Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHAIBK: KOMUNIKATË
Publikuar më 30 shtator, 2009 në orën 19:41 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Dje, më 29. 09. 2009, Prof. Xhavit Dalloshi, koordinatori i Fbksh -(SHAIBK) për Evropë, si dhe kryesia në Gjermani sëbashku me përfaqësuesit e (SHAIBK) nga Evropa, mbajtën një mbledhje konsultative me kryesinë e (SHAIBK-ut) në Gjermani.



Në këtë mbledhje ishin të parapara tri pika të rendit të ditës:

1. Shqyrtimi i situatës aktuale në Kosovë, si dhe në të gjitha trojet e Shqipërisë etnike..

2. Zgjedhja dhe percaktimi i nje perfaqesuesi për Francë

Që të mbajë kuvendin për formimin e Deges së ,,SHAIBK“ per Francë.

Ku njëzerit u emrua Haxhi Kuqi nga Suhareka (Theranda) me vendbanim ne francë.

3. Denimi i Enciklopedisë Maqedonase dhe masat qe duhet marre ndaj saj.

Të ndryshme:

Për situatën aktuale politike në trojet shqiptare të pranishmit hollësisht në këtë mbledhje i njoftoi koordinatori i SHAIBK-ut për Evropë, Prof.Xhavit Dalloshi.

Diskutuan edhe shumë anëtarë .

Poashtu ne këtë mbledhje te ,,SHAIBK” u muarr vendim që të dalim me një Komunikatë për Opinion:

KOMUNIKATË

,SHAIBK” për diasporë dënon dhe shprehet kundër dhunës që ushtroi Policia e Kosoves kundër protestuesve dhe aktivistëve të shoqatave jo qeveritare dhe vetvendosjes gjatë protestave paqësore te organizuara javë më parë .

U cek se deri dje shqiptarët ishin të përndjekur nga regjimi fashist serbosllave ,,vetëm pse kërkonin liri, vetvendosje, demokraci.

Kurse tash ata qe vetë ishin të përndjekur nga ai rexhim, pas ardhjes se tyre ne pushtet pa shtet, kinse ne emër të ,,shtetit“ bejne sjellje te papranueshme.

Te gjitha sipas rez. 1244 dhe planit te Ahtisarit, nje plan famkëq për shqiptarët .

Kështu që sipas këtij plani u shpallë edhe një kushtetute ku shqiptarët nuk i njef si komb po si qytetare..

U hoq flamuri kombëtar dhe u zëvendësua me një flamur multietnik me simbole pro sërbe.

Ku trashëgëmija kulturore ju dha sërbeve .

Ku decentralizimi i komunave bëhet ne baza etnike.

Ku shqiptarët e Kosovës nuk thirren shqiptarë, por kosovarë, një komb i ri i krijuar nga këta qevritarë e politikanë.

E çka e çka tjeter antishqiptare.

Po keta Lidere Qeverie, tashe ndjekin dhe rrahin vëllezerit, prindërit, motrat e veta vetëm pse kërkojne vetvendosje per këtë popull të vuajtur.

E që keto protesta janë të lejuara me të gjitha të drejtat ndërkombëtare.

Kërkojmë që:

- Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, Shqipërisë e shqiptarëve ne Maqedoni, Presheve Bujanovc e Medvegje, Mal të Zi, Qamëri dhe nga të gjithë deputetët, opozitë -pozitë !

- Që të mos humbim kohë kot, por të ndëgjojnë dhe të koordinohen punët edhe më FBKSH-në , SHAIBIK dhe LV, në Prishtinë të cilët shumë herët kanë paralajmruar dhe tërhequr vërejtjën që, pranimi i Planit të Ahtisaarit nga „politikanët“ tanë është një plan anti-shqiptar dhe anti-kombëtar, si dhe që shqiptarëve do iu sjellë veç të këqia, si tani plani 6 pikësh - portokolli me policinë sërbe

Portokolli për doganat etj!

Portokolli për Gjygjesinë!

Qe po bëhen pas shpinës së popullit!

Të kërkohet një Referendum mbarëkombëtar!

Ku populli vete të vendosë për fatin e tij.

Kryesia e ..SHAIBK” për diasporë Denon Enciklopedine e lëshuar nga Akademikët Maqedonas të një shteti artificial qe u krijua me ndihmën e servilëve politikane shqiptarë.

Kërkon:

Që Enciklopedia Fashiste Maqedonase mos të denohët vetëm me fjalë boshe, por të kundërvihen me argumente Akademikët e Shqipërise Etnike, me një enciklopedi të përpiluar nga Akademikët shqiptarë kunder asaj Enciklopedie.

Me fjalë e me distancime boshe po najë kujtojnë kohën e komunizmit.

Duhet vepruar me argumente dhe fakte.

Që Ali Ahmeti të largohet nga kjo qeveri antishqiptare, dhe te kërkoje të njëjtat të drejta për shqiptarët, si ato të drejta që kanë serbët e Kosovës, decentralizimin në baza etnike dhe vetëqeverisje në ato komuna ku shqiptarët janë shumicë..

Referendumi për vetvendosjen e popullit është mënyra më e mirë dhe më demokratike në botë për liritë dhe të drejtat e popujvë, dhe kjo duhet të vlejë edhe për popullin shqiptar , si dhe kjo është e vetmja shpresë, dhe mënyrë që mund të ofrojë paqe dhe stabilitet në Ballkan.

Për kryesitë e SHAIBK-ut, për Evropë!

Koordinatori I SHAIBK-ut për Evropë
Prof. Xhavit Dalloshi

Gjermani, 29 shtator 2009



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 15 vizitorë
Lexuar: 3,284 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi