Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Diktati i Eqës…!!!
Publikuar më 22 mars, 2009 në orën 14:54 ( ) Sheradin Berisha | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
A ËSHTË AI EQREM KRYEZIU, QË USHTARËT E UÇK’së
I QUANTE NJERËZ TË MJERË E AVANTURIERË?!

Aktualisht Eqrem Kryeziu për nga pozita në parti është nënkryetar i parë i LDK’së, ndërsa në institucionet shtetërore ai është deputet i Grupit Parlamentar të LDK’së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe për më tepër, ka pozitën e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit si dhe është anëtar i dy komisioneve më të rëndësishme parlamentare: anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri. Është po ai Eqrem Kryeziu, i cili në verën e vitit 1998, pa hezitim deklaronte, se: „Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një amalgamë e grupeve të ndryshme të armatosura, pa komandë e qendër komandimi, si njerëz të mjerë e avanturierë.“ !!! Është po ai Eqrem Kryeziu, që…
_____________________________
Në LDK penjtë e diktatit politik të vendimmarrjes i ka Eqrem Kryeziu - EQA

Siç dihet ministër i parë i Kulturës në qeverinë Thaçi ishte emruar Skënder Hyseni, ndërsa paraprakisht (në qeverinë Çeku) këtë post ministror e ushtronte Astrit Haraqia. Me formimin e ministrisë së jashtme, LDK’ja si parti e koalicionit me PDK’në, bëri një ndryshim, Skënder Hysenin e emëroi Ministër të Punëve të Jashtme, ndërsa postin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe të Sportit ia besoi Valton Beqirit. Beqirin, deri në ditën e parë të punës si ministër, opinioni i gjerë e ka njohur si profesor të muzikës, dhe si anëtar të bendit muzikor “Korona”. Pra, atë e kemi njohur si njeri të kulturës, e jo të veshur me ndonjë kostum partiak, dhe duke e njohur si të tillë shumë kush është gëzuar, për ardhjen e tij në krye të kësaj ministrie, por, pakkush e ka ditur se, z.Beqiri prej kohësh e mbante në xhep edhe teseren e LDK-së!

Fillimisht Ministri Beqiri u tregua i zellshëm, për të bërë ndryshime substanciale në fushën e Kulturës, por me kalimin e kohës është parë se “vullneti” i tij ka nisur të zbehet, për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta, nga klane të shumta që veprojnë brenda LDK’së. Këto ndërhyrje në formë diktati politikë, kohëve të fundit janë manifestuar dukshëm, edhe me rastin e shpalljes së konkurseve për zgjedhjen e disa drejtorëve në kuadër të institucioneve të kulturës, dhe z. Beqiri duket se e ka pasur të vështirë t’i anashkalojë ato.

Në këtë drejtim, njëra nga sfidat e tij ishte padyshim zgjedhja e dy kandidatëve, për drejtorë në: Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore të Prizrenit dhe në Bibliotekën Ndërkomunale të Prizrenit. Edhepse paraqitja e kandidatëve për drejtorë, është bërë sipas konkursit të shpallur nga ministria, përzgjedhjet e kandidatëve më të preferuar për këto poste i ka bërë nënkryetari i parë i LDK’së, z. Eqrem Kryeziu, i cili për disa vjet rresht (pas luftës), ishte Kryetar i Komunës së Prizrenit.

Këtë fakt, tashmë e din çdo kush, sepse është folur e shkruar shumë ditëve të fundit në mediat tona. Ta zëmë, më 17 mars, në të përditshmen “Koha Ditore” është botuar një reagim me titull:” Libreza e partisë - “kriteri i parë për drejtor”.

• Për këtë çështje ka shkruar edhe intelektuali prizrenas Adnan Abrashi.
“Kur është fjala për LDK-në si partnere e këtij koalicioni ( fjala është për koalicionin aktual qeverisës PDK’LDK - Sh.B), atëherë, aspak nuk është vështirë t’ia qëllojmë se aty, të gjitha penjtë e diktatit politik të vendimmarrjes i ka Eqrem Kryeziu - EQA.“ - kështu shkruan Adnan Abrashi në artikullin me titull: “Në një shoqëri të verbër edhe qorri mund të bëhet udhëheqës!”, dhe mëpastaj vijon:”… në vend se si udhëheqës të përzgjidhen ekspertë profesionalistë të lëmenjve adekuatë të veprimtarisë së ngushtë specifike të këtyre institucioneve, ndodhi e kundërta - u emëruan njerëz joprofesionistë dhe militantë lokalë të mbetur pa punë pas zgjedhjeve të fundit të LDK-së. Dhe, kush tjetër ka gisht në këto matrapazllëqe kadrovike që po ngjajnë këto ditë në Prizren, përveç ish kryetarit të tij, Eqrem Kryeziut, dhe ndikimit të fuqishëm partiak që ka ai tek Valton Beqiri në këtë ministri në përgjithësi.” - ka përfunduar z.Abrashi.

Kush janë militantët e papunë të LDK’së në Prizren, që Eqrem Kryeziu i bëri drejtorë?!

Pas intervistimit formalë të kandidatëve për drejtorë të „Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore të Prizrenit“ (IMMKP) dhe të „Bibliotekës Ndërkomunale në Prizren“, drejtor i Institutit - IMMKP është zgjedhur Hasan Hoti, Prof. i marksizmit - sociologjisë dhe ish anëtar i i devotshëm i LKJ’së në „gjimnazin“ J.R.Kica në Prizren, ndërsa për këtë post kanë konkuruar edhe: Jusuf Xhibo - arkitekt, Fikret Tikvesh - arkitekt, Mr.sc.Parim Kosova - historian, Prof.Qazim Kabashi - historian, Mr.sc.Muharrem Qafleshi - historian…, të gjithë këta punëtorë shkencor me përvojë në fushën e kulturës dhe të historisë. Ndërkaq, „paneli“, për drejtor të Bibliotekës Ndërkomunale në Prizren ka zgjedhur Fatmir Pirecin, ndërkohë që është eliminuar Sahadete Sadikaj, magjistre e bibliotekarisë, njëra nga femrat e vetme profesioniste në këtë fushë! Znj.Sahadete duke qenë e vetëdijshme, se janë shkelur të gjitha procedurat dhe kriteret e konkurimit, për mënyrën se si është zgjedhur drejtori i ri, ditë me parë ka bërë një ankesë në adresë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Qytetarët e Prizrenit e dinë mirëfilli, se zyrtarët lokalë të LDK’së në Prizren, Hasan Hoti dhe Fatmir Pireci janë bashkëpunëtorët më besnik të ish-krytarit të komunës Eqrem Kryezu, për faktin, sepse gjatë kohës kur z.Kryeziu ishte Kryetar i Prizrenit, Hasan Hoti ishte dy herë drejtor: drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe drejtor për Arsim dhe Shkencë, ndërsa Fatmir Pireci ishte zëdhënës i Eqrem Kryeziut në KK të Prizrenit.

Është po ai Eqrem Kryeziu, që ushtarët e UÇK’së i quante njerëz të mjerë e avanturierë!

Aktualisht Eqrem Kryeziu për nga pozita në parti është nënkryetar i parë i LDK’së, ndërsa në institucionet shtetërore është deputet i Grupit Parlamentar të LDK’së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe për më tepër, ka pozitën e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit si dhe është anëtar i dy komisioneve më të rëndësishme parlamentare:
1. anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe
2. anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri.

• Sa e çuditshme më duket kjo,
kur në organet më të larta, (në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në komisionet parlamentare), përkrahë ish drejtuesve të UÇK’së: Jakup Krasniqit, Xhavit Halitit, Rrustem Mustafës - Remit, Naim Malokut, Ramadan Avdiut, Emrush Xhemajlit dhe Zafir Berishës, është edhe Eqrem Kryeziu.
Më duket e çuditshme kjo “bashkëjetesë” pushtetore, për faktin, sepse:

• Është po ai Eqrem Kryeziu,
i cili në verën e vitit 1998, (derisa njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të udhëhequr nga SHP i UÇK’së, luftonin në vija të frontit, kundër forcave pushtuese ushtrako-policore të Serbisë), pa hezitim deklaronte, se: „Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një amalgamë e grupeve të ndryshme të armatosura, pa komandë e qendër komandimi, si njerëz të mjerë e avanturierë.“!!! ( Lexoni librin - Jakup Krasniqi: Kthesa e Madhe - Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Prishtinë 2006, faqe 145 )

• Është po ai Eqrem Kryeziu,
i cili me vendim të presidentit „historik“ Ibrahim Rugova, më 19 nëntor 1998 caktohet kryetar i komisionit për „hulumtimin e krimeve të luftës“ në Kosovë nga forcat serbe dhe UÇK’ja!

• Është po ai Eqrem Kryeziu,
i cili gjatë kohës së bombardimeve të NATO’s, (në pranverën e vitit 1999), në Prizren është strehuar dhe ruajtur nga polici i Serbisë Qerim Buzhala, dhe kjo ngjarje, sot e kësaj dite ka mbetur e mistershme për opinionin e gjerë.

• Është po ai Eqrem Kryeziu,
i cili pas përfundimit të luftës, që në mbledhjen e parë të Kryesisë së LDK’së më 05.VII.1999, në cilësinë e kryetarit të Komisionit për “hulumtimin e krimeve të luftës”, propozon (po citoi): “Eqrem Kryeziu: Propozoj që të rihapen zyrat e LDK’së në të gjitha qendrat për hulumtimin e krimeve të kryera nga serbët por edhe UÇK-ja“.

(Dihet mirëfilli se kjo strukturë e LDK’së, ka qenë mjaftë aktive në përgatitjen e dosjeve dhe dëshmitarëve të shumtë, në proceset gjyqësore kundër ushtarëve të UÇK’së, që u mbajtën ( pas luftës) në Kosovë dhe në Hagë…)

• Është po ai Eqrem Kryeziu,
i cili për disa vjet rresht e kundërshtoi, vendosjen e shtatoreve të dëshmorëve të kombit: Xhevat Berisha dhe Ismet Jashari - Komandant “Kumanova”, në Sheshet e Prizrenit, ndërkohë që qytetarët prizrenas gjatë gjithë kësaj periudhe kanë protestuar, kundër këtij vendimi absurd, dhe për çudi këto protesta paqësore gjithmonë kanë përfunduar me ndërhyrjen brutale të njësive speciale të policisë së UNMIK’ut!

• Dhe ngjarja që i vë kapakun të bëmave të Eqës me kompani, është djegja e objektit të Komunës së Prizrenit, në tetor 2007.
Kjo ngjarje ka ndodhur, pikërisht në kohën kur po vazhdonte fushata elektorale për zgjedhjet e nëntorit të atij viti, ku sondazhet parazgjedhore e nxirrnin fitues PDK’në. Me këtë rast të kobshëm, jo rastësisht ndezja e fitilit kishte nisur mu nga zyra e Gjeodezisë dhe Katastrës, (ku mendohet se janë bërë vjedhjet dhe abuzimet më të mëdha nga qeveritarët komunal në krye me Eqrem Kryeziun), për ta kapluar pastaj krejt objektin gjigant të kuvendit. Dhe, çuditërisht sot e kësaj dite askush, s’është marrë në përgjegjësi për këtë djegje spektakulare!!!
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sheradin Berisha
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 79 vizitorë
Lexuar: 4,329 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi