Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SI DĖSHTOI ATENTATI NĖ LIPJAN?
Publikuar më 21 shtator, 2009 nė orėn 10:45 ( ) Tė ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
POLICIA E REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS U PĖRDOR SI VEGĖL PRIVATE PĖR TĖ VRARĖ VETERANIN INVALID TĖ UĒK-sė, ALBAN ISMET ASLLANIN!

*KUSH ĖSHTĖ ALBAN ASLLANI?

Albani ėshtė invalid dhe veteran i UĒK-sė. Ai ėshtė i biri i Dėshmorit tė Kombit ISMET ASLLANI, komandant i Logjistikės nė Brigadėn 153 tė UĒK-sė nė Gollak. ISMET ASLLANI ishte vet dora e Logjistikės edhe e Popullit tė Kosovės, sepse ai ishte njeri nga ata qė e ushqeu me bukė njė pjese tė madhe tė popullsisė nė kohėrat e vėshtira tė regjimit jugosllav. Ismet Asllani ishte Haxhi Zeka i kėsaj gjenerate. Regjimi Serb nė 1999 nga kjo familje vrau dhe masakroi edhe 4 meshkuj tė tjerė nė masakrėn e Hallaqit. Shumica e meshkujve tė Familjes Asllani morėn pjesė nė UĒK. Nuk ka dyshim se Familja e Madhe e Ismet Asllan Prapapshticės ėshtė njėra ndėr familjet e rralla e mė tė pasura tė Kosovės qė pasurinė e vetė e kanė krijuar me djersėn e vet, me punė tė mundimshme nė 4 Mullinjtė e vet tė dislokuar nė vende tė ndryshme tė Kosovės. Duke poseduar kaq shumė pasuri, Albani nuk ka pas nevojė kurrė ta shtrij dorėn para askujt pėr interesa tė veta. Ata kurrė nuk morėn nga djersa e huaj por nga djersa e vet i dhanė edhe UĒK-sė edhe popullit fukara qė tė mos detyrohet qė pėr shkak tė skamjes tė shkojnė nė derėn e hasmit dhe gjunjėzohet para armiqve serb. Por, kjo nuk e pengoi as regjimin e pas 1999 qė ta terrorizoj kėtė familje me shumė aksione ushtarake e policore. Rreth 30 bastisje i ka ndėrmarr KFOR-i dhe Policia e UNMIK-ut nė kohėn e pas luftės nė familjen e Alban Asllanit, pas ēfarėdo rasti qė ka ndodhur nė Kosovė dhe sa herė qė Serbia e ka drejtuar gishtin kah kjo familje pėr dyshimet e veta. Kėshtu pas 1999 atė qė e kishin bėrė vazhdimisht ushtria e milicia serbe u vazhdua nga regjimi i ri i huaj. Por, pas shpalljes sė pavarėsisė askush nuk e ka pritur qė kjo familje tė vazhdon tė trajtohet kėsisoj edhe nga Policia e Kosovės. Kjo dėshmon se dora e regjimit serb po vepron akoma pėrmes tė agjentėve tė vet nė institucionet e huaja e ato vendore.

Nėse ka vullnet qė kjo tė ndalet nga Policia dhe nga tė gjitha institucionet tjera tė Republikės sė Kosovės duhet menjėherė tė pėrjashtohen tė gjithė ata qė kanė vepruar nė kohėn e regjimit jugosllav nga viti 1981 e deri 1999, me pėrjashtimin e atyre qė me kohė janė rreshtuar nė anin e popullit tė vet kundėr regjimeve tė huaja. Pos tyre, nga Policia duhet tė pastrohet edhe rrjeti i agjentėve te UNMIK-EULEX-it qė po bashkėpunojnė me Serbinė kundėr UĒK. Republika e Kosovės nuk mund tė pėrparoi me kancerin e regjimit serb dhe tė agjent-urava tjera tė huaja (UNMIK-OSBE-EU-LEX) brenda institucioneve tė veta. Institucionet e Republikės sė Kosovės nuk kanė alternativ tjetėr nėse vėrtet janė tė pėrcaktuar pėr pavarėsi dhe sovranitet tė vėrtetė. Ēdo respekt pėr ata qė nuk janė tė tillė por njė pjesė e tyre qė ėshtė pro serbe e KFOR, UNMIK –EULEX dhe Serbia, kėtyre institucioneve po ju gėrryhet dheun nėn kėmbė pėr ta konfrontuar me popullin e vet, qė kėshtu turpshėm tė ju vjen fundi .

Si dėshtuan faktorėt e mbrojtjes sė Drejtėsisė nė rastin ALBANI?

Kaluan 2 muaj nga arrestimi spektakularė i Alban Ismet Asllanit dhe velloja e heshtjes sė rėndė po e mbulon dalė nga dalė me pluhurin e harresės.

Kjo qė i ka ndodhur Alban Asllanit mund ti ndodh secilit nga ne ish pjesėtarėve tė UĒK-sė dhe tė gjithė shtetasve tė Kosovės, prandaj ashtu sikur qė ne do tė kishim pritur ndihmėn e tij sikur kjo tė ndodhte me ne edhe ai me tė drejtė e pret ndihmėn tonė nė kėto kohėra tė vėshtira pėr te. Si bashkėluftėtar tė njė lufte ēlirimtare tė pa pėrfunduar duhet tė kėrkojmė drejtėsi. Duhet tė kėrkojmė qė ai tė lirohet dhe tė mbrohet nga liria pėr akuzat qė i bėhen dhe qė tė dėgjohet edhe fjala e ti, e pastaj drejtėsia tė thotė fjalėn e vet nėse ka faj apo jo? Pėr mua Alban Asllani ėshtė i pafajshėm deri sa Drejtėsia tė e vėrteton tė kundėrtėn. Kėshtu do tė veproj ndaj secilit ushtar tė UĒK, por kėrkoja nga ata dhe ju lutem atyre qė tė ju pėrmbajtjen gjithmonė tė Drejtės. Kur them tė Drejtės mendoj vetėm nė ligjet pozitive tė cilat nuk vinė kundėrshtim me interesat e Kombi dhe tė Atdheut ton.

Pėr kėto arsye isha para disa dite nė vizitė te familja e tij nė Hallaq dhe nė Prishtinė dhe pasi u njoftova mbi keqtrajtimin fizik dhe psikik, qė i kishin bėrė personat e uniformuar gjatė dhe pas arrestimit tė Albanit, kėrkova sqarime nga familja se ēfarė ėshtė ndėrmarr nė ndriēimin e kėtij rasti para opinionit. Ata mė njoftuan se pos njė reagimi tė fuqishėm qė e kanė bėrė Shoqatat e dala nga ish UĒK, askush tjetėr nuk ka treguar ndonjė interesim rreth kėtij rasti. Pėrveē kėsaj, familjarėt e Albanit mė treguan se nuk ėshtė lejuar vizita e menjėhershme e familjes, si dhe shėrbimi mjekėsor i ėshtė ofruar me vonesė, krejt kjo me qėllim qė lėndimet tė zbehen dhe tė duken sa mė tė vogla. Dihet se lėndimet fizike edhe mund tė zhduken krejt por lėndimet psikike kurrė nuk shėrohen! Vet mjeku nuk ka dhėnė asnjė ekspertizė me shkrimė as te familja dhe as te Avokati i tij nė lidhje me lėndimet trupore dhe psikike tė shkaktuara nė trupin e Albanit gjatė dhe pas arrestimit. Dyshohet se ka qen i rrahur me duar tė lidhura nga 7 polic, ndėrsa mjeku deklaron verbalisht se nuk ka pas as lėndime fizike e as psikike. Mjeku, ose ka pėr tė dhėnė pėrgjigjeje tė saktė me shkrim pėr ato lėndime fizike dhe psikike, ose ka pėr tė dhėnė pėrgjegjėsi nė mėnyrė tė barbarėt me aktorėt tjerė qė kanė shkelur kompetencat ligjore me veprimet apo me mosveprimet e veta zyrtare kudo ku ka pas shkelje ligjore.

Pėr kėto arsye e vizitova edhe Avokatin e tij dhe ai pėrveē qė mi vėrtetoi kėto tė dhėna nga familja, ai deklaroi se Alban Asllani ka deklaruar se ėshtė i pafajshėm dhe se atij akoma nuk ju ka dorėzuar as njė dokument i akuzės deri mė tani dhe se kėshtu ėshtė vepruar edhe me tė akuzuarit tjerė qė janė arrestuar nga Policia e Kosovės. Pastaj vizitova KMLDNJ-nė edhe redaksitė: e ZERIT, tė EPOKĖS SĖ RE dhe tė gazetės LAJM si dhe bisedova me disa gazetar nė kėtė temė dhe kėrkova nga ata qė ta vizitojnė Alban Asllanin nė burg, tė vizitojnė Familjen e tij, tė kontaktojnė Avokatin e tij dhe tė kėrkojnė qė Gjykata kompetente qė urgjentisht tė hap procedurėn ligjore dhe nė mėnyre transparente tė vėrtetohet pėrgjegjėsia penale e Alban Asllanit. Ose nė pėrgjegjėsi penale tė ftohen ata qė i kanė shkelėt tė drejtat e ti.

Kėrkova nga ata qė tė kėrkojnė nga Obdusmani Kurteshi, nga Gjyqėsia, nga Ministria e Brendshme e Inspektorati dhe nga Drejtoria e Policisė sė Kosovės sqarime rreth veprimeve tė tyre ligjore nė lidhje me kėtė rast. Pasi prita mbi tri javė dhe reagimet e tyre nuk po ndodhin, morra vendim qė vetė tė njoftoj opinionin me vlerėsimet e mia nė lidhje me kėtė rast nė cilėsinė e ekspertit pėr Siguri dhe si kandidat i mundshėm pėr Drejtor tė Inspektoratit Policor nė Ministrinė e Brendshme tė Republikės sė Kosovės qė merret kryesisht me ligjshmėrinė e veprimeve tė Policisė. Nuk e kam ndėrmend tė e marr njė detyre tė tillė pėrsipėr nėse nga institucionet vazhdohet tė tolerohen shkeljet e procedurave ligjore, duke filluar nga ana e KMDLNJ, Policia, Gjyqėsia, pushteti e deri te Avokati i Popullit, pėrmes kėsaj heshtje tė programuar me tė cilėn po mbrohen shkeljet ligjore dhe tė drejtat e njeriut tė njė ushtari tė UĒK.

* * *
Akuza e rrejshme apo e vėrtetė?

Tani tė merremi me Akuzėn e pa ngritur ndaj Alban Asllanit. Ai u akuzua me akuzė se nė emėr tė “KOMANDANT URAGANIT” tė AKSH-sė ka shantazhuar pėrmes telefonit njė qytetar pėr tė nxjerr mjete tė dhunshme pėr nevoja tė AKSH-sė. Pėrgjimi i telefonit mund tė jetė njė indicion i fortė pėr tė ngritur dyshim ndaj dikujt pėr kėso lloj veprash. Por kjo nuk paraqet argument relevant pėr ngritjen e akuzės pėr njė procedurė penale nėse nuk ka argumente tjera qė e vėrtetojnė kėtė. Sepse HAKERAT e internetit janė nė gjendje tė zbėrthejnė numrat e huaj tė telefonave dhe tė flasin nė emėr tė tyre pa e ditur kėte pronarėt e vėrtet se ēka po ndodh me telefonat e tyre. Ėshtė interesant se mjetet e informimit publik nė ditėt aktuale kur u zhvillua ky arrestim bėn disa shkrime telegrafike qė u publikuan si lajm i zakonshėm dhe dikush atė e dha edhe me njė koment tė caktuar. Pastaj ra heshtja! Askush nuk shtroi pyetje se kush qėndron prapa kėtij veprimi dhe se cili ėshtė roli i UNMIK-ut , i EULEX-it dhe i Serbisė nė kėtė rast.

U pa vetėm pėrpjekja pėr privatizimin e kėtij rasti, sikur tė ishte fjala pėr krim ordinar. Edhe pse Alban Asllani nuk ka pas kurrė dosje hetimore policore apo gjyqėsore tė hapur pėr ēfarėdo veprash kriminale. Ndėrsa tani akuzohej me njė akuzė kaq tė rėndė me tė cilėn ai mund tė mos ketė as njė lidhje. Edhe pse Albani vjen nga njė familje e madhe patriotike nė Kosovė, pėr shqetėsimin e opinionit publik (sidomos tė atij nė Prapashticė , nė Gollak, nė Lipjanit, nė Prishtinės e mė gjerė si edhe atij nė radhėve tė UĒK-sė), nuk u prononcua as Qeveria, as Ministria e Punėve tė Brendshme dhe as Inspektorati nė kuadėr te saj, pėr tė dhėnė vlerėsimin e vet se:

• A ishte i nevojshėm tė bėhej arrestimi, pa zhvillimin paraprak tė njė bisede informative?
• A ka qen e mundshme qė arrestimi tė bėhej pa pėrdorimin e dhunės?
• A ishte e nevojshme qė arrestimi tė bėhej nė njė vend publik duke u goditur-dėmtuar kėshtu, integriteti moral e publik i individit dhe i kėsaj familje pa u vėrtetuar fajėsia e tė dyshuarit?
• A ishte e nevojshme qė tė pėrdorej ajo dhunė e cila duhej tė zbatohet vetėm ndaj personave tė cilėt janė duke e kryer drejtė pėr sė drejti nė flagrancė njė veprim konkret tė dhunshėm, gjė qė nuk ka qen rasti?

Nė rastin e Alban Asllanit dhe tė arrestuarve tė tjerė, policia ka sulmuar duke pėrdorur dhunė tė tepruar edhe pse Alban Asllani dhe shokėt e tij kanė qenė duke pirė kafe dhe duke biseduar qetėsisht mes veti. Njė aksion i tillė i pa nevojshėm policor ka mundur tė pėrfundoj me pasoja fatale pėr jetėt e njerėzve tė cilėt kanė qenė tė pranishėm nė lokal, pavarėsisht se a kanė pas lidhje apo jo me vetė personat e arrestuar. Por rreziku ka qen i jashtėzakonshėm si pėr tė arrestuarit gjithashtu edhe pėr jetėt e policėve qė janė dėrguar nė aksion pa ditur se pėr kenė dhe pėr ēka ėshtė fjala.

SKENARI PĖR VRASJE

Kėsaj pike duhet ti kushtohet rėndėsi e veēantė nga Ministria e Punėve tė Brendshme dhe Inspektorati policor, sepse tė gjitha indicionet flasin se disa persona nga prapavija e kanė pėrgatitur skenarin pėr kėtė aksion privat kundėr Alban Asllanit. Pra qėllimi ka qenė qė me dorėn e Policisė sė Kosovės ta vrasin Alban Asllanin. Tė bindur se Albani do tė jetė i armatosur dhe do tė bėj rezistencė. Po tė kishte pas ai atė ditė armė me vete, Alban Asllani do tė ishte i vrarė. Ndoshta do tė ishte vrarė edhe ndonjė polic apo qytetar i rastit. Por, ja se Albani as nuk kishte armė dhe as nuk ka bėrė rezistencė pėrveē qė ka provuar tė mbrohet nga njerėzit e maskuar tė cilėt kanė mundur tė jenė edhe ēetnik serb apo edhe hajna tė zakonshėm me maska. Kriminelėt qė bėjnė krime kanė nevojė ti fshehin fytyrat e veta ndėrsa ata qė mbrojnė drejtėsinė nuk kanė nevojė tė maskohen para askujt. Prandaj, Policisė duhet ndaluar pėrdorimi i maskave nė tėrėsi dhe kėto njėsi “pėr arrestime, antiterroriste” apo si do qė tė quhen, duhet tė shpėrbėhen ose tė dėrgohen nė njėsitė kufitare. Sepse pėr to nuk ka nevojė nė hapėsira urbane.
Ky rast dėshmon se:

• gjithmonė kur ka hapėsirė dhe mundėsi juridike, i dyshuari duhet ftuar nė bisedė pėr tu ballafaquar me akuzėn dhe duhet dėgjuar fjalėn e tij se a ka tė bėj me akuzėn;
• me arrestime duhet tė merren vetė hetuesit e rasteve qė i njohin tėra rrethanat dhe qė marrin pėrgjegjėsi pėr tėra pasojat, ndėrsa nė situata tė jashtėzakonshme policėt tjerė duhet tė asistojnė dhe tė vihen nė veprim vetėm nėse tė dyshuarit i kundėrvihen arrestimit ligjor.
• se duhet vėrtetuar saktėsisht se cila formė e arrestimit mund tė pėrdoret pėr secilin rast veē e veē, sidomos nė kėso rastesh qė mund tė sjellin pasoja tė rėnda politike dhe
• qė as njėherė tė mos pėrdoret dhuna kur pėr tė nuk paraqitet nevojė e domosdoshme.
• Nė raste kur pėrdorimi i dhunės ėshtė i domosdoshėm kjo duhet tė jetė vetėm qa sa e lejon Ligji.

Kėshtu do tė mbrojmė Ligjin, qytetarėt nga shkeljet e tė drejtave tė tyre dhe njėkohėsisht do tė mbrohet Policia nga keqpėrdorimi i saj nga kriminelėt qė mund tė jenė po nė radhėt e saj.

Pse nė kėtė rast askush nuk i shtroi kėto pyetje. Sepse te ne nga njėra palė, pa e pritur vendimin e gjyqit, krijohet mendimi se nėse dikush akuzohet dhe burgoset automatikisht ėshtė menjėherė edhe fajtor dhe nga pala tjetėr ai deklarohet automatikisht si i pafajshėm dhe faji hidhet te organet e ndjekjes. Tė dyja kėto janė ekstremitete! Edhe pse juridikisht dihet se as njė i dyshimtė nuk mund tė trajtohej si fajtor apo si i pa fajshėm para se Gjyqi kompetent tė vėrtetoj fajėsinė apo pa fajėsinė e tij. Deri atėherė ndaj tė dyshuarit duhet tė ketė sjellje plotėsisht korrekte duke e konsideruar si tė pafajshėm, dhe edhe nėse vėrtetohet fajėsia e tij ai duhet tė trajtohet vetėm mbi baza ligjore. Ėshtė detyrė e Gjykatės tė jetė shumė transparente nė zbatimin e ligjit pėr tė evituar dilemat e tilla ekstreme tė opinionit.

***
Mungon gazetaria hulumtuese rreth njoftimit tė opinionit mbi tė vėrtetėn
se kush ėshtė AKSH-sė?


Rreth AKSH gazetaria hulumtuese duhet tė insistoi qė kėtė transparencė e jo tė hesht si MUMIE. Nuk duhet tė ndodhė qė mbi AKSH tė flitet vetėm kur ēetniket e Car LLazarit ia mėsyjnė Kosovės. Nuk mund tė sillemi me ushtri si me shallin, tė cilin e pėrdorim pėr tė shpėtuar kokėn nga acari, e kur kalon acari e hedhim tė kėmbėt, sepse acari kthehet prapė. Unė njė herė jam deklarua publikisht rreth qėndrimit tim pėr AKSH dhe atė nuk e kam ndryshuar. Koha ka qenė qė qeveritė tona te kenė krijuar UKSH legalisht, por kjo po vonohet deri sa rreziqet po rriten. Me tėra kėto do tė duhej tė merreshin gazetarėt, por me qė ata nuk po e bėjnė punėn e vet unė do ti them disa fjalė pėr AKSH.

Se nuk kemi gazetari hulumtuese vėrteton kjo qė nė raste aq tė veēanta kur zhvillohet arrestimi i njė grupi njerėzish tė dyshuar si pjesėtar tė AKSH-sė, askush nuk realizon hulumtime tė mėtutjeshme me qėllim tė vėrtetimit tė pohimit nga ana e institucioneve zyrtare mbi dyshimin e hedhur pėr tė pandehurit. Kjo mundėson tragjedinė qė luftėtarėt e lirisė, nga ana e hajnave tė sundimit tė huaj dhe veglave te tyre, luftėtarėt e AKSH ti prezantohen opinionit si kriminel tė zakonshėm dhe ata tė ndiqen sikur tė ishin hajna. Heshtet e vėrteta edhe pse dihet hapur se AKSH ėshtė vazhdim i UĒK-sė dhe se ajo pėrbėhet nga ata veteran qė nuk pranuan demobilizimin para sė tė pėrmbushet BETIMI tė cilin ata e kanė dhėnė me rastin e bashkėngjitjes sė tyre nė radhėt e UĒK-sė. Ėshtė sekrete publik se njė pjesė e UĒK u transformua nė TMK ndėrsa njė pjesė tjetėr nė AKSH. Dihet se AKSH-ja po akuzohet me po ato intriga sikur ėshtė akuzuar UĒK-ja. Pėr veprimet pėr interesa private tė individėve nuk mund tė ngarkohet AKSH apo ndonjė institucione tjetėr por vetėm personat qė bėn veprime tė tilla pėr interesa egoiste. Ėshtė e ēart se rregullat e ushtarake tė AKSH janė tė ashpra si nė ēdo ushtri tjetėr pėr ata qė nė emėr tė AKSH bėjnė keqpėrdorime, dhe tė mjerėt ata qė i thyejnė ato. AKSH-nė, si formacion ushtarak, i cili i ka vu detyrė vetit qė tė realizoj misionin e UĒK-sė deri nė fund, nuk ka mundėsi tė veproj pa mbėshtetjen morale e materiale tė popullsisė, pėr lirinė e sė cilės ajo i ka vu nė dispozicion edhe jetėt e veta qė nga hyrja nė UĒK. Njerėzit e tillė nuk mundet me i ndal as kush deri nė vdekje. Para shpalljes sė pavarėsisė nė RTK e kemi pa njė insert ku AKSH shfaqet nė ruajtjen e kufijve tė Kosovės nė kohėn kur vinin kėrcime serioze pėr agresion nga paramilitaret serb tė Gardės tė Car Llazarit, dhe qė nga atėherė mjetet e informimit po heshtin. AKSH ekziston dhe pėr te opinioni duhet tė informohet njėsoj si pėr FSK. Duhet ditur se FSK pas njė kohe mund sėrish tė transferohet nė diēka tjetėr dhe nga ajo ti nxjerrin edhe ata pak ushtar tė UĒK qė kanė mbet aty dhe ajo tė shndėrrohet nė njė shoqatė tė gjuetareve tė patave. Se nuk mund tė ketė Shtet pa Ushtri po dėshmojnė mu kėto manipulimet tė fundit mes EULEX-it dhe Serbisė, prandaj popullsia duhet tė ėshtė e njoftuar mbi ekzistimin e AKSH dhe pėr nevojat e saj.

Kjo pėrkrahje e popullsisė ndaj lėvizjeve dhe ushtrive ēlirimtare ndonjėherė mundet tė jetė herė mė e vogėl e herė mė madhe, prandaj ndonjėherė ushtritė ēlirimtare detyrohen tė kėrkojnė mjete mė tė mėdha nga ata qė janė ma tė pasur. Pasanikėt patriot kurrė nuk kursejnė pėr nevojat e lėvizjeve dhe tė ushtrive ēlirimtare tė popullit tė vetė. Por, ka edhe nga ata tė pasur qė e gjejnė vetėn gjithmonė nė anėn e kundėrt tė kėtyre lėvizjeve duke u bėrė krah pasiv apo aktiv i regjimeve tė huaja. Mund tė ndodhė qė AKSH-ja ka nevoja materiale pėr sigurimin e teknikes luftarake apo edhe pėr nevoja ekzistenciale pėr trupat e veta apo pėr familjet e luftėtarėve, ose thjesht pėr tė siguruar ushqimin pėr popullatėn e varfėr qė e mbėshteti gjithmonė luftėn e UĒK-sė e qė sot prapė po vuajnė pėr bukė. Nėse ky grup i pėrket AKSH-sė dhe ka vepruar me motive pėr interesa kombėtare, kualifikimi i veprės sė tyre duhet tė merr njė trajtim krejtėsisht tjetėr nga ai nėse dikush nga ata ka pas motive tė ulėta personale e private.
*
Njė shembull nga praktika e (OĒP) Organizatės Ēlirimtare Palestineze: Udhėheqėsi i OĒP-sė Jaser Arafat me njė rast dėrgon disa oficer tė OĒP-sė tek njė pronar i pasur palestinezė pėr tė kėrkuar mjete nga ai pėr nevoja tė OĒP-sė. Pasaniku Palestinez refuzon tė ndihmoj materialisht OĒP-nė dhe oficeret kthehen tek Arafati duke i treguar pėr sjelljet e kėtij pronari. Arafati jep urdhėr qė vetura e tij mė luksoze ti hidhet nė ajėr, me ē’rast pėrsėri i dėrgon kėta oficer qė tė kėrkojnė mjete pėr nevoja tė luftės te po ky pronar. Natyrisht i pasuri menjėherė bindet se OĒP-ja ėshtė serioze dhe se nuk ėshtė ndonjė organizatė kriminale, se po tė ishin tė tillė ata do ta qoni atė me gjithė veturė nė ajėr, por se ėshtė fjala pėr ēlirimin e Palestinės dhe menjėherė tregon vullnet tė mirė pėr ta ndihmuar OĒP-nė. Kėtij pronari tė pasur i ėshtė dashur nga dikush tjetėr ti zgjohet ndėrgjegjja e fjetur pėr tė kontribuar popullit dhe vendit tė vet pėr ēlirim dhe pėr lirinė e tij personale. Pėrndryshe edhe rreth OĒP janė thurur tė njėjtat intriga si ndaj UĒK e AKSH. Nė kushte paqe shteti do tė pėrdorte masa tjera tė detyrimit pėr secilin i cili nuk i paguan detyrimet e veta shtetit.

Ky ishte aksioni i parė i Policisė sė Kosovės kundėr AKSH-sė (ndoshta edhe pa dijen e saj) prej se ish shefi i UNMIK-ut M. Shtejner e kishte shpallur atė si terroriste. Nga atėherė dhe pas Marsit 2004 e 10 shkurtit 2007 UNMIK dhe OSBE e BE kanė hartuar dhe kanė realizuar plane qė nė situata tė jashtėzakonshme ku duhet tė pėrdoren armėt zjarrit tė e pėrdorin SHPK, qė mos tė pėrdorėt KFOR e Policia e EU-LEX-it, sepse kjo ėshtė edhe e rrezikshme edhe komprimituese pėr ta. Qysh atėherė fillojnė tė krijojnė njėsi brenda SHPK me qėllim qė tė nxiten vėllavrasje mes shqiptarėve dhe qė pėrmes tė shqiptarėve marioneta, tė shuhet lufta pėr bashkimin e Kosovės me shtetin Amė Shqipėrinė. Kjo ka fillua tė ndodh edhe pse AKSH-ja nuk ka kryer as njė akt tė vetėm terrorizmi dhe se ajo deri mė tani ėshtė kufizuar kryesisht nė fushėn e luftės politike. Nėse e marrim parasysh rastin e Brodecit, atėherė del se ka ndodhur e kundėrta: AKSH-ja ka qen objekt i terrorit shtetėror nga forcat e armatosura shoviniste sllavo-maqedonase tė pėrkrahura edhe nga reaksioni ndėrkombėtar.

Por, se a ėshtė Alban Asllani dhe tė arrestuarit tjerė me tė vėrtet pjesėtar tė AKSH-sė dhe se a e kanė kryer kėtė vepėr me tė cilėn akuzohen, kjo do tė ndriēohet pėrmes hetimeve.

Tė pafajshėm deri nė argumentimin e fajėsisė

Gjithsesi ata janė tė pa fajshėm deri me momentin kur drejtėsia e vėrteton fajėsinė e tyre dhe deri sa Gjyqi kompetent tė thotė fjalėn pėrfundimtare. Megjithatė, deri atėherė Policia e Kosovės, Inspektorati dhe Ministria e Brendshme duhet tė zhvillojnė hetime nė kėto pista tė dyshimta:

1. Nė drejtim tė zbulimit tė njė afere mė tė gjerė korruptive ku “viktima” me disa tjerė ka marr edhe vet pjesė nė krime tė korrupsionit nė tė cilėn aferė pėrfshihen edhe zyrtarė tė lartė;

2. Nė drejtim tė 3 kėndshit UNMIK - EULEX - SERBI tė cilėt pėrmes tė njė ish milici jugosllav qė ka punuar nė Milicinė Serbe deri mė 1999 dhe i cili edhe tani vazhdon tė punoj pėr ta nė SHPK, ekskluzivisht kundėr pjesėtarėve tė UĒK-sė, nė koordinim me kėta faktor tė lartpėrmendur. Ata me akuza pėr terrorizėm ndaj kundėrshtarėve politikė mendojnė tė ushtrojnė terror institucional ndaj lėvizjeve ēlirimtare, ashtu siē ndodhi edhe mė 10 Shkurt 2007 ndaj Lėvizjes Vetėvendosje;

3. Ky ish milic jugosllav edhe mė herėt e ka akuzuar rrejshėm Albanin pėr njė tentim vrasje ndaj tij dhe nga atėherė ka thurur komplote ndaj Alban Asllanit, nėn ombrellėn dhe nėn mbrojtjen e tė huajve, natyrisht me urdhra tė Beogradit;

- Sė bashku me viktimėn ky ish milic e ka instaluar nė rrethin shoqėror tė Albanit njė bashkėpunėtor tė vetin nga qarqet e kriminelėve ordinar pėr ta orientuar ate nė kursin e dėshiruar qė Albani tė bie nė grackėn e parapėrgatitur pėr te. Ky bashkėpunėtor policor me gjasa ėshtė identifikuar.
*
Njė shembull konkret i njė keqpėrdorimi tė tillė nga kronikat policore: Ka pas raste kur policia ka kurdis kurthe dhe ka gjet viktima tė cilave ua ka shitur drogėn e konfiskuar nė raste tjera mė parėshme, dhe pastaj e njėjta viktimė ėshtė burgosur dhe hedhur para gjyqit me motivacion qė tė bindet opinioni se sa ėshtė e suksesshme policia. Nė tė vėrtetė viktimės edhe ju kanė plaēkitur paratė edhe ėshtė hedhur nė burg, derisa policėve tė tillė ju kanė dhanė grada e u janė bėrė mirėnjohje pėr kėso lloj krimesh mafioze:

Ka dyshim tė bazuar se ky komplot vazhdon nė bashkėpunim me tre lipjanas nga radhėt e SHPK-sė qė PRIVATISHT kanė kundėrthėnie me Albanin dhe qė janė nė lidhje me “viktimėn” dhe pėrmes dashnores sė kėtij ish milici jugosllav qė ėshtė e involvuar nė kėtė rast, dhe se bashkėrisht e kanė pėrgatitur likuidimin e Albanit duke e pėrdorur kėshtu si vegėl pune, Policinė e Kosovės. Duke e pėrgatitur gjithė skenarin, tė bindur se Albani do tė bėjė rezistence dhe gjatė arrestimit do tė vritet. Kjo ėshtė pėrputhe edhe me interesat e trekėndėshit UNMIK – EULEX – Serbi, me qė ata kanė dyshuar se Albani me shokė veprojnė brenda AKSH dhe e kanė dėshiruar eliminimin e kėti grupi me gjakderdhje.

Kur kjo nuk ka ndodhur sipas kėtij skenari, ka dyshime tė bazuara se tani nė praktikė po zhvillohet plani tjetėr Serbi-EULEX i ashtuquajtur plani B ;

• pėrmes njė personi qė ėshtė i/e martuar nė familjen pro serbe tė Rrahman Morinės dhe dy ish bashkėpunėtorėve tjerė tė ish regjimit jugosllav nga Vushtrria nė organet e drejtėsisė, janė duke krijuar plane pėr ngarkimin e Albanit edhe me vepra shumė mė tė rėnda me tė cilat po merret edhe UNMIK-u EULEX-i - Serebia me qėllim tė luftimit tė AKSH-sė.

Nė planin politik pėrēarės ata po synojnė qė gjithė pėrgjegjėsinė pėr kėtė t`ia hedhin Drenicasve dhe Llapjanėve qė janė nė krye tė pushtetit dhe nė krye tė Policisė Kosovės, duke e nxitur Gollakun e dėmtuar kundėr tyre. Qėllimet djallėzore tė armiqve tan pėr tė nxitė konflikte tė brendshme mes shqiptarėve do tė dėshtojnė me turp dhe ata qė e kanė hapur kėtė varr pėr ne, vet do tė pėrfundojnė aty! Policia e Kosovės duhet tė nxjerr mėsim nga ky rast qė ma kurrė tė mos lejon tė bėhet vegėl qorre pėr tė vrarė luftėtarėt e lirės, sikur ka qen qėllimi nė kėtė rast. Njė polici e cila dezerton nga vija e kufirit dhe lejon ti digjen doganat pa ju dal zot atyre, njė polici qė lejon ti vjedhjen dėshmitė nė zyret e tyre dhe njė polici tė cilės njė kriminel ia vret policin nė mes tė Prishtinės dhe atė e lan tė lirė , nuk mundet tė e kthen autoritetin e vet duke e demonstrua forcėn e vet ndaj njė invalidi tė UĒK dhe ndaj tė rive qė kėrkojnė tė drejtėn e vetėvendosjes pėr Kosovėn. Kam besim se me ardhjen e njė udhėheqje tė re nė krye tė Policisė tė Kosovės ajo do tė shndėrrohet nga KOSOVO POLICE nė Polici tė Kosovės!

A.Z.P.
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 310 vizitorë
Lexuar: 4,328 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Kujdes, ju shohim!
E premtė, 14 nėntor 2014 - 19:54
Me daljen dhe pėrhapjen e webcamerės nė familje si pjesė e nevojave tė komunikimit dhe argėtimit, natyrisht se lindėn edhe pasoja tė (pa)sigurisė dhe mbroj...
BERMUDET NĖN THJERRZĖN TIME (4)
E martė, 11 nėntor 2014 - 17:31
Retrospektivė II: Platoni, Atlantida dhe Trekėndėshi i Bermudeve Sipas tė dhėnave dhe njohurive mbi Platonin, nuk duhet tė dyshojmė se Atlantida ėshtė t...
Albert Einstein, gjeniu qė “shushati” Europėn
E dielė, 09 nėntor 2014 - 23:30
Amerika i jepte mirėseardhjen shkencėtarit qė njė herė e pėrgjithmonė kishte ndryshuar mėnyrėn tonė tė perceptimit tė hapėsirės, kohės dhe universit. Dhe q...
Kėto polilogje nė vazhdim i nxiti Greva me mo...
E enjtė, 06 nėntor 2014 - 21:12
-Grevė, e cila u mbajt nga data 29 tetor deri me 5 Nėntor (sot) 2014, te cilėn e ideoi dhe inicio Mr.sc.Rexhep Ahmeti, doktorant dhe se cilės qe nga moment...
BERMUDET NĖN THJERRZĖN TIME (3)
E dielė, 02 nėntor 2014 - 18:27
Colombo dhe Bobadilla Dhjetė vite mė vonė, nė kėto ujėra bermudiane, gjegjėsisht mė 1 qershor tė 1502-shit, viktimat e para qė i njeh historia, ndodhėn ...
më shumë nga - Tė ndryshme »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi