė shėrbim tė kėmbimit afatshkurtėr tė shumave monetare, bankave partnere, qė nė kohėn e normalitetit kryhej me njė sinjal telefonik. Tani kjo nuk realizohej, ishte rrezik, se nuk dihej se cila nga bankat do tė falimentoj dhe bashkė me te do merrte edhe partnerin me vete drejt falimentimit.
Kriza financiare u thelluar nė shtator tė vitit 2008, ku shumė institucione financiare amerikane u gjenden nė situatė tė falimentimit ose u shpėtuan nga reagimi i Fed (kompania e sigurimeve AIG, Fannie Mae dhe Freddie Mac), u blenė mė njė ēmim simbolik Bear Stearns nga JPMorgan ose falimentuan (Lehman Brothers). Kėto ngjarje shkaktuan kaos jashtė SHBA-se e veēanėrisht nė Evropė ku shumė institucione financiare u gjenden para falimentimit. I gjithė sistemi bankar ndėrkombėtar ishte i ndėrlidhur, nė veēanti me strumbullarin e vetė, qendrat bankare amerikane.
Nga kjo situatė me shpejtėsi ndryshoj dhe vazhdon tė ndryshon struktura bankare ndėrsa bursa pėsoj rėnien mė tė thellė nė historinė e saj, vetėm nga janari deri me 24.10.2008 pėsoj njė rėnie e paparė. : Dow Jones (SHBA) zbriti pėr 36.83%, Nikkei (Japonia) pėr 50.03%, FTSE 100 (Britani) pėr 39.86%, DAX (Gjermani) pėr 46.75%, CAC 40 (France) pėsoj rėnie prej 43.11%, Bursa e Moskės u mbyllė pėr javė tė tėra nga frika e efekteve bursiere.


Duke u mbėshtetur nė njohuritė historike se kriza financiare dhe bankare ėshtė vetėm faza e parė e njė krize mė tė thellė tė ekonomisė reale, qeveritė e fuqive tė mėdha ekonomike botėrore ndezėn sinjalin e alarmit pėr tė intervenuar shteti nė shpėtimin e sistemit bankar, pėr tė zvogėluar efektet shkatėrruese tė krizės mbi ekonominė reale.

Planet e shpėtimit tė sektorit bankar tė rrezikuar fillimisht u plasuan nė SHBA dhe Evropė dhe nė tė shpeshtėn e rasteve ka dy aktorė tė mėdhenj:
Qeveritė dhe bankat qendrore.
- Bankat qendrore po reagojnė nė zbritjen e pėrqindjes sė interesit tė tyre si dhe nė marrjen si garant tė aktiveve tė infektuara tė bankave nė vėshtirėsi. Psh. Nė tetor 2008, Fed dyfishoj nivelin e likuiditetit tė vėnė nė dispozicion tė bankave duke arritur shumėn nė 9000 miliard dollarė.
- Qeveria Amerikane plasoj Planin Paulson i cili plan parashikon blerjen e aktiveve tė infektuara nga bankat e ndryshme nė shumėn prej 700 miliard dollarė.
-France : Shteti garanton tė gjitha operacionet bankare nė vlerė prej 320 miliard dollarė dhe ndihmon nė kapitalizmin e bankave nė vlerė prej 40 miliard dollarė.
- Gjermani : Shteti garanton operacionet bankare nė vlerė prej 400 miliard dollarė dhe ndihmon nė kapitalizmin e bankave pėr 80 miliard dollarė.
- Britania e Madhe : Shteti garanton operacionet bankare nė vlerėn prej 320 miliard dollarė dhe ndihmon nė kapitalizmin e bankave nė vlerė prej 64 miliard dollarė.
- Zvicėr : ndihmohet nė kapitalizmin e bankės prej 6 miliard frz. dhe blihen aktivet e infektuara prej 60 miliard frz.
- Indi: ndihmohet sektori bankar me 9 miliard dollarė
- Kinė: Ulet pėrqindja e interesit.
Pėrkundėr kėtyre masave tė papara pėr tė stabilizuar sektorin bankar dhe pėr tė minimizuar efektet e krizės, kriza vazhdon rrugėn e thellimit tė saj.
Sistemi bankar u bė i dyshimtė dhe i rrezikshėm, frikė nga ai. U zbulua edhe skandali i financierit Bernard Madoff, qė bankat dhe investitorėt humben mbi 50 miliard dollarė. Njė sistem investues privat i ndėrtuar nė sistemin e piramidave klasike tė ngjashme me ato qė kemi parė mė parė nė ekonominė e Shqipėrisė. Mė e keqja ėshtė se fundi i kėtyre keqmenagjimeve dhe tė papėrgjegjėsive nuk shihet askund dhe ēdo ditė qėndrohet nėn ethet e njėrit nga shumė skandalet e pazbuluara bankare!!! Sipas disa analistėve humbjet vetėm tė ekonomisė amerikane do tė sillen nė 3600 miliard dollarė.
Shumė analistė mbėshtesin idenė se kriza e kredive imobilier „subprime“ ėshtė vetėm shkėndija e shkaqeve mė tė thella tė kėsaj krize. Shumė nga ata analistė mendojnė se shkaqet e kėsaj krize duhet kėrkuar nė grafikun nė vijim:


Ku kurba e gjelbėr paraqet shumėn e kursyera nė miliard dollarė nga amerikanėt nė periudhėn 1953-2008. Ndėrsa kurba e kuqe paraqet shumėn e huazuar pėr periudhėn e njėjtė. Ku shihet se kursimi dhe konsumi nė familjet amerikane deri nė vitin 1990 ishte nė suazat e ecurisė normale varėsisht nga ciklet ekonomike pėr tė shėnuar konsumi rritje te larte pas vitit 1998. Ky grafik ka elemente pėr tė shpjeguar edhe arsyet e deficitit komercial dhe buxhetor si dhe borxhin e lartė tė jashtėm amerikan.

Kriza dalėngadalė po bartet edhe nė ekonominė reale. Kriza bankare po ndryshon formėn e saj dhe po paraqitet si krizė e superprodhimit. Sektori i industrisė automobilistike ėshtė ai i radhės pėr tė pėrfshirė me shpejtėsi tė gjithė sektorėt tjerė. Tė gjitha parashikimet tani janė reviduar duke paraparė njė rėnie tė Brutoproduktit shoqėror nė tė gjitha ekonomitė e shteteve tė fuqishme dhe tė tėrė globit. Ato sillen nga parashikimet pėr vitet 2009 e 2010 nė -3 e deri nė -10 % tė BPSH.
Shumė shtete janė duke krijuar plane gjiganteske tė investimeve duke rritur deficitin buxhetor pėr tė stimuluar ekonominė dhe zvogėluar efektet negative tė krizės.


Si ėshtė e mundur ky kataklizėm financiar dhe ekonomik i kapitalizmi modern kur tė gjithė menduam se kapitalizmi dhe forma e tij moderne neoliberalizimi ishin rregullatorėt e mrekullueshėm tė tregut dhe shoqėrisė? Si ėshtė mundur qė sistemet demokratike model tė krijojnė hapėsirė pėr parregullsi tė tilla financiare? Edhe mbrojtėsit mė tė mėdhenj tė tregut tė lirė si rregullatori i vetėm janė tėrhequr dhe po kėrkojnė njė kontroll dhe rregullator shumė mė tė fuqishėm pėr tė evituar pėrsėritjen e krizave tė ngjashme. Po pyetja qė shtrohet ėshtė dhe se kush po humbė dhe a ka edhe nga ata qė fituan nė tė vėrtetė nė kėtė krizė?

Kush pėrfituan nga kjo krizė?

- Nė rend tė parė fituan ata qė edhe janė pėrgjegjėsit kryesor tė kėsaj krize. E ata janė menaxherėt e shumtė, bankierėt, ndėrmjetėsuesit bankarė e financiare tė cilėt krijuan produkte tė llojllojshme tė plasuar nė bursat e njohura me premtimin e fitimit joreal pėr financuesit duke siguruar pėr vetėn e tyre fitimin e menjėhershėm mbi kapitalin e investuar nga tė tjerėt. Financuesit e mėdhenj, spekulatorėt e shumtė tė tregut bursier duke vjelė fitimet e tyre tė garantuara dhe duke lėnė si pasojė rrėmujėn e mėvonshme financiare. Ata pėrfituan edhe nga shkathtėsia e tyre bankare duke shfrytėzuar rregullat e sistemit financiar botėrore, qė mendohej se ėshtė i organizuar nė mėnyrė tė pėrsosur, e mbi tė gjitha pėrmes autorregullimit tė tregut, krijuan produkte bursiere tė mbivlerėsuar, mbi vlerėn reale tė tregut pėr tu gjendur mė vonė ato produkte bursiere si tė pavlera. Vetėm rrogat dhe bonuset e menaxherėve tė shumė tė bankave silleshin nė 500'000 deri nė 50 milion dollarė vjetor, ndėrsa rrogat e punėtorėve as pėr tė siguruar jetesėn normale tė familjeve tė tyre. Sipas revistės „Le Times“, vetėm 15000 familje amerikane fitojnė 5% tė tė ardhurave totale kombėtare amerikane - qė ėshtė e barabartė me tė ardhura prej 9.5 miliard dollarė pėr familje nė vit. Nė tė njėjtėn kohė aktualisht sot nė botė 1.2 miliard njerėz jetojnė me mė pak se 1 dollarė nė ditė.
- Fituan bankat e mėdha tė cilat me vite pėrvetėsuan fitimin mbi investimet e realizuara pėr tė vete dhe pėr tė tjerėt, ndėrsa nė rastin e tanishėm, investimet e tyre tė pavlerė i bartėn me mjeshtri nė barrė tė buxhetit shtetėror, gjegjėsisht nė barrėn e qytetarėve tė thjeshtė qė nuk ka asnjė pėrgjegjėsi nė arrogancėn bankare.
- Bankat e mėdha tė cilat me shpejtėsi tė paparė bėnė blerjen e bankave tė tjera konkurruese me njė ēmim simbolik duke forcuar pozicionin e tyre nė tregun bankarė pėr tė dalė i pari nė situatėn e nesėrme tė pas krizės. Sistemi bankare me shpejtėsi po ristrukturohet brenda natės, pėr tė cilat ristrukturime nė kushte normale bėhen negociata tė gjata me vite.

Po kush humbėn?

- Humbėn kryesisht bankat dhe financuesit e ndryshėm qė plasuan kursimet e tyre financiare nė kėrkim tė njė fitimi mė tė madh, njė fitimi qė u bė modė „e shkathtėsisė dhe vigjilencės financiare“.
- Humbėn fondacionet e ndryshme tė fondeve pensionale, tė cilat investuan nė kėto produkte financiare me shpresėn e kapitalizmit mė tė madhe, pėr tu gjendur sot tė rrudhura pėr humbjet e pasuara. Fat tė njėjtė pėsoj edhe Fondi Pensional i Kosovės pėr tė cilin mė nė fund po flitet se vetėm gjatė vitit 2008 humbi rreth 100 milion euro nga tėrėsia e tij. Po nuk di pse nuk thuhet asgjė pėr parat e grumbulluara nga agjencia e Privatizimit tė pasurisė sė Kosovės, pėr tė cilat thuhet se janė depozituara nė njė vend tė sigurt, po nuk dihet se ku dhe sa ėshtė vlera reale e sotme e tyre.
- Humbi qytetari, humbėn miliona familje investimet e tyre dhe buxhetin e tyre financiar.
- Humbėn miliona familje tė cilat tash dhe nė tė ardhmen do tė bartin humbjet e mėdha financiare me kurrizin e tyre pėrmes zvogėlimit tė fuqisė blerėse dhe rritjes sė tatimit qė shteti do e bartė tek ta pėr tė mbuluar rrezikun qė shteti sot ka marrė mbi bankat pėr tė ashtuquajtura „produkte tė infektuara financiare“. Bankierėt dhe financierėt kanė pėrvetėsuar fitimet e tyre kolosale ndėrsa rrėmujėn dhe humbjen po e lėnė mbi barrėn e familjeve dhe qytetarėve tė thjeshtė.
- Humbėn mijėra tė punėsuar nė ekonomin, pasojat e kėsaj krize veē kanė filluar tė ndihen, e sektori i dytė pas atij financiar ėshtė ai automobilistikė, ku shumica e prodhuesve automobilistik po kėrkojnė ndihmėn e shtetit dhe kanė ndėrprerė pėrkohėsisht prodhimin. Nė vazhdim kriza do vazhdojė mbi sektorin e ndėrtimtarisė, industrisė, hotelerisė dhe mbi gjithė ekonominė. Recesioni ka pėrfshirė nė gjysmėn e dytė tė viti 2008 SHBA-nė, Japoninė, Francėn e edhe Gjermaninė, ndėrsa parashikimi i depresionit tė Bruto Produktit pėr vitin 2009-2010 do sillet nė rreth -3 e -10%. Me kėtė parashikim ėshtė evidente humbja e qindra mijėra vendeve tė punės.
- Tė hyrat e vendeve tė pazhvilluara do tė zvogėlohen duke u mbėshtetur nė rėnien e shpejtė tė ēmimeve tė lėndėve tė para nė tregun botėror.
- Humbėsi mė i madh i kėsaj krize padyshim ėshtė vetė sistemi kapitalist botėror. Kapitalizmi botėror, liberalizmi modern dhe tregu i lirė si autorregullator i ekonomisė ishte bėrė i padiskutueshėm. Sidomos pas mposhtjes sė ish-bllokut te vendeve socialiste, dhe rritjes sė vazhdueshme tė Bruto Produktit shoqėror, kapitalizmi dhe tregu i lirė ishin tė padiskutueshėm si formė efikase e veprimit shoqėror. Nga kjo krizė edhe vetė aktorėt e saj po befasohen me autoshkatėrrimin e vetvetes, rrėmujėn, tatėpjetėn dhe pafuqinė e aktorėve pėr tė ndėrprerė kėtė autoshkatėrrim tė tėrė sistemit ekonomik.
Tė gjitha grupimet politike nė perėndim me ndikim, tė pozicionuara si tė djathtat dhe tė majtat shqetėsimin kryesor e kanė ndėrmarrjen e veprimeve pėr tė zvogėluar veprimet shkatėrruese tė krizės. Pa diskutime tė mėdha po aprovojnė plane tė veprimit tė shtetit qė pėrfshijnė miliarda dollarė tė hedhura nė treg pėr tė mbajtur nė kėmbė shtyllat kryesore tė ekonomisė. Tė vetmet diskutime tė ngjallura janė ato mbi pėrgjegjėsinė e drejtuesve tė bankave. Edhe plani Paulson qė u kthye dy herė pėr aprovim nė Kongresin Amerikan, ishte kryesisht diskutimi mbi kėrkesėn e disa kongresisteve qė tė veprohet fillimisht jo mbi bankat por mbi pronarėt e shtėpive, qė atyre t’ju ndihmohet nė pagesėn e obligimeve tė tyre me ēka do tė kishte efektin e njėjtė, pasiqė, produktet e infektuara dhe me rrezik do bėheshin rentabile dhe jo tė rrezikshme dhe bankat do tė gjendeshin tė siguruara pėr kthimin e kredive.
Qasja e ballafaqimit me krizėn tė forcave politike dallon nga Amerika nė Evropė por qė tė gjithė kanė njė synim: veprimin e pakursyer nė zvogėlimin e pasojave shkatėrruese tė krizės. Derisa amerikanėt dhe disa nga liderėt evropianė kėrkojnė me ngulm qė pėrderisa kriza ėshtė globale edhe reagimi duhet tė jetė global, botėror. Por Evropa nuk arriti tė ketė njė plan tė pėrbashkėt veprimi, por u kėnaqėn me veprime tė njėtrajtshme por individuale tė shteteve tė veēanta.
Ndėrsa forcat politike tė ndara nė blloqet e njohura tani tė majta dhe tė djathta nuk dallon shumė nga vetė pozicioni i tyre aktual dhe historik tė lidhjes sė tyre me qeverisjen. Pasi disa nga forcat e majta tė shteteve tė Evropės aktualisht janė nė pushtet si nė Britani tė Madhe, Spanjė e pjesėrisht nė Gjermani, disa tė tjera me vite tė tėra ishin nė qeveri si nė Itali, Francė e vende tė tjera. Ato qė tė gjitha bashkė ndiejnė pėrgjegjėsinė pėr situatėn aktuale. Prandaj e majta dhe e djathta janė tė bashkuara nė reagimin e pėrbashkėt ndaj ballafaqimit me krizėn.
E majta e njohur si e majta tradicionale nė Evropė ka kohė qė mbronte parimin e liberalizimit tė plotė tė tregut. Edhe ata sikurse edhe e djathta mbronin lirinė e plotė tė veprimit tė ligjeve tė tregut si autorregullator tė tregut. Tani si e majta edhe e djathta nė Evropė po kritikojnė kėtė filozofi si tė rrezikshme pėr shoqėrinė por qė tė gjithė nuk dinė kah do tė shkoj sistemi bankar dhe ēfarė sistemi i ardhshėm i rregullave duhej tė vendosen. Tė gjithė janė tė njė mendje se sistemi aktual i vendosur mbi bazat e Breten–Wudit dhe tė dollarit si divizė reference, ėshtė i pasuksesshėm dhe duhet ndryshuar. Gjithė e keqja erdhi nga Amerika, ku kishte primatin e njė tregu „strehė“ pėr tė tjerėt u bė vend i derdhjes sė parasė pa kthim.
Nė takimin e parashikuar tė G20 i cili do tė mbahet rreth muajit prill nė Londėr, janė paraparė qė tė shtjellohen dhe tė gjendet zgjidhja nė kėto ēėshtje kryesore:
- pėrmirėsimin e transparencės sė bankave nė nivelin e tyre tė kontabilitetit;
- pėrforcimin e kontrollit mbi bankat pėrmes njė revizioni mbi notimin e bankave dhe tė rrezikut qė marrin pėrmes normave tė lidhura me Credit Default Swep;
- pėrmirėsimin e menaxhimit tė rrezikut duke vendosur modele tė reja dhe nė kontrollin e pagesės sė traderėve-menaxherėve;
- pėrmirėsimin e supervizionit tė tregut duke rritur kooperimin ndėrmjet shteteve dhe pėrforcimin e kontrollit tė bankave tė mėdha ndėrkombėtare;
- pėrmirėsimin e rregullave, duke kėrkuar nga FMN dhe tė Forumit tė stabilitetit financiar pėr tė formuluar rekomandimet pėr limitimin e efekteve ciklike tė financave,
- pėrforcimin e kapaciteteve tė institucioneve financiare ndėrkombėtare pėr tė ndihmuar ekonomitė nė vėshtirėsi.
Bota ka nevojė pėr njė strukturė tė re financiare pėr tė luftuar joekulibrin financiar, tė zvogėlimit tė formave spekulative nė tregun financiar.
Sipas ish-kryetarit tė Rezervave federale amerikane (Fed), Alan Greenspan, kriza aktuale financiare ėshtė „ njė ngjarje e cila pėrsėritet njė herė nė 50 vjet, ndoshta njė herė nė shekull“ dhe deklaron se „ krizė tė tillė asnjėherė nuk ka parė dhe se kjo krizė do zgjasė edhe pėr disa kohė“.
Me tone mė optimiste paraqitet fituesi i ēmimit nobel pėr ekonomi Joseph Stiglitz, sipas tė cilit kriza financiare duhet te“jetė mė e butė se sa ajo e viti 1929“ ngase „ sot ne disponojmė mjetet pėr tė evituar njė tjetėr depresion tė madh“ por vazhdon ai duke shpreh dyshimin se shpesh „njohurit nuk arrihen gjithherė tė praktikohen nė jetė.“

Pozicioni i sė majtės nė kėtė krizė

Nė tė vėrtetė e majta tradicionale nė Evropė me qėndrimin e saj tė vazhdueshėm edhe lidhur me lirinė veprimit te pakufizuar tė tregut ėshtė barazuar me tė djathtėn nė Evropė e cila edhe ajo po kėrkon kufizimin dhe kontrollin e veprimit tė tregut, kontrollimin dhe rregullimin e veprimit tė tregut. E majta tradicionale ėshtė e programuar nga ajo vetė qė nuk mund tė ofrojė alternativė shumė tė ndryshme nga e djathta. Kryetar i institucionit kryesor financiar botėror FMI ėshtė Dominique Strauss-Kahn, njėri nga drejtuesit e respektuar tė PS franceze, gjithashtu njė nga socialistėt njohur francez Paskal Lamu ėshtė Drejtor gjeneral i Organizatės Botėrore tė Tregtisė (OMC). Hapėsira e veprimit politik tė sė majtės ėshtė shumė e vogėl. Hapėsirė mė tė madhe tė veprimit po gjejnė tani e majta e njohur deri mė tani si e majta ekstremiste. Teoritė e tyre tė zhvillimit ciklik tė kapitalizmit, i cili ecėn pėrmes superprodhimit dhe krizave tė saj tė vazhdueshme po gjejnė mbėshtetje mė tė gjerė se mė parė.
Analisti francez Michel Collon nė analizėn e tij tė 8 tetorit 2008 thekson se „Historia tregon se kapitalizmi ka shkuar gjithnjė nga njė krizė nė tjetrėn. Herė pas here njė „luftė tė drejtė“ pėr tė dalė (pėr tė eliminuar konkurrentėt, ndėrmarrjet, infrastrukturėn, e cila mundėson njė „rinisje“). Nė realitet krizat janė edhe njė fazė ku mė tė mėdhenjtė pėrfitojnė pėr tė eliminuar dhe absorbuar mė tė vegjlit. Dhe kėto super-grupe do tė kenė edhe mė shumė mjete pėr tė varfėruar punėtorėt dhe pėr tė bėrė njė konkurrencė edhe mė tė fortė. Pra kthimi tek fillimi“.
Teoritė e Marksit mbi zhvillimin ciklik tė kapitalizmit, tė harruara dhe tė demoduara mė parė, tani janė bėrė teori tė aktualizuara edhe nga shumė analistė tė rangut tė lartė.
Duke qenė se e majta tradicionale ėshtė e pafuqishme tė paraqesė alternativėn e saj, shumėkush shpreh mendimin se e majta reale do tė dal nga rrugėt e kryeqyteteve tė shteteve perėndimore. Mbyllja e fabrikave dhe hedhja e qindra mijėra punėtoreve nė rrugė domosdo se do sjellė njė alternativė tė majtė tė lidhura me fatet e tyre. Ėshtė shumė i vėshtirė fakti qė pasojat e kėsaj krize tė bartin masat e gjėra punėtore ndėrsa frytet e fitimeve marramendėse tė mėhershme tė sistemit, i kanė vjelė tė tjerėt njė pakicė e vogėl.

„Privatizimi i fitimit dhe kolektivizimi i humbjeve“

Parulla e „Privatizimit tė fitimit dhe kolektivizimit tė humbjeve“ ėshtė bėrė titulli i shumė gazetave prestigjioze botėrore. Barrėn e efekteve shkatėrruese tė kėsaj krize padyshim se do ta bartin qytetarėt e thjeshtė, ata tė cilėt nuk kanė asnjė lidhje me shkaktarėt e saj, me ata qė kanė marrė vendime tė shumta nė vrap pėr tė realizuar fitime sa mė tė larta.
Lėvizja sindikale e gjendur e papėrgatitur nga kriza aktuale po lėviz nė drejtim tė rezistimit tė saj pa pasur njė strategji tė pėrbashkėt veprimi dhe kryesisht ėshtė e orientuar nė: ruajtjen e vendeve tė punės nė kontestin aktual tė krizės, ruajtjen dhe pėrmirėsimin e fuqisė blerėse dhe nė rimėkėmbjen e ekonomisė.
Shumė analistė shqetėsohen edhe pėr pasojat politike tė kėsaj krize tė thellė. Shumė kujtojnė se kriza e viteve 1929-33 bashkė me mizerjen e miliona familjeve tė thjeshta, solli ngritjen nė fuqi tė nazizmit gjerman me tė gjitha pasojat antinjerėzore tė tij. Se ēka do tė sjell kjo krizė duhet pritur ovulimin e saj. Pas kėsaj krize, bota nuk mund tė eci kėshtu siē ka ecur, ajo duhet tė ndryshohet, se do ta ndryshoj vetė kriza qė po pėrjetojmė, por pyetja mė esenciale ėshtė se ēka dhe si do tė duket kjo botė ekonomike dhe shoqėrore???

Mr. Beqir Beqa
I diplomuar nė shkencat ekonomike nė Lozanė/Zvicėr
Magjistėr i ekonomisė
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 145 vizitorë
Lexuar: 10,027 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
FRYMA E DAVOS-it
E martė, 29 janar 2013 - 17:08
Takimi mė i njohur nė botė i udhėheqsve politikė dhe tė biznesit -- Forumi Ekonomik Botėror 2013 nė Davos tė Zvicrės -- pėrfundoi punimet tė djelėn. Nė a...
EKONOMIA KOMBĖTARE
E enjtė, 17 janar 2013 - 14:51
Doli nga shtypi libri i Mr.sc. Refik Kryeziut “Ekonomia Kombėtare“ nė botim tė Universitetit AAB Riinvest Kėto ditė doli nga shtyp libri i Mr.sc. Refik...
NĖ SHQIPĖRI, EKONOMIA SHQETĖSIMI KRYESOR
E enjtė, 10 janar 2013 - 21:28
Sipas njė njoftimi pėr media tė botuar dhe shpėrndarė me 27 Dhjetor, Instituti Demokratik Kombėtar i Amerikės botoi njė raport mbi njė studim tė ri qė vle...
Thikė pas shpine, nga Mali i Zi
E martė, 27 janar 2009 - 10:09
Ministri malazez Branimir Gvozdenoviē, nė cilėsinė e kryesuesit tė sekretarit tė CEFTA-s, i shkruan MTI-sė se Kosova nė kėtė asociacion nuk mund tė prezant...
BE: Kriza ekonomike do te vazhdoje gjate
E dielė, 18 janar 2009 - 16:06
Bashkimi Evropian parlajmeron se kriza globale ekonomike qe po godet fort Evropen do te jete me e gjate dhe me e rende nga sa ishte menduar, duke shuar shp...
më shumë nga - Ekonomi »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi