| ROHRABAKER I KEQKUPTUAR DHE I KEQINTERPRETUAR |
| Publikuar më 03 gusht, 2009 nė orėn 16:18 ( ) |
Avni Klinaku | Opinion | |
|
|
|
(Edhe pse z. Dana Rohrabaker e quan shkėmbim territoresh, zgjidhja qė ai propozon nė pėrmbajtje ėshtė zbatim i parimeve themelore tė vetėvendosjes sė kombeve, e cila ėshtė zgjidhja mė e mirė edhe pėr shqiptarėt, edhe pėr serbėt, edhe pėr tė kombet tjera.)
Shtypi i pėrditshėm nė Kosovė, mediat vizive dhe ato elektronike i kushtuan rėndėsi mjaft tė madhe deklaratės sė anėtarit tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan, Dana Rohrabaker. Nuk munguan as analizat e deklaratat e shpejta pėr shtyp nga shumė drejtime. Ashtu siē ndodh shumė shpesh tek ne, askush nuk u mor me pėrmbajtjen e vėrtetė tė deklaratės sė Rohrabakerit, por sulmet u koncentruan nė mėnyrė joparimore nė termin formal tė deklaratės shkėmbim territoresh.
Fillimisht, nė qoftė se Rohrabaker (nė kėtė rast kushdo qoftė ai) thotė se plagėt e Ballkanit akoma nuk janė shėruar se, ai e ka thėnė tė vėrtetėn. Presheva, Bujanoci, Medvegja, pjesa perėndimore e Maqedonisė e banuar me shumicė shqiptare, shqiptarėt nė Mal tė Zi, veriu i Kosovės etj. janė pjesė tė plagėve tė pashėruara tė Ballkanit. Ato pashmangshmėrisht sjellin tensione, konflikte, e nė tė ardhmen edhe luftėra. Njerėzit me vullnet tė mirė duhet tė pėrpiqen ti shėrojnė kėto plagė, e jo ti injorojnė ato apo tė pėrpiqen tė pėrfitojnė nė kurriz tė tyre.
Pastaj, Dana Rohrabaker pėr pjesėn e plagėve tė pashėruara nė mes tė Kosovės dhe Serbisė propozon njė zgjidhje: shkėmbimin e territoreve. Ky ėshtė termi rreth tė cilit janė kapur fort analistė e pėrfaqėsues tė Qeverisė sė Kosovės dhe njerėz tė afėrt me ta. Tani filluan tė dalin kundėr kėtij propozimi edhe personalitete me ndikim nė skenėn politike ndėrkombėtare, si Volfgang Petriē etj.
Nė dukje tė parė ata kanė tė drejtė, sepse vėrtet shkėmbimi i territoreve nuk i shėron plagėt, por, ēka ėshtė mė e keqja, edhe mund ti pezmatojė ato. Por kur Rohrabaker e zbėrthen parimin e tij pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptaro-serbe apo shėrimin e plagėve, ai na jep tė kuptojmė se parimi i zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje nė realitet nuk ėshtė shkėmbimi i territoreve, por vetėvendosja e kombeve. Ai thotė ato rajone qė janė pranė kufirit dhe mbizotėrohen nga njė popullsi shqiptare, tė bėhen pjesė e Kosovės. Ndėrkohė, ato zona nė Kosovė qė ndodhen nė veri tė lumit Ibėr dhe pranė kufirit me Serbinė e qė banohen kryesisht nga serbė tė bėhen pjesė e Serbisė. Kjo nuk do tė thotė aspak shkėmbim territoresh. Kėtu nė pėrmbajtje ėshtė pėrfillur dhe ėshtė theksuar njė parim tjetėr. Pėrkatėsia kombėtare, pėrbėrja e popullsisė dhe vullneti i tyre, si dhe vazhdimėsia territoriale, - kėto nuk janė komponente tė shkėmbimit territorial, por tė vetėvendosjes sė kombeve. Dhe kjo ėshtė pėrmbajtja e vėrtetė e deklaratės sė Dana Rohrabaker.
Termi shkėmbim territoresh nė rastin e Kosovės Lindore dhe veriut tė Kosovės edhe mund tė pėrdoret; madje nė qoftė se aplikohet si i tillė do tė sjellė plagė tė reja, por nuk e zgjidh ēėshtjen mjaft tė rėndė tė kėtyre territoreve dhe njerėzve qė banojnė nė to.
Shkėmbimi i territoreve bėhet duke pasur parasysh madhėsinė e territoreve, rėndėsinė strategjike tė tyre, pasuritė e territoreve nė shkėmbim etj., por nuk e ka nė qendėr tė vėmendjes vullnetin e njerėzve qė jetojnė nė to. Madje, ai mund tė pėrcillet edhe me shpėrngulje tė pavullnetshme e tė padėshiruar tė popullsisė.
Vetėvendosja e kombeve duke marrė parasysh vullnetin e popullsisė bazohet nė parime tjera: formimin historik tė popullsisė (gjuha, kultura, formimi shpirtėror e psikik), vazhdimėsinė territoriale, si dhe kompaktėsinė ekonomike.
Shkėmbimi i territoreve pothuajse asnjėherė nuk i shėron plagėt, ndėrsa vetėvendosje e kombeve sa herė qė ėshtė aplikuar ka sjellė paqe, stabilitet e prosperitet. Prandaj, shkėmbimi i territoreve nuk mund tė barazohet me parimin e vetėvendosjes. Janė njerėzit qė vendosin pėr territoret dhe jo territoret pėr njerėzit.
Njė territor nė vetvete nuk ka tė drejta. Asnjė vend nuk ka tė drejta mbi tokėn. Janė vetėm njerėzit ata qė kanė tė drejta. Dhe nėse shumica e njė populli nė njė territor tė caktuar nuk dėshiron tė jetė pjesė e njė qeverie tjetėr, ata kanė tė drejtėn qė ua jep qenia shumicė pėr tė marrė vendim dhe pėr t'u bėrė tė lirė e tė pavarur. Mos po citoj kėtu Deklaratėn amerikane tė Pavarėsisė, apo jam duke shpjeguar njė parim tė qeverisjes? Qė tė dyja. Mendoj se Amerika duhet ti kthehet pėrsėri kėtij parimi, por ne druhemi shumė se mos bėhen ndryshime tė cilat pastaj mund tė dalin jashtė kontrollit, thotė Z. Rohrabaker.
Ne rastin tonė: Presheva, Bujanoci e Medvegja nė njėrėn anė, ndėrsa Leposaviqi, Zubin Potoku e Zveēani, nė anėn tjetėr. Duket vėrtet si shkėmbim territoresh, por parimet e ngritura tė z. Rohrabaker nuk kanė tė bėjnė aspak mė shkėmbimin e territoreve. Ato janė parime tė qarta tė vetėvendosjes sė kombeve. Shkėmbimi kėtu ėshtė vetėm dukja, ndėrsa vetėvendosja ėshtė thelbi.
Z. Rohrabaker nuk e ka pėrmendur ēėshtjen e Mitrovicės veriore dhe fshatrave pėrreth, ku shumica shqiptare u dėbua me dhunė pas luftės sė fundit dhe ku akoma shqiptarėve u ndalohet kthimi nė pronat e veta, por kėtė ēėshtje parimi i vetėvendosjes do ta vendoste padyshim nė favor tė shqiptarėve.
Pėrfundimisht, Z. Rohrabaker ka konstatuar shumė drejt se plagėt e Ballkanit akoma nuk janė shėruar ka propozuar zgjidhjen e vetme tė mundshme dhe njerėzore shkėmbimin e territoreve = vetėvendosjen e kombeve pėr tė gjithė. Nuk ėshtė rastėsi qė z. Rohrabaker nuk i ka pėrmendur fare serbėt nė Graēanicė, Shtėrpcė apo gjetiu nė brendėsi tė Kosovės, sepse ata janė pakicė kombėtare dhe nuk u takon e drejta e vetėvendosjes.
Kundėr zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptaro-serbe me anė tė shkėmbimit tė territoreve vetėvendosjes sė kombeve janė njė pjesė e bashkėsisė ndėrkombėtare (pėr interesa tė tyre), poltronistėt nė Kosovė (pėr shkak tė servilitetit ndaj ndėrkombėtarėve) dhe ultranacionalistėt serbė (pėr qėllime tė njohura). Pėrndryshe, e ardhmja do tu tregojė tė gjithėve se kjo ėshtė zgjidhja e vetme e cila do tė ofronte paqe mė tė qėndrueshme dhe premisa pėr shėrimin e plagėve edhe nė Maqedoni dhe nė krejt Ballkanin.
Kryetar i Lėvizjes pėr Bashkim
avniklinaku@levizjaperbashkim.com
Prishtinė, 3. 8. 2009
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 17 vizitorë |
| Lexuar:
529 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Tė ecim me kohėn pėr interes kombėtar |
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:32 Koha pėr bashkėveprim drejt bėrjes sė Shqipėrisė Etnike. Ėshtė momenti qė shqiptaret ti harmonizojnė kėrkesat dhe veprimet. Pak kush ka arsye tė madhe ti ... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|