Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
100-vjetori i gazetës “Dielli”. Historia e Vatrës është drejtësisht histori e lëvizjes nacionale Shqiptare në Amerikë.
Publikuar më 20 mars, 2009 në orën 19:54 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
100-vjetori i gazetës “Dielli”

Me mbylljen e gazetës “Kombi” (1909) të Sotir Pecit në Boston dhe të revistës “Albania” të Faik Konicës në Londër(1909), nuk kishte një gazetë shqipe që të luftonte për të drejtat kombëtare të shqiptarëve.

Anton Çefa & Vatra

Nevoja për një organ shtypi u bë edhe më urgjente për një çështje të tillë, kur xhon-turqit burgosën Dervish Himën, sepse i gjetën Flamurin e Shqipërisë me vete, dhe asnjë gazetë e Shqipërisë nuk guxoi dot të dilte në mbrojtje të tij. Atëherë u morën vesh Noli me Konicën për botimin e gazetës “Dielli”, e cila filloi të botohet më 15 shkurt të vitit 1909, nga shoqëria shqiptare “Besa-besën”, shoqëri që qe formuar dy vite më parë me nismmën e Sotir Pecit dhe Fan Nolit. Shumë shpejt “Dielli” u bë një nga organet kryesore të shtypit shqiptar të asaj kohe. Editori i parë i saj ishte Fan Noli, që e redaktoi gazetën për 29 numrat e parë deri me ardhjen e Konicës nga Londra, në nëntor të këtij viti.

Me formimin e “Vatrës” dhe me shkrirjen në gjirin e saj të shoqërisë “Besa-besën”, “Dielli” u bë organ i Federatës . Menaxher i parë i “Diellit”, i zgjedhur në mbledhjen themeltare të “Vatrës” qe Kristo Kirka.
“Dielli” ka qenë i detyruar, kryesisht për arsye politike, të ndërrojë emrin. Kështu, ai është botuar më emrat “Dielli e Flamuri”, “Purteka”, “Kombi në rrezik” Në vite 1936-1939, për arsye të mosmarrëveshjeve politike në gjirin e “Vatrës”, me të njëjtin emër u botuan dy edicione: në Boston dhe në Detroit.
Programi i shpallur që në krijim të saj ishte krejtësisht kombëtar. Po e japim programin të plotë sipas Refat Xh. Gurrazezit, historianit të parë të “Vatrës”:
1. Njojtja e kombësisë shqipëtare prej qeverisë turke. Në kombësinë shqipëtare hyjn’ gjith’ ata që flasin shqip pa vënë re fe a besim.
2. Të njohurit e gjuhës shqip si gjuhë zyrtarishte në Shqipëri. Në gjykatorët dhe sundimtarët e vendit të përdoret gjuha shqip vetëm. Asnjë gjykatës a sundimtar të mos qaset në Shqipëri pa ditur gjuhën e vendit. Gjithë ashtu edhe për kryetarët fetarë që nga ata të shkallës më të lartër për çfarëdo fe që praktikohet në Shqipëri.
3. Arësimi kombëtar shqip. Shkollat e para të përbashkme për gjithë çunat të jenë vetëm në gjuhën kombëtare dhe të përmbahen prej qeverisë. Qeveria turke të mos ketë të drejtë të hapë shkolla të para gjëkunt në Shqipëri. Shkollat e çupave të para, të dyta, a të larta vetëm shqip. Mësonjësit të jenë shekullorë, d. m. th. të mos jenë priftërinj as hoxhallarë. Mësimet fetare të mos ketë për shkollat e para, sikundër ngjan në shkollat e Amerikës.
4. Shpenshtjell’ ekonomike. Të shtrohen udhë tregëtare të njerëzishme prej qeverisë për të bashkuar tërë qytetet e mbëllenj të Shqipërisë me njëri-jatërin. Dhe me limanet e Shqipërisë. Të krijohen dhe të përmbahen prej qeverisë shkolla bujqësie, mjeshtërie dhe kafshë-ritjeje në qytetet e mbëdhenj të vendit.
5. Sundim Çqendralësor. Të ipet prej qeverisë një statut i cili të çkoqitë kufit’ e vendit, i cili të mos përmbledhë brenda më pak se vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Janinës, Manastirit. Ky vent të qeveriset prej një parlamenti Shqiptarësh me ministorë Shqipëtarë, nënë një përvendës të Sulltanit, i cili të quhet Guvernor i Shqipëris’ (Arnautllëk valise). Shqipëria të mos ketë të përbashkme me Turqinë veç ushtërinë, punet e luftës, dhe punët e jashtme.
Natyrisht, programi ka pësuar ndryshime në përputhje e në funksion të kohërave. Ndryshimi më i parë qe kalimi nga kërkesa për autonomi në kërkesën për pavarësi.
Gjatë gjithë jetës së saj, gazeta “Dielli” u shqua si një nga tribunat më të rëndësishme të çështjes shqiptare. Ajo ka përkrahur lëvizjet për çlirimin dhe pavarësinë e Shqipërisë, ka kundërshtuar politikën shoviniste të shteteve fqinje ndaj Shqipërisë dhe ka propaganduar në vazhdimësi idenë e bashkimit dhe të organizimit të popullit shqiptar në një shtet me një program të përcaktuar politik, ekonomik, kulturor e arsimor, sipas modeleve të demokracive perëndimore. Në gjirin e emigrantëve shqiptarë të Amerikës, “Dielli” ka propaganduar në çdo kohë unitetin dhe dashurinë për njëri-tjetrin dhe ruajtjen e traditave kombëtare. “Dielli” mbolli farën e qytetërimit midis shqiptarëve. Ai ishte dhe mbeti tërë kohën malli, dashuria dhe krenaria e shqiptarëve të Amerikës për atdheun, pjesë e jetës dhe e qenies së çdo mërgimtari shqiptar. “Dielli” përshëndeti fitoren e Luftës Antifashiste të popullit shqiptar përkrah Aleancës së madhe Antifashiste dhe përkrahu kërkesën e Shqipërisë për t’u pranuar në OKB, por kritikoi zhdukjen e lirive demokratike, politike, ekonomike e kulturore nga sistemi diktatorial Stalinist, që u instalua nga Partia Komuniste dhe diktatori Enver Hoxha.
Pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri, “Dielli” dha një ndihmesë të vyer, me shkrimet e veta, për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri, për çlirimin e pavarësinë e Kosovës në drejtim të kërkesave për sigurimin e të drejtave politike kombëtare, shoqërore, kulturore, etj. të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Medvegje, Bujanovc, sipas ligjshmërisë ndërkombëtare. Gjithashtu, herë pas here është shkruar për padrejtësitë flagrante, që iu bënë e po i bëhen Çamerisë si dhe janë demaskuar pretendimet absurde të qarqeve shoviniste greke, .tje dhe këtu, për të ashtuquajturin Vorio-Epir.
Gjatë kësaj periudhe janë bërë përpjekje për të ndjekur gjurmët jashtëzakonisht të pasura të traditës publicistike të “Diellit”, duke këmbëngulur për ruajtjen e profilit të tij, si gazetë e bashkësisë shqiptare të Ammerikës dhe e organizatës së saj në zë, “Vatrës”.
Duke u botuar mesatarisht 4 herë në vjetë, gjatë kësaj periudhe, “Dielli” mori më tepër profilin e një reviste; më saktë të një reviste kulturore, ku veç analizave për çështjet bashkëkohore politike kombëtare, i është dhënë një hapësirë e gjerë artikujve studimorë në fushën e kulturës sonë albanologjike. të personaliteteve të shquara të kulturës dhe historisë sonë kombëtare
Gjatë kësaj periudhe janë bërë përpjekje për të ndjekur gjurmët jashtëzakonisht të pasura të traditës publicistike të “Diellit”, duke këmbëngulur në ruajtjen e profilit të tij, si organ i bashkësisë shqiptare të Ammerikës dhe i organizatës së saj në zë, “Vatrës”. “Dielli” nuk e ka zgjidhur asnjëherë problemin e gjendjes financiare. Të gjitha veprimtaritë e “Vatrës”, duke përfshirë botimin e “Diellit” janë realizuar me ndihmat e një grushti vatranësh, kryesisht, anëtarë të këshillit të “Vatrës” dhe të ndonjë aktivisti.
* * *
Në drejtim të gazetës “Dielli” kanë vepruar personalitete të shquara në lëmin e atdhetarisë dhe të gazetarisë shqiptare. Editorë të “Diellit” sipas radhës kanë qenë: Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Kristo Dako, Paskal Aleksi, Dennis Kambury, Kostë Çekrezi, Bahri Omari, Loni P. Hristo, Andon S. Frashëri,, Andrea D. Elia, Nelo Drizari, Qerim Panariti, Xhevat Kallajxhi,
Eduard Liço.
Në vitet 1990-1994, gazeta ka kaluar në duar të ndryshme. Në vitin 1990: Din Derti; 1991: Arshi Pipa (korrik, gusht-shtator) ; Gjon Buçaj, A. Karagjozi, Agim Rexhaj, me asistencën e Tahir Deskut (tetor-nëntor) ; Arshi Pipa (dhjetor); 1992: Arshi Pipa (janar, shkurt, mars, prill, maj-qershor) ; Agim Karagjozi, Gjon Buçaj (korrik-nëntor) ; 1993: Agim Karagjozi (janar-qershor, korrik-tetor, nëntor-dh jetor); 1994: Agim Karagjozi (janar-shtator) ; Anton Çefa (nga numri tetor-dhjetor 1994 deri në numrin e fundit korrik-dhjetor 2006). Gazeta pushoi botimin për arsye të mospajtimit të mendimeve të editorit me kryesinë e “Vatrës” lidhur me gjendjen e sotme dhe të ardhme të kësaj organizate.
Nga më të shquarit në radhën e editorëve, po përmendim Nolin, Konicën, Çekrezin, i cili arriti të bëjë gazetën ditore. Detyrën e editorit për kohën më të gjatë e ka mbajtur Qerim Panariti (19 vjet).
Gjatë jetës së “Diellit” kanë dalë një mori gazetash e revistash shqipe, në atdhe, në trojet shqiptare të pushtuara në Ballkan dhe në diasporë, në të gjithë botën, por asnjë nuk e pati fatin e jetëgjatësisë së tij. As nuk mund të flitet për jetëgjatësinë e gazetave dhe revistave që dolën në një kohë me “Diellin”. Në vitet 1908-1910 u botua në Selanik, gazeta “Liria; me 1909-1911, “Shqypja e Shqypnisë” e Josif Bagerit; me 1909 “Rrufeja” e Thanas Tashkos e Jani Vruhos, në Kajro, në vitin 1909; “Lidhja Orthodhokse”e Mihal Gramenos, në Korçë, me 1909; “Bashkimi i kombit” e Fehim Zavalanit, në Manastir, në vitet 1909-1910; “Liri e Shqipërisë” e Kristo Luarasit, në vitet 1911-1915, “Drita” e Muço Qullit, me 1911-1912, etj., etj. Te gjitha jëtëshkurtëra.
Edhe gazeta e revista të tjera të cilat për shtypin shqiptar në atdhe dhe në diasporë, mund të përmenden për jetën e tyre të gjatë, as që mund të krahasohen me organin e “Vatrës”. Kështu “Arbëreshi i Italisë” (“L’albanese d’Italia”) e De Radës (1848-1912) jetoi 64 vjet; “Kombi Shqiptar” (“La Nazione Albanese”) e Anselmo Lorechios (1897-1924), jetoi 27 vjet; “Albania” e Konicës (1897-1909), vetëm 12 vjet. “Dielli” mund të krahasohet, në këtë rrafsh, vetëm me “Hyllin e Dritës” të Pader Gjergj Fishtës, i cili e nisi botimin në vitin 1913 dhe, me gjithë ndërprerjet e pësuara, vazhdon të botohet sot e kësaj dite.


Vatra eshte organizata qe mobilizoi forcat kombetare ne Amerike dhe me ane te ketyre forcave shpetoi Shqiperine nga copetimi. I ndjeri Faik Konitca e ka pershkruar punen e Vatres me kto fjale ne gazeten Dielli me date 7 korrik 1922:
" Ne ditet e errta kur Shqiperia ishte e pushtuar nga ushtrite e huaja, kur Shteti ish permbysur, dhe kur flitej sheshit per copetimit e vendit- Vatra, e keshilluar nga nje pakice patriotesh e shtyre nga athedashuria dhe deshira e eanetareve te saj, e inkurajuar nga zeri I popullit I tere Shqiptar, e mori persiper te veproje ne vend te Shetit te vdekur. Nuk kerkoji nderet as te drejten e Shtetit po mori persiper vetem detyrat dhe harxhet. Me shpenzimet e Vatres u- mbajten delegatet, u derguan misione, u subsidiuan agjensira, u kablluan mijera protesta , me nje fjale u organizua mbrojtja e Shqiperise – dhe u organizua aqe mire sa Kryeministri I Greqise Z. Venizelos tha ne Konferencen e Paqes ne Paris, se te vetmin pengim serioz qe gjeti ne Epir Greqia, ish pengimi I vene nga Vatra….
Vazhdon i nderuari Konitca: Shuma e tere e harxheve te bera nga Vatra si zevendese e Shtetit eshte: $197.072.89. keto shpenzime u bene qe ne fillim dhe gjer ne vitin 1922 kur beri llogarine e siperme Faik Konitca.
Themelimi i Vatres.
Mbledhja e pare per te bashkuar te gjitha organizatat e Shqiptareve te Amerikies ne nje federate u be me 24 dhjetor 1911, ne Boston. Kjo mbledhje u thir prej shoqerise Besa-Besen. Ne kete mbledhje moren pjese Faik Konitca, At Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams, dhe Paskal Aleksi. Mbledhjet vazhduan deri me 28 prill 1912 kur Vatra u themelua zyrtarisht. Rekordi i komisionit te bashkimit me daten e siperme , mban keto fjale:
" E quajme te formuar Federaten Pan Shqiptare Vatra te Amerikes, prej Shoqerive Besa-Besen, Flamuri I Krujes, shoqerise Kombetare dhe Dallandyshja" Ne kete mbledhje historike u emerua nje pleqesi e perkohshme prej ketyre zoterinjve.
Sekretar AT FAN NOLI, Arketar LLAMBI CHIKOZI Manager i Gazetes Dielli KRISTO KIRKA
Organizatoret e degeve te federates: FAIK KONITCA DHE KRISTO FLOQI. Mbikqyres se gazetes Diellit: PASKAL ALEKSI, ELIA TROMARA dhe KOSTA VASILI.
Federata Pan-ShqiptareVATRA , u njoh prej shtetit te Masacusetit dhe mori Charten me 13 Qershor 1912.
Ne charten figurojne keta emra: FAIK KONITZA, LAMBI CHIKOZI, FAN S NOLI , KRISTO FLOQI, ELIA TROMARA, NAUM CERE dhe KOSTA KOTTA.

ROLI I VATRES NE LUFTEN BALLKANIKE DHE NE LUFTEN E PARE BOTERORE.

Si e thame me pare , Vatra u themelua ne 12 prill 1912, ne tetor te atij viti plasi lufta Ballkanike dhe me 28 nentor 1912 u shpall pavarsia e shqiperise ne Vlore. Per te mbrojtur te drejtat e Shqiperise Vatra dergoj Faik Konicen ne Evrope dhe kisha jone kombetare dergoi At Fan Nolin.
Faik Konitca mbeti ne Evrope gjer sa mori fund lufta e pare Boterore, At Fan Noliu kthye ne Amerike me 1915 dhe mori persiper fatin e VATRES ne dore. Gjate luftes se pare boterore VATRA u forcua shume. Gjate kesaj kohe gazeta DIELLI u be e perditshemnen nen drejtimin e zotit Kost Chekrezi.

Gjate kesaj kohe u organizua trupa vullnetaresh, u themelua Banda VATRA ne udheheqjen e Prof. Thoma Nasit, u emeruan gjithashtu delegate ne Londer me ne krye te nderuarin Mehmet Konitca. Ne afersi te fundit te luftes te pare boterore me qershor te vitit 1917 , VATRA hapi Fushaten Historike per Shpetimin E Shqiperise, me keto fjale te paharruara prej Hiresise Tij Peshkop Nolit:"Mbahu neno, mos kij frike. Se ke djemte ne Amerike."
Kur hyri Amerika ne lufte me prill te 1917, At Fan Noli bashkoi personalisht Presidentin Wilson, I cili I dha fjlalen se do te mbroje pavarsine e Shqiperise- Wilsoni e mbajti fjalen gjer ne fund. Pa perkrahjen e Wilsonit sot nuk do te kishim Shqiperi.

Me 1920 me ane te VATRES Qeveria Shqiptare mori hua nga Vatranet , te cilen nuk e pagoi me nder ashtu sic u zotua.
Bashke me keto vepra s’duhen harruar dhe veprat letrare qe VATRA I ka dhene botes shqiptare. Me ane te VATRES dhe VATRANEVE jane botuar me mijera libra. Librat e fundit qe u botuan me ane te VATRES jane;
Historia e Skenderbeut dhe Bethoveni dhe Revolucioni Francez ne gjuhen angleze.Keto dy libra monumentale te qendisura bukur prej IMZOT NOLIT , u botuan me djersen e VATRANEVE. Gjysma e shpenzimeve te librit"KREMTORIA" qe botoi Peshkopata u mblodhen nga VATRANET.
Me pas VATRA nepermjet kuvendeve te saj vendosi te perqendroi veprimet e saj ne keto pika: VATRA duhet te mundhet te mbledhe ne gjirin e saj rinine; kryesisht VATRA duhet te mbetet si nje organizate letrare dhe mireberse, VATRA duhet te krijoje nje fond te vecante per studentet ashtu sikunder ka bere dhe me pare.

KOMISIONI I VATRES PER VITIN 1954-1955
Kreytari Nderit PESHKOP F.S. NOLI(PH.D); Kryetar GREGORY SPEROS; Nen kreytar ADEM K VISHOCICA
Arketar LLAMBI MISHO; Sekretar Shefqet Kamber(Benca); Editor i Dielli G.M PANARITI

PJESETARE TE KOMISIONIT KEMAL VEISEL, NICHOLAS VESIO, PANDELI MICHAEL, KOLI JANOLLARI, VAN KONARI.
Pjesetar reserve: SEIT BEQO SELENICA, JOHN TASSEY CHRIS THEODORE.

Anetaret e Keshilles:
ISMAIL EMIN, RAMADAN ALI ARZA, PETRAQ ANDON, SADIK KAMBER PEPELLASHI, ISMAIL MEVLANI, XHAFER POJANI.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 25 vizitorë
Lexuar: 6,391 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi