Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KUJTESĖ OGURZI NĖ DITĖN E NJĖ PROTESTE?!
Publikuar më 15 shtator, 2009 nė orėn 15:26 ( ) Adnan Abrashi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Arti i luftės ėshtė arti i zhdukjes sė njerėzve, ndėrsa politika ėshtė arti i mashtrimit tė tyre)
Nga shumė moment tė jetės sime tė bujshme, me tė cilat sot e kėsaj dite krenohem se edhe unė kam qenė pjesė e tyre, pa dyshim ėshtė pėrkisja ime asaj gjeneratė tė famshme studentore tė vitit 1981. Asaj gjenerate e cila beri historinė dhe ndikoi mė vonė nė ndryshimin kronologjik tė zhvillimit tė rrjedha shoqėrore si vazhdimėsi.
Edhe ne si rini e atėhershme i kishim ēapkėnit tona rinore dhe me “axhamillėkun” e moshės bėnim ndonjė hata, por si studentė, padyshim e donim shkollėn, studimet dhe mėsimin, sepse ishim tė etshėm pėr dije dhe pėrparim. Edhe ne si rini dashuronim dhe thurnim ėndrra pėr ardhmėrinė, por mbi tė gjitha e kishim nė zemėr Kosovėn dhe Shqiptarinė. Ishim mu ajo gjeneratė e vitit ’81, e cila, edhe pėrball plumbave, dhunės dhe terrorit tė paparė fizik dhe politik qė nga pushtuesi i ushtrohej sistematikisht kėtij populli, thyem heshtje dekadash, dhe trasuam rrugėn e lavdishme tė njė rezistence aktive kombėtare e cila mė vonė do tė na shpie deri nė fitore. Fitore tė papėrmbaruar, me sa duket?!
Ishim ne, mu ajo gjeneratė e lavdishme e kohės sė intelektualėve dhe pedagogėve tanė gjenial: Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Gazmend Zajmi, Bardhyl Qaushi e shumė e shumė tė tjerėve, tė cilėt, mbi tė gjitha, pėrveē dijes dhe arsimit, na mėsuan dhe rrėnjosėn thellė dashurinė pėr atdheun, popullin tonė dhe lirinė...
Edhe pse unė sot me plotė krenari e shkruaj kėtė artikull pėr atė kohė tė lavdishme tė gjeneratės sime, kur me pietet i kujtoj ata shokė tė shumtė, tė cilėt, nga ai regjim gjakatar, krahasuar me mua, kanė kaluar shumė e shumė mė keq, ende mė vjen turp prej tyre dhe brejta e ndėrgjegjes se kam bėrė pak.
Dhe, si mundem unė tashti, pėrkatės i asaj gjenerate rrebeluese, ta kuptoj kėtė Prishtinė tė sotme universitare pasive me mbi 40.000 studentė qė heshtin? Kėtė rini tonė tė mrekullueshme por politikisht tė pėrgjumosur, e cila nga “kaffeteritė” tė mbusha pėrplot, pinė “makijato” dhe indiferente sodisin njė protestė nė tė cilėn kėrkohet tė mbrohet Kosova, dinjiteti, pavarėsia dhe sovraniteti i saj?!!
Dhe, kur i vėrej tė gjitha kėto ecuri, si mundem unė sot, student i kohės sė atyre intelektualėve dhe profesorėve gjenial dhe tė pavdekshėm atdhetar, ta kuptoj heshtjen e kėtyre doktorėve dhe profesorėve tanė akademik pa kurrizor? Mbylljen e gojės sė tyre mu nė kėtė moment vendimtar kur tė tjerėt mė shumė dhe mė ashpėr reagojnė pėr ne.
A nuk ėshtė krenari dhe njėkohėsisht marrėzi, kur dėgjon se njė grup prej 32 kokave mė tė menēura dhe mė tė shquara tė rajonit tė Ballkanit, pėrbėrė nga: filozofė, sociologė, dhe historianė, na bėnė thirrje neve kosovarėve qė t’i bashkohemi protestave tė 14 shtatorit nė Prishtinė, tė organizuara nga ana e 24 organizatave joqeveritare kundėr protokollit EULEX-Serbi,?!!
“O tempora o mores”?! A po na ngjan vėrtet edhe kjo dekadencė degraduese dhe degjeneruese morale si popull?!!

“Leming sindroma” si sjellje kolektive

Dikur nė njė artikull timin, kisha shkruar pėr njė fenomen psiko-social kolektiv tė quajtura “sindroma leming” dhe mendoj se nuk do tė jetė e tepėrt ta pėrmendi atė edhe njė herė. Ata eksperte, qe e njohin psikologjinė e sjelljes sociale, e dine mirė se ne terminologjinė profesionale, besimi i tepruar dhe jo kritik i masės se gjere ndaj informatave te prezantuara autoritare publike, si fenomen shoqėror, quhet “sindroma leming”.
Ēka nėnkupton ne realitet ky sindromė psiko-social i sjelljes kolektive shoqėrore?
Leminget janė njė lloj i minjve te vegjėl, te cilėt, fare pa angazhuar instinktin e vlerėsimit vetjak pėr rrezik, verbėrisht i pėrcjellin sjelljet dhe veprimet e minjve tjerė. Kėshtu, kur njėra prej tyre hidhet nga lartėsia ne greminėn e pa shpėtim vdekjeprurės, ashtu ne varg veprojnė te gjithė anėtaret tjerė te grupit. Ky fenomen krahasues, gjate analizės se gjendjeve psiko-sociale te sjelljes se njerėzve ne shoqėri, ne psikologji njihet si “sindroma leming”.
Pėr njeriun LEMING, ne krahasim me popullaritetin e personalitetit qe e thotė njė deklaratė apo ide, logjika e shendosh e cila duhej te qėndron prapa atij besimi, fare nuk ka rendėsi dhe nuk ėshtė ne veprim. Qe LEMINGU, te besoj fuqishėm ne dike, mjafton qe predikuesi tė ketė autoritet, edhe pse, ne te kundėrtėn, ky autoritet mund te jete i dyshimte. Tėrėsisht i rrejshėm.
Dhe, me sa duket, neve kjo edhe po na ngjanė sot. Jemi bėrė viktima kolektive tė predikimeve dhe gėnjeshtrave tė autoriteteve tona tė rrejshme politike nė pushtet.
Atyre qė, pėrveē privilegjeve dhe pasurimit tė vetė, mė sė paku mendojnė pėr ne si popull dhe pėr Kosovėn si shtet.
Vetėm njė LEMING klasik nuk mundet tė dyshoj se, pas pranimit nė heshtje nga institucionet tona shtetėrore tė nėnshkrimit tė protokollit pėr bashkėpunim policor EULEX-Serbi, pse si kamuflim barazpeshe na vjen nga Brukseli nė formė tė njė “Udhėrrėfyesi”pėr Kosovėn?
Pse bash tash bien blloqet e termocentraleve tona dhe vėmendja e masės pėrqendrohet kah reduktimet e ashpra me nga 5-6 orė pa rrymė nė ditė?
Pse mu atė ditė (ditėn e mbajtjes sė protestave kundėr nėnshkrimit tė protokollit EULEX-Serbi) me pėrfaqėsuesit tanė tė lartė tė institucioneve nėnshkruhet ai protokolli bilateral i ofrimit tė ndihmės amerikane pėr Kosovėn...?!!
Filozofi Antik Grek Sokrati, dikur i ka mėsuar nxėnėsit e vet se “rruga e vetme gjate kėrkimit te se vėrtetės pėrmes se cilės duhet te shkohet, ėshtė, kur, se pari, te analizohet dhe vihet ne pyetje ēdo bindje qe e kemi mbėshtetur forte gjer ne atė moment. Nėse ky besim konkret nė ne i kalon te gjitha testet e evidencės, deduksionit dhe logjikes, atėherė, ajo informatė mund te pėrqafohet si e vėrtetė. Ne te kundėrtėn, e njėjta duhet mohuar, ndėrsa, me pas, bartėsi i saj duhet ta pyes veten se ēka e ka nxitur qe gjer ne atė moment te mendoj ashtu”.
Nėse nė tė ardhmen, ne si kolektivitet, edhe mė tej do tė vazhdojmė tė mos e pėrfillim sė paku pėrafėrsisht kėtė porosi sokratiane, nga kjo elitė e jona politike nė pushtet, dhe nga planet tjera konspirative tė bashkėsisė ndėrkombėtare tė pėrgatitura nė prapavijė, do tė kemi edhe shumė e shumė kėso “befasi tė kėndshme”...!?
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Adnan Abrashi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 939 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
KARRABISHTI I UJD-it (14)
E hėnė, 01 shtator 2014 - 22:50
VETONIT, DUHET T’I THUHET NĖ GJUHĖN E NĖNĖS! Ēfarė e ēka “fsheh” e kamuflon kėtu Vetoni i murrmė i racės sė Surrojve? Ēka e ēfarė pėrpiqet t’u shesė sh...
FILOZOFI E LOGJIKĖS SĖ SHĖMTUAR, TĖ NDERUAR ...
E hėnė, 01 shtator 2014 - 22:47
(Deputet apo rrugaēė) Pėr tė zgjedhurit, kuvendarėt e Kosovės, nga vota e popullit ishte dhe mbeti njė dilemė e madhe nė mes popullit se pėr kė kanė vot...
Gjykata kushtetuese, nga gabimi nė gabim
E hėnė, 01 shtator 2014 - 22:44
Gjykata kushtetuese e Kosovės ėshtė armė nė duart e tė fortit, ajo nuk ėshtė e pavarur e rrjedhimisht nuk mund tė jetė as profesionale. Me vendimet e saj ...
“Ebola” dhe Miti i Partive politike nė Kosov...
E hėnė, 01 shtator 2014 - 22:39
Nuk ėshtė se ka ardhur nga ndonjė vend qė tashmė jemi mėsuar ta dėgjojmė nė media kėtė fenomenin; e ngėrqit, ngecjes, krizės si do tė duan tė gjithė ta em...
KARRABISHTI I UJD-it (13)
E shtunė, 30 gusht 2014 - 00:42
Sipas “arsyes” sė tė qenunit (raison d’źtre) tė Vetonit tė murrmė tė racės sė laraskave tė Surrojve, parapėlqehet pėrshkrimi inicial i “dr. Ibrahim Rugovės...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi