Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Austria: S’ka zgjerim pa Shqipërinë
Publikuar më 01 gusht, 2009 në orën 01:12 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Austria kushtëzon negociatat mbi kërkesën e pranimit të Islandës në Bashkimin Europian, me diskutimin mbi të njëjtën çështje për Shqipërinë dhe Kroacinë.

Kjo deklaratë është bërë nga ministri Federal i Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegger gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në Vjene. “Çelja e negociatave mbi kërkesën e Islandës për t’u anëtarësuar në BE duhet të përfshijë detyrimisht edhe kërkesën e Kroacisë dhe Shqipërisë”, - është shprehur Spindelegger. Kjo deklaratë ka pasur një jehonë të madhe në shtypin austriak. Kështu, Televizioni Publik Austriak ‘ORF’, Agjencia Austriake e Lajmeve ‘APA’, gazetat e njohura “Die Presse”, apo “Heute”, në dy ditë i janë referuar gjatë këtij argumenti. Kushtit, që duket përbën politikën e jashtme të Austrisë mbi çështje të integrimit. Dr. Spindelegger ka thënë prerë se këto tre vende; Islanda, Shqipëria e Kroacia duhet të përfshihen sa më shpejt, mundësisht në negociatat e afërme të anëtarësimit me unionin. Shqipëria e dorëzoi kërkesën e saj për statusin e vendit kandidat në BE në muajin maj të këtij viti, pavarësisht deklaratave të ndërkombëtarëve se dorëzimi i kësaj kërkese do të ishte më mirë që të bëhej pas procesit zgjedhor. Por, presioni i Austrisë është si një medalje me dy anë; ana e mirë është se mund të sjellë shqyrtimin e shpejtë të saj dhe një vendim, mbase në favor të vendit tonë, por ana tjetër e zbeh optimizmin, nëse sjellim ndërmend vlerësimin paraprak të dhënë nga ndërkombëtarët për zgjedhjet.
Një tjetër deklarim i rëndësishëm politik mbi këtë çështje ka ardhur së fundmi dhe nga ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini. Fratini tha se, BE-ja duhet të shprehet qartë dhe me afate të sigurta se kur do të integrojë vendet e Ballkanit Perëndimor brenda gjirit të saj. Shqipëria dorëzoi në Pragë, në 29 maj, aplikimin për statusin e vendit kandidat. Shqyrtimin e kërkesës, zyrtarët e lartë e kanë lidhur me përfundimin e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Shqipëri, një proces që do ta marrë në dorë presidenca e aktuale e unionit, Suedia.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 3,105 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi