Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
INDETITETI SHQIPTARË DOMOSDOSHMËRI PËR EMRIN E MAQEDONISË
Publikuar më 17 korrik, 2009 në orën 15:59 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Para disa kohësh mbas botimit të librit “Shqiptarët e Maqedonisë para Sfidash për Identitet” pata pyetje në lidhje me togë fialshin “Sfida për Identitet” nga shok, koleg e politikan, me aludimin e vetëm se koha e sfidave për identitet është tejkaluar.

Atëherë përgjigja ishte pak sa teknike në lidhje me leximin, se libri duhet të lexohet, në rreshta, mes rreshtash dhe përtej rreshtave. Por duke folur realisht për këtë problem, jo vetëm shkrimet e mija, por dhe të shumë intelektualëve të tjerë për problemet e kohës, nuk janë lexuar as ndërmjet rreshtave, pale përtej tyre. Edhe sot kur vihet në pyetje ndërrimi i emrit të IRJM-s, shqiptarët e Maqedonisë, intelektualët, politikanët nuk po pozicionohen si duhet për pasqyrimin e identitetin shqiptarë në emrin e ri të Maqedonisë, siç e meritojmë, si banor autokton në këtë shtet, për të ruajtur identitetin e truallit ton që të mos gjymtohet më tej.
Me gjithë optimizmin që ekziston për zgjidhjen e problemit të emrit të IJRM, realiteti duket se është ndryshe, se nuk është aq afër arritja e një kompromisi për emrin, sepse nuk është një thjesht kompromis për emrin, por më shumë se sa aq, se nuk është vetëm kontestimi grek, por dhe i të tjerëve rreth tyre, të cilët do të shfaqen dhe do ta kundërshtojnë në momentin final të vendosjes.
Pavarësisht prej bisedimeve interne, pavarësisht prej fjalëve në konferenca formale të shtypit, në realitet midis palës greke, maqedonase dhe ndërmjetësit Nimic diskutohen disa të vërteta që tani për tani nuk bëhen publike, por që hamendësohen. Një diskutim i tillë është dhe ai midis ministres së jashtme greke Bakojani dhe ministrit maqedonas Milloshovski para ca kohësh, që është publikuar në faqe të internetit, e cila ka brenda si hamendjen ashtu dhe të vërtetën, ku Bakojanis thotë: "Ju, Sllavët, keni ardhur këndej në shek. e VII-të mbas Krishtit dhe nuk mund të keni lidhje me popullin antik maqedonas dhe me Maqedoninë Antike, të cilët kanë ekzistuar gjatë kushedi sa shekujve të para Krishtit". Milloshovski i përgjigjet : "...dhe një gjë tjetër po ju them zonjë, më mirë është që të merremi vesh shpejt e shpejt, se ju e dini fort mirë dhe ne dimë fort mirë se cilit komb i përket emri Maqedoni, prandaj është më mirë ta mbyllim këtë punë, ju mbani atë pjesë që keni, kurse ne ta mbajmë këtë pjesë të Maqedonisë mos ta marrin vesh të tjerët". Dhe Bakojanis pyet dhe përgjigjet: "Për cilin komb e ke fjalën, për Shqiptarët a? Për ata mos u mërzitë fare, ata janë në gjumë e nuk dinë as vetë se kurë do të zgjohen, se po u zgjuan ata, na mori dreqi edhe ne edhe ju !....prandaj duhet të merremi vesh sa më shpejt..."
Kjo bisedë dhe biseda të tjera intime, që bëhen në ambiente të ngushta kanë të vërtetën reale të historisë që të tjerët e njohin më mirë se ne, që ne duhet ta vlerësojmë dhe të luftojmë realisht për vlerësimin dhe përfitimin e kësaj historie të manipuluar nga fqinjët tanë të ardhur, por dhe ballkanas që janë vendosur në truallin ton në kohë të hershme por dhe në kohët moderne. Po kështu edhe intervista e ish ministrit maqedonas të mbrojtjes Lube Paunovski në kohën e konfliktit të vitit 2001, dhënë këto ditë tregon realitetin e prapaskenave në dëm të shqiptarëve për një të ardhme të pa sigurt, e të pa garantuar.
Për këtë arsye po përmendim disa të dhëna historike prej Georges Castellan, profesori i historisë së Ballkanit në Universitetin e Parisit në librin (Historia e Ballkanit, botimi shqip) ku ai shkruan: “Termi Maqedoni, që është njohur dhe folur nuk është ndarë nga ngjarjet që kanë shoqëruar jetën e popujve të Ballkani, nuk është ndarë nga emrat dhe termat që kanë nënkuptuar popullin shqiptarë si pasardhës të Pellazgëve, apo lidhur me ato fise që kanë nënkuptuar Ilirinë. Ngjarjet, data heronjtë, lidhjet midis tyre datojnë prej shekullit të pestë para Krishtit, te shkëlqimi i institucioneve të lira të qyteteve shtete helene përball despotizmit perandorak persian, te krijimi i mbretërisë së Maqedonisë me Filipin e dytë (359-336) para Krishtit, me të birin e tij Aleksandërin e Madh, (336-323) i cili u bë kampion i një panhelenizmi që sundoi Egjiptin, Azinë, Jugperëndimore deri në botën indiane, duke shkëlqyer në luftëra kundër persëve, e duke humbur shkëlqimin dal-ngadalë e duke mos u dukur më pas shekullit të II para Krishtit... Kur u përdor përsëri ky emër në shekullin e XIX të çonte te mbretëria e Filipit në lashtësi, por jo më tu, sepse më tu kishte qenë vetëm një emër gjeografik, që tregonte një krahinë të Perandorisë së Bizantit të sllavizuar qysh prej shekullit të VI të inkuadruar plotësishtë në Perandorinë Bullgare të Simeonit (893-927) dhe pjesërisht në atë të carit serbë, Dushanit (1331-1355). Osmanllinjtë që e pushtuan në shekullin e XIV e kishin ndarë në vilajete dhe sanxhaqe me kufij që ndërronin shpesh. Në shekullin e XIX gjeografët evropian me emrin Maqedoni quanin krahinën e kufizuar nga Sharr-Planina në veri, Olimpi dhe Pindi në jugë, Rodopet në lindje dhe liqenin e Ohrit në perëndim: 62 mijë kilometra katror, dy herë sa Belgjika me një popullsi 2 milion banor. Ajo formonte dy vilajetet e Selanikut dhe të Manastirit, një pjesë të vilajetit të Kosovës të krijuar në 1877 dhe sanxhakun autonom të Selfixhesë (Serbia)... Pra siç shihet nuk kemi të bëjmë me një popull kompakt, por me një emër gjeografik, ku popujt që e banonin duke kopjuar modelin francez të krijimit të shtetit komb ndesheshin me shkollat bullgare, greke, serbe, (jo maqedonase se nuk kishte, shënimi im), ku është vështirë të kuptosh pse babai grek e çon djalin në shkollën bullgare dhe babai bullgar e çon djali në shkollën greke”.
Por jo vetëm kaq, por dhe me anën e të gjitha shkencave që merren me informacionin hapësinorë, që nga arkeologjia, historia, gjeografia, gjeodezia, etimologjia dhe hartografia vërtetohet se emrat e qyteteve të Ohrit, Manastirit, Strugës dhe Shkupit, si dhe të kalave të vjetra për rreth, janë të pa ndara me historinë e emrave të qyteteve të vjetra të Shqipërisë së sotme, me Durrësin, Apoloninë, Amatien, etj ndarje të cilat flasin për manipulimet e qëllimshme të politikanëve dhe historianëve sllavë për ti përvetësuar ato, siç bëhet rëndomtë dhe sot me Nënë Terezën dhe Skënderbeun etj çështje.
Monedha shqiptare është quajtur “Lek” në vitin 1925 për nder të Aleksandërit të Madh, kurrë nuk është atakuar nga grekët, të cilët në kundërshtim me politikën ndaj IRJM-s që si njohin të shkuarën, me shqiptarët merren me të tashmen siç janë dhe varrezat e ushtarëve grek të luftës kundër italianëve, për të shkuar te e shkuara, te pretendimet e tyre territoriale për Vorio -Epirin
Legjendat dhe historia e vërtet e Ballkanit flasin për heronj sa jetësor, aq mitologjik, që sido që ti trajtosh dhe sido që të manovrosh për ti manipuluar ato e lënë vjegën e kuptimit të realitetit, ndaj dhe grekët nuk merren dot me të vërtetën e Aleksandërit të Madh me ne shqiptarët se kryekëput lidhjet, martesat luftërat nga koha e Filipit, birit të tij, Aleksandri i Madh, te Pirrua i Epirit flasin për një pleksje të familjeve të mëdha të elementit pellazgo - ilir. Konkretisht Aleksandëri i Madh, me baba Filipin, i lindur prej Eurodikes që vinte nga fisi ilir i Lynkestëve dhe nënë Olimbinë, që vinte nga fisi ilir i Epiriotëve, nuk ka sesi të mos jetë Ilir (shqiptar) sepse dhe shkencërisht nëna është ajo që përcakton gjakun e fëmijës. Pra Aleksandrin se lidh asgjë me grekët, ai është shqiptar me baba maqedonas që dhe ai është i lindur prej nëne shqiptare.
Këto histori janë të pa kontestueshme edhe në truallin ku banojnë sot shqiptarët këtu në Maqedoninë e kontestuar nga të gjithë. Sepse shqiptarët që prej u krijua jeta në tok, që prej historisë së ndritur të Filipit dhe Aleksandrit e deri në historinë më të re kur u krijua IRMJ-ja nga Titua, kanë qenë këtu, kanë qëndruar si shkëmb përball gjithë asimilimeve të kohërave të lashta, por dhe të kohëve moderne. Prandaj në bisedime për emrin duhet të kyçen pa tjetër dhe shqiptarët e Maqedonisë, pse jo dhe shqiptarët e shtetit të sotëm shqiptarën, ku mbi truallin e tij të hershëm duan të dalin zot të tjerët. Kyçja e shqiptarëve duhet bërë për shumë arsye të cilat i dikton e kaluar, e sotmja dhe e nesërmja, që nuk i dihet se si mund të ndërtohet pavarësisht prej parashikimeve.
Kyçja e shqiptarëve duhet bërë si për të kundërshtuar përfshirjen e territorit autokton të shqiptarëve në një emër përjashtues, ashtu dhe të mos përvetësimin e më vonshëm të pjesëve të tjera që lindin nga vendosja e emrit IRJM-s Maqedonia Veriore, e cila mund të kërkoj anët e tjera të horizontit, të cilat mund ta kthejnë përsëri Ballkanin në fuçi baroti. Që të mos kërkohen Maqedonia e Egjeut, Maqedonia Lindore e Maqedonia Perëndimore, mendoj se do të jetë mirë që ti kthehemi historisë së hershme para Krishtit për të mbetur këtu ku jemi Ilir e Maqedonas, ku me një emër të përbashkët të përcaktohet etniteti i dy popujve më të mëdhenj që e përbëjnë sot këtë shtet, e jo Maqedonia Veriore, e as Maqedonia e Re, apo Maqedonia me çdo mbiemër tjetër, siç mund të propozoj edhe ndo një politikan shqiptar dritëshkurtër.
Emërtimi me element të përbashkët është i domosdoshëm sa për historinë e kaluar, aq dhe për të sotmen dhe të ardhmen. Identiteti i shqiptarëve edhe në vendosjen e emrit të ri të IRJM-s është kushti i gjithë kushteve për ekzistencën e këtij shteti që vetëm kështu mund të quhet një shtet multietnik.
Për këtë mendoj se duhet parë e vërteta historike në sy. Është koha kur shqiptarët nuk duhet të heshtin më, por duhet të ngrihen për ballë konjukturave politike, të kyçen domosdoshmërish në diskutimin për emrin e IJRM-s për të realizuar brenda atij emri dhe atë që është shqiptare në këtë shtet, i cili nuk mund të jetë më vetëm i maqedonasve, sepse realisht dihet identiteti i të gjitha etnive që e përbëjnë këtë shtet pa emër. Vetëm një shtet multietnik me respektimin e të drejtave të shqiptarëve mund ta mbaj në këmbë këtë bashkësi etnish dhe jo nacionalizmi maqedonas, që kërkon të imponohet edhe në çështjen e emrit, pa përfillur gjysmën tjetër, atë shqiptare
Kyçja para pak kohësh edhe e shqiptarëve në bisedime për emrin nuk duhet të mbetet formale, siç kanë qenë më parë, si kur janë pyetur, ashtu dhe kur nuk janë pyetur shqiptarët. Për ta fituar edhe këtë betejë përfaqësuesit shqiptarë në bisedime nuk duhet të tërhiqen prej përcaktimit të emrit edhe nëpërmjet identitetit shqiptar. Kjo kërkon guxim, largpamje, përgjegjësi, të cilat rrjedhin prej historisë, ku çdo përparim i shqiptarëve ka ardhur vetëm nëpërmjet luftës dhe vendosmërisë së popullit për të fituar. Le të kujtojmë luftën në Kosovë, luftën e vitit 2001, që fillimisht u kundërshtua nga politika botërore, por kur panë vendosmërinë dhe guximin na përkrahën duke u bërë dhe palë me ne. Dhe kjo është një luftë e re, një sfidë tjetër, e cila duhet fituar pa lëshuar aspak pe.

Petrit MËNAJ


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 18 vizitorë
Lexuar: 1,909 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi