Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kush duhet t’i zgjojë nga gjumi inspektoratet sanitare dhe ato veterinare?
Publikuar më 03 prill, 2009 në orën 15:33 ( ) Sejdi Veseli | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Rifillon operacioni për vrasjen e qenve endacak” , titullohej një njoftim zyrtar i Komunës së Prishtinës i cili u publikua me 25 mars 2009, në ueb faqen e saj www.prishtina-komuna.org, si dhe në shumicën e mjeteve të komunikimit masiv.

Qëllimi i këtij publikimi ishte i qartë. Njoftimi i qytetarëve të Prishtinës se drejtuesit e komunës së tyre kishin marrë vendim, qe ditën e premte, konkretisht me 27 mars do rifillonte një operacion i cili do të ketë për objektiv, eliminimin “përfundimtar” të një rreziku real që u kanosej, sidomos fëmijëve dhe të moshuarve, që prej përfundimit të luftës çlirimtare. Thënë edhe më thjesht ky objektiv do realizohej duke vrarë lukunitë e qenve bredharak, në tërë territorin që përthekon Komuna e Prishtinës.

Citimi i njoftimit të Komunës:
“Rifillon operacioni për vrasjen e qeneve endacak
Eliminimi i qeneve endacak në Komunën e Prishtinës, duke përfshirë qytetin dhe fshatrat, do të fillojë të premten më 27 mars. Ky operacion do të mbikëqyret nga sektori për Zhvillim Rural i Komunës së Prishtinës. Ndërsa për mbytjen, transportimin, groposjen dhe dezinfektimin e vendit ku do të vriten dhe ku do të groposen e qenët endacak, do ta bëjë NK “Hortikultura”.
Gjatë operacionit do të asistojnë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës (PK-së).Vrasja e qenve fillon në mbrëmje nga ora 00:00, dhe përfundon në orën 07:00 të mëngjesit, brenda qytetin, kurse në fshatra vrasja e qenve endacak fillon në orën 07.00 të mëngjesit, për të vazhduar deri në orën 14.00.
Komuna e Prishtinës, edhe kësaj radhe kërkon nga qytetarët që të mos shqetësohen nga krismat e armëve, të cilat do të pasojnë në kuadër të këtyre operacioneve, por njëkohësisht kërkohet nga qytetarët që t’i zvogëlojnë lëvizjet. Po ashtu nga pronarët e qenve shtëpiak kërkohet që të jenë të kujdesshëm dhe të mos i lëshojnë qentë e tyre nga shtëpitë gjatë kësaj kohe. Mbytja, transportimi, dezinfektimi i vendit dhe groposja e qenve në deponinë mbeturinave në Mirash, Komunës së Prishtinës, do t’i kushtojë 14 euro për një qenë.”-mbaron citati.
http://www.prishtina-komuna.org/?cid=1,14,256
Mund të përfundohet pa u hamendur se ky veprim i komunarëve tanë, nga shumica e qytetarëve nuk mund të konsiderohet ndryshe pos i guximshëm, nga vetë fakti, se ky operacion organizohej dhe synohej të ekzekutohej në kundërshtim të plotë me normat e Organizatës Botërore për mbrojtjen e shtazëve (WSPA) dhe CEEweb for Biodiversity , të cilat vetëm trajtimin human të shtazëve nuk e konsiderojnë krim ndaj tyre.
Diçka e tillë edhe pritej. Sidomos pas llahtarisë që ndodhi ditë më parë në Komunën e Dardanës, kur u shqye një fëmijë fillorist nga një lukuni e qenve bredharak, kaherë të shndërruar në egërsira.
Si banor i vjetër i Prishtinës, jo pa ndonjë simpati e prita këtë lajm, se më në fund edhe pushtetarëve lokal të qytetit tonë u ra ndërmend, se duhet të ndërmarrin diçka në këtë drejtim, qoftë edhe sa për sy e faqe. Mjerisht, kështu u dëshmua edhe në informacionin e emetuar nga TV Klan Kosova, të ilustruar me pamje shumë domethënëse nga veprimet konkrete në terren, qysh në fillimin e punëve të qen-vrasësve të autorizuar nga komunarët.
Ashtu si edhe shumë bashkëqytetar të mi, të cilët disponojnë qoftë edhe me njohuritë më elementare nga kultura shëndetësore, këto pamje të emetuara në TV Klan Kosova edhe mua me më bënë kureshtar të mësoj, se çfarë masash preventive higjienike dhe sanitare ndërmerren nga qen-vrasësit e autorizuar nga Komuna e Prishtinës, pasi që as edhe një gjurmë e tyre nuk u vërejt, në këtë informacion televiziv të përgatitur me profesionalizëm të lartë.
Informacionet që sigurova nga Mirashi, vërtetë janë për t’u shqetësuar. Nga këto informacione dëshmohej, se ne Deponinë e mbeturinave në Mirash, hidhen qenët e vrarë në Prishtinë, sikur të ishin mbeturina të thjeshta, pa u zbatuar as edhe normat më elementare higjienike dhe sanitare. Ndërsa në Divizionin e prodhimit të qymyrit, konkretisht në Palosjen e brendshme, në gropa e improvizuara të cilat nuk i plotësojnë as edhe një normë sanitare e higjienike, janë hedhur qenët e vrarë në territorin e Kastriotit (shih foto 2 dhe 3). (Pas intervenimit të autoritetit drejtues për mbrojtje në punë të këtij Divizioni të KEK-ut, qenë- vrasësit i mbuluan këto gropa, pasi hodhen dy-tre thasë me qyreq pluhur (i cili njihet për vetitë dezinfektuese fare të pa përfillshëm-në gjurma...).
Duke lexuar komunikatën e Komunës kuptova se: “Ndërsa për mbytjen, transportimin, groposjen dhe dezinfektimin e vendit ku do të vriten dhe ku do të groposen e qenët endacak, do ta bëjë NK “Hortikultura”. Pra, as që mund të pritej diçka ndryshe nga një organizatë plotësisht jo profesionale nga preventiva shëndetësore. Megjithatë, doja të besoja se NK “Hortikultura” ka angazhuar ndonjërën nga organizatat e specializuara dhe të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë për trajtimet përkatëse të terrenit, në shërbim të parandalimit të shfaqjes së ndonjërës nga sëmurjet ngjitëse-konkretisht zoonozat të cilat bartën nga qenët.
Për të argumentuar se shëndetit masiv i kanoset rrezikshmëri e shkallës së lartë, si shpërblim i papërgjegjësisë së atyre që autorizuan jo profesionistët për kryerjen e këtij operacioni, si dhe mos reagimin e inspektorëve sanitar dhe atyre veterinar për t’ua ndaluar punën qen-vrasësve jo profesionist, e shoh të nevojshme, që duke u bazuar Referencën e CDC-Healthy Pets Healthy people, të rendit disa nga sëmurjet që barten nga qenët tek njeriu dhe që shumica e tyre për nga shkalla e vdekshmërisë radhiten shumë lart:
Bruceloza (Brucella canis) , Kampilobakterioza, Cryptosporidiosis, Infeksioni me Dipylidium, Giardiasis, Strongiloidet(parazitoza), Leishmaniasis , Leptospirosis, Semundja Lyme , Ethet Q (Coxiella burnetii), Rabiesi, Dermatofitet, Rocky Mountain Spotted Fever (Ethet njollore te bjeshkëve shkrepore), Salmonellosis, toxocariasis...
Shkalla e rrezikshmërisë nga shfaqja e këtyre sëmurjeve nga grupi i zoonozave, është rritur edhe si pasojë e moskryerjes së këtyre punëve nga qenë vrasësit, në përputhje me normat elementare për mbrojtjen e shëndetit publik për çka kanë qenë të obliguar. Sipas informacioneve që arrita të sigurojë:
- nuk është dëshmuar se është bërë dezinfektimi me preparate efikase i qenve të vrarë dhe i vendeve ku është derdhur gjaku dhe lëngjet tjera trupore të tyre, si dhe nuk është gërrye shtresa e paraparë e dheut ku janë vrarë qenët (qoftë në oborrin e shkollës, çerdhes së fëmijëve, oborri universitar, trotuaret.... edhe kur ka pas dëshmi të qarta (gjak, jargë...) se është i kontaminuar, për t’u futur bashkë me ngordhësirën në qeskën e plastmasit!
-nuk janë futur në thasë plastmasi qenët e vrarë!
-nuk janë krye veprimet dezinfektuese të mjeteve transportuese (jo përkatëse), menjëherë pas shkarkimit të ngordhësirave në varrezën masive apo në deponinë e mbeturinave, në Mirash!
-nuk është bërë varrimi apo djegia e tyre sipas kritereve të mirënjohura higjienike-sanitare!
Duke u bazuar vetëm në faktin pasues nga komunikata, e botuar në ueb faqen e komunës, cit. “Ky operacion do të mbikëqyret nga sektori për Zhvillim Rural i Komunës së Prishtinës”, më bën të dyshojë me bazë se edhe ky veprim i Komunës tonë është bërë dhe ndofta do të vazhdojë të bëhet shkel e shko-sa për të zhvatur nga do të papërgjegjshëm mjete të grumbulluara nga taksapaguesit, në shumë prej 14 € për një qenë të vrarë. Sepse, në vendet normale këto punë mbikëqyren nga ekipe profesionale të përbëra nga ekspert të shëndetit publik, veterinës dhe ekologjisë!
Në rastin konkret, kjo nuk është duke u vërejtur, sepse po të ishte ndryshe nuk do të ndodhnin këto skena:











Përballë këtyre skenave, të cilat për nga stili të përkujtojnë mesjetën e hershme, ndjeva për nevojë për të ushtruar të drejtën time demokratike, që t’ua adresoj publikisht disa pyetje të dy kryeinspektorëve, atij sanitar dhe atij veterinar:
A i kanë parë këto skena?
Nëse po, pse kanë lejuar diçka të tillë apo pse nuk kanë ndërmarrë veprimet e duhura që ua mundëson autoriteti i postit dhe që janë të obliguar me ligj, për të evituar menjëherë një shëmti të tillë kaq të rrezikshme, si dhe për të aplikuar masat ndëshkimore ndaj përgjegjësve, të cilat ua mundëson ligji?
Nëse jo, ku kanë qenë vartësit e tyre, të cilët sipas detyrës zyrtare janë të obliguar të përcjellin edhe veprime të kësaj natyre, të cilat po nuk u kryen profesionalisht, mund të rrezikojnë shëndetin masiv?
Të nderuar Kryeinspektor, siç mund të shihet nga këndvështrimi im prej një qytetari me njohuri modeste nga mbrojtja e shëndetit publik, mund të nxirret përfundimi, se Ju as që keni bërë përpjekjet minimale për ta vlerësuar shkallën e rrezikshmërisë për shëndetin masiv, si rrjedhojë e pritshme kur operacione të tilla kryhen nga joprofesionistët.
Shpresoj, se nuk e keni vështirë që të përgjigjeni, ngase dua të besoj se dispononi me raportet zyrtare të vartësve Tuaj, të përpiluara në terren, në vendin e ngjarjes, në orët e parapara për vrasjen e qenve, në të cilat me siguri përshkruhen me profesionalizëm dhe hollësisht, të gjitha veprimet e kryera nga qen-vrasësit, përfshirë këtu edhe formën e dezinfektimit (duke cekur llojin e dezinfektantit dhe në çfarë shkalle të zbutjes është përdorur), bartjen dhe varrosjen e tyre.
Në fund, e ndiej për obligim që të theksoj, se me këto vërejtje të mijat prej qytetari i kam njoftuar: Këshilltarët për shëndetësi të Presidentit, Kryeministrit e të Zv.Kryeministrit, Drejtuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO)-për Kosovë. Gjithashtu, dua të theksojë se më parë i kam njoftuar eprorët e mijë dhe shumë ekspert kulmor nga epidemiologjia, mikrobiologjia, ekologjia, sëmundjet infektive, tek të gjithë kam hasur në mirëkuptim dhe mbështetje.

Prishtinë, 03 prill 2009

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sejdi Veseli
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 14 vizitorë
Lexuar: 2,645 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi