Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranė
Publikuar më 21 shtator, 2009 nė orėn 11:25 ( ) Kulturė |
Rrit madhësinë e shkronjave
DEKLARATĖ PUBLIKE
mbi botimin e fundit tė “Enciklopedisė maqedonase”
Botimi i fundit i “Enciklopedisė maqedonase” nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisė, ende pa u shfletuar mirė, po pėrcillet me habi dhe me indinjatė jo vetėm nga publiku i gjerė, po edhe nga qarqet shkencore e diplomatike. Nė hapėsirėn gjeokulturore shqiptare objekt i kundėrshtimit dhe i zemėrimit tė hapėt janė bėrė sidomos interpretimet keqdashėse lidhur me autoktoninė e shqiptarėve tė Maqedonisė, po aq sa edhe deformimet e qėllimshme nė trajtimin e fakteve historike me rezonancė mbarėballkanike dhe tė personaliteteve me prejardhje shqiptare. Qendra e Studimeve Albanologjike nė Tiranė, nė cilėsinė e institucionit tė dedikuar pėr kėrkimin shkencor-akademik nė fushat e historisė, tė arkeologjisė, tė gjuhėsisė, tė letėrsisė, tė artit, tė antropologjisė kulturore, si dhe nė kėrkimet enciklopedike shqiptare, e gjen me vend tė pohojė se liria akademike ėshtė gjithēka tjetėr, pėrpos liri pėr tė mashtruar. Shkenca shpeshherė mund tė jetė e ashpėr nė afirmimin e sė vėrtetės, por ajo nuk mund tė jetė shkencė kur merr pėrsipėr tė fabrikojė fiksion dhe tė prodhojė urrejtje.
E gjejmė, pra, me vend qė t’i sjellim nė kujtesė opinionit tė gjerė disa nga rezultatet e historiografisė moderne, tė cilat hedhin dritė mbi historinė e largėt dhe tė afėrt tė faktorit shqiptar dhe tė atij maqedon nė Ballkan.
Zhvillimi historik i gjuhės shqipe dėshmon qartė pėr praninė e pandėrprerė tė faktorit shqiptar nė trevat ku shqiptarėt banojnė sot. E faktojnė kėtė sidomos marrėdhėniet gjuhėsore tė shqipes me greqishten e vjetėr, me latinishten, me rumanishten dhe me gjuhėt sllave. Veēanėrisht marrėdhėniet gjuhėsore me rumanishten, tė cilat shtrihen nė elementin autokton tė kėtyre dy gjuhėve dhe nė evolucionin e njėjtė qė kanė ndjekur huazimet e hershme latine, dėshmojnė se kėta dy popuj kanė qenė nė kontakt me njėri-tjetrin nė periudhėn e antikitetit dhe tė mesjetės sė hershme dhe se vetėm dyndjet sllave e ndanė botėn shqiptaro-rumune nė dy pjesė. Bashkėjetesa e kėtyre dy popujve nė njė periudhė tė hershme parasllave ėshtė dėshmi e qartė e pranisė sė pandėrprerė tė elementit shqiptar nė trevat ku kėta banojnė sot, sidomos nė pjesėn kontinentale nė perėndim tė Gadishullit Ballkanik. Nga ana tjetėr, tė dhėnat e toponomastikės antike e mesjetare, disa prej tė cilave i pėrkasin shtresės ilire, kurse disa tė tjera janė me origjinė latine, nė formėn e tyre dhe nė zhvillimet qė kanė pėsuar nė gojė tė shqiptarėve dėshmojnė pėr praninė e pandėrprerė tė elementit shqiptar nė trevat ballkanike. Ndėrkaq, toponimet qė kanė hyrė mė vonė nga gjuhėt sllave dėshmojnė pėr njė shtresė mė tė re, duke vėrtetuar se popullsitė sllave kanė ardhur e janė ngulur nė trevat e banuara nga shqiptarėt nė njė epokė mė tė vonė, e njohur si epoka e dyndjeve tė mėdha.
Shkencat historike e arkeologjike kanė provuar me kohė se Maqedonia e sotme nuk ka tė bėjė me Maqedoninė antike, popullsia e sė cilės ishte heterogjene dhe pėrbėhej nga helenė, trakė e ilirė. Kėta tė fundit, madje, nė shekullin IV p.e.s. formuan nė pjesėn perėndimore tė saj, pėrreth liqenit Lyhnid ose Ohrit tė sotėm, shtetin e parė ilir tė enkelejve, tė udhėhequr nga mbreti ilir, Bardhyli. Ata qė quhen maqedonėt e sotėm, vetėm nė mesjetėn e hershme u vendosėn nė territoret qė zėnė pėrafėrsisht sot.
Dyndjet e shekujve VI-VII e transformuan thellė pamjen etnike tė territorit tė Ballkanit. Gėrmimet arkeologjike tė viteve tė fundit nė Shqipėrinė e Veriut, nė Malin e Zi dhe nė Kosovė tregojnė se nė kėto treva ka pasur vazhdimėsi kulturore nė periudhat historike pasardhėse. Nė Maqedoni, pėrkundrazi, kėrkimet arkeologjike janė zhvilluar pa kriteret e duhura shkencore, siē ėshtė rasti i gėrmimeve masive nė kalatė e Ohrit dhe nė tė Shkupit. Rimarrja, sė fundi, nga studiues maqedonas e tezės sė vjetėr tė njė “ekspansioni tė dhunshėm demografik” tė shqiptarėve, pa sjellė kurrfarė argumenti tė qenėsishėm, tingėllon mjaft arkaike nė kushtet e sotme. Ėshtė i njohur fakti qė nė Perandorinė Bizantine popullsia arbėr kishte marrėdhėnie partneriteti me nivelet mė tė larta tė administratės civile dhe ushtarake, siē ndodh me familjen Gropaj, e cila ėshtė njohur pėr kontributin e saj nė historinė dhe kulturėn e trevave tė sotme maqedonase.
Dokumentet mesjetare tė kancelarive tė kohės, si dhe udhėtarė e misionarė perėndimorė gjatė shekujve XI-XIV, kanė pėrmendur ekzistencėn nė viset e banuara sot nga shqiptarėt tė njė popullsie qė fliste njė gjuhė origjinale dhe krejt tė ndryshme nga latinishtja, nga greqishtja bizantine e nga sllavishtja mesjetare. Po kėshtu, nė shekullin XV regjistruesit e popullsisė dhe kronistėt osmanė i pėrcaktojnė shqiptarėt si njė nga elementet etnikė pėrbėrės nė territorin e Maqedonisė aktuale. Ky realitet historik ėshtė i pranuar nga qarqet shkencore ndėrkombėtare qysh nė shekullin XIX.
Nė mesin e shekullit XIX lėvizja kombėtare shqiptare po rritej nė tė gjitha trevat etnike, pėr tė arritur njė kulm me Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit (1878), e cila qe shkalla mė e lartė e vetorganizimit politik, ushtarak, arsimor, kulturor e shpirtėror nė epokėn e ringritjes sė kombit shqiptar. Nė atė kohė koncepti “komb maqedon” apo “lėvizje kombėtare maqedone”, nuk ekzistonte. Megjithė vėshtirėsitė, shqiptarėt krijuan shtetin e tyre kombėtar mė 1912. Nė Maqedoninė e sotme, shqiptarėt ishin njė popullsi qė luftoi fort pėr autonomi dhe pavarėsi nga sundimi osman. Por, siē dihet, pas Luftėrave Ballkanike ky territor iu dha nga fuqitė e mėdha Serbisė. Ėshtė koha kur ende nuk ekzistonte njė lėvizje maqedone, por aty kacafyteshin lėvizjet politiko-ushtarake bullgare, serbe e greke, pėr tė keqen e madhe tė shqiptarėve e tė vllehėve, qė luftonin pėr liri dhe afirmim kombėtar. Lėvizja maqedone u konturua nė vitet ‘20 tė shekullit XX, ndėrsa kombi maqedon nisi tė afirmohej vetėm pas luftės II Botėrore, me krijimin e Republikės Federale tė Jugosllavisė.
Ėshtė e kuptueshme qė kombi i ri maqedon, qė e fitoi tė drejtėn shtetformuese mbas shembjes sė Murit tė Berlinit, ndodhet ende nė fazėn e ndėrtimit tė identitetit tė vet. Pėr fat tė keq, botimi akademik i “Enciklopedisė maqedonase”, nė vend qė tė ndėrtojė njė identitet tė ri dhe tė qėndrueshėm maqedon pėr tė gjithė, padit njė krizė tė fortė identiteti. Vėrejmė se kjo krizė po synohet tė zgjidhet nė mėnyrėn mė tė gabuar pėr Maqedoninė, pėrderisa Akademikėt e saj po implementojnė nė formė naive dhe vulgare nacionalizmin romantik nė shkencė, duke kėrkuar ta zgjidhin krizėn identitare maqedone me pėrbaltje tė historisė sė shqiptarėve dhe tė sė vėrtetės shkencore. Fatkeqėsisht, ata duket se nuk kanė nxjerrė mėsime nga e kaluara e hidhur e afėrt, kur dokumente tė ngjashme pseudoshkencore tė Akademikėve serbė u pėrdorėn prej ultranacionalistėve shovinistė pėr tė pėrgatitur fushatat e konflikteve dhe spastrimin etnik nė ish-Jugosllavi, duke frymėzuar ndėr tė tjera gjenocidin kundėr shqiptarėve tė Kosovės dhe revoltat e armatosura tė shqiptarėve tė Maqedonisė.
Akademikėt maqedonas po dėshmojnė se e shohin demokracinė si njė rrezik dhe jo si njė projekt zhvillimi dhe lirie qytetėruese. Pritej qė me idetė e tyre ata ta ēonin pėrpara drejt integrimeve rajonale dhe evropiane republikėn e tyre tė re, kurse nė fakt i lejuan vetes qė tė tėrhiqen prapa nga forca tė sė shkuarės, duke iu rikthyer politikave pėrjashtuese e diskriminuese raciste, tė frymėzuara nga pseudo-akademizimi i perėnduar pansllav. Me trillime antishkencore dhe denigruese ndaj kombeve tė tjerė nuk i shėrbehet integrimit dhe prosperitetit tė popujve ballkanikė. Shtrembėrimi i historisė, fyerja ndaj identitetit tė shqiptarėve tė Maqedonisė e tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi, jo vetėm qė nuk i sjellin asnjė dobi afirmimit dhe konsolodimit identitar maqedonas, por krijojnė nė mėnyrė artificiale tensione ndėretnike nė vend, duke vėnė nė vėshtirėsi perspektivat euro-atlantike rajonale.
Qendra e Studimeve Albanologjike nė Tiranė, ashtu si dhe institucionet e tjera shkencore shqiptare, alarmohen nga rishfaqja nė Ballkan e metodave tendencioze antishkencore me frymėzim nacionalist, tė cilat minojnė urat e miqėsisė dhe tė solidaritetit ndėretnik qė shtetet tona po pėrpiqen tė ndėrtojmė. Ėshtė koha qė pjesa e dhunshme e historisė sė copėtuar tė Ballkanit tė mbetet nė histori, pėr tė na kujtuar reciprokisht se si nuk duhet t’i ndėrtojmė marrėdhėniet tona nė Evropėn e popujve tė lirė.

Tiranė, mė 20 shtator 2009
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 13 vizitorë
Lexuar: 2,157 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Satirike: KOSOVA NĖ BURG!
E enjtė, 24 prill 2014 - 20:08
.
Agim Staka, piktori qė punon nė heshtje
E merkurė, 23 prill 2014 - 18:38
Tė shkruash diēka pėr piktorin Agim Staka, nė radhė tė parė duhet tė zbulosh fjalėn e tij. E dhemi kėtė, sepse mendimi e fjala te ky njeri artistė dhe duar...
Destan Gashi, kėtu denbabaden
E martė, 22 prill 2014 - 15:39
Ekspozita e parė nė atdhe. Guri flet me gjuhėn e artit nga shpirti i madh i njeriut tonė tė thjesht e me kulturė. Destan e Barbara Gashi, vlerė nė imazhin...
Iku njė Lirik i madh
E hėnė, 21 prill 2014 - 20:21
.
PANDI LAĒO DHE ‘INXHET’ E TIRONĖS DRIDHĖN PAR...
E dielė, 20 prill 2014 - 18:31
Televizioni Klan nė Shqipėri ėshtė i njohur pėr opinionin shikues. Nė vazhdėn e programeve tė tyre kanė qenė edhe emisionet e njohura “kėngėt e shekullit” ...
më shumë nga - Kulturė »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi