| Protokolli EULEX-Serbi, apo legalizim i strukturave kriminale serbe |
| Publikuar më 09 shtator, 2009 nė orėn 00:22 ( ) |
Ramiz Bojaj | Lajme | |
|
|
|
Ėshtė absurde tė nėnshkruhet marrėveshje protokollare me Serbinė, rreth krimit tė organizuar, informacioneve dhe formave tė tjera tė veprimeve ilegale, kur tashmė janė tė adresuara ēerdhet e krimit tė organizuar dhe aktiviteteve mafioze nė veriun e Kosovės, nė tė cilat fshihen edhe akterė tė MUP-it serb, me tė cilėt EULEX, mėton tė nėnshkruajė protokollin e marrėveshjes.
Pėrpjekjet e Misionit Evropian EULEX, pėr nėnshkrimin e marrėveshjeve protokollare me Serbinė cenon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė integritetin dhe sovranitetin e shtetit tė pavarur tė Kosovės. Nėnshkrimi i protokolleve, nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse amnisti i tė gjitha grupeve kriminale nė veriun e territorit tė vendit tonė, tė cilat pėr dhjetė vjet me radhė janė pėrgjegjėsit kryesor tė aktiviteteve kriminale dhe mafioze. Qfarė marrėveshje bashkėpunimi, kundėr strukturave ilegale mund tė quhet protokolli i EULEX-it, kur veriu ėshtė i stėrmbushur nga kriminelėt mafiozėt dhe policė tė Serbisė. Nė fakt Serbia ėshtė burim i tė gjitha problemeve ekzistenciale nė veri, e cila me shumė kujdes "dirigjon" strukturat ilegale dhe paralele serbe nė veri. Serbia pėrmes mekanizmave ilegale dhe kriminale, i ka shpallur luftė Kosovės duke djegur pikat doganore 1 dhe 31, pėr tė vazhduar me sulme tjera kundėr misionit ndėrkombėtar tė KFOR-it, dhe UNMIK-ut, duke lėnė tė vrarė(ushtari i KFOR-it i vrarė gati dy vjet me parė) dhe dhjetėra tė lėnduar nga radhėt e misionit tė OKB-sė. Kjo aventurė vazhdon edhe sot, duke sulmuar banorėt civilė shqiptarė, tė cilėt mėtojnė tė kthehen nė tokat e tyre autoktone dhe stėrgjyshore(nė shtėpitė e djegura nga strukturat paralele), alias tė legalizuara nga misionet ndėrkombėtare (UNMIK-EULEX). Gjithashtu, EULEX-i nuk mund tė nėnshkruajė protokolle me MUP-in serb, i cili ėshtė bashkėrreshtues dhe pjesėmarrės, pothuajse nė tė gjitha aktet kriminale nė veri dhe pjesė tjera tė Kosovės. Ajo qe ėshtė edhe mė e paprecedent, Policia e Serbisė sė bashku me armatėn, shakatare serbe tė udhėhequr nga kryekrimineli Millosheviq, dėboi rreth njė milion shqiptarė nga trojet e veta etnike, duke shėnuar numėr tė madh tė civilėve tė vrarė. Pa ndėshkimin e dėnimin e kriminelėve serb tė luftės dhe pa njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia, ēdo marrėveshje protokollare, por edhe tė natyrave tjera ėshtė i papranueshėm pėr popullin e Kosovės, vullnet i cili duhet tė mbrohet gjer nė fund edhe nga institucionet shtetėrore tė vendit tonė. Dhe nė fakt kundėrshtimi i protokollit tė EULEX-it, pėr shtetin dhe popullin e Kosovėn do tė thotė mbrojtje e interesit nacional dhe shtetėror. Mohimi i qeverisė sė Kosovės rreth protokollit ėshtė pėrshėndetės pėr faktin se asnjė marrėveshje ndėrkombėtare nuk mund tė nėnshkruhet pa institucionet e Kosovės.
Pikat e marrėveshjes, apo absurdi i radhės
Nė dokumentin e marrėveshjes EULEX-Serbi,(tashmė tė publikuar), anekset pėrmbajtjesore dėshmojnė pėr bashkėpunim hipotetik dhe tė kamufluar tė luftės sė krimit tė organizuar, ndėrkufitar dhe formave tjera ilegale. Nėse kėrkohet tė luftohet krimi i organizuar ai vepron gjysmė legal, por edhe legal nė veri, dhe enklava tjera serbe; atėherė pėrse nuk luftohen strukturat paralele dhe ato kriminale nė veri. "Mes Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Republikės sė Serbisė dhe EULEX-it (pjesėmarrėsit) mbi bashkėpunimin policor dhe ēėshtjet e ndėrlidhura mbi hetimet e krimit tė organizuar, ndėrkufitar- kufitar dhe formave tė tjera tė veprimeve ilegale", shkruan nė aneksin e parė tė marrėveshjes, duke vazhduar me "Pjesėmarrėsit njohin nevojėn pėr njė bashkėpunim tė vazhdueshėm nė luftėn kundėr aktiviteteve tė paligjshme". A thua a janė tė ligjshme veprimet kriminale tė cilat dogjėn doganat, vranė dhe plagosėn ushtarė e polic vendas e ndėrkombėtarė, duke arritur kulmin me ndalimin pėr kthim pronash tė qytetarėve shqiptarė nė pjesėn veriore. Dhe nė fakt futja nė fuqi e Rezolutės sė vdekur, 1244, ėshtė kulmi i absurditetit tė protokollit EULEX-Serbi. Aneksi origjinal: "Pjesėmarrėsit bien dakord tė bashkėpunojnė nė bazė tė Rezolutės 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, dhe nė bazė tė Veprimit tė bashkuar tė Kėshillit tė BE 2008124 CFSP, duke iu referuar Raportit tė sekretarit gjeneral tė UNMIK-ut nė 24 nėntor 2008 (S2008692)". Rezoluta 12 44 ishtė hartuar si fazė kalimtare deri nė fuqizimin e segmenteve juridiko-kushtetuese tė Kosovės, e cila tashmė ėshtė arkivuar, me tė hyrė nė fuqi tė aktit mė tė lartė juridik tė Kosovės -Kushtetutės. Kohė mė parė, zyrtarėt e EULEX-it patėn konfirmuar se e kanė mbėshtetjen e 27 vendeve anėtare qė tė vazhdojnė tutje me nėnshkrimin e marrėveshjes, duke e pėrkufizuar atė si njė aranzhim teknik pėr bashkėpunim policor, ndėrkohė qė ėshtė paralajmėruar finalizimi edhe i dy marrėveshjeve tjera; asaj pėr bashkėpunim gjyqėsor dhe doganor. Gjyqe tė cilat edhe sot e kėsaj dite i mbajnė tė fuqizuara fletarrestet jo vetėm pėr qytetarė tė pafajshėm tė Kosovės, por edhe pėr burrėshtetasit mė tė mėdhenj tė paqes globale, siē janė Klarku, Klintoni e personalitete tjera.
Diversiteti marrėveshjeve paraprake
Nėnshkrimi i protokolleve nė mes tė misionit evropian pėr Polici dhe gjyqėsi EULEX, rreth natyrės sė bashkėpunimit policor dhe tė sigurisė , me Republikėn e Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi, dallon rrėnjėsisht nga ky i fundit i nėnshkrimit (nė tentativė) me Serbinė. Nė fakt, tri shtetet e para e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa Serbia(ish-pushtuese) vazhdon tė cilėsojė shtetin tonė si pjesė integrale tė saj dhe nė kėtė kontekst, ēfarėdo marrėveshje protokollare duhet tė hidhet poshtė. Nė fakt nėnshkrimi i protokollit EULEX-Serbi, legalizon strukturat paralele dhe kriminale serbe nė Kosovė, tė cilat veprojnė nė veri qė nga mbarimi i luftės (1999) pėr tė shtuar aktivitetet e tyre pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Problem tjetėr ėshtė edhe natyra menaxhuese e strukturave paralele serbe tė cilat vazhdojnė tė mbėshteten nga qeveria e Beogradit, me shtetin tė cilin Misioni Evropian EULEX, mėton tė nėnshkruajė marrėveshje bashkėpunimi dhe shkėmbim informacionesh. Paralajmėrimi i EULEX-it se ėshtė i interesuar qė tė ketė bashkėpunim pėr polici, drejtėsi dhe gjyqėsi me tė gjitha vendet e rajonit dhe se formalizimi i marrėveshjeve tė bashkėpunimit nuk po bėhet vetėm me Serbinė, tregon se misioni evropian EULEX, po e humbė epiqendrėn e funksionimit tė saj, pėr ēka edhe ėshtė i thirrur tė veprojė nė Kosovė-asistimi nė polici, dogana dhe drejtėsi. Nėse duhet nėnshkruan protokolle jo vetėm me Serbinė, kėtė duhet ta bėjė Kosova, sepse Kosova ka sovranitetin e vet vendimmarrės edhe pėr protokollet me vendet tjera.
Kulminacioni i strukturave kriminale serbe
Misioni Evropian, por edhe i OKB-sė(UNMIK), ėshtė sulmuar disa herė nga formacione kriminale serbe nė veri, tė cilat nė bashkėpunim me policinė e Serbisė, MUP-in, kanė lėnė tė vrarė njė ushtarė tė KFOR-it dhe dhjetėra policė tė UNMIK-ut tė hospitalizuar. Njė realitet i tillė ose mėton tė shtrembėrohet ose tė anashkalohet nga Misioni Evropian, EULEX. Nėse EULEX, nuk mund tė zgjidhė problemin me strofullėn e kriminelėve tė luftės nė veri dhe enklava tjera, atėherė duhet tė lėshojė pe para institucioneve shtetėrore dhe qytetarėve tė Kosovės e jo para Serbisė. A e din EULEX-i se Serbia ėshtė pėrgjegjėsi kryesor jo vetėm i dhunės shumėvjeēare nė veriun e shtetit tė Kosovės, por edhe i katėr luftėrave tjera tė pėrmasave ballkanike duke lėnė tė vrarė e tė masakruar dhjetėra civilė tė pafajshėm. Ėshtė absurde tė nėnshkruhet marrėveshje protokollare me Serbinė, rreth krimit tė organizuar, informacioneve dhe formave tė tjera tė veprimeve ilegale, kur tashmė janė tė adresuara ēerdhet e krimit tė organizuar dhe aktiviteteve mafioze nė veriun e Kosovės, nė tė cilat fshihen edhe akterė tė MUP-it serb, me tė cilėt EULEX, mėton tė nėnshkruajė protokollin e marrėveshjes. A e din EULEX-i se Serbia ėshtė pėrgjegjėsi kryesor jo vetėm i dhunės shumėvjeēare nė veriun e shtetit tė Kosovės, por edhe i katėr luftėrave tjera tė pėrmasave ballkanike duke lėnė tė vrarė e tė masakruar dhjetėra civilė tė pafajshėm.
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 24 vizitorë |
| Lexuar:
773 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| DEKLARATA E SHKELJES(SHKELJEVE) TĖ POHUARA TĖ... |
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 18:51 DEKLARATA E SHKELJES(SHKELJEVE) TĖ POHUARA TĖ KUSHTETUTĖS DHE/APO INSTRUMENTEVE/DOKUMENTEVE NDĖRKOMBĖTARE MBI TĖ DREJTAT E NJERIUT TĖ CILAT ZBATOHEN DREJTP... |
| Uniteti pėr kompromisin e madh |
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 18:46 Nė vitin 2007 Lėvizja VETĖVENDOSJE! kundėrshtonte Planin e Ahtisaarit. Politikanėt e asaj kohe, disa prej tė cilėve edhe tė kėsaj kohe, i thonin popullit t... |
| LB: DEKLARATĖ PĖR MEDIA |
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 18:41 Kosova tė mos heshtė!
Pas gjendjes dymbėdhjetėvjeēare nė veri tė Kosovės, pas dėbimit tė popullatės shqiptare nga kjo pjesė, pas rezistencės sė popullat... |
| Serbia tė heq dorė nga destabilizimi i rajoni... |
E merkurė, 08 shkurt 2012 - 18:33 Ministri i Punėve tė Jashtėm, Enver Hoxhaj, duke folur para anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit, nė mbledhjen pėr Kosovėn, i ka bėrė thirrje Serbisė tė heq... |
më shumë nga - Lajme » |
|
|
|
|
|