Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
A po amniston BE-ja terrorizmin serb?
Publikuar më 24 korrik, 2009 nė orėn 10:47 ( ) Ramiz Bojaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shqipėria dhe Kosova, dy shtete shqiptare, bazuar nė parimet mė tė larta tė demokracisė universale, mbeten tė 'ngrira' nė rrugėn e integrimeve evropiane, pėrderisa nismat e ‘reja’ tė politikės ekspansioniste serbe (lufta pėr territore) jo vetėm qė nuk u ndėshkuan si duhet nė tė kaluarėn, por pėr ‘lirinė’ e lėvizjes sė tyre vazhdon tė ‘pėrkujdeset’ edhe vet Bashkimin Evropian.
Sinjali i BE-sė pėr ‘liberalizmin’ e vizave pėr Beogradin, nė fakt ka zbuluar fytyrėn e vėrtetė tė kėtij shteti(Serbisė), duke pėrvjelė mėngėt pėr tė shtuar dhunėn dhe reprezaljet kundėr civilėve shqiptarė nė Kosovėn Lindore, si dhe duke proklamuar ngjyrat ēetnike(nė Serbi dhe Maqedoni), tė cilat bartin simbolet e formacioneve paramilitare, kriminale dhe terroriste serbe. E tėrė kjo uverturė del nė shesh pak ditė qė kur udhėheqėsi i lartė i Bashkimit Evropian, Havier Solana, i dėrgoi Serbisė, lajmin e ‘mirė’ tė karotės(pėr liberalizim vizash). Hapja e BE-sė ndaj Serbisė (e cila fshehė kriminelėt e luftėrave ballkanike) do tė thotė se Evropa ka hedhur hapin e parė tė amnistimit tė kriminelėve serbė tė luftės, pėrderisa mban tė mbyllur viktimat e terrorit(mos pėrfshirja e liberalizimit tė vizave pėr Bosnjėn dhe Kosovėn). Nė fakt Serbia nuk plotėson standardet elementare tė kritereve pėr liberalizim vizash. Fillimisht pėr shkak tė qėndrimit ekspansionist ndaj Republikės sė Kosovės, menaxhimit tė strukturave destruktive, kriminale dhe terroriste nė veri tė vendit tonė, e deri tek ngecja e bashkėpunimit me BE-nė dhe Tribunalin e Hagės. Nė fakt, dhjetė vjet mė parė, ishte vet Bashkimi Evropian nė aleancė ushtarake me NATO-n dhe SHBA-tė, bombardoi Serbinė pėr shkelje tė rėnda tė sė drejtės ndėrkombėtare, e cila vazhdonte mė vrasje dhe spastrime etnike tė rajoneve jo serbe nė Ballkan. Po ashtu, Serbia pėr dhjetė vjet mė radhė(qė nga mbyllja e fushatės ushtarake tė aleancės euroatlantike) vazhdon ti qėndrojė besnike politikės gjenocidale dhe kriminale tė diktatorit Millosheviq, duke mbrojtur nė parim, interesat pėr Serbinė e Madhe. Dhe nė fakt ėshtė vet BE-ja qė ofron Serbinė pa kusht (liberalizim vizash), duke ‘gėlltitur’ tė palarat e Serbisė e cila realisht vazhdon tė ushqehet nga mendėsia millosheviqiane (qėndrimi zyrtar i Beogradit ndaj Kosovės).

BE-ja ka shkelur parimin bazė pėr integrime

Parim bazė i pėrfshirjes sė njė shteti nė liberalizim vizash ėshtė standardi i fqinjėsisė sė mirė si dhe heqja e konteksteve kufitare. Nė kėtė rast, BE-ja ka bėrė shkelje tė rėndė tė ligjeve tė veta, pėr faktin se Serbia ende mban tendenca territoriale ndaj Republikės sė Kosovės(shtetin qe ende nuk e njeh) si dhe cytjen e bandave kriminale dhe terroriste nė veriun e Kosovės. A ėshtė e mjaftueshme qė Serbia ti lajė mėkatet me dorėzimin kryekriminelit Millosheviq nė Hagė, dhe dėnimin me burg tė pėrjetshėm, gjegjėsisht me 30 vjet burg, nė Hagė pėr dy vrastarė. Kjo do tė thotė se pėrkėdheljet e BE-sė pėr Serbinė, kanė trimėruar kėtė vend, duke ‘pranuar’ politikėn kriminale tė kėtij vendi, i cili tashmė i fryn zjarrit tė destabilizimit, dhunės dhe terrorit(fushata e spastrimit etnik nė Kosovėn Lindore). Edhe ekspertė tė lartė tė BE-sė, vlerėsojnė se Evropa, po hyn nė njė gabim tė rėndė politik(jo i vetmi) duke lėnė jashtė procesit tė liberalizimit tė vizave Bosnjė e Hercegovinėn, Kosovėn dhe Shqipėrinė, dy vendet e para mezi mbijetuan falė sulmeve ushtarake tė NATO-s. "Heqja e vizave pėr Serbinė ėshtė turpi mė i madh i BE-sė qė ka bėrė gjer mė tani. Me kėtė veprim BE-ja po shpėrblen vrasėsit e Srebrenicės, Kroacisė dhe Kosovės qė kryen gjenocidin mė tė rėndė pas Luftės II Botėrore nė Evropė. Kėshtu vlerėson Christian Schwarz Schiling, politikan i njohur gjerman, i cili ėshtė i njohur pėr qėndrim parimor ndaj Kosovės.

“Marshi” i ēetnikėve nė Serbi dhe Maqedoni

Organizata ēetnike dhe terroriste serbe ėshtė paraqitur publikisht nė Serbi dhe Maqedoni, duke proklamuar ngjyrat ‘legale’ tė qeverisė sė Beogradit pėr krijimin e Serbisė sė Madhe, vend i cili ditė mė parė mori vlerėsime pozitive pėr liberalizim vizash nga Bashkimi Evropian!. Pėrpos Serbisė edhe Shkupi ėshtė vė nė epiqendėr tė “Lėvizjes ēetnike” e cila sipas programit tė veprimit ėshtė njė organizatė terroriste dhe ekspansioniste. Dhe jo rastėsisht vjen kjo, pak ditė nga zgjedhjet e pėrgjithshme nė Maqedoni, kur nė kreun e qeverisė erdhi antishqiptari mė i pėrbetuar Gjorgje Ivanov.

Dhe nė fakt nuk ėshtė aspak befasuese se nė kėtė nismė janė pėrfshirė edhe figura tė njohura tė institucioneve tė Maqedonisė. Gjithė kėto lėvizje janė pjesė e projektit pėr formimin dhe shtrirjen e “Lėvizjes sė ēetnikėve” nė vendet e Ballkanit Perėndimor(duke interpretuar projekte serbomėdha). Absurditeti tjetėr me radhė i BE-sė nė raport me Ballkanin vjen edhe pas heshtjes sė Brukselit ndaj nismave tė tilla antinjerėzore dhe antidemokratike. Udhėheqėsit e kėtyre bandave janė pikėrisht kriminelėt serbė (bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė ish-kriminelit serb Sllobodan Millosheviq), tė cilėt ishin aktiv gjatė luftės sė Kosovės (spastrimi etnik). Kjo shton edhe njė dilemė tė madhe, nėse Evropa hapi frontin me Serbinė, duke luftuar personalisht me kriminelin Millosheviq, apo edhe me politikėn e tij fashiste. Dhe realisht kjo ėshtė fytyra e vėrtetė e Serbisė “evropiane” dhe Maqedonisė “demokratike”. Pra, BE-ja “promovoi” njė frymė dhe lėvizje terroriste nė Serbi, e cila edhe mė tej mbetet kėrcėnim pėr kombet dhe shtetet ballkanike. Nga kėndi tjetėr, Shqipėria dhe Kosova, dy shtete shqiptare, bazuar nė parimet mė tė larta tė demokracisė universale, mbeten tė “ngrira” nė rrugėn e integrimeve evropiane, pėrderisa nismat e ‘reja’ tė politikės ekspansioniste serbe (lufta pėr territore) jo vetėm qė nuk u ndėshkuan si duhet nė tė kaluarėn, por pėr ‘lirinė’ e lėvizjes sė tyre vazhdon tė ‘pėrkujdeset’ edhe vet Bashkimin Evropian. Realisht kjo do tė thotė kėrcėnim i ri pėr stabilitetin ballkanik. Mirėpo shqiptarėt do ti qėndrojnė besnik parimit tė pacenueshmėrisė nacionale dhe kombėtare, duke mbrojtur vlerat e shtetndėrtimit, lirisė dhe demokracisė, natyrisht duke mbrojtur parimin e integrimit euroatlantik nė rajonin i cili ende mbetet i trazuar nga divergjencat dhe stereotipet. (BS)
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ramiz Bojaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 880 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
“AUSHVIC PĖR SHQIPTARĖT”- KĖRKESĖ PATOLOGJIKE...
E dielė, 05 shkurt 2012 - 22:41
Me paqe ose luftė - kufijtė nė Ballkan do tė pėsojnė ndryshime! Deto-manitė dhe manitė tjera patologjike, pėr shfarosje tė njė komb i- shqiptarėve Ja...
JO, AUTONOMI SPECIALE, AS “SOVRANITET TĖ DY...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25
Barometri Diplomatik *** Bajram Rexhepi: “Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė...
Megjithatė, e pashė: me SYTĖ e Mendjes dhe Ze...
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:48
Letėr pėrshėndetėse: pėr tė nderuarin Sheremet PANTINA, veprimtar Kombėtar dhe Drejtor i Shoqatės “ILIRIA” – nė Gjermani. ------------------------------...
“REPUBLIKA” E SHATĖRVANIT
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39
Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj...
Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!?
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37
28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi