Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KUSH ISHTE NAZIM GAFURRI
Publikuar më 25 shtator, 2009 në orën 14:57 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Prap me duhet të sherbehem me thënjen latine se "Historia është mësuese e jetës"!

Gjithëmonë populli shqiptar gjatë historisë së vetë të lavdijshme, por edhe mjaft të dhimshme, ka nxjerrë njerëz të kalibrit të Nazim Gafurrit, të cilët punuan dhe luftuan për Mëmëdhe, pra ata punuan për Liri, pavarësi dhe bashkim me Nënën Shqipëri, të lirë dhe demokratike.
Prandaj është nderë dhe privelegjë që të shkruajm për këta heronjë të kombit tonë të cilët nuk kursyenë asgjë nga vetja për ti dalur zot Shqiptarizmës.
Kosova, gjatë Historisë së vetë, gjithëmonë ka nxjerrë burra zakoni, njerëz të pushkës, trima dhe vigaj të racës shqiptare. I tillë ishte dhe do të mbetët përgjithëmonë heroi dhe gjiganti i Kosovës, Nazim Gafurri, i cili i kishte të gjitha vyrtytët që mund të nxjerrë Kombi ynë-racë iliro-dardane.
Nazim Gafurri tërë jetën e tij ia kushtoi popullit të vetë i cili vuajti nga thundra barbare serbo-sllave dhe ajo maqedono-greke.
Në vitin 1921, ushtria barbare serbe, në kohën e krajlit të Serbisë gjatë qeverisë së Nikolla Pashiqit, filloi përsekutimet më barbare dhe më çnjerzore mbi popullin e Kosovës. Njera prej këtyre barbarive u zhvillua edhe në fshatin Lubçë të rrethinës së Podujevës, duke vrarë e përsekutuar gra dhe pleqë e fëmij, për të vazhduar pastaj edhe nëpër fshatrat: Sharban, Prapashticë dhe Keçekollë. Të gjithë burrat e këtyre fshatrave, prej moshës 15-70 vjeçare i kanë grumbulluar dhe i kanë futur në një shtëpi (të Mulla Adem Keçekollës) dhe pastaj shtëpisë ia kanë shtije zjarrin, me qrast janë djegur për së gjalli më së 100 veta, duke mos e kursyer as Mulla Adem Keçekollën i cili u dogj së bashku me ata 100 veta.
Për ketë masakër sot dëshmojnë shumë bashkëkohas që i kishin shpëtuar kësaj masakre. Ata pohojnë së gjatë kësaj masakre janë therrur me bajoneta gra shtatzëna, duke ua nxjerrur fëmiun e gjallë prej barkut të nënës; pastaj duke i hedhur këta fëmij hava dhe për ti pritur pastaj në bajoneta. Këto barbarizma shtazore nuk mbaheshin në mend gjatë historisë së njerëzimit, pohonin bashkëkohasit e tyre. Po prap sipas dëshmitarëve të kohës, gjatë kësaj kohe të gjitha fshatrat e kësaj rretine dhe më gjërë ishin djegur rrafsh për toke, dhe të gjithë pasurinë e tyre iu kishin plaçkitur serbet e fshatrave të Jabllanicës dhe të Leskovcit. Të gjithë bashkëkohasit e kësaj masakre që kishin shpëtuar nga këto barbari, që dijnë ti bëjnë vtëm bishat serbo-sllave, kishin ikur nëpër male dhe duke u fshehur nëpër pyjet e kësaj rrethine vetëm për ti shpëtuar këtyre barbarive.
Na kujtohet fare mirë, pohojnë bashkëkohanikët dhe të mbijetuarit e kësaj masakre, kur gazeta "HAK" që dilte asaj kohe në Skup në gjuhen turqishte dhe serbishte, e cila kishte shkruar për këto masakra dhe tmerre që i bëhej popullit shqiptar të Kosovës.Për ketë, Nazim Gafurri e përshkruan këtë ngjarje të tmershme. Ai, sidomos shkruante për një grua fisnike (për gruanë e Beqir Keçekolles) e cila edhe pse e plagosur rëndë kishte arritur me ikë në male së bashku me fëmiun e saj. Mirëpo më vonë ketë fisnike e kishin gjetur të vdekur me fëmiun e saj duke thithur nënën e tij të vdekur.
Kjo ishte një ngjarje dhe një fakt aq tragjik që të bën edhe sot të rrënqethesh kur të shkruajsh për ngjarje të këtilla; sepse kësi lloj torturash nuk ka dëgjuar njerëzimi asnjëherë gjatë historisë njerëzore.
Mirëpo, një burr trim dhe fisnik, siq ishte Nazim Gafurri, i cili kishte shkuar në Shkup dhe ia kishte dorëzuar me shkrim artikullin që vetë e kishte përgaditur në gjuhën turqishte dhe serbishte dhe ia kishte dërguar gazetës "HAK" për botim. Mëpastaj kjo gazetë e kishte botuar në tërësi artikullin mbi krimet barbare që i bëheshin popullit shqiptar nën sundimin e asaj Jugosllavije. Ketë artikull që e kishte botuar gazeta "HAK", pastaj e kishin marrë dhe botuar gazetat e huaja. Njera prej tyre që e boton ketë artikull ishte një gazetë françeze e cila e botoj në tërësi artikullin në gjuhën frenge.
Nazim Gafurri i doli zot popullit të tij sa herë që e kërkonte nevoja. Prandaj, për ketë arësye, qeveria e asja Jugosllavije e kishte halë në sy dhe i përgaditi tinzisht atentatin e parë me 1925. Nga ky atentat ishte plagosur rëndë Nazim Gafurri, për që fatmirësisht i kishte shpëtuar vdekjes. Ketë atentat thuhet së e kishte bërë një njeri i maskuar, i cili e kishte zgjedhë kohën e Ramazanit për ta kryrë veprën. Ngjarja kishte ndodhur në kafenenë e Shyqyri Kafegjiut, ku kishte qenë i ulur Nazim Gafurri bashkë me Murteza Shasivarin dhe Salih Hencin.
Populli i kësaj ane e donte dhe e çmonte trimërinë dhe veprimtarinë e Nazim Gafurrit; prandaj edhe e këshillonte që të largohej nga vendi, sepse ndodhej në rrezik jete. Mirëpo, ky burr trim i Kosovës me një urtësi të pashoqe iu ishte përgjigjur: "Unë nuk e la popullin tim, do të qëndroj këtu ku kam le dhe ku kanë le edhe të parët e mij, sepse kjo tokë ka qenë shqiptare dhe kurdoherë do të jetë shqiptare:"
Por së, nuk kishin kaluar tre vjetë dhe qeveria e Beogradit i përgaditë atentatin e dytë. Kësaj radhe atentati bëhet me ndihmën e autoriteteve të Prishtinës, duke shtirë me pushkë përsonalisht Komandanti Xhandarmërisë së qytetit me gjashtë Maj të vitit 1928. Përseri armiku kishte zgjedhë kohën e Ramazanit për ta kryerë atentatin. Me ketë rast Nazim Gafurri kishte qenë ulur në kafene bashkë me patriotë tjerë. Kafeneja ku ishte kryerë atentati, si për ironi quhej Bashkimi (Ujedinjenje) e cila ndodhej në ndertesën e Bashkisë dhe afer Komandes së Divizionit ushtarak të Prishtinës. Kësaj radhe atentatori kishte përdorur pushkë të gjatë dhe nga dritarja e vranë burrin trim të Kosovës-Nazim Gafurrin dhe plagosë rëndë një nga shokët e tij-Mustafa Abidin, i cili kishte marrë pesë plumba dhe kishte humbur njerin krah dhe njerin sy.
Në varrimin e Nazim Gafurrit merr pjesë i gjithë populli mbarë i Prishtinës dhe i Kosovës mbarë.
Prandaj, heroin dhe patriotin e kombit shqiptar, Nazim Gafurrin e Prishtinës nuk do ta harrojë kurrë kombi shqiptar.
NJERIUT I JEP VLERË PUNA E VETË!
I tillë ishte Nazim Gafurri, veprimtar i pa lodhur i çështjes kombëtare.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 87 vizitorë
Lexuar: 7,894 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi