Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shkodër, fëmija vdes i shtypur nga plehrat
Publikuar më 06 qershor, 2009 në orën 00:26 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
U mbulua nga tonelata mbeturinash për 200 lekë. Rrëfimi
Shkruan: ARDI HOTI

Një ngjarje e tmerrshme, e paimagjinueshme për Shqipërinë që pretendon BE-në, ka ndodhur dje pasdite në Shkodër. Një 15-vjeçar ka mbetur i vdekur, i mbuluar nga tonelata plehrash në fushën e grumbullimit të mbeturinave në periferi të qytetit. Gjithçka, vetëm për 200 lekë.

Viktima, për shkak të kushteve të mjerueshme ekonomike, gërmonte prej pesë vjetësh në fushën e plehrave për të nxjerrë prej aty kanoçe dhe mbetje të tjera metalike, të cilat i shiste për të siguruar të ardhura për familjen. Sipas dëshmisë së dhënë për gazetën nga një shok i tij, dëshmitar okular në vendngjarje, gjithë ngjarja ka zënë fill kur viktima ka vënë re një kartëmonedhë 200 lekëshe teksa shkarkohej nga makina dhe ka nxituar për ta marrë, por ndërkohë grumbulli i mbeturinave i ka rënë përsipër, duke i marrë jetën.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 18.30 në lagjen "Mar Lula" pranë Varrezave të Dëshmorëve, ku grumbullohen mbeturinat e qytetit. Viktima quhet Besmir Ujka, 15 vjeç, banues në fshatin Bardhaj. Ai kishte shkuar te vendi i grumbullimit të mbeturinave disa orë para se të ndodhte ngjarja, së bashku me motrën, duke mbledhur sende të ndryshme, që më pas i shisnin për të ndihmuar familjen. Mësohet se familja e viktimës përbëhej nga babai, emigrant në Greqi, nëna e papunë dhe dy motra më të vogla. Familja Ujka jeton në kushte tepër të rënda ekonomike, që kanë detyruar fëmijët që çdo ditë, nga mëngjesi deri në darkë, të gjejnë bukën e gojës në fushën e plehrave.

Dëshmitari okular i kësaj ngjarjeje, Sokoli 13-vjeçar, tregoi dje për gazetën detajet e ngjarjes së rëndë: "Ishim me Besmirin dhe motrën e tij. Kishim kohë që po gërmonin te mbeturinat për të gjetur hekur, kanoçe, lekë të humbura e sende të ndryshme, pasi kështu jetojmë, duke gërmuar mbeturinat. Vajtëm te shkallët e Varrezave të Dëshmorëve për të luajtur, pasi nuk kishim gjetur asgjë dhe kur pamë që erdhi makina e mbeturinave vrapuam drejt saj. Kështu bëjmë sa herë vjen makina. Për të parë nëse kishte sjellë ndonjë gjë për ne, u afruam kur filluan të shkarkoheshin plehrat. Kur makina nisi shkarkimin, Besmiri vuri re dymijë lekë të vjetra dhe thirri: U një dymijëlekëshe, po e marr! Vrapoi për ta marrë, por ndërkohë plehrat që po shkarkoheshin e zunë dhe mbeti i mbuluar nga mbeturinat sa hap e mbyll sytë. Në këtë moment makina u largua, pasi siç duket nuk e ka vënë re dhe unë me motrën e Besmirit filluam të bërtasim ‘Ndihmë! Ndihmë!‘. U munduam ne vetë ta nxirrnim, por nuk mundëm, pasi kishte shumë mbeturina. Më pas erdhën ca banorë të lagjes që na dëgjuan duke bërtitur. Edha ata nuk mundën ta nxjerrin Besmirin nga plehrat. Më vonë erdhi një fadromë që hoqi mbeturinat dhe nxori trupin e shokut. Nuk më besohej. Nuk e kuptova se si ndodhi aq shpejt".

Sapo mbaroi bisedën me ne, Sokoli u fut përsëri në grumbullin e plehrave dhe filloi të gërmonte, edhe pse aty sapo kishte gjetur vdekjen shoku i tij. "Unë po vazhdoj, se duam të hamë bukë. Jemi një familje e varfër, prindërit janë pa punë dhe dua t‘i ndihmoj", tha Sokoli.

Fusha e plehrave

Fusha e grumbullimit të mbeturinave te Varrezat e Dëshmorëve, sipas Bashkisë së Shkodrës nuk përdoret më për këtë qëllim. Ky deklarim i bashkisë u bë kur shoqatat e veteranëve ngritën zërin për atë që e quajtën "përdhosje" të dëshmorëve. Por ngjarja tragjike e pasdites së djeshme vërtetoi se aty jo vetëm hidhen mbeturinat, por një numër familjesh të varfra të Shkodrës e kanë këtë fushë plehrash të vetmen mundësi jetese

Policia: Shoferi nuk pa gjë

Policia e Shkodrës bëri të ditur dje se ka shoqëruar në komisariat shoferin e makinës së plehrave, Agron Zenelaj. Shoferi është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Burimet policore sqaruan gjithashtu se nga hetimet e para është konkluduar se drejtuesi i makinës së plehrave nuk ka pasur dijeni se pas makinës, në momentin që po shkarkoheshin plehrat, ka pasur fëmijë.

GAZETA SHQIP
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 6 vizitorë
Lexuar: 875 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi