Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pse nuk reagon shteti në rastin e z. Kurti???
Publikuar më 06 maj, 2009 në orën 09:41 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Sapo hapa faqen e gazetës Express, lexova se lideri i Lëvizjes Vetëvendosja z. Albin Kurti ishte ndaluar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, konkretisht në pikën kufitare të quajtur Bllacë, dhe ku po mbahet në bisedë informative nga policia maqedonase, deri më tani nuk kishte asnjë reagim nga partitë shqiptare në Maqedoni, por as nga Qeveria e Kosovës, apo nga ndonjë parti politike e Kosovës. Nuk është për tu çuditur se nuk ka ardhur asnjë reagim nga pala shqiptare si andej kufirit, ashtu edhe nga shteti, ku z. Kurti ka nënshtetësi dhe pasaportë, që zakonisht në faqen e fundit të pasaportës figuron se shteti, i cili edhe jep atë pasaportë është i obliguar të e mbrojë, por si duket në këtë rast kjo nuk vlen.
Natyrisht që z. Kurti, i pengon dikujt në të dy anët e kufirit, dhe mu për këtë arsye edhe është bërë ndalimi i tij, dhe nuk është bërë asnjë reagim, apo trysni ndaj qeveris së Maqedonisë nga ana e Qeveris së Republikës së Kosovës, edhe pse ka obligim moral dhe njerëzor që ta mbrojë nënshtetasin e vetë Qeveria e Republikës së Kosovës, pa e menduar se a i përket apo jo ndonjë spektri politikë apo organizate e lëvizje joqeveritare. Nëse mendohet se me kësi pengesash të pengohet aktiviteti i z. Kurti, për mua është mënyrë qesharake dhe banale, sepse të gjithë popujt luftojnë që ta shprehin mendimin e lirë, ta kenë të drejtën e fjalës së lirë si në të thënë ashtu edhe në të shkruar, andaj edhe z. Kurti e ka këtë të drejtë, edhe si qytetar i Kosovës, por edhe si lider i lëvizjes Vetëvendosja.
Para disa ditësh, konkretisht të dielën mbrëma kuptova se para disa kohësh kishte qenë z. Kurti në Danimarkë në një tubim me bashkatdhetarët, të cilët ishin shumë të kënaqur me rrjedhjen e tubimit dhe informimit që ishte bërë nga z. Kurti, dhe aty nuk kuptova se ju kishte bërë ndonjë pengesë nga qeveria e shtetit Danez. Ndërsa tash i bëhet pengesë dhe ndalohet në kufirin me Maqedoninë, sepse ishte duke shkuar në një manifestim të krijimit të organizatës qytetare Zgjohu në Shkup. Unë nuk po mundem të e kuptoje qëllimin e pengimit të z. Kurti që mos të jetë në atë tubim, A mos vallë z. Kurti është person kërcënues për ndonjë shtet apo komb? - ia parashtrova këtë pyetje shumë herë vetes, dhe gjithmonë mora të njëjtën përgjigje se jo, z. Kurti nuk është person kërcënues për askënd, por është njeri që lufton për interesat popullore, me qëllimin më të mirë të mundshëm, që të gjithë popujt të jetojnë të lirë në trojet e veta, por se të gjithë popujt të vendosin vetë për fatin e tyre, dhe jo të jenë të varur nga të tjerët, apo jo të merret vendimi në Beograd se si të jetojnë shqiptarët në shtetin e Kosovës, dhe unë personalisht e përkrah mendimin e z. Kurti.
Por shumë më dhembë që asnjëra parti politike shqiptare, por as institucionet e Republikës së Kosovës nuk kanë bërë asnjë reagim ndaj këtij akti racist të shtetit Maqedon. Edhe pse ndoshta institucionet nuk e adhurojnë dhe nuk mendojnë njëjtë si z. Kurti, megjithatë reagimi është dashur të bëhet menjëherë dhe të kërkohet përgjegjësi institucionale nga Maqedonia dhe ti jepet një vërejtje shtetit Maqedon se si i torturojë qytetarët e Republikës së Kosovës, notë proteste të dërgohet edhe në instancat më të larta të BE-së, dhe të jepet alarm në Bruksel, Uashington dhe Londër për persekutimet që ju bëhen qytetarëve të republikës së Kosovës, se jashtë aktivitetit politik, z. Kurti është shtetas dhe ka pasaportë të Republikës së Kosovës, dhe kushtetuta e autorizon qeverinë që të i mbrojë qytetarët dhe ti ndihmoje qytetarët e vetë kudo që gjinden, dhe pse në rastin e z. Kurti të mos ndodhë kjo.
Nëse dikush mendon se do ta dëmtojë politikisht, apo edhe t’ia zbret autoritetin e krijuar të z. Kurti, mundem të them lirishtë se gabohet shumë rëndë. Sepse z. Kurti njihet nga populli për aktivitetin e tij politikë, sepse ai njihet si qëndresa më e fortë antiserbe edhe pse ishte i burgosur gjatë kohës së luftës në Kosovë, ku përmes ekraneve televizive e kemi parë se si ka reaguar ndaj ministrit të drejtësisë së Serbisë, sepse kur z. Kurti së bashku me Adem Demaçin e kishte hapur zyrën për informimin të UÇK-së në mes Prishtine, disa tjerë ishin veshur edhe në petka të grave për të ikur dhe lënë Kosovën të shkretë, dhe natyrisht se bagazhi i aktivitetit të z. Kurtit i ka ngritur moralin, dhe forcën, por edhe përkrahjen e popullit gjatë viteve të pas luftës. Deshëm apo nuk deshëm, ne duhet ta pranojmë se sipas të gjitha sondazheve që janë bërë z. Kurti ka besimin e popullit dhe ka autoritetin ma të lartë edhe si individ por edhe si lider i lëvizjes Vetëvendosja. Z. Kurti do ta tejkalon edhe këtë sfidë në mënyrën ma të mirë dhe ma të fortë, dhe do të tregojë se nuk i frikohet askujt kur është në pyetje mbrojtja e ligjshmërisë e lirisë, pavarësisë dhe shtetit të Kosovës, sepse ai ka kaluar sfida edhe ma të rënda dhe ka dhënë dëshmi të mjaftueshme në këtë drejtim, por ku do të jetë përgjigja moral dhe institucionale dhe ajo shtetërore ndaj qytetarëve të vetë, ku do të jetë kredibiliteti i qeverisë së shtetit Kosovar, ku do të jetë besimi i popullit në pushtet e shtet të Kosovës.
Mbesë me shprese se populli i Kosovës, do t’i hapë sytë edhe më shumë dhe ta shoh realitetin e krijuar

Me nderime!
Gani Abazi
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 59 vizitorë
Lexuar: 1,942 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi