Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kufiri, qeveria refuzoi ekspertizen italiane
Publikuar më 02 maj, 2009 në orën 15:33 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Qeveria shqiptare ka refuzuar ekspertizën falas që i ka ofruar Italia gjatë ne gociatave të saj me Athinën zyrtare për përcaktimin e vijës së re kufitare në det mes dy shteteve.

Tedi Blushi
Lajmi është bërë publik dje për “Gazeta Shqiptare” nga burime zyrtare pranë Ministrisë sonë të Mbrojtjes. Mësohet se qeveria italiane nëpërmjet ambasadës sonë në Romë, i ka shprehur gatishmërinë maksimale Ministrisë sonë të Jashtme për ta ndihmuar gratis Shqipërinë jo vetëm me mjete, por edhe me ekspertë të saj gjatë këtij procesi. Por, përgjigjja që i është kthyer nga Tirana ka qenë negative. Refuzimi i ekspertizës falas italiane mësohet se ka qenë plotësim i kushtit të vënë nga pala greke, që në mënyrë kategorike nuk ka pranuar që Shqipëria të ndihmohej në këtë proces nga një palë e tretë. Ndërkohë që “preteksti” i qeverisë shqiptare për refuzimin e ekspertizës falas italiane ka qenë sipas të njëjtave burime se, “Shqipëria disponon mjetet dhe ekspertizën e duhur”.
Pika treshe
Shqipëria rrezikon të futet në një “konflikt” për kufijtë detarë edhe me Italinë. Shkak mendohet të shpërbejë pikërisht pika fundore e kufirit të ri detar shqiptaro-grek me numrin 150. Drejtoresha e çështjeve juridike në Ministrinë tonë të Jashtme, Ledia Hysi pohoi dy ditë më parë se kjo pikë fundore, është në juridiksion edhe të shtetit italian. Kjo do të thotë se për miratimin e kësaj pike në marrëveshjen shqiptaro-greke duhet të ishte marrë “OK” edhe i Italisë, që në të vërtetë nuk ka ndodhur. Pasi në rastin konkret ka një marrëveshje dy dhe jo trepalëshe.
“Kjo është pika në det ku juridiksioni i të tria shteteve bashkohet, Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë dhe kjo është pika që do të përcaktohet nga një komision trepalësh”, - u shpreh Hysi për mediat.
Dhurimi
Qeveria shqiptare i ka dhuruar Greqisë rreth 225 km2 sipërfaqe ujore. Me ndihmën e një eksperti topograf, “Gazeta Shqiptare” ka arritur të zbardhë pak ditë më parë faktin tronditës që fshihet në marrëveshjen shqiptaro-greke “Për delimitimin e zonave përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Vija e re kufitare që ndan ujërat territoriale të dy shteteve e që përbëhet nga 150 pika, rezulton sipas ekspertit topograf, se ka prirjen për t’u futur në drejtim të Karaburunit, pra në dëm të Shqipërisë, me afërsisht 11 km. “Trekëndëshi” i dhuruar palës greke fillon nga pika 120 e vijës kufitare. Sipas matjeve të kryera rezulton se, pika e fundme e vijës kufitare të ujërave territoriale me numër 150 është spostuar në drejtim të ujërave shqiptare me rreth 30 km më tej ose e kthyer në milje detare, me rreth 16 milje. Nga pikëpamja strategjike detare, sikundër mund të shihet në hartë edhe me sy të lirë, figuron se pika e fundit e vijës kufitare ndodhet ekzaktësisht në vijë paralele me Kepin e Gjuhëzës në Gjirin e Karaburunit. Sqarojmë se Kepi i Gjuhëzës është pika tokësore e shtetit shqiptar më e fundit në det.

Gazeta shqiptare
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 3 vizitorë
Lexuar: 1,287 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi