Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËRVJETORË QË NUK HARROHEN KURRË!
Publikuar më 19 prill, 2009 në orën 00:32 ( ) Fadil Shyti | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Bajram Curri (1862- 1925)

PJESA E KATËRT

Duke, vijuar më tej në shfletimin e librit histori, (“Historia e një njeriu të lig” apo “Zogu i shqiptarëve”; lexuesit do të gjejnë një dëshmi ndoshta prej kohësh të pavërejtur se; në shkrimin me titull: Kush ishte Ahmet Zogu, e gjejmë një fakt tepër të hidhur, por, i cili e tregon fytyrën e vërtetë të këtij personaliteti të historisë sonë e cila për një kohë dhe, jo aq kalimtare; e sundoi kombin shqiptar, sipas metodës së “hurit dhe litarit”; në faqe, 37 shkruan: “Ahmet Zogu i kurorëzuar më vonë mbret i Shqipërisë me lejen e Musolinit”.
Koha e dëshmoi më së miri se çfarë “civilizimi evropianë” i sollën miqtë e zogollit, Musolini që, ia dha lejen për mbretëri, dhe Hitleri, që ia fali automobilin më luksoz, (për atë kohë) por, jo vetëm kaq; sepse, zogolli kishte shumë miq interesash personale, nga të gjitha meridianet, -ata të cilët ishin armiqtë më të përbetuar të kombit shqiptar, si Pashiqin serb, i cili ia përgatiti terrenin për të ardhur në pushtet dhe pastaj, të eliminonte shumë atdhetarë shqiptarë.
Gjithashtu, koha e dëshmoi më së miri çfarë “fitoresh” i solli Shqipërisë, ardhja në pushtet i një pro-fashisti, xhelat!
Nga kjo, kujtoj maksimën e njohur popullore: “nëse dua të di kush je, të të pyes me kë shoqërohesh”! Dhe, fatkeqësisht, shoqërime të tilla, të zogollit me xhelatët e huaj ballkaniko-evropianë, nuk ishin vetëm, shoqërime nëpër kafenetë dhe baret luksoze, por, ato u thelluan në fusha të bashkëpunimeve ekonomike, politike dhe ushtarake, të cilat i sollën aq e aq fatkeqësi të mëdha atdheut.
- Kur i mbushi tetë vjeç, Zogu u dërgua në Kostandinopojë, ku kreu shkollën fillore dhe mësoi të lexojë e të shkruajë turqisht, në “mejtep”,
gjatë gjithë jetës së tij, Zogu, ka kryer vetëm këto tri klasë të shkollës fillore.
- Nga Shqipëria, kishte marrë me vete një tutor, që ia thoshin emrin Abdurrahman, njeri krejtësisht analfabet, bëmat dhe krimet e të cilit janë përshkruar shpesh, si nga autorë shqiptarë, ashtu edhe nga ata të huaj. Tashmë, dihet nga të gjithë, që ai i cyti vrasësit e të vëllait.

“Ahmet Zogu, nuk arriti kurrë ta mësonte gramatikën e gjuhës shqipe, ndaj edhe sot e kësaj dite ai, nuk është i zoti të shkruaj qoftë edhe një rresht të vetëm në këtë gjuhë. Ai, nuk i ka shkruar kurrë njeriu një letër të vetme me dorën e vet”- shkruan, Çatin Saraçi, në kujtimet e tij.
Në shkrimin “Kryeqyteti i Shqipërisë”, autori i këtij libri, ua përkujton lexuesve se aleancat e para me të huajt, zogolli i kishte filluar me austriakët, pra, “Zogu, dëshironte t´i paraqiste nderimet e veta, Kajzerit, për faktin që Austria në vitet 1916-1917, kishte bërë plane për të dominuar në Ballkan”; madje, në këtë takim paska marrë pjesë edhe autori i këtij libri, i cili pastaj shkruan se: “këtij bashkëpunimi i cili, përfundoi me pushtimin e Shqipërisë nga Austria, popullit shqiptar, gjatë viteve 1916-1919, i kushtoi me 60 mijë të vdekur, prej të cilëve 45 mijë e humbën jetën nga malaria”.
- Është për të theksuar që: autori i këtij libri ishe dhe njeriu i cili kishte hyrë madje, si në shtëpinë e tij dhe në odën e Zogut, i cili shkruan se, në ditët e para të takimit me të, -punën e parë që e kishe bërë zogolli e kishte nderuar duke ia hapur gardërobën e tij; plot me uniforma nga më fantastiket, e cila pasurohej çdo muaj, si dhe një duzinë teshash civile, që zor se i kishte përdorur ndonjëherë. Kravatat ishin me qindra, si dhe një numër i pafund këmishësh, të gjitha ngjyrave, nga bluja e errët tek e kuqja dhe nuanca portokalli të ndezura, por edhe as edhe një e bardhë. Kur e pyeta se, ku i mbante këmishët e bardha, m´u përgjigj se e bardha ishte demode, çka më bëri të vë buzën në gaz, duke i thënë se këmishari i tij, duhej t´i dinte këto punë, më mirë se kolegët e tij në Londër. Një ditë më pas adjutanti i Zogut më tha se, do të niste një kabëll, në Vjenë, për të porositur dy duzina me këmishë të bardha, që duhej të niseshin ekspres për në Tiranë. Zogu, nuk e mori vesh dhe as unë s´ía zura ngoje që e kisha parë kabllin.
-Një pabesi e madhe i kishte hyrë, Zogut si duket në shpirt; madje, kudo, edhe në familjen e tij; -sepse, më tej lexojmë: “Gjatë mbrëmjes, Zogu e porositi kafen e vet, që e pinte pa sheqer,; në kafen me sheqer nuk mund ta ndiesh kurrë helmin, ashtu siç ka gjasë të ndodhë kur kafja është pa sheqer, ngase zeheri (helmi) ndjehet aty për aty. Kjo, qe arsyeja, që Zogu nuk e pinte asnjëherë të ëmbëlsuar edhe në shtëpinë e vet”.
Një karakteristikë tjetër “njerëzore” jo pa ngjyrime të theksuara e tregon Saraçi, faktin që, zogolli, i paska urrejtur zogjtë: “Prapë këta zogj të mallkuar” – tha Zogu, dhe u kthye sërish në pozicionin e mëparshëm duke psherëtirë me gjithë shpirt.
- Pse nuk jep urdhër t´i shfarosin këta zogj të shpifur? – i thashë.
E kam bërë njëherë, madje, duke paguar një lek për kokë, por edhe mbasi kishin vrarë 20 mijë, dukej sikur qenë shtuar e shumuar edhe më fort se më parë... kështu që, na u desh të hiqnim dorë.”
- “E kisha dëgjuar atë histori për njëfarë kohe kishte lënë pa mend gjithë Tiranën, por, u hoqa sikur s´ma kishin zënë veshët”- shkruan, Çatin Saraçi.
Ndërsa, në shkrimin me titull: “Zogu fejohet me të bijën e Shefqet Vërlacit, asokohe kryeministër; - pasqyrohet qartë dështimi politik por, edhe karakteri antinjerëzor, prej vrastari, “ i mbretit të gjithë shqiptarëve”.
“Shefqet bej Vërlaci, është aktualisht kryetari i shtetit kukull
shqiptar, nën Musolinin”
(Çatin Saraçi )
- Ai, është pronari i më se 400.000 hektarëve tokë të punueshme, në Shqipërinë e mesme dhe në atë të jugut, pa përmendur një pjesë të mirë të tokës së shitur. Në vitin 1923 Zogu u fejua me të bijën e tij....
Këtë fejesë e bëri, për ta stabilizuar situatën e brishtë financiare të dhëndrit, duke i paguar dhe shlyer të gjitha borxhet, diçka rreth 18-mijë paunde.
- Një vit më vonë, Zogu do të qëllohej dhe plagosej nga Beqir Valteri.
- Duke qenë i pamundur, për disa javë me radhë, Zogu u shtrëngua të jepte dorëheqjen dhe t´i dorëzonte vjehrrit të ardhshëm, postin që mbante. Në këtë mënyrë, Vërlaci u bë kryeministër i Shqipërisë.
- Mbasi, Zogu e shpagoi gjakun duke vrarë Avni Rustemin dhe mbasi plasi revolucioni, Zogu ende nuk e kishte marrë veten plotësisht nga plagët- ai, iu lut të vjehrrit që ta ndihmonte në konfliktin e hapur me njerëz të armatosur dhe sidomos me të holla.
Atëherë, Shefqet beu e pa rrezikshmërinë e situatës dhe u rrek të arrinte një kompromis me kryengritësit, duke synuar të mos komprometonte pozitën e vet dhe të shtinte në rrezik pasurinë.
Ne, morëm rrugët e u larguam që të gjithë, dhe kur mbas 6 muajsh, Zogu u kthye dhe hyri triumfues në Tiranë, Shefqet beu, u la krejtësisht mënjanë, ndërsa, të 10 mijë paundet e dhëna nga Vërlaci, mbas fejesës iu kthyen në qytetin dhe rezidencën e tij në Elbasan.
Janë botuar histori nga më fantastiket dhe më të shëmtuarat rreth asaj fejese të lashtë..

Suedi, 11 prill 2009
VIJON
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 14 vizitorë
Lexuar: 3,772 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi