Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kundër eksterritorialitetit në Prizren
Publikuar më 16 mars, 2009 në orën 23:57 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave

Të shtunën, më 14 mars 2009, në lokalet e Shoqërisë Kulturore-Artistike ‘Agimi’ në Prizren u mbajt tryezë e rrumbullakët e organizuar nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren. Tema që u trajtua në këtë tryezë kishte të bënte me eksterritorialitetin e kishave ortodokse të ashtuquajtura “serbe”, me theks të veçantë të atyre në Prizren.


Fjalën hyrëse e mbajti Albin Kurti, me ç’rast foli për dimensionin historik dhe politik të eksterritorialitetit, rrezikun që i kanoset këtij qyteti në të ardhmen nga ky proces, 8 zonat e veçanta të cilat kanë për qëllim mosfunksionalizimin dhe destabilizimin e jetës në qytet. Albini inkurajoi pjesëmarrësit të vinin me ide për të ndërmarrë ndonjë hap konkret rreth parandalimit të zbatimit të këtij projekti. Aktivistja e VETËVENDOSJE!-s Aida Dërguti, duke e analizuar retrospektivën historike të këtyre objekteve si joserbe, tha se Serbia përmes këtij procesi ka për qëllim ta ndërtojë “të drejtën” e saj historike në Kosovë. Fillimisht nga pjesëmarrësit fjalën e mori Enver Bejta, bashkëpunëtor i pavarur shkencor për histori në Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Prizren, njohës i mirë i periudhës së Perandorisë Osmane dhe i osmanishtes. Ai e trajtoi aspektin historik të secilit monument përkatës në Prizren dhe theksoi se shumica nga këto ishin monumente mikste të ndërtuara gjatë periudhës së sundimit otoman dhe në asnjë mënyrë nuk mund të quhen serbe. “Duke qenë të tilla, qytetarët e Prizrenit do të iritohen sepse p.sh. brenda Manastirit të Engjujve të Shenjtë përveç varrit të Dushanit, gjendej edhe varri i një anëtari të familjes së njohur të Balshajve”, tha Bejta. Ai e cilësoi Prizrenin si një vend ku të gjitha fetë kanë ecur si valë deti, duke e vënë në pah traditën e tolerancës së shqiptarëve në këtë qytet. Në fund të fjalës së tij, Enver Bejta propozoi që shqiptarët ortodoksë në Kosovë dhe ata që vijnë nga Shqipëria apo gjetiu, ta kërkojnë Kishën e Shpëtimit për t’i kryer ritet fetare, e cila kishë, që nga themelimi ka qenë shqiptare. Aziz Morina, intelektual i qytetit, foli për autoktoninë e shqiptarëve në këtë vend dhe njëkohësisht shprehi habinë e tij për mospunën e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në krahasim me atë të Serbisë. Ai tha se vetëm si të bashkuara, Akademitë Shqiptare mund ti bëjnë ballë fabrikimit të gënjeshtrave historike të Akademisë së Shkencave të Serbisë. Parim Kosova, mbikëqyrës i kompleksit të Lidhjes Shqiptare në Prizren, foli për atë se si rrjedhat historike ndikuan në trashëgiminë kulturore të shqiptarëve e posaçërisht në Prizren.

Propozime u dhanë edhe nga pjesëmarrësit tjerë. Publicisti dhe gazetari Adnan Abrashi tha se eksterritorialiteti tashmë është realitet administrativo-juridik dhe se Plani i Ahtisaar-it është instaluar në Kushtetutë dhe në Deklaratë të Pavarësisë. “Tashmë Policia e Kosovës ka filluar që t’i ruajë këto objekte të kultit dhe është shtuar prania e tyre pranë kishave e manastireve si dhe patrullimet nëpër qytet. Ky nuk është vullneti i qytetarëve andaj duhet përgjigjur me mosdëgjueshmëri qytetare. Mediat duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në informimin e qytetarëve” – theksoi Abrashi. Naser Ilazi, përfaqësues i AAK-së, tha që defekti është politik dhe se me eksterritorialitetin është gabuar sikurse edhe me decentralizimin. Bylbyl Duraku, nga Shoqata e ish të Burgosurve Politikë, theksoi se ka një projekt të përgjithshëm të shkombëtarizimit në Kosovë pjesë e së cilit është edhe serbizimi i trashëgimisë kulturore. “Problemi është shumë serioz andaj mbase duhet mobilizuar për veprime edhe më aktive se padëgjueshmëria qytetare” – tha Duraku.

Në fund, Albin Kurti tha se është e rëndësishme që konflikti historik midis shqiptarëve dhe Serbisë (të cilin Plani i Ahisaar-it duke e trajtuar si konflikt etnik e shpie drejt ndarjes së Kosovës) kurrsesi të mos shndërrohet në të ardhmen në konflikt fetar. Të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan se duhet të ngrihet zëri për këtë çështje, por edhe duhet organizuar për aktivitete në kundërshtim të eksterritorialitetit që sajon dhjetëra ambasada të Serbisë anekënd Kosvës. Duke shpresuar që fryma e kësaj tryeze të bartet edhe tek qytetarët, ajo u cilësua si një fillim i mbarë për angazhimin që na pret të gjithëve.


Qendra e VETËVENDOSJE!-s në Prizren
15 mars 2009
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 6 vizitorë
Lexuar: 682 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi