Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KRYENGRITJA E PĖRGJITHSHME E VITIT 1912
Publikuar më 21 shtator, 2009 nė orėn 10:37 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ndryshe nga kryengritjet e mėparshme tė armatosura, ajo e vitit 1912 u shtri nė mbarė Shqipėrinė, bashkoi gjithė shqiptarėt pa dallim krahine, feje dhe pėrkatėsie shoqėrore.
Nė rrafsh tė jashtėm kryengritja u zhvillua nė rrethana jo tė favorshme pėr shqiptarėt. Fuqitė e Mėdha vazhdonin t’i pėrmbaheshin ende politikės sė tyre tradicionale tė ruajtjes sė status quo-sė nė Perandorinė Osmane dhe nė Ballkan. Pėrveē kėsaj, ata mendonin se njohja e autonomisė sė Shqipėrisė do tė krijonte tė ēara nė marrėdhėniet ndėrmjet tyre. Kryengritja shqiptare dhe kėrkesat e saj kombėtare u kundėrshtuan nė mėnyrė tė veēantė nga shtetet ballkanike, tė cilat e shihnin mundėsinė e shpalljes sė njė shteti autonom ose tė pavarur shqiptar si njė pengesė pėr synimet e tyre ekspansioniste nė Ballkanin Perėndimor.
Kryengritja u zhvillua gjithashtu nė kushtet kur Perandoria Osmane po kalonte njė krizė tė rėndė qė po e ēonte atė drejt fundit, kur ajo ishte nė luftė me Italinė (pėr Tripolin) dhe kur brenda saj kishte shpėrthyer konflikti politik midis xhonturqve dhe opozitės liberale. Kėto ishin rrethana lehtėsuese pėr shpėrthimin e kryengritjes dhe pėr suksesin e saj.
Megjithėse kryengritja arriti suksese tė mėdha, nuk u arrit tė mėnjanoheshin mosmarrėveshjet nė udhėheqjen e saj. Disa nga krerėt shqiptarė filluan tė anojnė drejt kėrkesave mė tė moderuara, qė nuk ndihmonin zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. Nė kėto qėndrime ndikuan edhe veprimet pėrēarėse tė pėrkrahėsve tė xhonturqve dhe tė agjenturės serbe te disa prej krerėve shqiptarė. Por edhe mė fuqishėm ndikoi nė kėto lėkundje rreziku gjithnjė e mė i madh i shpėrthimit tė njė Lufte Ballkanike qė po afrohej me shpejtėsi.
Nė kėto rrethana edhe udhėheqėsit mė tė vendosur, si Hasan Prishtina, Bajram Curri etj., u detyruan tė tėrhiqeshin nga programi autonomist i Junikut. Kjo gjendje nė gjirin e udhėheqjes sė kryengritjes dhe sidomos afrimi i Luftės Ballkanike, fillimi i veprimeve tė veēanta luftarake tė Malit tė Zi, i shtyti ata tė parashtronin njė program mė tė kufizuar, 14 pikat e Hasan Prishtinės.
Megjithatė, Hasan Prishtina, qė ishte ithtar i programit radikal tė lėvizjes, shpresonte se pikat e pėrfshira nė marrėveshjen e arritur me qeverinė osmane mė 18 gusht do tė shėnonin “hape tė mėdha ka indipendenca e jonė”.
Nikollė Ivanaj shkruante nė ato ditė: “Tė gjithė janė besnikė tė idealit tė pavarėsisė, por arsyetimi ju thotė se pėr momentin e tashėm duhet tė moderojnė kėrkesat nė mėnyrė qė tė bėhen tė realizueshme”.
Pranimi nga shqiptarėt i marrėveshjes shqiptaro-turke tė 18 gushtit 1912 ishte nė thelb njė kompromis i pashmangshėm, njė lėshim i detyruar, i imponuar kryesisht nga rrethanat ndėrkombėtare. Megjithatė, nė qoftė se qeveria turke do ta zbatonte tėrėsisht atė, kjo marrėveshje do t’i hapte rrugėn zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare.
Kryengritja pati edhe dobėsi tė karakterit organizativ. Ēlirimi i qyteteve, qė ishte njė sukses i madh i saj dhe mund tė ēonte nė ēlirimin e gjithė Shqipėrisė, nuk u shoqėrua, pėrveē disa rasteve, me likuidimin e administratės osmane dhe me vendosjen e njė administrate tė re shqiptare. Disa masa, si lirimi i tė burgosurve a dėbimi i funksionarėve tė veēuar, qenė tė pamjaftueshme pėr t’ia arritur kėtij qėllimi. Kėtė detyrė tė vendosjes sė pushtetit tė shqiptarėve nė vend tė atij osman, qė do tė ishte njė garanci pėr zbatimin e marrėveshjes sė pranuar nga Porta e Lartė, udhėheqja e kryengritjes nuk e shtroi fare pėr zgjidhje.
Kryengritja e vitit 1912 ishte e pėrgjithshme, u shtri nė mbarė vendin, nė Kosovė, nė Shqipėrinė e Mesme dhe nė atė tė Jugut, ku prej kohėsh vepronin ēetat e armatosura. Megjithatė, forca e veprimeve tė saj luftarake nuk ishte kudo e njėjtė. Ajo qe mė e fuqishme nė vilajetin e Kosovės, krahasuar me territoret e tri vilajeteve tė tjera (tė Shkodrės, tė Manastirit e tė Janinės). Pėrveē kėsaj, nuk pati njė bashkėrendim nė kohė tė veprimeve luftarake, tė cilat nė viset e tjera, sidomos nė Jug, filluan mė vonė se nė Kosovė.
Nė ecurinė e kryengritjes sė pėrgjithshme ushtruan ndikim negativ lėkundjet e pėrfaqėsuesve tė veēantė tė parisė ēifligare e bajraktare qė u shfaqėn sidomos nė qėndrimin ndaj kėrkesave kombėtare. Disa prej tė tyre u treguan tė gatshėm tė shkėputeshin nga sundimi i huaj osman, ndėrsa disa tė tjerė u vunė nė shėrbim tė qarqeve sunduese fqinje, u bėnė pėrēues tė politikės sė tyre nė udhėheqjen e kryengritjes dhe u pėrpoqėn ta pengonin luftėn e armatosur popullore.
Pavarėsisht nga kėto dobėsi, Kryengritja e vitit 1912 shėnoi hapa tė rėndėsishėm nė sendėrtimin e programit themelor politik tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Ajo nxori nė shesh dobėsinė e Perandorisė Osmane, e tronditi atė dhe afroi fundin e saj. Nė kėto rrethana aleatėt ballkanikė nuk e patėn tė vėshtirė t’i jepnin asaj goditjen e fundit. Kryengritja shqiptare dhe sukseset e saj ushtarake e politike ndikuan gjithashtu nė pėrshpejtimin e shpėrthimit tė Luftės sė Parė Ballkanike. Por ajo tregoi gjithashtu se shtetet ballkanike dhe Fuqitė e Mėdha nuk do ta kishin tė lehtė tani tė mėnjanonin ēėshtjen shqiptare nga tė gjitha kombinacionet qė do tė shestoheshin pas kėsaj lufte nė tryezat e gjelbėrta tė diplomacisė.
Kryengritjet e mėdha tė viteve 1910-1912 pėrbėjnė njė faqe tė re, njė shkallė mė tė lartė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Nga qėllimet qė shtruan, nga cilėsia e organizimit, nga forca luftarake dhe veēanėrisht nga rrjedhojat e tyre, kėto kryengritje zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e popullit shqiptar. Ato kishin si objektiv kryesor plotėsimin e programit kombėtar tė lėvizjes shqiptare, tė pėrcaktuar qysh nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, krijimin e shtetit autonom e mė pas tė pavarur shqiptar. Kėshtu do tė pėrmbusheshin aspiratat kombėtare tė tė gjithė popullit shqiptar, do t’i bėhej ballė rrezikut tė copėtimit tė trojeve shqiptare dhe do t’i hapej rrugė pėrparimit ekonomiko-shoqėror e kulturor tė vendit.
Kryengritjet e viteve 1910-1912 pėrbėjnė fazėn e fundit tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, e cila u mbyll me Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 Nėntor tė vitit 1912. Gjithė ecuria e tyre dėshmon pėr zhvillimin e ndėrgjegjes politike kombėtare tė tė gjithė popullit shqiptar, pa dallime krahinore. Kjo ndėrgjegje politike nuk u shfaq njėlloj nė periudha tė ndryshme dhe nė treva tė caktuara, tė cilat patėn veēoritė e tyre, tė diktuara nga rrethanat e kohės. Dėshmi e qartė e njė ndėrgjegjeje kombėtare e shtrirė nė gjithė rrafshin territorial tė Shqipėrisė janė ngjarjet e Kryengritjes sė vitit 1911. E zhvilluar nė njė zonė malore jo fort tė gjerė, siē qe Malėsia e Madhe, kjo kryengritje qysh nė fillimet e saj doli me kėrkesa kombėtare dhe nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve e tė kombit shqiptar. Memorandumi i Greēės i qershorit tė vitit 1911, qė ishte njė dokument programatik kombėtar me kėrkesėn e autonomisė territoriale tė Shqipėrisė, doli pikėrisht nga Kuvendi i Greēės, i udhėheqėsve dhe i pėrfaqėsuesve tė kėsaj kryengritjeje shqiptare.
Edhe Shefqet Turgut pasha, nė intervistėn qė i pati dhėnė gazetės “Progrčs de Salonique”, deklaronte se Kryengritja e Malėsisė e vitit 1911 ishte njė kryengritje “thjesht shqiptare mbi baza kombėtare”. Vlerėsim tė njėjtė u kanė bėrė kryengritjeve tė viteve 1910-1912 edhe pėrfaqėsuesit konsullorė tė shteteve fqinje, qė kanė njohur karakterin e tyre tė ndėrgjegjshėm kombėtar.
Ashtu si Kryengritja e vitit 1911, edhe ajo e vitit 1912, qė njihet si kryengritja e pėrgjithshme shqiptare, doli me njė program kombėtar tė pėrparuar, i parashtruar nė tė pesė pikat e Kuvendit tė Junikut, pavarėsisht se marrėveshja shqiptaro-turke e 18 gushtit 1912 shėnoi njė tėrheqje jo tė vogėl nė krahasim me tė. Kjo tėrheqje duhet tė shpjegohet me zhvillimet politike e ushtarake nė gadishull, nė radhė tė parė me rrezikun qė sillte pėr vendin afrimi i shpėrthimit tė Luftės Ballkanike.
Programet e miratuara nė kuvendet e kryengritėsve nė vitet 1910-1912 dhe nga organizatat atdhetare brenda e jashtė vendit, nuk duhen parė vetėm si rrjedhim i raportit tė forcave ndėrmjet krahut radikal dhe atij tė moderuar tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Ato qenė formuluar edhe nėn ndikimin e gjendjes qė ishte krijuar nė Ballkan pas pėrfundimit tė bisedimeve pėr vendosjen e Aleancės Ballkanike dhe me afrimin e Luftės sė Parė Ballkanike. Tėrheqja e forcave kryengritėse shqiptare nga fronti kundėrosman ishte pasojė e vlerėsimit tė drejtė tė kėsaj gjendjeje tė re dhe i detyrave tė tjera tė ngutshme qė qėndronin pėrpara Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Nė kohėn kur shovinistėt serbė bėnin presion qė forcat kryengritėse shqiptare tė marshonin drejt Selanikut e madje edhe drejt Stambollit, pėr t’i hapur rrugėn armatės serbe nė marshimin e saj drejt brigjeve tė Adriatikut, kryengritėsit shqiptarė e panė tė arsyeshme tė bėnin marrėveshje me qeverinė osmane.
Lėvizja shqiptare e viteve 1910-1912 luajti njė rol tė rėndėsishėm edhe nė rrafshin e jashtėm, nė zhvillimin e ngjarjeve politike nė Turqinė Evropiane, nė mėnyrė tė veēantė nė dobėsimin e pozitave tė Perandorisė Osmane nė kėtė zonė. Aleatėt ballkanikė shpejtuan ta shfrytėzonin kėtė faktor pėr interesat e tyre pushtues. Nė vend qė ta mbėshtesnin lėvizjen shqiptare tė vitit 1912, ata shpejtuan tė pėrfitonin prej saj, madje pa pėrfillur fare interesat kombėtarė tė shqiptarėve.
Qarqet politike tė shteteve fqinje ballkanike, synonin tė pengonin me ēdo mėnyrė formimin e njė shteti kombėtar qoftė dhe autonom shqiptar e pėrgjithėsisht lėvizjen ēlirimtare tė popujve tė shtypur ballkanikė dhe t’i zgjidhnin problemet e Ballkanit nėpėrmjet njė lufte grabitqare, pushtuese, siē qe ajo ballkanike. Beogradi, Athina e Cetina dėshironin qė lufta e shqiptarėve kundėr Perandorisė Osmane tė pėrfundonte me cfilitjen e tė dyja palėve.
Pavarėsisht se lufta, qė populli shqiptar zhvilloi nė vitet 1910-1912 nuk arriti tė sinkronizohej me qėndresėn e popujve tė tjerė tė robėruar tė Perandorisė Osmane dhe me luftėn e shteteve ballkanike, nuk mund tė mohohet kurrsesi roli i kėtyre kryengritjeve nė shembjen e sundimit osman nė Ballkan. Ato ndihmuan nė dobėsimin e Perandorisė nė rrafsh ushtarak, nxorėn nė pah dobėsinė e paaftėsinė e saj pėr t’i bėrė ballė njė sulmi tė mundshėm tė shteteve ballkanike nė njė tė ardhme tė afėrt.
Kryengritjet e viteve 1910-1912 nuk ishin “ērregullime”, “trazira” e “turbullira”, qė degjenerojnė nė “anarki tė plotė”, siē pohon historiografia ballkanike. Pėrkundrazi, ato ishin kryengritje ēlirimtare, qė e vendosėn popullin shqiptar nė fillim tė shek. XX nė ballė tė lėvizjeve pėr ēlirimin kombėtar nė gdishullin e Ballkanit. Pėrgjithėsisht lufta qė populli shqiptar zhvilloi gjatė viteve 1910-1912 kundėr pushtuesve osmanė radhitet pėrkrah qėndresės sė popujve tė tjerė tė shtypur tė Perandorisė, siē ishin maqedonėt e grekėt, si dhe arabėt.
Kryengritjet shqiptare tė viteve 1910-1912 pėrshpejtuan pėrfundimin e Aleancės Ballkanike dhe pėr rrjedhim edhe afrimin e luftės tė aleatėve ballkanas kundėr Perandorisė Osmane, e cila shėnoi fundin e sundimit tė saj nė Ballkan. Edhe nga kjo pikėpamje ato zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė procesin pėrfundimtar tė ēlirimit tė popujve tė Ballkanit nga zgjedha osmane. Megjithatė, aleatėt ballkanas u shqetėsuan nga sukseset e kryengritėsve shqiptarė nė fushėn e betejave dhe sidomos nga marrėveshjet shqiptaro-turke, edhe pse kėto nuk merrnin plotėsisht parasysh kėrkesat kombėtare tė shqiptarėve, sepse i shikonin ato dhe mundėsinė e formimit tė njė shteti autonom shqiptar si njė pengesė serioze nė arritjen e synimeve tė tyre aneksioniste ndaj trojeve shqiptare.
Afrimi i Luftės Ballkanike krijoi pėr shqiptarėt njė gjendje kontradiktore, tepėr paradoksale. Nga njėra anė, po afrohej fundi i sundimit osman nė Ballkan, aq i dėshiruar nga populli ynė dhe pėr tė cilin ai kishte dhėnė njė ndihmesė tė ēmuar, nga ana tjetėr, shqiptarėve po u mbyllej rruga pėr t’u ēliruar pėrfundimisht, sepse po u pėrgatiteshin vargonj tė rinj robėrie, mė tė rėndė e mė tė rrezikshėm.
Me shpėrthimin e Luftės Ballkanike shqiptarėt dhe lėvizja e tyre kombėtare u gjendėn, ashtu si mė 1878-1881, midis dy zjarresh: midis sundimtarėve shumėshekullorė osmanė dhe aleatėve ballkanikė, qė filluan tė kėnaqnin lakmitė shoviniste tė shpallura me kohė nė programet e tyre nacionale, siē qenė “Naēertania”, “Megali Ideja” etj.
Lufta Ballkanike deformoi procesin e natyrshėm tė ēlirimit pėrfundimtar tė popujve tė shtypur tė Ballkanit nga zgjedha osmane, proces i cili kishte marrė hov tė madh me kryengritjet shqiptare tė viteve 1910-1912. Lufta pėr t’i dhėnė fund sundimit osman nė Ballkan nuk u udhėhoq nga interesat kombėtarė tė kėtyre popujve, por nga ata nacionalistė, tė ngushtė tė shteteve ballkanike. Ky shformim i karakterit ēlirimtar tė kėsaj lufte, do tė kishte pasoja tė rėnda, nė radhė tė parė pėr popullin shqiptar, kundėr tė cilit qenė drejtuar kryesisht lakmitė shoviniste dhe aneksioniste tė kėtyre shteteve, por edhe pėr popujt e tjerė tė shtypur tė Perandorisė Osmane.
Rreziku i ri i copėtimit tė trojeve shqiptare nuk mund tė mos ndikonte nė strategjinė dhe nė taktikėn e luftės sė shqiptarėve pėr ēlirimin kombėtar. Kėrkesė mbizotėruese e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare mbeti edhe nė kėtė kohė, deri tri-katėr javė para se tė shpallej pavarėsia, ajo e autonomisė territoriale-administrative tė Shqipėrisė dhe jo pavarėsia e plotė e vendit dhe shkėputja e tij nga Perandoria Osmane, siē ndodhi mė 28 Nėntor 1912.
Realizimi i autonomisė mendohej si rruga mė e mirė pėr t’i bėrė ballė rrezikut imediat tė copėtimit tashmė tėrėsor tė trojeve shqiptare ndėrmjet fqinjėve. Por kjo kėrkesė nuk e mbyllte perspektivėn e arritjes sė pavarėsisė kombėtare, pėrkundrazi, nė ato rrethana vetėm kėshtu mund t’i hapej rruga dhe tė shpejtohej sigurimi i saj. Si e tillė ajo ishte njė kėrkesė realiste dhe njėherazi kalimtare drejt pavarėsisė.
Kjo strategji mbeti nė fuqi edhe gjatė kryengritjeve tė mėdha tė viteve 1910-1912, tė cilat qėndrojnė nė themelet e Kuvendit Kombėtar tė Vlorės dhe tė Aktit tė tij historik tė Shpalljes sė Pavarėsisė, pavarėsisht se midis tyre qėndron Lufta Ballkanike e viteve 1912-1913. Ato pėrbėjnė faktorin vendimtar nė rrugėn e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 Nėntor 1912. Ėshtė i njohur roli i faktorėve ndėrkombėtarė, sidomos nė njohjen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, megjithatė ajo ishte nė radhė tė parė rrjedhim logjik i luftėrave tė popullit shqiptar kundėr sundimtarėve osmanė dhe veēanėrisht i kryengritjeve tė viteve 1910-1912, tė cilat bėnė qė ēėshtja shqiptare tė shtrohej pėr zgjidhje, jo vetėm pėrkundrejt pushtuesve osmanė, por edhe pėrballė lakmive pushtuese tė shteteve ballkanike, qė shpėrthyen luftėn mė 1912.
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 134 vizitorë
Lexuar: 4,569 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Shqiponja e Bargullasit nėnė Azbije Xhamallat...
E merkurė, 29 tetor 2014 - 12:02
Tė shkruash pak rreshta pėr Azbije Xhamallati duhet tė mendohesh mirė, sepse ajo edhe pse ka vite qė ėshtė larguar nga jeta, ka se ēfare tė na thotė edh...
NJĖ VEPĖR NDRYSHE PĖR KRYETRIMIN SHQIPTAR
E enjtė, 23 tetor 2014 - 15:09
(Virgjil Kule, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu - Kryqtari i fundit, Tiranė, 2012) (Paranteza e fillimit: Ju flet Televizioni Shqiptar i Tiranės! Po...
Bajrush XHEMAILI (nga Kumanova) – njė hero i ...
E hėnė, 20 tetor 2014 - 12:19
(Nė pėrkujtim tė njėvjetorit tė vdekjes sė veprimtarit tė paepur pėr ēlirim e ribashkim kombėtar, i cili vdiq, mė 21 tetor 2013) Njė aktivist i lirisė ...
NJĖ ĒĖSHTJE URGJENTE PĖR SHQIPTARĖT...
E premtė, 17 tetor 2014 - 01:02
Ēėshtja qė na preokupon mė sė shumti nėpėr gazetat e botės dhe gazetat rajonale shqiptare, ėshtė bashkimi i vėrtetė i tokave shqiptare tė Kosovės me Shqipė...
Spiro Kosturi vrau Mitropolitin e Korēės Foti...
E hėnė, 13 tetor 2014 - 19:12
Qyteti i Korēės gjithnjė ka qenė nėn presionet e Greqisė pėr greqizmin e saj me anė tė kishės dhe shkollave greke tė cilat mundohen tė krijoj njė minoritet...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi