Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ali Aliu: Akademikėt nxisin urrejtje e racizėm
Publikuar më 22 shtator, 2009 nė orėn 02:02 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kjo enciklopedi nxit urrejtje dhe racizėm. Shkakton destabilizim". Ali Aliu, akademik, shkrimtar, eseist, kritik letrar dhe pėrkthyes shqiptar nga Maqedonia, e bėn kėtė konstatim me njė indinjatė tė thellė. Ėshtė njohur me kėtė ngjarje vetėm pėrmes shtypit dhe televizioneve, pasi prej shumė javėsh ndodhet nė Prespė nė vendlindje, atje ku zgjedh tė kalojė verėn ēdo vit. Ende s'ka pasur rastin ta ketė nė dorė kėtė botim, por nga gjithė ēka dėgjuar dhe lexuar deri mė tani e konsideron tė dėnueshme kėtė atmosferė, qė sipas tij ndjell trazira dhe armiqėsi. Ai prej vitesh ka njė farė lidhje me kėtė institucion, pasi mban titullin anėtar nderi i kėsaj Akademie.

Por tashmė ėshtė gati tė japė dorėheqjen. Pas skandalit qė shkaktoi botimi i enciklopedisė sė re, pėr tė nuk ka mė asnjė kuptim tė vazhdojė tė jetė nė atė pozicion, edhe pse honorifik. Por ēfarė lidhje ka nė tė vėrtetė Ali Aliu me kėtė botim? Akademiku jep kėtė intervistė pėr Gazeta Shqiptare, duke u distancuar hapur dhe duke dėnuar ēdo pėrpjekje pėr pėrbaltjen e shqiptarėve.

Profesor, ēfarė pozicioni keni ju nė Akademinė e Shkencave tė Maqedonisė dhe veēanėrisht nė kėtė botim tė ri qė ka ngjallur polemika tė ashpra?

Pozicioni im nuk ka tė bėjė aspak me gjithė kėtė trazirė qė ka shkaktuar botimi i Enciklopedisė sė re, hartuar nga Akademia e Shkencave nė Maqedoni. Mbi kėtė botim, sikurse shumė shqiptarė tė tjerė, unė jam informuar nga shtypi. Nė tė vėrtetė unė figuroj si anėtar i jashtėm i kėsaj Akademie. Por duhet ta dini se ka vite qė nuk shkel nė atė godinė. Kjo pasi unė nuk jam nė kuadrin e anėtarėve nė marrėdhėnie pune me kėtė institucion. Jam thjesht anėtar nderi. Ata qė e njohin punėn e akademive e dinė mirė ē'do tė thotė tė jesh anėtar nderi, dhe njė anėtar nderi nuk ėshtė nė radhėn e punėve aktive tė njė akademie.

Le t'i japim Ēezarit atė ēka i takon. Tė flasim hapur, ē'peshė faji kanė shqiptarėt qė u figuron emri nė kėtė botim?

Ende sot qė po flas me ju, nuk e kam nė dorė tekstin pėr tė cilin bėhet fjalė. Nga shtypi po informohem se nė pėrbėrjen e redaksisė janė tre shqiptarė, historiani Shukri Rahimi, Sefedin Sulejmani dhe Agim Poloska. Dhe po nga mediat jam informuar se para katėr viteve nė kėtė redaksi ishte pėrfshirė edhe akademiku Luan Starova, i cili ėshtė anėtar i rregullt i kėsaj akademie, por qė nuk ka mundur tė ndikojė nė pėrpilimin e fizionomisė sė enciklopedisė. Pikėrisht pėr kėtė shkak ai edhe ka dhėnė dorėheqjen.

Edhe pse anėtar nderi, ju keni njė lidhje me kėtė Akademi. A e ndjeni tė nevojshme tė distancoheni hapur pas kėtij skandali?

Sigurisht qė distancohem. I kam kritikuar dhe po mendoj qė edhe pse nė pozicionin qė jam unė, si anėtar i jashtėm, ėshtė e udhės tė jap dorėheqjen. S'ka kuptim tė jem as anėtar nderi nė kėtė Akademi. Ėshtė diēka e papranueshme.

Cilat zėra tė kėsaj enciklopedie janė mė tė kritikueshmet?

Jam mjaft kritik sidomos ndaj disa tė dhėnave qė jepen aty mbi shqiptarėt nė Maqedoni, pėr personalitete apo ngjarje historike. Ėshtė krejt jashtė mendsh. Shqiptarėt paraqiten si pushtues. Kjo ėshtė njė fyerje shumė e rėndė. Por ajo qė pėr mendimin tim ėshtė edhe mė trishtuese, ėshtė panorama qė jepet rreth konfliktit mė tė fundit nė Maqedoni dhe mėnyra se si prezantohen personalitetet e luftės. E si mundet tė trajtohen ata si terroristė? Mandej, shqiptarėt... Prania e tyre trajtohet me njė histori nga '45-sa e kėtej, pa histori, pa traditė kulturore. Por ėshtė edhe njė fakt tepėr i rėndė qė lidhet me atė ēka reflektojnė kėto qėndrime ekstreme. Nga fragmentet qė po citojnė gazetat, reflektohet njė urrejtje ndaj shqiptarėve, qė ėshtė nė shkallė racizmi. Kjo ėshtė e dėnueshme.

Sa mendoni se do ta dėmtojė ēėshtjen e integrimit tė Maqedonisė nė BE kjo ngjarje? E them kėtė duke u nisur nga reagimet e dy ambasadave, asaj britanike dhe amerikane nė Shkup...

S'mund ta them saktėsisht. Gjithsesi, njė projekt i tillė e nxit mosdurimin dhe urrejtjen mes maqedonėve e shqiptarėve, qė do tė thotė - shkakton destabilizim. Ėshtė e vėrtetė se Maqedonia mund tė ekzistojė si shtet vetėm me pėrkrahjen e shqiptarėve, pra vetėm falė luajalitetit tė tyre. Dhe njė projekt i tillė qė shkon drejt mosdurimit ėshtė pėr t'u habitur. A ėshtė kjo njė verbėri e politikanėve tė tanishėm maqedonas, apo ėshtė njė tendencė e qėllimshme pikėrisht pėr ta shkatėrruar qeverinė?

Ē'qėndrim duhet tė mbajnė forcat politike shqiptare nė Maqedoni, por edhe nė Shqipėri?

Partitė politike shqiptare nė Maqedoni do tė reagojnė nė mėnyrė adekuate. Por unė shpresoj qė njė reagim adekuat do tė ketė edhe nga Tirana. Dhe kur them Tirana, kam ndėrmend njė qėndrim tė Tiranės zyrtare. Kjo duhet tė ndodhė nė mėnyrė emergjente. Bėhet fjalė pėr fyerjen e krejt kombit shqiptar.

Redaktor i "Enciklopedisė maqedonase", akademiku Bllazhe Ristevski ka qenė shumė i prerė nė deklaratat e tij pas nisjes sė polemikave, duke artikuluar fraza si "...popullsia shqiptare vepronte me kėrcėnime dhe me rrėmbime nė kėto troje, kėto janė fakte". Kush ėshtė Bllazhe Ristevski. Si mund ta portretizojmė?

Bllazhe Ristevski ėshtė individ i njohur pėr antishqiptarizėm, dhe kėtė e dinė tė gjithė nė Maqedoni. Ai kurrė nuk ėshtė munduar ta fshehė kėtė. Por ky botim shkon pėrtej qėndrimeve personale tė kėtij personazhi. Vetė fakti se pikėrisht atij i ėshtė ngarkuar ky projekt, lė tė dyshosh nė politikėn e Akademisė dhe tė vetė politikės zyrtare tė Maqedonisė. Ristevskin e njohin edhe nė Akademi por edhe jashtė saj, si njė urrejtės qė e shfaq publikisht qėndrimin e tij ekstrem ndaj shqiptarėve sa herė i jepet rasti.

Admirina Peēi
Gazeta Shqiptare

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 13 vizitorë
Lexuar: 826 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
XHEMIL ZEQIRI - VEPRIMTAR I ĒĖSHTJES KOMBĖTA...
E enjtė, 22 korrik 2010 - 14:48
.
Na duhet njė “LONDRA 2”, pėr fatin e shqiptar...
E enjtė, 15 korrik 2010 - 14:23
Shqipėria e Bashkuar me siguri do t’i ndihmonte vetvetes mė sė shumti, por edhe BE-sė. Shumė Lėvizje dhe Parti dėshirojnė dhe punojnė nė drejtim tė Ribashk...
R. Qosja: Kur shpėrfytyrohet kultura!
E enjtė, 01 korrik 2010 - 23:59
Figura poliedrike prej studiuesi, kritiku, shkrimtari, eseisti, Akademik Rexhep Qosja, padyshim ėshtė njėri ndėr intelektualėt mė tė mėdhenj shqiptarė, i c...
Intervistė e imagjinuar me Vaso Pashė Shkodra...
E hėnė, 28 qershor 2010 - 01:37
Ku ėshtė Shqipėria sot?!
Ramadan PLLANA: DĖSHMI TĖ KOHĖS (IV)
E shtunė, 26 qershor 2010 - 00:06
KUJTIME NGA BURGU (PJESA E KATĖRT) “Veē njė qėllim i naltė t’ban me durue, E zemrėn ta forcon; Ndėr kundėrshtime s’vyen kurrė me u ligshtue, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi