Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PIKĖPAMJA IME PĖR TĖ NXĖNĖT KOGNITIV, BIHEVIORIST DHE SOCIAL KOGNITIV
Publikuar më 11 gusht, 2009 nė orėn 01:45 ( ) Mr. Ardian Ramadani | Tė ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
E dimė qė procesi i tė nxėnit paraqet ndryshim nė aftėsi tek individi, si rezultat i pėrvojės dhe veprimtarive. Por ēėshtja ėshtė qė tė dihet se kur mund tė bėhet ndryshimi. Nė bazė tė kėsaj, psikologė dhe analistė tė shumtė sugjerojnė lloje tė ndryshme ndryshimesh tek individi nė aftėsi si rezultat i pėrvojės, gjegjėsisht i veprimtarive.

Kėsisoj kemi disa tabore, ku mė tė theksuara janė 3 tabore apo 3 kėndvėshtrime:
1: Kėndvėshtrimi kognitiv kognitiv me teoritė e saja kognitiviste tė tė nxėnit qė bazohet kryesisht nė ndryshime nė proceset mendore.
2:: Kėndvėshtrimi biheviorist me teoritė bihevioriste tė tė nxėnit qė bazohet dhe pėrqendrohet nė sjelljen e vėzhgueshme dhe
3: : Kėndvėshtrimi social kognitiv me teoritė e saja qė bazohet me ndryshime nė aftėsi, si rezultat i vėzhgimit tė tjerėve.

Kėsisoj do pėrpiqem t`i elaboroj njė nga njė tė tri teoritė e tė nxėnit, duke u munduar t`i nxjerr mangėsitė dhe cilėsitė, ēdoherė sipas mendimit tim.

Sipas meje teoritė kognitive tė tė nxėnit qė pėrqendrohen nė proceset mendore janė mjaft tė pranueshme. Po pse? Pasi siē proklamoi edhe vetė pėrfaqėsuesi i kėtij kampi teoricienėsh, Piazheja, pėr tė mėsuar individi duhet tė veprojė dhe tė mendojė se si tė veproj dhe reagojė vet. Kjo teori e cila proklamon koncepcionin e zhvillimit tė individit nė shkollė, hap pas hapi apo nė inkrementalizėm, ėshtė mė se e vėrtetė. Sipas teorisė kognitive tė tė nxėnit, gjatė zhvillimit tė tij intelektual fėmija (nxėnėsi) kalon nėpėr stade tė ndryshme, ku ai vet (individi) auto-elaborohet dhe zhvillohet pa pushim. Sipas kėsaj teorie fėmija ėshtė vet ai aktori kryesor i zhvillimit tė tij.

4 stadet e proklamuara nga kėto teori janė:
1: Stadi sensorimotor-gjeri mė 2 vjet. Ky stad ėshtė i karakterizuar nga zbulimi i ambientit dhe hapėsirės, pėrmes perceptimit tė sendeve dhe objekteve dhe permanencės sė objektit(tė kuptuarit se objektet kanė ekzistencė tė veēantė dhe tė qėndrueshme)
2: Stadi paraoperacional apo inteligjenca prelogjike (simbolike) qė fillon nga mosha 2vjeēare e vazhdon gjeri nė moshėn 7/8 vjeēare. Kjo ėshtė faza ku fėmija mund tė imagjinojė dhe posa fillon t`i zotėrojė veprimet.
3: Stadi i veprimeve konkrete qė fillon nga mosha 7/8 vjeēare e vazhdon gjeri nė moshėn 11/12 vjeēare. Nė kėtė stad fėmija kupton nocionin fondamental tė konservimit (parimit se disa veēori tė objektit mbeten tė njėjta megjithė ndryshimet nė dukje).
4: Stadi i veprimeve formale qė fillon nga mosha 11/12 vjeēare e vazhdon gjeri nė moshėn 15 vjeēare. Nė kėtė stad fėmija ėshtė nė gjendje tė rezonoj, mendoj dhe arsyetoj mbi njė problem duke parashtruar hipoteza.

Sipas teorive tė tė nxėnit kognitivist, kjo sekuencė e zhvillimit tė fėmijės ėshtė e determinuar gjenetikisht. Sipas kėsaj inteligjenca konstruktohet falė procesit tė ekuilibrimit tė strukukturave kognitive. Kėtu kemi po ashtu dy aksione qė kontribuojnė nė ekuilibrim (aksioni i ambientimit me mjedisin)dhe asimilimi (aksioni i individit ndaj objekteve qė e rrethojnė).Kėtė lloj nxėnie e quajmė edhe «konstruktivizėm». Kufizimi i teorive kognitive tė tė nxėnit qėndron nė mungesėn e qėndrueshmėrisė nė tė menduarit e fėmijėve dhe nė pamundėsinė pėr zgjidhjen e problemeve qė kėrkojnė kėto veprime
Nė kundėrshtim me teoritė kognitive tė tė nxėnit janė teoritė bihevioriste tė tė nxėnit qė pėrqendrohen te sjelljet e individit. Sipas kėsaj teorie tė nxėnit paraqet ndryshim nė sjellje (si faktor i jashtėm i individit). Pėrfaqėsuesit e kėtij kampi (Uatsoni, Skineri, Thorndaik) janė psikologė biheviorist sepse janė bazuar vetėm nė sjelljet e vėzhgueshme.

Uatsoni deklaroi:
“Mė sillni njė duzinė fėmijėsh, tė konformuar mirė, jo tė hendikepuar dhe garantoj se do bėj ēdo njėrin prej tyre, mjek, jurist, vjedhės lypės…pa marr parasysh talentin, kapacitetin, po as racėn dhe stėrgjyshėrit”.

Teoria bihevioriste po ashtu proklamon se mėsimdhėnia dhe nxėnia bėhet pėrmes pėrdorimit tė shpėrblimit (pėrforcues pozitiv) dhe dėnimit (pėrforcues negativ).

Po ashtu kėto teori kanė tė njohur edhe pėrdorimin e kushtėzuesve operant (Skiner) sipas sė cilės procesi stimul -reagim ndodh si rezultat i pasojave tė sjelljes, apo mė mirė kėtė do ta ilustrojė nė skemėn:

STIMULI PĖRGJIGJA E NXĖNĖSIT VERIFIKIMI I PĖRGJIGJES NGA PROFESORI PĖRSĖRITJA E PĖRGJIGJES NGA NXĖNĖSI

Sipas kėtyre teorive fėmija dhe nxėnėsi kalon nė njė etapė tjetėr nėse etapa e parė, gjegjėsisht etapa paraprake ėshtė e metrizuar dhe e mėsuar.
Sipas meje kėto lloj teorish janė tė preferuara pėr mėsimdhėniet e koduara e jo pėr mėsimdhėniet e zakonshme. Prej kėtu bazon edhe mangėsia e kėtyre teorive: teoritė bihevioriste nuk marrin parasysh variablet individuale ose grupore, kapacitet e kreativitet, nevojat e fėmijės, motivacionin. Individi nuk mund tė kontrollohet por duhet marrur parasysh nevojat dhe mundėsitė e fėmijės, gjegjėsisht nxėnėsit. Kjo teori ėshtė kritikuar mjaft nga geshtalltėt (psikologėt e formės) qė sugjeronin zgjidhjen e problemėve pėrmes insight-s, apo deklikut, idesė, eurekės (mendimit krijues).

Kėndvėshtrimi i tretė i tė nxėnit ėshtė teoria sociale kognitive (Albert Bandura) pėrmes sė cilės procesi i mbledhjes sė informacioneve qė mbledhin nga vėzhgimi i tė tjerėve ndikon nė sjelljen tonė. «Pjesėn mė tė madhe tė asaj qė di njeriu, e fiton pėrmes shembujve dhe modeleve (Albert Bandura)» . Kjo teori vė nė dukje se fėmija mund tė nxėjė dhe mėsojė duke vėzhguar njerėzit me pėrvojė tė pėrfshirė nė veprimtari tė ndryshme. Ky lloj tė nxėnit ėshtė i preferuar me klasa ku mėsimi zhvillohet i tillė qė fėmijėt s`bėjnė atė se ē`thonė tė rriturit por duke i parė se ē`bėjnė tė rriturit. Kjo teori vė nė pah poashtu vetė-efikasitetin apo bindjen e individėve nė aftėsitė e tyre (ndenja e kompetencės). Sipas kėsaj teorie shkolla ofron mundėsi tė shkėlqyera pėr zhvillimin e vetė-efikasitetit, ku s`duhet vlerėsuar vetėm njohuritė por edhe ajo se sa njohuritė pėrmbushin rritjen e perceptimit tė nxėnėsve pėr vetveten. Kjo teori pėrpos kualiteteve tė lartpėrmendura ka edhe kufizime. Sipas meje nuk mund tė bėhet tė nxėnit vetėm duke i vėzhguar tė tjerėt dhe duke i marrė si model sepse tentativa pėr tė imituar dhe kopjuar mund tė na ēojė nė dėshtim.

PĖRFUNDIM

Krejt nė fund pas elaborimit tim pėr tė tri teoritė e lartpėrmendura mund tė shtoj se tė tria teoritė kanė diēka tė vlefshme dhe asnjėra nuk ėshtė e gabueshme. Ajo qė dua tė them ėshtė se duhet tė dihet se cila teori ku duhet zbatuar, si duhet zbatuar dhe sa duhet zbatuar. Apo mė mirė tė them se a janė teoritė tė pėrshtatshme (adaptuara) pėr tu zbatuar nė situata tė caktuara apo jo. Kjo ėshtė ajo fondamentalja qė duhet dihet dhe pasuar parasysh nga ēdo mėsimdhėnės dhe nxėnės.

ARDIAN RAMADANI- profesor i gjuhės frenge nė Universitetin e Europės Juglindore
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Ardian Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 55 vizitorë
Lexuar: 4,816 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Sistemi bankar nė Kosovė dhe monedhat
E dielė, 20 prill 2014 - 18:18
Tė gjithė jemi dėshmitarė se nė Kosovė qė nga paslufta e vitit 1999 nuk kemi sistem bankar tė mirėfilltė dhe me kėtė as monedhėn bazė shtetėrore, e cila do...
Portret i intelektualit tė shquar Sokol Dema...
E premtė, 18 prill 2014 - 16:47
Gazetar, mėsues, krijues e veprimtar i mirėfilltė Me njė energji, elan, vullnet e dėshirė pėr punė, ky intelektual me sukses po udhėheq kanalin shqip tė r...
Pėrkujtim pėr Ajmane Zekaj: Nėnėmadhja e Podg...
E premtė, 11 prill 2014 - 22:54
Sot me 11 Prill u mbush 1 vitė qė kur u nda nga ne Nėnėmadhja e Podgurit Ajmane Musaj- Zekajt, nga Mojstiri i Istogut, e cila per gjate tėr jetes sė saj tė...
Gjakmarrja
E merkurė, 09 prill 2014 - 23:53
Gjakmarrja ėshtė njė dramė shumė tragjike nė jetėn e popullit shqiptar. Kjo ėshtė njė dukuri, mund tė thuhet madje, njė kategori historike e jetės sė shqi...
ULĖRIMAT
E premtė, 04 prill 2014 - 00:49
Ulėrimat e nėnave kur shikojnė fėmijėt e tyre nė rrezik, janė aq tė llahtarshme, sa ndikojnė, siē thotė Viktor Hugo: “Edhe te me mė tė egrit dhe mė gjakė...
më shumë nga - Tė ndryshme »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi