Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shkrime dhe shkrimtarë shqiptarë akoma të anatemuar e të ndaluar në planprogramet shkollore!?
Publikuar më 01 maj, 2009 në orën 11:38 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Qerim Pllana: “Pafundësi e përbotshme“, poezi – botim i (LSHK-së), Prishtinë 2008

Qerim Pllana është autor i 10-veprave letrare; romane, poezi, publicistikë dhe i një serë shkrimesh nga më të ndryshmet. Komente, analiza, vështrime, kritika, ese dhe publikime të tjera nga kultura, letërsia dhe arti. Autori Q. Pllana kaherë ka krijuar intuicionin dhe përjetësinë. M. Kuteli, do të thoshte: “Intuicioni sjell përjetësinë”. Autori në tërë krijimtarinë e vetë, sidomos në poezi sjell përjetësinë, siç edhe është titulluar vepra e tij e fundit “Pafundësi e përbotshme”, e cila përfshinë një sfond të gjerë poezish, poemash, akrostik, elegji, sonete etj. Përmbledhja: “Pafundësi e përbotshme”, është ndarë në tre cikuje, të cilët në mënyrë racionale, janë skicuar imazhet poetike, kushtuar figurave dhe personaliteteve, nga heronj, dëshmorë dhe martirë, jo vetëm të luftës së fundit në Kosovë. Të cilët gjatë shekujve dhe dekadave ranë në altarin e lirisë, për atdhe dhe për komb. Autori ka skicuar një pjesë të historisë sonë të lavdishme, por mjaft rënkuese dhe të dhembshme. “Ne gjithsesi dënim se ka për t`përfunduar fundosja fataliste e gogolëve monstrum”. Autori ka një duzinë temash dhe reflektimesh përkushtuese poetike, të cilat i përkushtohen gjeografisë, historisë, bukurive natyrore të atdheut, luftërave për liri, heroizmave dhe vendndodhjeve, pa e lënë anash, Drenicën, në veçanti Prekazin heroik, Kosharën, Sulin apo Vraninën dhe vendbetejat e tjera të lavdishme, sidomos të luftës së fundit për liri dhe çlirim të Kosovës. Zakonisht autori këtë pjesë e quan: “Shqipëri Veriore”. Akrostiku, poemat, elegjitë, sonetet etj., tek ky autor zënë vend më rendësi. Edhe pse dihet se këto pjesë të krijimtarisë poetike,janë më të vështirat në vargënimin poetik. “Gjaku i arbërit nuk është ujë”, “Baladë prej guri dhe nuri”,” Gjeografi e rrugëtimit tim”, “Apogje i Arbërisë”, “Çamëri legjendë që s` më lë të fle i qetë”,”Prelud i simfonisë sonë”, “Eho e Luftës Emblemë”, dhe tituj, strofa e vargje të tjera vërtetë emblematike, të cilat na përkujtojnë M. Solarin, kur thoshte: “ Çdo titull apo tekst poetik, shpjegohet në kuadrin e një nënteksti”.


Ndërkaq, bota letrare poetike në këtë rast e z. Qerimi Pllana, i takon botës epiko-lirike-historike dhe shtrirjes gjeografike të atdheut e të heronjve. Sepse, “Nga të katër anët e atdheut zbresin kolonat e luftës emblemë”,ose poezia”Baladë prej guri dhe nuri”, “Teutë ktheu në Arbëri, për të shkruar baladën e guri-nurit”. Autori, me kujdes edhe në ketë përmbledhje, ka ruajtur sasinë empirik, versifikimin personifikues simbolik e metaforik, stilin e veçantë poetiko-lirik, madje dhe dramatik; “Teutë ktheu të ripërtrish, Risan, Rozafë dhe Iliri-Arbërinë”. Poezia i kushtohet, Teutës, bijës së vetme, të të ndjerit dëshmor dhe poet e shkrimtar, Ymer Elshanit, i vrarë dhe i masakruar në masakrën në Poklek, nga hordhitë çetnike serbe, së bashku me djem, nënën dhe të shoqën! Autori e përmbyll përmbledhjen me; “Zëëmbël zë Hyni”, një tekst i bukur epiko-lirik, i kushtohet të madhes - Vaçe Zela, këngëtares sonë të pavdekshme. Kurse, me poezinë; akrostik, kushtuar heroit tonë kombëtar, Adem Jashari, poezi kjo e cila u shpërblye me vendin e parë, në takimet tradicionale, “ Sofra poetike”, të cilat mbahen për çdo vjet në Drenas të Drenicës. Takimet mbahen dhe zakonisht i kushtohen; poetit Ymer Elshani, i cili ra me familje në altarin e lirisë. Autori, përmbledhjen “Pafundësi e përbotshme”, botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, (LSHK-së) e fillon me ciklin;’ “Heronj, martirë e dëshmorë legjenda të dramës sonë.” Për të përfunduar me refrenin e parë të poezisë kushtuar V. Zelës; “Zëri saj kumbues kulti, me dekada seç jehonte, nëpër stinë vite mote, majë kalash fluturonte”, ose “Seç na merr mall për atë zë, nëpër palestra kur jehonte, zëri saj dritësim mrekullish, albanidave gjithë Shqipërisë”! Shkrimtari, Qerim Pllana, ndiesisht e ka parandier gati një dekadë më herët, Luftën dhe lirinë e Kosovës. Këtë e vërteton poezia e tij përmbyllëse, në Përmbledhjen e parë të tij, shkruar më 1990 me titull: “ Erërat që s`prajnë”, ose luftërat që s` kanë të ndalur në planetin tonë. “Ç`mplakemi edhe për një epokë, sy e zemra i patëm si kalorës, sikur një ditë të ecte çdo gjë mbrapshtë. Në dolli darka të hirësuara, vdesin dhembja e pikëllimi. Më paten then se fjalë e mirë, nuk vdesë kurrë, as atëherë, kur vjen bukuria e amshuar. Qyteti im është shkrirë në këtë natë, Të zymtë të errtë i patrajtë frymon. Si ëndërr më një ankth ju shoh tek vini. Sikur sonte zbret tamam fundi i 1999-ës. Dhe zbardh dita e shekullit të Ri Njëzetëenjë”,poezi e shkruar në vitin 1989, botuar në vitin 1992, dhe e nënshkruar me vitet nën te, 31 dhjetor. 1999, 1. janar 2000. Mu vitet e shkruara nën poezi, dëshmojnë për një intuitë, besim dhe përafërsish të ngjarjeve intuitive, të cilat do të ndodhinë pas një dekade. Ose; poezia: “Kosovë – Legjendë e pafjetur”, Hallemadhe e epokës tej Dardanisë, si statuj rri në token e përgjakur. Heronjtë tu i pashë tek u ngritën si lisa. Mes të ligave, erërave mes furtunash. Fëmijët vrarë martirë të tokës të kohës. Asgjë s` mbeti e pashlyer shënuar në ty.etj. Gjithashtu poezi e shkruar në vitet 1990. Së përfundim, mund të thuhet se poetika e këtij autori, kaherë është dashur të gjendet në tekstet përkatëse shkollore, të paktën nga të tri përmbledhjet e tij, disa nga poezitë me mesazhe jashtëzakonisht të fuqishme, të cilat i qëndrojnë besnik kohërave, porosive dhe aktualitetit. Ato kanë veçoritë liriko-poetike, metaforë të fuqishme simbolike, dhe mbesin gjatë në kujtesën dhe mbresën e çdo lexuesi moshe a gjinie. Poezitë e këtij autor, mbase edhe shumë të tjerëve edhe sot e kësaj dite, nuk gjendën nëpër tekstet shkollore, nuk gjendën para nxënësve të moshave përkatëse e të përzgjedhura nga komisione edukativo-arsimore. Poezitë e këtij autori nuk janë vetëm vargje e strafa luftërash. Përkundrazi, autori Qerim Pllana ka poezi, të cilat janë inspirim i thellë i bukurive të atdheut, si shembull ,poezia e përmbledhjes së fundit e cila i kushtohet rrugës, që së shpejti do të lidhë Kosovën me Adriatikun me titull: “Gjeografi e rrugëtimit tim”, siç shkruan poeti; “Ti nuk je autostradë katër korsish, Je fatbardhësi e jetës sonë, Së afërmi lidh male fusha detin Jonë, Tokën tone tej Alpesh, Dukagjin Kosovë. Ti e ngjallë, përtërinë “Via-Egnatin” etj. Në këtë vështrim krijuesish letrarë, nxjerr nga një recension i po kësaj përmbledhje, u theksuan vetëm disa nga poezitë e librit të fundit të z.Qerim Pllana. Përndryshe, veprimtaria poetiko-letrare e këtij autori, ka një përfshirje shumë më të gjërë dhe më përmbajtësore e cila gjithsesi, do të duhej pa tjetër të gjendej, në literaturën e moshave përkatëse shkollore. Andaj shtrohet pyetja, deri kur shkrime dhe shkrimtarë tanë të anatemuar dhe të ndaluar në literaturën programore shkollore!?

Poezi nxjerr nga cikli i tretë; Baladë e pashkruar nuri me tituj: “Baladë e papërfunduar”. Ja tri strofat e një Ditirambi, nga përmbledhja e fundit: “Pafundësi e përbotshme”, e autorit Qerim Pllana, 12 qershor 1999.

“Frynë veriu i acartë frynë në Drenicë e n`Prekaz gjemon zë i historisë.
Në Gllogjan zbresin vasha e djem frymë e shqiptarisë.
Në Reçak, Mejë e në Izbicë u vje fundi monstrumëve gogolë të Serbisë…

(I) (II) (III)
Natë pa hënë errësirë kudo lehje ujqish ulërimë arinjsh
Botën tim se ç' e masakruan vranë gjithçka shkretnuan
Ditë dhe datë e shënuar qershori u ngrit kapitulli i rilindur.

Rreth e çark nesh gjithçka oshëtinë kthehet në zjarrhi
Kosovë se ç' more pamje zvetënimi u bëre sketerrë-tmerri
Ushtarë dhe zëra Majëbutcinës me eho këngë dhe marshime.

Veçse më heroizëm dhe gjak gjendet rruga e lirisë…
Bastardë kriminelë kokainësh pisa soji zvarranikësh
Triumfalisht tatëpjetë Gërmisë zbret Kolona drejtë Prishtinës.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 3,872 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi