Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kongresi Kombėtar i Elbasanit (2-8 shtator 1909)‏
Publikuar më 13 gusht, 2009 nė orėn 17:41 ( ) Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kongresi i Dibrės nuk e ndryshoi vendimin e marrė qysh mė parė nga rrethet atdhetare pėr tė mbledhur njė kongres kombėtar nė Elbasan, i cili do tė shqyrtonte nė mėnyrė tė veēantė problemin e shkollės shqipe qė ishte bėrė objekt i sulmeve tė xhonturqve, pėrgatitjen e mėsuesve, organizimin nė shkallė kombėtare tė rrjetit tė shkollave shqipe, drejtimin e pėrqendruar tė tyre nga njė institucion kombėtar dhe sigurimin e mjeteve financiare pėr mbajtjen e tyre. Thirrja e tij bėhej e domosdoshme edhe pėr shkak tė rritjes sė rrjetit tė shkollave shqipe pas Kongresit tė Manastirit.

Shkruan: Jeton Ameti

Pak kohė para thirrjes sė Kongresit (mė 3 korrik 1909), Ministria e Arsimit e Turqisė, nėn trysninė e kėrkesave kėmbėngulėse tė shqiptarėve, u detyrua tė njoftonte vilajetet qė tė pėrfshinin nė programin mėsimor tė shkollave shtetėrore, qytetėse (ruzhdie) dhe nė gjimnazet (idadie), mėsimin e gjuhės sė vendit (shqipe) dhe qė mėsuesit e kėsaj gjuhe tė paguheshin nga buxheti i shtetit. Kjo ishte njė rrethanė qė favorizonte punimet e Kongresit tė Elbasanit pėr ēėshtjet e arsimit shqiptar.
Kongresi u thirr me nismėn e klubit shqiptar tė Selanikut, i cili, qysh nė fund tė marsit njoftoi pėr kėtė klubet e shoqėritė shqiptare, ndėrsa me pėrgatitjen e tij tė drejtpėrdrejtė u morėn klubet “Bashkimi” e “Vllaznia” tė Elbasanit, qė u shpėrndanė ftesat klubeve dhe shoqėrive shqiptare brenda e jashtė vendit.
Kongresi i Elbasanit u hap mė 2 shtator tė vitit 1908 dhe i vijoi punimet deri mė 8 shtator. Nė tė morėn pjesė 35 delegatė, pėrfaqėsues tė klubeve dhe tė shoqėrive shqiptare tė qyteteve tė tilla tė Shqipėrisė, si Tirana, Durrėsi, Dibra, Shkupi, Manastiri, Gjirokastra, Korēa, Berati, Leskoviku, Pėrmeti, Ohri, Struga, Pogradeci, Janina, Filati, krahinat e Gramshit, tė Skraparit etj. Nuk mundėn tė dėrgonin delegatėt e tyre Vlora, pėr shkak tė terrorit tė xhonturqve mbi atdhetarėt e kėtij qyteti, Shkodra, pėr arsye tė veprimtarisė sė reaksionit xhonturk, tė pėrkrahur nga klerikėt konservatorė dhe elementėt fanatikė turkomanė, si edhe vilajeti i Kosovės, po pėr shkak tė pengesave qė nxorėn klerikėt dhe paria konservatore e fanatike, qė pėrkrahte alfabetin arab. Megjithatė, klubi i Shkupit ngarkoi si pėrfaqėsues tė vetin Mithat Frashėrin, ndėrsa atdhetarėt shkodranė njoftuan nė mėnyrė paraprake se do t’i njihnin vendimet e kėtij Kongresi. Po ashtu nuk u pėrfaqėsuan edhe shoqėritė atdhetare tė mėrgimit.
Midis delegatėve tė Kongresit kishte veprimtarė tė njohur tė lėvizjes kombėtare, si edhe mėsues atdhetarė, siē ishin Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj e Sevasti Qiriazi, Mithat Frashėri, Dervish bej Biēaku, Ahmet Dakli, Refik Toptani, Hafiz Ibrahim Dalliu, Thoma Papapano, Hamdi Ohri, Nikollė Kaēori, Josif Haxhi Mima, Simon Shuteriqi, Dhimitėr Buda, Abdullah Rushit Ahmeti (Struga), Abdulla Koprėncka, Kristo Dako, Emin Haxhi Ademi, Selman Blloshmi, Andrea Konomi, Idhomenė Kosturi etj.
Punimet e Kongresit u drejtuan nga njė kryesi e zgjedhur nga delegatėt dhe e pėrbėrė nga Dervish bej Biēaku (kryetar), Mithat Frashėri (nėnkryetar) dhe Simon Shuteriqi e Josif Haxhi Mima (sekretarė).
Ashtu siē ishte parashikuar, nė Kongres u shqyrtuan tri ēėshtje themelore: ēelja e njė shkolle normale dhe masat e nevojshme pėr tė; krijimi i njė qendre tė vetme pėr drejtimin, pėr organizimin dhe pėr financimin e shkollave shqipe; masat pėr bashkėrendimin e veprimtarisė sė klubeve shqiptare.
Akti themelor i Kongresit tė Elbasanit ishin Vendimet ose, siē u quajt ndryshe, Rezoluta prej 15 nenesh, qė u miratua dhe u nėnshkrua nga gjithė delegatėt. Njė nga masat mė tė rėndėsishme tė kėsaj Rezolute ishte ēelja nė Elbasan nė vjeshtėn e atij viti e njė Shkolle Normale (pedagogjike), me gjashtė klasa, e cila do tė pėrgatiste mėsues pėr shkollat fillore shqipe. Shkolla pedagogjike do tė mbahej me kontributin e tė gjitha klubeve dhe shoqėrive shqiptare. Nė Kongres u miratua edhe njė rregullore e veēantė e Shkollės Normale, e pėrpunuar nga njė komision i posaēėm. Pėr t’i vėnė shkollat shqipe nėn njė drejtim unik e tė pėrqendruar nė shkallė kombėtare, Kongresi vendosi qė tė krijohej nė Korēė Shoqėria qendrore shkollore “Pėrparimi”. Sipas statutit tė saj tė veēantė ajo do tė quhej Shoqėria e mėsonjėtoreve shqipe “Pėrparimi” dhe do tė kishte pėr detyrė tė kujdesej pėr mbajtjen e administrimin e Shkollės Normale tė Elbasanit, pėr hapjen e shkollave tė tjera shqipe dhe pėr botimin e librave tė nevojshėm. Pranė shoqėrisė krijohej edhe njė arkė e pėrgjithshme, qė do tė plotėsohej me kontributin e klubeve, tė shoqėrive dhe tė atdhetarėve tė veēantė. Me qėllim qė Shoqėria “Pėrparimi” tė ushtronte lirisht dhe pa pengesa veprimtarinė e saj, Kongresi kėrkoi qė ajo tė njihej zyrtarisht si “person juridik” nga qeveria turke; u hartua njė rregullore e veēantė e kėsaj shoqėrie, e cila do t’i paraqitej gjithashtu pėr miratim qeverisė. Shoqėria duhej tė kėrkonte ndihmėn financiare tė shtetit turk.
Kongresi ngarkoi “tė gjitha klubet dhe shoqėritė, si edhe ēdo shqiptar, tė pėrpiqeshin tė vinin gjuhėn shqipe nė tė gjitha shkollat e vendit”. Nė mėnyrė tė veēantė u ngarkua klubi qendror (i Manastirit) qė tė “nxirrte lejen qė gjuha shqipe tė hynte zyrtarisht nė tė gjitha shkollat e Shqipėrisė”, ndėrsa me pikėn 8 tė Vendimeve, Kongresi i Elbasanit ngarkonte klubin qendror qė sa mė parė tė “kėrkonte futjen e gjuhės shqipe si gjuhė mėsimi nė tė gjitha shkollat shtetėrore fillore dhe qytetėse (ruzhdie)”. Pėrmbushja e kėtyre kėrkesave do tė shėnonte njė hap tė rėndėsishėm nė shndėrrimin e tė gjitha shkollave tė huaja (turke ose nė gjuhė tė tjera) nė shkolla shqipe dhe pėr themelimin e njė sistemi kombėtar shkollor nė Shqipėri. Kongresi ngarkonte gjithė atdhetarėt shqiptarė qė tė kėrkonin nga kėshillat e vilajeteve hapjen e shkollave bujqėsore, aq tė nevojshme pėr popullsinė e zonave bujqėsore tė vendit.
Nė Kongres u diskutuan gjithashtu disa ēėshtje organizative dhe politike. Pėr tė forcuar bashkėpunimin, lidhjet organizative dhe bashkėrendimin e veprimeve ndėrmjet tė gjitha klubeve e shoqėrive, u vendos qė tė gjitha klubet e shoqėritė shqiptare tė drejtoheshin nga njė klub qendror. Nė pajtim me kėtė Kongresi zgjodhi si klub qendror (pėr dy vjet) klubin e Manastirit, i cili qėndronte nė krye tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.
Pėr tė bashkėrenduar dhe pėr tė organizuar mė mirė e nė pėrmasa kombėtare veprimtarinė politiko-kulturore tė klubeve dhe tė shoqėrive shqiptare, u miratua njė Rregullore e pėrgjithshme e klubeve dhe e shoqėrive shqiptare, ku pėrcaktoheshin detyrat e tyre dhe format e lidhjeve e tė bashkėpunimit ndėrmjet tyre.
Nė mbledhjet e mbyllura e tė shpeshta nė Kongres delegatėt shprehėn mosbesimin ndaj regjimit xhonturk dhe Komitetit Qendror “Bashkim e Pėrparim”, tė cilėt nė shumė qytete tė Shqipėrisė, si nė Strugė, nė Tiranė, nė Gjirokastėr, nė Filat etj., nxitnin komitetet lokale qė t’u kundėrviheshin aspiratave kombėtare tė shqiptarėve. Nė emėr tė delegatėve tė Kongresit iu dėrgua kryeministrit turk njė telegram, nė tė cilin protestohej kundėr dhunės mbi atdhetarėt shqiptarė nė Vlorė e nė qendra tė tjera dhe kėrkohej lirimi i bejlerėve atdhetarė tė arrestuar. Po nė kėto mbledhje delegatėt u shprehėn pėr njė organizim mė tė mirė tė komiteteve tė fshehta dhe pėr forcimin e lidhjeve ndėrmjet tyre.
Nė Kongres u shfaq mendimi se, nė kushtet kur xhonturqit nuk pranonin t’i njihnin popullit shqiptar tė drejtat mė elementare kombėtare e njerėzore pėr t’u ēliruar njėherė e pėrgjithmonė nga arbitrariteti e zgjedha e turqve tė rinj, shqiptarėt duhej tė organizonin luftėn e armatosur pėr tė siguruar autonominė e Shqipėrisė dhe pėr kėtė qėllim populli shqiptar duhej tė bashkėpunonte me popujt e tjerė tė shtypur tė Turqisė Evropiane, me maqedonėt, vllehėt etj., qė luftonin gjithashtu pėr ēlirimin e tyre kombėtar.
Kongresi dėnoi ndėrhyrjet e fuqive tė huaja nė Shqipėri qė ishin forcuar nė fillim tė shek. XX, e veēanėrisht pas aneksimit tė Bosnjės dhe tė Hercegovinės nga Austro-Hungaria.
Nė kėtė Kongres u vendos gjithashtu qė pas tri vjetėsh, mė 1912, tė mbahej po nė Elbasan njė kuvend tjetėr, qė do tė shqyrtonte “nevojat e Shqipėrisė”, programin e tė cilit do ta pėrgatisnin shoqėritė e kėtij qyteti.
Kongresi i Elbasanit i dha njė shtytje tė re lėvizjes pėr shkollėn dhe pėr arsimin kombėtar nė pėrgjithėsi. Tė mbėshtetur nė vendimet e tij, atdhetarėt shqiptarė ngritėn nė Korēė, mė 20 shtator 1909, Shoqėrinė qendrore shkollore “Pėrparimi”, nė kryesinė e sė cilės u zgjodhėn atdhetarėt e njohur Orhan Pojani (kryetar), Stavri Karoli, Idhomenė Kosturi e Mihal Gramenoja.
Me qėllim qė Shoqėria “Pėrparimi” tė ushtronte ligjėrisht tė gjitha kompetencat e saj si njė institucion qendror e drejtues i arsimit kombėtar, kryetari i saj Orhan Pojani, duke pasur mbėshtetjen e deputetėve atdhetarė shqiptarė tė parlamentit, bėri pėrēapje pranė Kėshillit tė Shtetit nė Stamboll pėr tė siguruar njohjen e saj zyrtare si person juridik. Megjithėse kjo kėrkesė u kundėrshtua nga qeveria turke, Shoqėria “Pėrparimi” u kthye nė tė vėrtetė nė njė organizatė arsimore kombėtare dhe dha njė ndihmė tė ēmuar pėr organizimin e drejtimin e arsimit shqiptar. Ajo dha njė ndihmesė tė veēantė pėr sigurimin e fondeve tė nevojshme financiare pėr Shkollėn Normale tė Elbasanit dhe pėr shkollat e tjera shqipe. Duke iu pėrgjigjur thirrjes qė shpėrndau pėr kėtė qėllim brenda e jashtė Shqipėrisė, dhjetėra klube dhe shoqėri atdhetare tė vendit, organet e shtypit shqiptar, shoqėritė e kolonive tė mėrgimit dhe qindra atdhetarė derdhėn nė arkėn e saj shuma tė mėdha tė hollash. Brenda njė kohe tė shkurtėr u mblodhėn pėr nevojat e Shkollės Normale dhe tė shkollave tė tjera 1 000 lira turke. Nė mėnyrė tė veēantė rreth 340 atdhetarė dhanė ndihmėn e tyre nė tė holla.
Mė 1 dhjetor 1909 u ēel nė Elbasan Shkolla Normale (pedagogjike), qė ishte shkolla e parė e mesme kombėtare shqipe. Mėsuesit e saj tė parė ishin atdhetarė tė njohur dhe njerėz tė shquar nė lėmin e kulturės, si Aleksandėr Xhuvani (i diplomuar nė Greqi pėr filologji, i dalluar nė fushėn e letėrsisė), Sotir Peci (i diplomuar gjithashtu nė Greqi pėr matematikė-fizikė, drejtor i gazetės “Kombi”) etj. Drejtor i parė i saj u caktua Luigj Gurakuqi?, i cili vuri tė gjitha forcat dhe aftėsitė e tij nė shėrbim tė arsimit kombėtar. Nė Shkollėn Normale jepnin gjithashtu mėsim Petėr Dodbiba, Simon Shuteriqi, Hasan Mejza dhe Hafiz Ibrahim Dalliu.
Shkolla Normale kishte gjashtė klasa, me njė plan mėsimor prej 30 lėndėsh, humanitare, tė shkencave tė natyrės etj. Ajo dallohej pėr karakterin e saj kombėtar, qė pėrcaktohej nga pėrmbajtja e lėndėve dhe nga fakti se pranonte nxėnės tė tė gjitha besimeve fetare, myslimanė e tė krishterė. Atdhetarėt bashkėkohės e ēmonin atė si njė vatėr tė formimit atdhetar tė brezit tė ri.
Qysh nė vitin e parė tė themelimit tė saj (1909-1910) Shkolla Normale e Elbasanit pati 160 nxėnės tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė. Disa prej tyre, rreth 50 nxėnės, kishin ardhur nga Kosova, Rrafshi i Dukagjinit e Dibra, tė dėrguar nga klubet shqiptare, si ai i Shkupit, i Dibrės etj. dhe me kujdesin e veēantė tė atdhetarėve Hasan Prishtina, Bajram Curri, Nexhip Draga etj.
Shkolla shqipe u hapėn nė kėtė periudhė pas Kongresit tė Elbasanit edhe nė vende tė tjera tė Shqipėrisė. Nė fund tė shtatorit u bė nė Korēė pėrurimi i shkollės sė riorganizuar tė djemve (i mėsonjėtores sė parė shqipe tė vitit 1887), ēelur qysh nė pranverėn e vitit 1909, e cila ishte njė nga shkollat mė tė plota me pesė klasa dhe pesė mėsues. Nė tetor u hapėn shkolla shqipe nė Progėr, nė Cukaj tė Martaneshit, nė Verlen tė Bilishtit, nė Margėllėē, ndėrsa nė muajin dhjetor u ēel shkolla shqipe nė Negovan (nėn drejtimin e Petro Nini Luarasit) dhe nė fshatin Koshtan tė Tepelenės.
Me pėrpjekjet e Klubit Arsimor tė Shkupit, tė Hasan Prishtinės e tė atdhetarėve tė tjerė kosovarė, nė vjeshtėn e vitit 1909 u hapėn shkolla shqipe nė vilajetin e Kosovės, nė Moravė, nė Gjilan dhe nė fshatin Pozharan, ku mėsonin edhe fėmijėt e katundeve pėrreth. Shkolla shqipe kanė qenė ngritur nė kėtė kohė edhe nė Prizren, nė Gjakovė, nė Pejė dhe nė Vuēiternė. Nė janar tė vitit 1910 klubi i Shkupit ngriti njė shkollė private shqipe nė kėtė qytet, ndėrsa nė shkurt u hap shkolla shqipe nė Mitrovicė.
Nė mars-prill tė vitit 1910 u ēelėn shkolla shqipe nė Mesare tė Leskovikut, nė Labovėn e Poshtme (nga klubi “Drita” i Gjirokastrės), nė fshatra tė Ēamėrisė, si nė Ninat, Konispol, Koskė, Janjar, Konicė, Mazarek etj. Nė verėn e atij viti u hapėn shkolla shqipe nė Tepelenė, nė Tiranė, nė Vlorė, nė Zerqan, nė Kaninė, nė Leskovik etj. U bėnė pėrēapje pėr ngritjen e shkollave tė tjera shqipe pothuajse nė tė gjitha qytetet e Shqipėrisė. Nė fillim tė vitit 1910 klubi i Dibrės mori nismėn pėr hapjen e njė numri tė madh shkollash shqipe nė kėtė rreth.
Gjatė vitit shkollor 1909-1910, pėrveē qyteteve tė tjera, gjuha shqipe u fut edhe nė gjimnazet turke tė Elbasanit, tė Vlorės, tė Beratit dhe tė Shkupit (ku jepte mėsim Bedri Pejani). Shqipja filloi tė mėsohej gjithashtu nė shkollėn “Edep” tė Shkupit, qė mbahej nga klubi “Rinia patriotike” (“Shubani vatan”) tė kėtij qyteti. Sipas tė dhėnave tė shtypit shqiptar tė kohės, nė vjeshtėn e vitit 1909 gjuha shqipe ishte futur si lėndė pothuajse nė tė gjitha gjimnazet (idadijet) turke tė Shqipėrisė dhe nė shumė shkolla qytetėse (ruzhdie). Meqė Ministria e Arsimit, qysh nė korrikun e vitit 1909, kishte lejuar mėsimin e gjuhėve tė vendit nė gjimnazet turke, mėsuesit e gjuhės shqipe nė kėto shkolla u emėruan nga organet e saj.
Por kėto shkolla ndiqeshin nga njė numėr i kufizuar nxėnėsish, prandaj atdhetarėt shqiptarė vijuan tė kėrkonin qė gjuha shqipe tė mėsohej nė tė gjitha shkollat fillore tė vendit, rrjeti i tė cilave ishte mė i gjerė. Nė fundin e vitit shkollor 1909-1910 mėsimi i shqipes u fut edhe nė shkollėn qytetėse tė Prevezės, nė atė tė Lurosit, nė shkollat fillore turke tė Kolonjės, tė Oparit, tė Devollit, tė Pėrmetit, tė Elbasanit dhe tė disa qendrave tė Kosovės. Nė fillim tė vitit 1910 pėrfaqėsues tė popullsisė sė Ohrit kėrkuan nga parlamenti qė gjuha shqipe tė mėsohej nė tė gjitha shkollat shtetėrore tė kėsaj prefekture.
Me gjithė pengesat e shovinistėve grekė, atdhetarėt shqiptarė gjatė vitit 1910 arritėn tė fusnin mėsimin e shqipes edhe nė shkollat e tjera greke, si nė ato tė Elbasanit, tė Beratit, tė Kavajės dhe tė Labovės sė Poshtme.
Por pėrhapja e mėtejshme e shkollave dhe e shkrimit shqip u pengua pėr shkak tė shpėrthimit tė reaksionit xhonturk kundėr kulturės dhe Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė pėrgjithėsi.
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 19 vizitorë
Lexuar: 1,043 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Zeqir Gėrvalla: AVDI IBRAHIMI: SFIDĖ PĖR MĖMĖ...
E hėnė, 22 shtator 2014 - 00:36
R e c e n s i o n Asgjė s’ėshtė vetėm e njėrit, tė gjitha janė tė pėrbashkėta: edhe lindja edhe vdekja…edhe kėnga, edhe vaji…edhe gėzimi, edhe hidhėri...
Akademia e Shkencave nė shėrbim tė kishės sh...
E shtunė, 20 shtator 2014 - 23:28
Mė 24 gusht 2014, Anastas Janullatosi, nė fshatin Kolkondas tė Libofshės nė Fier, organizoi kremtimin e 300-vjetorit tė lindjes sė “Shėn” Kozmait, armikut ...
Adem Zaplluzha- katėr tregime poetike nga lib...
E premtė, 19 shtator 2014 - 23:54
MBI KĖTO PASTELE GJETHESH Nėpėr rrugėt e ngushta tė Prishtinės mbi pastele gjethesh ėshtė ulur acari dhe pikturon fytyrėn e imagjinuar tė njė rre...
FILLET E MONOTEIZMIT NĖ EGJIPTIN E LASHTĖR...
E enjtė, 18 shtator 2014 - 21:57
Qellimi i Monoteizmit Qėllimi kryesor i besimeve monoteiste sot, ėshtė besimi nė njė Zot tė vetėm, nėnshtrimi dhe frika ndaj tij, ku ēdo gjė qė ndodhė n...
Fragment: Nga romani “Vrasje nė tri kohė” i a...
E merkurė, 17 shtator 2014 - 21:15
Bacė Adem Demaēin e ēunanin “tradhtar” pse ishte kundėr marrėveshjės sė Rambujesė! …Ka mė shumė pandershmėri, se sa nder, andaj ndoshta kėtu mund tė kėr...
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi