Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
AZEM BEJTĖ GALICA ( PJESA - IV )
Publikuar më 08 korrik, 2009 nė orėn 18:58 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nė 85-vjetorin e betejės sė fundit tė Azem Bejtė Galicės

SHOTĖ GALICA KRYESON ĒETĖN

Historia e popullit shqiptar ėshtė pėrplot data dhe ngjarje nė tė cilat, krahas burrave, morėn pjesė edhe gratė shqiptare. Ato me forcėn dhe fuqinė e vet, kur kėrkohej mbrojtja e atdheut, nuk i pėrfillnin zakonet e vjetra dhe kanunet e mykura, por dilnin maleve, pėrkrah vėllait, burrit apo djalit dhe luftonin pėr lirinė dhe pavarėsinė e vendit. Pothuajse s’ka luftė a betejė qė e kanė zhvilluar shqiptarėt kundėr armiqve tė ndryshėm e ku tė mos kenė marrė pjesė edhe ato.
Popujt mė tė vjetėr tė Ballkanit, ilirėt dhe grekėt e ēmonin shumė gruan. Plaku i menēur Midani thoshte: “Aty ku mungon gruaja, asaj duhet bėrė njė shtatore prej druri”. Ndėrsa tė parėt tanė, ilirėt aq shumė e ēmonin atė saqė qysh nė shekullin II p.e.s. pranuan qė nė krye tė shtetit tė vėhet njė femėr, mbretėresha TEUTĖ.
Gjatė kohės sė mesjetės raportet shoqėrore ndaj gruas ndryshuan. Zakone dhe kanune tė ndryshme rėnduan mbi supet e saj. Rendi shoqėror feudal e detyronte gruan tė mbante nė duart e saj jo armėn dhe parmendėn, por djepin dhe furkėn, pa tė cilat ajo nuk mund tė justifikonte praninė e saj nė familjen e burrit.
Roli i gruas shqiptare do tė vlerėsohet drejt dhe do tė ēmohet lart gjatė Rilindjes Kombėtare. Kėshtu ideologu dhe shkrimtari ynė i njohur Sami Frashėri duke folur pėr gruan shkruante: “Lumturia e njė kombi varet nga edukimi i femrės sė tij”.

Shote Galica




Rilindėsit shqiptarė, nė pėrgjithėsi e ēmonin gruan. Ajo nė veprat e tyre del e bukur si Helena, qė ishte bėrė shkak i luftės sė Trojės, besnike si Penelopa, qė aq vjet e priti Odiseun dhe inteligjente si Minevra, qė aq zellshėm e ka ndihmuar Prometheun.
Pjesėmarrja e femrave tona nė beteja tregon se luftėrat tona kanė qenė tė drejta dhe kanė pasur karakter mbrojtės e ēlirimtar. Kėtė e dėshmon edhe mendimi i Sami Frashėrit: “Nė cilėn anė tė luftės sheh se gratė kanė rrokur armėt, mos dysho nė tė drejtėn qė ka ajo anė, sepse gruaja nuk i kap armėt pa qenė gjendja e padurueshme”.
Gruaja dhe vajza shqiptare mė parė e ka pėrqafuar vdekjen se sa turpin dhe robėrinė. Ajo, kur ėshtė gjetur ngushtė dhe e pambrojtur, nė pamundėsi pėr t’u mbrojtur, me armė i ka dhėnė fund jetės para se tė bjerė nė dorė tė armikut. Kėtė e dėshmojnė toponimet dhe emrat e shumė vendeve si: “Kuvendi i gocave” nė Martanesh, “Shkėmbi i vajzės” nė Vuthaj tė Gucisė, etj., tė cilat janė tė lidhura me flijimet e vajzave tė rrethuara nga turqit.
Pos vetėflijimit gruaja shqiptare u dallua edhe si luftėtare. Kėshtu qysh mė 1639 kur Vuēi Pasha, bejlerbeu i Bosnjės e rrethoi Kelmendin dhe nė dimrin e egėr u mundua t’i gjunjėzojė kelmendasit, bija mė e bukur e tyre NORA apo siē do tė quhet mė vonė Judita shqiptare, vendosi tė sakrifikohet pėr vendin e vet. Ajo shkoi nė tendėn e beut dhe e theri me briskun qė e kishte fshehur nė gji. Rrugėn e saj e vazhduan edhe shumė malėsore tė tjera. Tringė Smail Ivezaj (1780 - 1917) nga Gruda, qė nga fėmijėria vishet si djalė (i ati Samil Martini nuk kishte djalė) 113dhe lufton trimėrisht nė betejat e Malėsisė sė Madhe. Pėrkrah saj shquhet edhe reja e Degė Gjon Lulit - Nore Kolja nga Hoti. E kėsaj periudhe ėshtė edhe Bikė Alija nga Shtupeqi i Madh, e cila mė 1909 i preu shtatė nizamė turq. Luftėtare tė dalluara janė edhe: Mire Tėrbaqja nga rrethi i Vlorės, Hasimja nga rrethi i Lipjanit, Hajria e cila e pret burrin nga Shkodra pėr vėllezėrit e vrarė, Myslimja, Ajetja e Demė Ahmetit nga Mavriqi, etj.
Nė mesin e gjithė kėtyre fyrtyrave historike tė grave dhe vajzave shqiptare, qė u pėrmenden dhe atyre qė nuk janė pėrmendur, qėndron si njė mal me kurorė NUSJA E MALEVE, heroina e popullit, amazonja shqiptare Qerime Halil Radisheva, e skalitur nė faqet e hisotrisė me emrin SHOTĖ GALICA (1895 - 1927). Ajo veēohet nga tė tjerat se ishte edhe udhėheqėse luftarake dhe dymbėdhjetė vjet nuk e lėshoi pushkėn nga dora. Krahasimi mė i qėlluar ėshtė ai me Zhan D’Arkėn franceze. Zhan d’Arka 17-vjeēare, kur Franca sulmohej prej anglezėve, i vesh rrobat e burrave dhe u prin francezėve nė luftė, duke korrur fitore disa vjet me radhė. Kur burgoset, para gjyqit anglez, nė pyetjen se ēka e shtyri t’i marrė malet ajo u pėgjigj: Dashuria pėr Francėn. Edhe Shota 19-vjeēare doli maleve e shtyrė nga njė dashuri e vetme: Dashuria pėr Kosovėn.
Fshati mė verior i Drenicės sė Kuqe, nė kufi me Koloshinin, ėshtė Radisheva. Ky fshat ka bėrė emėr nė historinė tonė kombėtare. Sa e sa herė ėshtė djegur dhe rrafshuar me tokė nga armiqtė e ndryshėm dhe prapė ėshtė gjallėruar. Ajo shtrihet nė njė luginė, pėrgjatė njė lumi tė kulluar qė qetas rrjedh nga bjeshkėt e larta.
Banorėt e Radishevės janė njerėz tė vyeshėm dhe tė ndershėm. Bujaria dhe trimėria e tyre pėrmenden kudo. Pasuria e tyre kryesore ėshtė bjeshka qė i rrethon, e pasur me drunj e kullosa.
Nė kodrėn mbi fshat, andej kah Runiku, jetonte Smajl Tahiri me djalin Sejdiun. Edhe Sejdiu e kishte njė djalė, Halilin. Halil Sejdiu si gjithė moshatarėt e vet u rrit nė varfėri dhe skamje. Por nga tė tjerėt e dallonte njė zgjuarėsi dhe trimėri e veēantė. Babai e martoi me Salėn, bijėn e Mujės nga Klina e Poshtme. Kėtyre dy bashkėshortėve u lindėn shtatė fėmijė, gjashtė djem e njė vajzė. Djemtė, secili mė i zoti se tjetri, i pagėzuan me emrat: Nezir, Beqir (Beqė), Salih, Mehmet (Met), Mujė dhe Rexhep (Rexhė).
Vajzėn e vetme e pagėzuan Qerime. Ishte e bukur si zanė mali. Babai e donte mė shumė se djemtė. Gjithmonė e merrte me vete nėpėr kuvende burrash dhe nga dashuria nuk e thėrriste nė emėrin e vet, por e quante SHOTĖ. Ky emėr pėrkėdhelės dalėngadalė do ta zėvendėsojė emrin e saj tė vėrtetė dhe do tė mbetet i shkruar me shkronja tė arta nė altarin e historisė sonė kombėtare. Kur u rrit pak nisi t’i bjerė ēiftelisė dhe tė kėndojė kėngė trimėrie. Nuk kishte kuvend a gazmend qė mbahej nė Radishevė e rrethinė qė nuk merrte pjesė edhe vajza me gėrsheta tė gjatė e me zėrin e saj melodik qė edhe gurėt i bėnte tė lotojnė.
Familja e Halil Sejdisė ėshtė e njohur edhe pėr trimėri. Qysh mė 1909-10 kur ushtria turke e dogji Radishevėn, anėtarėt e kėsaj familjeje u dalluan pėr rezistencė. Edhe Shota e la ēiftelinė dhe bashkė me vėllezėrit dhe burrat e tjerė iu rrek maleve. Heronjtė e kėngėve, qė deri dje i kishte kėnduar dhe heroizmi i burrave tė Radishevės, e frymėzuan qė edhe vetė tė vepronte si ata. Nga ky moment e la ēiftelinė dhe e rroku pushkėn.
Qė nga periudha e Skėnderbeut familjet e trimave dhe dyert bujare kanė lidhur krushqi midis tyre. Ato, sado larg mes veti, i lidhnin shumė gjėra e mbi tė gjitha lufta e pėrbashkėt kundėr armikut tė pėrbashkėt. Kėshtu edhe familja e Halil Sejdisė lidhi miqėsi me familjen e Bejtė Galicės. Bejta ia dha vajzėn Mihanėn pėr djalin e madh - Nezirin. Kjo miqėsi do tė forcohet mė shumė, mė 1915, kur Shota martohet me djalin e Bejtės, Azemin.
Ē‘ėshtė e vėrteta, Azemi dhe Shota ishin fejuar mė parė, mė 1912. Dashuria e tyre kishte filluar edhe mė herėt, kur Azemi djalosh shkonte nė Radishevė dhe me ėndje dėgjonte kėngėt e bukura qė i kėndonte Shota me zė shtojzovalleje. Mirėpo ngjarjet rrodhėn ndryshe. Azemi u burgos dhe u dėrgua thelė nė burgjet serbe deri mė 1915. Shota besnike e priste tė fejuarin.
Kaluan muaj e vite. Trimi po vuante nė burgjet e Serbisė, ndėrsa Vasha po e pėrgatiste pajėn e nusėrisė. Dhe, njė ditė u thyen dyert e burgjeve, u vranė rojat, u kapiten malet dhe Trimi u gjend nė Radishevė. Ishte fundi i vitit 1915. Azem Galica dhe Halil Sejdia u morėn vesh me dy fjalė: Martesa e tyre tė bėhej pa dasmė, pa bujė. Ishte kohė lufte dhe armiku priste te pragu i vatrave tona. Shota, shpejt e shpejt, u bė gati, lidhi gėrshetat, e vuri plisin e bardhė nė kokė dhe i hipi gjogut. Babai e rroku ngryk dhe ia dhuroi nagantin e vet (revole me mulli), duke i uruar jetė tė gjatė e luftė tė mbarė. Trimi dhe Vasha, hipur mbi kuaj e tė pėrcjellė nga shokėt besnikė u nisen pėr nė Galicė.
Galica, edhe pse pa dasmė, u bėri pritje madhėshtore. Breshėritė e pushkėve ēlirimtare e pėrshėndeten nusėrinė e Shotės. Azemi u tha shokėve e bashkėfshatarėve: ”Ēetės sonė iu shtua edhe njė pushkė!”
Nė emėr tė luftėtarėve u pėrgjigj mė i moshuari:
“Mirė sė na erdhe, o Nusja eTrimit, por ne do tė tė thėrrasim NUSJA E MALEVE, se ti qenke burrė e shkuar burrit. Kėto male do ta ruajnė hijeshinė tėnde, se ti ua fale nusėrinė atyre”. 112
Me kėtė emėr, Nusja e Maleve, do tė thirret nga tė gjithė. Edhe nė krijimet e ndryshme poetike dhe nė kėngėt qė i kushtohet asaj do ta gjejmė me kėtė emėr. Poetesha kosovare, Dritė Azemi-Kelmendi, nė poezinė “Nuse e panusėruar” pos tjerash shkruan:

A e mbanmend Qyqavicė plakė?
Nusen e Maleve mbi kalė
E bukur me plisin e bardhė,
A e mban mend Radishevė?
Bijėn tėnde syshpatė
A tė kujtohet moj Galicė?
Nusja trime nė Drenicė…

Muajt e parė tė martesės, pak a shumė do tė kalojnė pa luftime dhe trazime tė mėdha. Pas njė viti, mė 1916, atye do t’u lind njė djalė. E pagėzuan SADRI dhe tė gjithė u gėzuan. E mori vesh Drenica dhe mbarė Kosova. Por, pas gjashtė muajsh, djali vdes. Ky ishte fėmija i parė dhe i fundit i Shotės. Fėmijė tė saj do tė bėhen jetimėt e mbetur pas betejave, tė cilėt i donte shumė.
Nė verėn e vitit 1916 Shota u betua se kurrė nuk do t’i ndahet burrit nė luftėrat dhe betejat pėr liri dhe pavarėsi tė Trojeve Etnike Shqiptare. Dhe, qė nė betejėn e parė, qė u zhvillua nė Galicė, tė dy bashkėshortėt vendosen ta marrin mbiemrin e pėrbashkėt- GALICA. Me kėtė mbiemėr i gjejmė kudo. Ata edhe nė biseda dhe krijime artistike pėrmenden tė pandarė. Ashtu qė nė jetė, ashtu mbetėn nė zemrat tona. Poeti do tė thotė:
Azemi - sokol djali
Burrė me Besė e Trimėri
Shota - Nuse Mali
Rreze mbi Arbėri.

Dalja e Shotė Galicės nėpėr male, nė fillim u prit keq dhe hasi nė reagime tė shumta. Ka pasur njerėz qė janė larguar nga ēeta pėr shkak tė saj. Ajo ishte e vendosur nė rrugėn e saj tė drejtė dhe e kishte pėrkrahjen e burrit e tė familjes. Dalja nė mal, e veshur si burrė, kishte rėndėsi tė dyfishtė: e luftonte armikun, qė ua kishte marrė lirinė dhe, nė anėn tjetėr i luftonte zakonet prapanike, tė cilat femrėn shqiptare e kishin robėruar dyfish.
Trimėria dhe heroizimi i saj shpejt ua mbyllėn gojėn atyre qė flisnin dhe mendonin ndryshe. Ata qė nė fillim, ishin larguar nga ēeta dhe kishin folur keq pėr te, ktheheshin tė turpėruar dhe i kėrkonin falje. Krahas burrit edhe emri i saj u bė tmerr pėr armiqtė. Heroizmi i saj u pa, posaēėrisht, nė vitin 1921, kur pa i treguar Azemit, e veshur si grua i hyn brenda nė shtėpi naēallnikut tė Mitrovicės dhe e nxjerr jashtė qytetit. Nė Shipol e vret duke i thėnė:

Naēallnik, he fytyrzi
Boll ke dalė shpi pėr shpi
Boll me gra ke ba mahi
Ke vra fėmi tuj pi n’gji
Tash po sheh grua me sy
e djeg veten tė vret ty.
Rreptė po qet Shota allti
Duken n’tokė e ka shtri.

Shotė Galica nuk iu nda burrit deri nė vdekje. Mori pjesė nė ēdo aksion e nė ēdo betejė. Nuk harrohet lufta e saj heroike nė fshatin Obri, mė 6 mars 1917 dhe kujdesi qė tregoi pėr 6 muaj rresht derisa shėrohet Azemi.
Krahas luftės me armė, Shota e ēmonte edhe luftėn me penė. Ajo thoshte: “Shtylla e kombit ėshtė shkolla nė gjuhėn e nėnės”.116 Shoqėrohej shumė me Igballe Prishtinėn dhe librat qė ua sillte Hasani nga mėrgimi i shpėrndanin nė popull. Edhe vetė sa ishe nė “Zonėn Neutrale tė Junikut” e kishte mėsuar shkrim-leximin nga mėsuesi patriot Nimon Ferizi. Nga natyra posedonte njė virtyt tė lartė, oratorinė. Fjala e saj peshonte nė ēdo kuvend. Shumėherė ndėrhyrja e saj i ka penguar ngatėrresat ndėrvėllazėrore, siē ka ndodhur me rastin e vrasjes sė Beqir Vokshit dhe Zefit tė Vogėl. Disa herė ka kryesuar dhe ka pritur delegacione tė ndryshme nė bisedime. Gjuha e saj e ėmbėl, kur e kėrkonte puna, nxirrte edhe fjalė shpotitėse. Kėshtu, njėherė, kur Zenel Ēaushi i Gradicės i pati thėnė: “Gjynah āsht me bajtė grueja tesha t’burrave”, ajo ia kishte kthyer: “Edhe ti Zoti Ēaush, kishe bā ma sevap dhe ishe dok mā i mirė me i pas vesh teshat e grave”.
Edhe ditėn e 15 korrikut 1924, nė Betejėn e Galicės, ajo u shqua me trimėrinė e saj. Pasi e ndihmoi burrin pėr ta ēarė rrethmin i grumbulloi familjet e Galicės (gratė dhe fėmijėt) dhe nėpėr tym e flakė i pėrcolli jashtė rrethimit. Qėndrimi i saj burrėror shihet nė takimin me xhandarėt shqiptarė: Bajram Selacin dhe Kosum Gėrdocin, tė cilėt pa tė keq, interesohen pėr gratė e Azem Bejtė Galicės. Ajo, edhe pse e veshur si grua dhe nuk njihej, lajmėrohet dhe i drejtohet turmės: “Oj motra, mos harroni, kur tė kruhet lufta i tregoni Azemit se gratė e tij i kanė arrestuar Bajram Haliti nga Selaci dhe Kosum Gėrdoci nga Llapi”. Ata tė frikėsuar i betohen se u intresuan pėr t’u ndihmuar qė tė dalin jashtė rrethimit. Vėrtet ata u prinė, duke i ēuar andej ku s’kishte ushtarė, deri nė Kozhicė.
Edhe kur e gjen Azemin e plagosur, tė shtrirė nė vig, Shota mban qėndrim stoik dhe burrėror. Nuk ligėshtohet por i jep zemėr atij dhe shokėve. Natė e ditė i qėndron te koka. Edhe kur i vdes burri nė prehėr ajo bėhet e fortė. Pasi i derdh dy pika loti, qė nuk i pėrmbajti dot, u jep gajret shokėve dhe nuk i lejon tė ligėshtohen e tė hutohen. Vetė e udhėheq pėrgatitjen pėr ta lėshuar nė shpellė. Me duar tė veta, e ndihmuar nga shokėt, e varros nė thelėlsinė e tokės, pėr ta ruajtur sekretin dhe betohet se do ta vazhdojė luftėn, nė ballė tė ēetės, nėn emrin e tij dhe thirrjen: “O, prite, prite, Azem Galicėn!”. Pas varrimit do tė kalojė nė Shkodėr, bashkė me trimat e mbetur gjallė nga ēeta kreshnike dhe me disa fėmijė tė mbetur jetima.
Me vrasjen e Azem Galicės pothuajse mori fund edhe Lėvizja Kaēake e Kosovės. Ato pak ēeta tė mbetura luftonin aty-kėtu nėn thirrjen e njohur “O, PRITE, PRITE, AZEM GALICEN!” Ende nuk dihej pėr vrasjen e tij. Ajo kishte mbetur enigmė, jo vetėm pėr armikun, por edhe pėr shumicėn e popullsisė shqiptare. Armiku interesohej pėr ta marrė vesh vdekjen e tij. U paguan njerėz pėr tė hulumtuar nė terren. Pyetnin kudo dhe pėrgjigjet ishin tė ndryshme: “disa po, disa jo, e disa nuk dimė gjė”. Edhe krimineli i njohur nga Istogu, ēetniku Miliq Kėrstiqi e kishte ndalur, kur po shkonte tė bluajė nė Istog Ajet Paliqin e Qubrelit dhe e kishte pyetur: “A u vra Azem Bejta?” Ky ia kishte kthyer: “Mė shumė janė asi qė po thonė nuk u vra se asi qė u vra”.
Shotė Galica, pasi qėndroi disa ditė nė Shkodėr dhe pati takime me Hasn Prishtinėn, Bajram Currin dhe anėtarėt tjerė tė Komitetit tė Kosovės, u kthye nė Kosovė pėr ta vazhduar rezistencėn e armatosur kundėr pushtuesve serbė. Pėr ta dėrguar nė vend amanetin e Azemit dhe pėr ta pėrfocuar bindjen se ai nuk ka vdekur, ēeta e saj bashkė me ēetėn e Mehmet Delisė (Mehmetit tė Vogėl) e zhvillojnė njė luftė tė ashpėr nė Prekaz, nė lagjen Mehaj. Aty i zėnė ngushtė edhe vetė naēallniku i Deviēit ishte trishtuar dhe kur e shpėtoi kokėn pohonte se me sy e kishte parė Azem Bejtė Galicėn qė e udhėheqte betejėn. Kėto fjalė patėn efekt te armiku dhe ngjallėn tmerr e panik.
Nė muajin janar 1925 ajo me ēetėn e vet e ndihmoi Bajram Currin nė bjeshkėt e Dragobisė. Atje qėndroi deri nė fillim tė marsit, kur kthehet nė Drenicė. Plaku i Maleve ngjitet nė Majen e Hekurave dhe strehohet nė Shpellėn e Dragobisė. Mė 29 mars 1925 forcat mercenare nė krye me Kadri Mehmetin e likuidojnė kėtė kreshnik (e vret veten me fishekun e fundit). Vrasja e Bajram Currit e demoralizoi Shotėn, por nuk u ndal nga lufta pėr liri. Zėri i saj po dėgjohej kudo nė Kosovė.
Pas shkatėrrimit tė “Zonės sė lirė tė Drenicės” qeveria serbe, me shumė me dredhi e pabesi, sesa me forcė e ushtri, po i likuidonte luftėtarėt e ēetave. Kėshtu nė Kotorr u dėrgua prifti Angjelko Neshiqi pėr bisedime dhe nė besė u vra Xheladin Luboveci dhe Beqir Azemi. Po atė ditė, nė Belicė, u vra trimi i Padalishtės Kamber Loshi. Kėshtu brenda 7-8 muajve u vranė shumė udhėheqės tė ēetave kaēake - kryengritėse.
Luftėn e fundit Shotė Galica me ēetėn e vet e zhvilloi nė Llaushė. Nė vjeshtėn e vitit 1926 shkon nė kėtė fshat. Sipas taktikės sė Azemit edhe kjo ēetėn e ndan nė dy grupe. Natėn i hetojnė dhe i rrethojnė xhandarėt. Nė mėngjes fillon lufta. Dikur pas dite u vjen nė ndihmė edhe ushtria me njė top malor. Fillon betej e pėrgjakshme. Shota plagoset rėndė, por qėndron. U ndihmojnė edhe burrat e fshatit dhe dikur kah mbrėmja dalin jashtė rrethimit. Asaj rruge, pasi i mori disa fėmijė tė shokėve tė vrarė, niset pėr nė Shqipėri. Po shkonte pėr tė mos u kthyer mė kurrė. Ishte kjo lmtumira e saj e fundit pėr Kosovėn e dashur, pėr kėtė tokė qėdymbėdhjetė vjet e mbrojti me pushkė nė dorė.
Kur kaloi nė Shqipėri, nė fillim u vendos nė Shullaz e mė vonė nė Derven tė Fushė-Krujės, nė njė shtėpi pėrdhese. Me vete e kishte Allēin e Azemit dhe armėt e tij qė ia pati hequr kur e varrosėn nė shpellė. Aty pranė i mbante edhe disa fėmijė jetimė, pėr tė cilėt mezi siguronte bukė. Plaga e rėndė qė e mori nė betejėn e Llaushės, mėrzia pėr Kosovėn e robėruar e tė lėnė nė mjerim, dhembja pėr jetimėt kosovarė, qė po hiqnin tė zitė e ullirit e dobėsuan shumė. Gishtat e dorės sė djathtė ia prenė mjekėt se iu kishin ngrirė nėpėr male duke e mbajtur pushkėn. Ta shikoje kėtė luaneshė tė dikurshme qysh ishte tretur, tė prekte nė zemėr. Ishte bėrė asht e lėkurė dhe po pėrjetonte ēaste tė vėshtira. Mezi e siguronte kafshatėn e bukės pėr vete dhe pėr jetimėt qė i rriste. Nga skamja u detyrua ta shes ėdhe pasurinė e fundit qė e kishte, kalin e Azemit. Kalin e kishte qitur nė treg Plaku i Ēetės, Bekė Hyseni. Njė kosovar e kishte njohur kalin dhe e kishte paguar dyfish duke thėnė se do ta kthej nė Kosovė. Edhe nipi i Azemit, Bejtushi (djali i Seferit) qė gjatė sundimit nolian e kishte regjistruar nė shkollė, nė Tiranė, njė kohė i sėmurė nga malarja qėndroi te Shota (edhe ai ka vdekur pak pas saj).
Nė gjendje mjeruese jetonin tė gjithė kosovarėt. Ata detyroheshin tė punonin gjithėfarė punėsh tė rėnda pėr tė jetuar. Dy vėllezėrit e Shotės nuk kishin mundėsi t’i ndihmonin motrės asgjė, se edhe vetė jetonin pėr gazep. Edhe ata, Mehmeti dhe Salihu, i mbanin nga dy-tre fėmijė jetimė.
Mė 14 dhjetor 1926 ajo u drejtohet organeve qeveritare ku u shkruante: “Unė jam shoqja e Azem Galicės nga Kosova. Gjendem nė katundin Shullaz tė Krujės. Ndodhem me katėr jetima e jam tue vdek nga uria”.
Ahmet Zogu, jo qė nuk i ndihmoi, por vendosi qė tė t’i hakmerret. Ai Azemin e kishte pas dėnuar me vdekje, nė mungesė. Tash i erdhi rasti tė hakmerret nė gruan e tij tė sėmurė. U pėrpoq ta gjejė ndonjė mjek qė do ta helmonte nė spital ku ishte shtrirė pėr t’u shėruar. Njė ditė jetimėt kosovarė i grumbulluan pak lekė dhe pa e pyetur askėnd i kėrcyen telat e jetimores dhe shkuan ta vizitojnė “nėnėn e tyre” - SHOTĖN. Ata e lajmėruan pėr qėllimin e Zogut. Atėherė Shota e lėnduar nė shpirt dhe e dėrrmuar fizikisht e braktisi spitalin e Tiranės.
Ditėt e fundit tė jetės i kaloi nė Derven, nė atė shtėpinė e vogėl pėrdhese. Ishte lodhur dhe dobėsuar shumė. Kishte mbetur kockė e lėkurė.
Mė 10 korrik 1927, nė moshėn 32-vjeēare, nė gjendje tė mjerueshme, i mbyll sytė njėherė e pėrgjithmonė heroina shqiptare Shotė Galica. Kur po jepte shpirt, te koka i qėndronin: fėmijėt jetimė qė ajo i kishte mbajtur, e qė nė heshtje po qanin, dy vėllezėrit e saj dhe disa kosovarė tė tjerė.
Varrimi i saj nuk u bė nė heshtje, siē dėshironte qeveria e Ahmet Zogut. Nė pėrcjelljen e saj tė fundit erdhėn shumė njerėz nga rrethe tė ndryshme. Sipas porosisė sė saj varrimi u bė nė Fushė-Krujė.
Nė vitin 1962, Shteti Shqiptar ia ngriti lapidarin nė Fushė-Krujė duke e nderuar edhe me titullin e lartė HEROINĖ E POPULLIT. Kjo ngjarje, pos tjerash u pėrcoll edhe nga kėnga jonė. Kėshtu rapsodi i njohur kosovar, qė jetonte nė Shqipėri Dervish Shaqa - Muēa ia kushtoi njė kėngė, ku pos tjerash thuhet:

Mblidhen burrat n’log t’kuvendit
E po i pysin bjeshkėt e Kelmendit
- Ku ėshtė Shota e Azemi?
Ushtuan malet larg u ndienė
Nė Shqipėri ėshtė heroinė.
Kėndon Kosova, kėndon Drenica
Heroinė Shotė Galica
Shqipe mali me dy fletė
Dymbėdhjetė vjet luftoi nė ēetė...

Njė tjetėr pėrmendore i ėshtė ngritur edhe nė qytetin e Kukėsit, punuar nga skulptori i njohur Kristaq Rama.

Shote Galica nė Kukės



Edhe nė Kosovėn martire kujtimi pėr kėtė heroinė nuk u shua kurrė. Emrin e saj e mbajnė shumė shkolla, rrugė e institucione kosovare. Nė oborrin e shkollės fillore tė Obrisė, e cila qė nga viti 1968 e mban emrin “Shotė Galica”, qėndron krenar busti i kėsaj heroine, i punuar nga skulptori i njohur Aziz Islami nga fshati Murgė. Ekzistojnė shumė kėngė e hartime letrare pėr tė. Shkrimtari i njohur drenicar, Mehmet Kajtazi, mė 1995 botoi romanin historiko- letrar “Shotė Galica”.
Mė 1997, nė 70-vjetorin e vdekjes sė saj, Instituti i Historisė sė Kosovės, nė Prishtinė, organizoi Sesionin Shkencor me titull; ”Shotė Galica- Heroinė e Kombit”, ku u lexuan shtatėmbėdhjetė kumtesa, tė cilat, nė vitin 2003 edhe u botuan nė njė vėllim tė veēantė.
Por, edhe sot e kėsaj dite, urimi mė i dashur qė u bėhet vajzave kosovare ėshtė t’u thuash “U BĖFSH SI SHOTĖ GALICA!”

AZEMINE BEJTA - PINJOLL I FUNDIT I FAMILJES QĖ U SHKRI PĖR KOSOVĖN

Njerėzit e menēur nėpėr odat tona shpesh e kanė pėrsėritur mendimin se “Trimat nuk ėshtė mirė tė lėnė djem”. Ata e thoshin kėtė duke i pasur parasysh dy gjėra: e para, shumė herė ka ndodhur qė djemtė e trimave tė dalin tė kėqij dhe t’i pėrdhosin veprat famėmėdha tė etėrve tė vet, siē tregon edhe thėnia e moēme shqiptare “Prej Skėnderit del beteri” dhe dyta, kohėt ndryshojnė e njerėzit prej tyre kėrkojnė edhe tė pamundėren, ata qė nuk mund tė realizohet. Tė dyja kėto raste i ka provuar historia. Mirėpo ėshtė interesant se shumica e trimave shqiptarė s’kanė lėnė djem fare.
Edhe kryetrimi i Kosovės, Azem Bejtė Galica, nuk la djalė. Dy i pati, Sadriun me Shotėn, nė vitin 1916 dhe Ademin me Zojėn, nė vitin 1923, por nuk i jetuan mė tepėr se nga gjashtė muaj. Si gjithė njerėzit, edhe ai e dėshironte njė trashėgimtar, jo pėr pallate e pasuri, por pėr pushkė e trimėri. E dėshironte njė djalė qė ta vazhdonte luftėn pėr ēlirimin e tokave shqiptare qė ende po vuanin nėn thundrat e okupatorit serb. Ai, para se tė vdiste disa herė e kishte shqiptuar fjalinė: “Edhe njė mijė vjet po tė jetoja, pėr lirinė e Kosovės do tė luftoja!” Kėtė dėshirė e pati edhe mbarė populli shqiptar. Kėngėtari kėtė dėshirė e shprehu me vargje:

Azem Bejta trim i rrallė
kurr s’iu tremb syri atij,
tė kish lanė bile njė djalė
at vend tė vetin me e pėrtri.

Ai, njė javė para se tė ndėrronte jetė, emrin e vet e la peng pėr fėmijėn qė do tė lindte, pėr pinjollin e fundit tė gjakut tė vet. Nė Qyqavicėn legjendare, te Kroi i Ftohtė, ku dikur moti freskoheshin Zanat e Malit, u pagėzua fėmija ende i palindur. AZEM - po qe djalė, AZEMINE - po qe vajzė. Tok me emrin e la edhe qelibarin, qė edhe sot jetojnė bashkė, tė pandarė, si dėshmitarė besnikė tė njė ideali tė pashuar e plot optimizėm.
Fati e deshi dhe Zoja lindi vajzė. Emrin e kishte tė gatshėm - Azemine. Edhe qelibarin ia vunė nė djep, bashkė me emrin. Ishte gushti i vitit 1924. U lind, jo nė shtratin e butė tė lehonisė, por nė dushqet e maleve tė Drenicės, nė Shkozė tė Vėrbocit. Ajo erdhi nė kėtė botė vetėm pak ditė pasi babai i saj ishte varrosur nė fundin e errėt tė shpellės enigmatike “Ēuku qė kėrset”.
Nė tė vėrtetė, kur Azemin e plagosur e nisėn pėr nė Shqipėri, deri diku me ta shkuan edhe dy gratė e tij, Zoja dhe Hata. Nė malin e quajtur Shkoza e Vėrbocit u ndalėn pėr tė pushtuar. Zoja shtatzėnė ishte lodhur shumė. Azemi urdhėroi qė ajo mos tė vazhdojė mė tutje por tė ndalet aty, nė shtėpinė e Zenė Hajrės (i ardhur nga Gllareva nė Vėrboc) qė ishte e vetmja pranė malit...
Zoja me vajzėn e vogėl, Azeminėn, dy-tri vjet i kaloi nė fshehtėsinė mė tė madhe, duke jetuar sa kėtu sa atje, pa pasur vend tė caktuar. Pushteti ende ishte nė kėrkim tė Azemit dhe tė familjes sė tij. Nuk ishin tė sigurt pėr vdekjen e tij. Nė Pėrēevė e kishin hapur “varrin” e tij, qė shokėt e patėn improvizuar pėr ta mashtruar armikun (ide e Mehmet Konjuhit), por nuk kishin gjetur asgjė brenda dhe shėrbėtorin qė i kishte informuar e kishin ēmendur, duke e rrahur me dru. Kjo e shtoi dyshimin se ai ėshtė gjallė. Edhe banorėt e “Arbėrisė sė Vogėl” ende nuk ishin kthyer nė vatrat e tyre tė djegura. Ata jetonin ndėr shokė e ndėr miq.
Mė 1927 u ringjall jeta nė fshatrat e djegura. Ata qė i kishin shpėtuar masakrės u kthyen nė trojet e veta. Hashimi i Bahtirit me nėnėn e Abdylit (Fatėn) shkojnė e marrin vajzėn e Azemit dhe e sjellin nė Galicė. Ajo vendoset nė shtėpinė e Hashimit dhe rritet me nėnėn Ajshe, siē e quante ajo nėnėn e Hashimit.
Nė vitin 1943, nė moshėn 19-vjeēare, Azeminja martohet nė Llaushė, me Sefer Haxhinė. U bė dasmė e madhe. Erdhėn mbi 300 krushq pėr ta marrė nusen, nė mesin e tyre edhe Mehmet Gradica. Mė 1945 kur u bė ploja me Drenicė, ia likuiduan burrin. Kjo nuse e re e pa fėmijė, rimartohet nė Klinė tė Poshtme me Alush Bilallin. Prej vitit 1989, kuri vdes edhe burri i dytė, meqė nuk pati fėmijė, jeton nė Galicė, te djemtė e Hashimit, aty ku ėshtė rritur. I gjithė fshati e do dhe e nderon. Tė gjithė e thėrrasin Dada Azemine. Edhe ajo i respekton tė gjithė dhe i konsideron vėllezėr e motra.
Azeminja gjithmonė ėshtė nderuar dhe respektuar. Mė 1971 kur u nxorėn eshtrat e Azem Bejtė Galicės, ajo vendosi pėr rivarrimin e tyre. “Dėshira ime - tha ajo - ėshtė qė eshtrat e babait tė pushojnė aty ku e bėri luftėn e fundit, te themelet e kullės, qė mė 1924 u pėrballoi topave tė kralit serb”. Edhe pse ai vend, trualli rreth kullės, ishte bėrė pronė e tjetėrkujt (e Hajriz Halitit) dėshira e saj u plotėsua pa pengesa. Aty u bė rivarrimi. Edhe nė manifestimet e tjera kushtuar kėtij heroi si nė zbulimin e bustit nė Prekaz (1974), nė Dubovc (1990), ajo ishte nė krye tė vendit.
Edhe mė 25 korrik 1989, kur u bė zbulimi i obeliskut nė Galicė dhe u mbajt tubimi i madh popullor, ajo ishte tok me turmėn qė e pėrfaqėsonte mbarė Kosovėn. Ajo, sa e gėzuar, aq edhe e mallėngjyer thoshte: “Mė kurrė nuk them se jam e vetme dhe babai nuk mė ka lėnė vėllezėr. Gjithė kėta njerėz: burra e gra, tė rinj e tė reja, janė fėmijėt e babės dhe vėllezėrit e motrat e mia. Tė gjithė kanė ardhur ta pėrgėzojnė pėrmendorėn e babės dhe tė tregojnė se kurrė nuk e harrojnė. Kurrė s’kam qenė mė e lumtur se sot kur tėrė Kosovėn po e shoh nė Galicė”.

Azeminja-vajza e vetme e Azem Galicės


Tash i ka mbushur 70 vjet. Ende ėshtė e fortė dhe vitale. Njė ditė, nė shenjė pėrkujtimi pėr 70-vjetorin e luftės heroike tė Azem Bejtė Galicės dhe Epopenė e Arbėrisė sė Vogėl si dhe 70-vjetorin e lindjes sė saj, shkuam dhe biseduam me tė. I erdhi mirė qė e shtruam kėtė temė. Pasi e ndezi njė cigare, kaherė e pinte duhanin, e nisi rrėfimin:
-“Babain nuk e njoha - vėllai im - se vdiq para se tė lindesha unė. Ai ma la emrin. U rrita fshehurazi, pa e gėzuar fėmijėrinė. U rrita me nėnėn Ajshe, tė cilėn pėr ēdo mbrėmje kur shkonim pėr tė fjetur, e lodhja me pyetje rreth familjes sime. Sa isha e vogėl ajo m’i fshehte gjėrat. Kur i mbusha 10 vjet vendosi tė mė tregojė pėr tė gjitha. Njė pasdarke, kur shkuam nė dhomėn e fjetjes, ajo m’u drejtua mekėto fjalė:
“Dėgjo me kujdes, bija ime. Si gjithė njerėzit edhe ti ke pasur familje. Familja jote u shkri pėr lirinė e Kosovės. Nga dera juaj dolėn trima qė nuk e duronin tė huajin tė votra dhe nuk pajtoheshin me robėrinė. Tė gjithė ranė pėr atdhe. Babėgjyshi yt, BEJTA, u vra nė Deviē mė 1907, nė luftė kundėr turqve osmanlinj. Dy mixhallarėt e mėdhenj, Seferin dhe Zenelin, t’i pushkatuan austrohungarezėt mė 1917 nė malin Gamna, afėr Mikushnicės. I treti, Ademi, vdiq nė Gradicė, pas plagėve qė i mori nė betejėn e pėrgjakshme qė e zhvilluan mė 1917 kundėr forcave bullgare nė fshatin Obri. Gjyshėn Sherife me bija e mbesa t’i pushkatuan serbėt nė malet e Dubovcit, mė 1920. Babai yt mbi 12 vjet u priu ēetave kaēake - ēlirimtare tė Kosovės. U detyruan ta rrethojnė me ushtri e me topa. Luftuan gjithė ditėn dhe u plagosėn. Vdiq pas disa ditėsh, pak para se tė lindėshe ti. Emrin ta la bashkė me qelibarin. Tash flej bija ime dhe nderoje emrin qė e mban, i cili ēdoherė do t’u ngjallė frikė armiqve”.
…Kėshtu e pata mėsuar pėr herė tė parė historinė e familjes sime. Mė vonė kėtė histori e dėgjova kudo nė trojet shqiptare” - e pėrfundon rrėfiminj Azeminja.
Dhe ne u ndamė tė kėnaqur nga ky pėrkujtim historik duke i uruar shėndet dhe jetė tė gjatė sa malet tona…
Dada Azemine, siē e thėrrisnim tė gjithė, e pėrjetoi edhe luftėn e lavdishme tė UĒK-sė. Hoqi mjaft e shkreta, sepse nuk kishte kurrfarė dokumenti, nuk kishte qenė fare e regjistruar. Ditėn qė u kthyua nė Galicė e takova nė rrugė. Mė pėrqafi fort dhe e pėrmalluar mezi mė tha: “ Edhe tė shkatėrruar e tė bėrė hi e pluhutr, kur e shoh Galicėn time se si mė ripėrtėrihet fuqia. E gėzofshi LIRINĖ!
Pra, ajo e priti lirinė, por e gėzoi fare pak.
Njė ditė, mė 2 gusht 1999, na e la lamtumirėn. E varrosem pranė tė atit, Azem Galica, ku, sigurisht, do tė prehet e qetė!

Nė nderim tė Azem e Shote Galicės

Historia na mėson se, zakonisht, tė gjitha punėt e mėdha fillin e kanė nė njė pikė fare tė vockėl. Kėshtu ngjau edhe me rastin e pėrkujtimit tė heronjve tanė tė mėdhenj Azem e Shotė Galica. Ata, vite me radhė, nga regjimet e huaja okupuese e ato antipopullore, ishin menjanuar e anatemuar mu si heretikėt e Mesjetės, por madhėshtia e tė bėmave tė tyre sfidoi tė gjitha prapėsitė e kohės zezonė dhe triumfoi suksesshėm.
Dhe, paskėtaj, sėrish, ēdo gjė nisi aty ku duhej, aty ku ata dy bashkėluftėtarė dhe bashkėshortė, lidhėn fatin e jetės e tė luftės, aty ku u nanurisen me kėngė trimėrie e aty ku, pėr herė tė fundit, mė15 korrik 1924, thurėn Epopenė e lavdisė, pra nė Galicėn trime tė Drenicės heroike.
Fillimviti 2003. Posa u rikėmbem pakėz nga shkatėrrimet e luftės sė fundit, Pllaka e Azem Galicės, e thyer copė- copė nga demonėt karpatianė, tė cilėn e kishim bėrė me mjete vetanake e me plot rreziqe qė para luftės, pėr ēdo ditė po na i vriste sytė e po na i cyste mendjet. Njė ditė, pikėrisht mė 10. 09. 2003, u tubuam nėn Lisin trenjakė dhe kuvenduam shtruar pėr tė bėrė diē tė mirė nė 80-vjetorin e Epopesė sė Arbėrisė sė Vogėl. Nė atė tubim formuan Kėshillin nismėtar nė Galicė. Edhe Vushtrri na kuptuan drejt dhe pa humbur kohė, mė 19. 11. 2003, me pėrkrahjen e pakursyer tė drejtorit tė DAKS-it, dr. Zenun Gjicaj, formuan edhe Kėshillin Komunal me kėtė pėrbėrje:

1. Bedri Tahiri,
2. Zenun Gjocaj,
3. Sabit Kadriu,
4. Melihate Basholli,
5. Remzije Zekolli,
6. Miran Halili,
7. Izet Miftari,
8. Ahmet Shuku,
9. Esret Uka
10. Avdullah Mulaku dhe
11. Azem Bekė Hyseni.

Mirėpo, qė tė ecte puna edhe mė mirė, Kėshilli, kohė pas kohe, u pėrtėri, duke inkorporuar brenda vetes njerėz tė dijes, tė vullnetit tė mirė, tė kulturės, tė niveleve mė tė larta. Fillimisht, Kėshilli doli me kėrkesat drejtuar KK tė Vushtrrisė:
1. Ndėrtimi i Kompleksit Pėrkujtimor “Azem e Shotė Galica” nė Galicė,
2. Shėnimi i 80- vjetorit tė betejės sė Arbėrisė sė Vogėl,
3. Oraganizimi i njė Akademie Pėrkujtimore nė Vushtrri

Nė ndėrkohė, ky Kėshill, krahas plotėsimit me njerėz (janė tė shumtė ata qė na ndihmuan kohė pas kohe, por dr. Liman Rushiti nuk na u nda kurrė), i zgjeroi edhe kėrkesat. Prej tyre dy ishin kryesore:
1. Bartja e eshtrave tė Shotė Galicės nga Fushė- Kruja dhe rivarrrosja e tyre nė Galicė, pranė bashkėluftėtarit dhe bashkėshortit Azem Galica dhe
2. Organizimi i njė Simpoziumi Shkencor nė Prishtinė.

Dhe, derisa, shumica e atyre qė i planifikuam u realizuan ashtu siē i kishim paraparė:
- U rregullua ambienti i Kompleksit,
- U bėnė dy varrezat e kryeheronjve, madje edhe varri Shotės, i cili mbeti si njė kenataf bashkėkohor,
- U rregullua varri i pėrbashkėt dhe Pllaka me emrat e tė gjitha tė rėnėve nė atė betejė,
- U bė rrethoja e Kompleksit etj.
Kjo e fundit, bartja e eshtrave tė heroinės Shotė Galica, sot e atė ditė ngeli ėnder e parealizuar, e qė ka njė histori tė gjatė e tė ēuditshme.
Siē theksuam nė fillim, krahas Kėshillit tė Pėrgjithshėm, u formuan edhe Komisione tė posaēme pėr punė tė caktuara. Kėshtu pėr Zhvarrosjen dhe rivarrosjen e eshtrave tė Shotė Galicės u formua njė Kėshill qė nė muajin mars 2003, i cili kishte kėtė pėrbėrje:
1. Bedri Tahiri
2. Dr. Liman Rushiti,
3. Dr. Zenun Gjiocaj,
4. Sabit Kadriu,
5. Remzije Zekolli

Kėtė aktivitet e nisem pėrmes Zyrės sė Shqipėrisė, gjegjėsisht pėrmes shefit tė Misionit, z. Bashkim Rama dhe shefit pėr kulturė, z. Ahmet Lala. Aty ishim me dhjetėra herė, ku lamė kėrkesa mė shkrim dhe morem premtime tė mėdha, por pa rezultate konkrete.
Grupit tona iu kanė bashkėngjitur edhe shumė tė tjerė, si: Muharrem Shabani, kryetari i Vushtrrisė, Sefer Pasha, oficer i lartė nga Tirana etj. Ky process zu tė pengohej e po pengohet ende edhe sot, nė forma tė ndryshme, sa kėtu, nė Kosovė, sa atje, nė Fushė- Krujė, nga individė qė hiqėn sit ė afėrm tė heroinės Shotė!!!
Kėrkesat e Kėshillit tė pėrhershėm: Dr. Liman Ruashiti, Berdi Tahiri dhe Dr. Zenun Gjocaj, mbushnin arkivin. Pos Zyrės sė Shqipėrisė nė Prishtinė, ku ishim shumė herė, ato ua parashtruam edhe:
- Kryeministrit Bajram Rexhepi (15. 01. 2004),
- Ministrisė sė Kulturės, Sportit dhe Rinisė, Prishtinė (15. 01. 2004),
- Ministrit Jakup Krasniqi (5 maj 2004),
- Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė Shqipėrisė (30. 04. 2004),
- Ministrisė sė Kulturės nė Prishtinė (4. 05. 2004),
- Ministrisė sė Shėrbimeve Publikė nė Prishtinė (4. 05. 2005),
- Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė (20. 05. 2005),
-Komisionit pėr zhvarrosjen e eshtrave dhe lapidarėve tė dėshmorėve dhe heronjve tė kombit (20. 05. 2005),
- Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė z. Alfred Moisiut ( 15. 06. 2005),
- Kryeministrit tė Kosovės z. Bajram Kosumi (28.06. 2005) etj.
Kėmbėngulėsisė sonė tė drejtė e plotėsisht tė arsyeshme, iu bashkangjitėn edhe Poeteshat Shqiptare nga tė gjitha trojet tona, tė cilat, mė 6 qershor 2008, ishin nė Galicė dhe, kur panė varrin e zbrazėt tė dadės Shotė, hartuan dhe nėnshkruan njė Peticion, drejtuar Institucioneve mė tė larta shtetėrore tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, me tė vetmen kėrkesė: Lejimin e bartjes sė eshtrave tė heroinės Shotė Galica nga Fushė- Kruja dhe rivarrimin e tyre nė Galicė, pranė bashkėshortit dhe bashkėluftėtarit Azem Galica!
E njėjta kėrkesė, mė 10. 07. 2008 (01 Nr. 406/08) ėshtė aprovuar edhe nė Kuvendin Komunal tė Vushtrrisė dhe e nėnshkruar nga kryetari z. Bajram Mulaku u ėshtė dėrguar: z. Fatmir Sejdiu, President i Kosovės, z. Jakup Krasniqi, Kryetar i Paralamentit tė Kosovės dhe z. Hashim Thaēi, Kryeministėr i Kosovės.
Pra, tashmė, problemi ėshtė shtruar nė nivele dhe rrugė institucionale, andaj presim dhe shpresojmė qė tė pėrfundojė ashtu siē duhet e siē meriton, duke i bashkuar kėta dy shpirtėra luftėtarėsh e bashkėshortėsh, bashkim ky qė nėnkupton bashkimin tonė moral e kombėtar!

* * *
Tė nderuar dhe shumė tė respektuar lexues!
Mė 14 korrik 2004, nė 80-Vjetorin e Betejės sė Galicės nėn udhėheqjen e Azem Bejtė Galicės dhe tė heroinės Shotė Galica, Kėshilli i lartėshėnuar, nė bashkėpunim me KK tė Vushtrrisė, organizoi Simpoziumin shkencor kushtuar kėsaj ngjarjeje historike dhe kryetrimit Azem Bejtė Galica, tė cilin ia besoi Institutit tė Historisė. Nė Simpozium u lexuan 22 kumtesa nga referues tė ndryshėm shkencorė nga Kosova, nga Shqipėria dhe nga Maqedonia.
Mė 15 korrik 2004, ditėn kur u zhvillua beteja para 80 vjetėsh, u mbajt Tubim popullor nė Galicė, ku morėn pjesė mijėra qytetarė nga mbarė trojet shqiptare. Nė Manifestim ishin tė pranishėm edhe strukturat politike e ushtarake tė vendit, pėrfaqėsuesit e Zyrės sė Shqipėrisė, nė krye me Bashkim Ramėn, profesorė e akademikė nga dy Institutet tona, studiues nga Maqedonia etj. Nė foltore dolėn Bedri Tahiri, i cili e lexoi edhe referatin kryesor, z. Hashim Thaēi, z. Bashkim Rama (ky premtoi se shumė shpejt eshtrat e Shotė Galicės do tė kthehen nė Galicė), z. Hajriz Demaku, bashkėluftėtari i Shaban Palluzhės etj.
Nė kėtė rast u bė edhe pėrurimi i fazės sė parė tė Kompleksit “Azem e Shotė Galica”, ku u zbuluan dy vepra monumentale: Varret dhe Pllaka e Azem e Shotė Galicės (Hashim Thaēi, Muharrem Shabani, Bedri Tahiri dhe Abdyl Krasniqi) si dhe Varri masiv me Pllakėn pėrkujtimore ku janė skalitur emrat e tė gjithė tė rėnėve tė asaj beteje (Dr. Liman Rushiti, Ramadan Gashi, Azem Hyseni dhe Bashkim Rama).
Nė fund, nė lokalet e shkollės fillore “Azem Bejta” nė Gjytet u shtrua njė drake pėr mysafirėt.
Pasdreke, nė orėn 17, nė sallėn e Shtėpisė sė Kulturės “Hasan Prishtina” nė Vushtrri u mbajt Akademi Pėrkujtimore, ku, pas fjalės sė drejtorit tė Institutit, dr. Jusuf Bajraktari dhe fjlaės pėrmbyllėse tė dr. Zenun Gjocajt, pėr herė tė parė u paraqitėn gjėsende personale tė Azem Galicės (Ora e xhepit, qelibari dhe mulliri i kafesė).
Mirėpo, paskėtaj sikur gjėrat morėn nė thua. Edhe pse kaluan plot pesė vjet, ato materiale nuk e panė dritėn.
Nė mungesė tė mjeteve materiale, Institituti i Historisė nukarriti t’I botoj ato kumtesa.
Ne, Kėshilli nismėtar, qė ishim tė interesuar t’i shihnim tė botuara kėto materiale, nuk na mbeti tjetėr veēse tė kėrkonim ndihmė nga donatorė tė mundshėm. Duke e ditur vlerėn e kėtyre punimeve dhe rolin e madh historik tė kryekomandantit tė Ēetave Kaēake Ēlirimtare, Azem Bejtė Galicės, formuam Kėshillin redaktues (Liman Rushiti, Zenun Gjocaj, Bedri Tahiri ) dhe, pasi i shoshitėm tė gjitha mundėsitė, u pėrcaktuam qė t’i drejtohemi PTK-sė, gjegjėsisht Kryeshefit Ekzekutiv tė PTK-sė, Prof. Dr. Shyqyri Haxhės. Ai, me stafin e tij drejtues, na kuptoi drejt dhe, pa u hamendur, na e shtriu dorėn, nė mėnyrė qė ky libėr i rėndėsishėm tė mos mbetet nėn pluhurin e harresės, por, sa mė pare, tė arrijė nė duart e lexuesve .
Ata gjykuan me logjikėn e shėndoshė se Azem Galica dhe heronjtė e tjerė meritojnė edhe mė shumė, andaj me kėtė sponzorim nderuan gjakun e lirisė, nderuan historinė, nderuan dėshmorėt.
Edhe ne, nė emėr tė referuesve, nė emėr tė lexuesve dhe nė emėr atyre qė fituan pavdekėsinė i falėnderojmė nga zemra pėr njė gjest tė tillė njerėzor e kombėtar!
Sivjet, nė 85-Vjetroin e Epopesė sė Arbėrisė sė Vogėl, pra mė 15 korrik 2009, parashohim shumė realizime:
1. Mė 26 mars 2009 Liman Rushiti dhe Bedri Tahiri i kanė bėrė propozim Qeverisė dhe Presidencės sė Kosovės, gjegjėsisht Kryeministrit z. Hashim Thaēi dhe Presidentit z. Fatmir Sejdiu, qė mė 15 korrik 2009 tė shpallen Hero tė Kombit Azem e Shote Galica.
2. Tė pėrurohet libri “Azem Bejtė Galica”, ku janė pėrfshirė kumetesat e lexuara nė Simpoziumin kushtuar kėtyre dy kryeheronjve, organizuar nga Instituti i Prishtinės, botimin e tė cilit e mundėsoi PTK-ja.
3. Tė vėhet gurėthemeli i Kullės- Kala nė Galicė, ku kėta dy bashkėshortė e bashkėluftėtarė thuren Epopenė e Lavdisė.
4. Tė bėhėt prezantimi i sekuencave tė para nga filmi artistik “Azem Bejtė Galica” i regjisorit Halil Budakova, bazuar nė monografinė “Azem Bejtė Galica” tė Bedri Tahirit.
5. Tė sjellen eshtrat e heroinės Shote Galica nga Fushė- Kruja dhe tė rivarrosen nė Galicė…

Kompleksi "Azem e Shote Galica" nė Galicė (2004)


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 105 vizitorë
Lexuar: 9,135 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Abdullah Hoxha, martir i flijuar pėr atdhe
E dielė, 21 shtator 2014 - 00:03
(1853-1910) Qoftė laik apo besimtar Malėsia lind veē atdhetar Kėshtu thuhet se i kėndohej dikur kėsaj treve mitike, e cila deri vonė ishte dhe mbet...
Lulja e lirisė me rrėnjė te gjaku i dėshmorėv...
E shtunė, 20 shtator 2014 - 00:06
(Nė pėrkujtim tė Heroit tė Popullit Xheladin Beqiri (Karadaku) qė ra heroikisht nė Qafėn e Gjarpėri mė 6 qėrshor 1944) Pėr dėshmorėt e atdheut ėshtė ...
..KĖSHTU NDODH,“KUR TĖ HUMB GOMARI NĖ OBORR...
E enjtė, 18 shtator 2014 - 00:18
SHKRIMI I SKĖNDER BLAKAJT NĖ WWW.KOHA.NET, I BOTUAR ME 16 GUSHT 2014,”JUSUF GĖRVALLA KISHTE KĖRKUAR STREHIM NĖ SHQIPĖRI…” MĖ SHTYRI T’I THEM DISA FJALĖ ATI...
SHPALIME PĖR EVROPĖN E BASHKUAR DHE SHQIPTARĖ...
E hėnė, 15 shtator 2014 - 21:47
Gjatė shqyrtimit tė materialit, e pamė shumė mė tė arėsyeshme qė tė fillojmė prej kėtij punimi t`i quajmė "Shpalime pėr Evropėn e Bashkuar dhe Shqiptarėt, ...
Veprimtaria luftarake e Azem Galicёs gj...
E enjtė, 11 shtator 2014 - 23:37
Kumtesё: 100- vjetori i Luftės sė Parė Botėrore (Pёrmbledhje) Lufta e Parё Botёrore (1814- 1918), trojet sh...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi