Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE NUK PIKU PREJ QIELLIT!
Publikuar më 01 tetor, 2009 në orën 13:43 ( ) Beqir Elshani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Enciklopedia Maqedonase duhet të tërhiqet jo vetëm prej shitjes për korrigjim, siç thekson Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë, por plotësisht të hiqet prej përdorimit. Mund të flitet për korrigjimin e enciklopedisë nëse ndonjë fjalë është shkruar gabimisht, gjithashtu mund të flitet për gabim teknik nëse në vend të vitit 1999, është shkruar 2009, mirëpo këtu kemi të bëjmë për një enciklopedi plotësisht shoviniste dhe kundërshqiptare.
Tani Kryesia e Akademisë së Shkencave mundohet të shfajësohet kinse ky institut nuk ka qenë kundërshqiptar dhe as që ka prejudikuar ksenofobi në raport me bashkësitë etnike në Maqedoni. Si nuk kanë turp akademikët sllavomaqedonasë, kur dihet se Enciklopedia Nacionale nuk është katalog që përgatitet brenda javës, por është Libër i Parë i rëndësishëm që punohet një kohë të gjatë. Vlen të përkujtojmë deklaratën e Peshkopit të Kishës Ortodokse në vitin 2001, kur nderoi paramilitarët dhe policët me medalje, të cilët duhej të dilnin para gjyqit për krime dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar: "Maqedonia është një vend i shenjtë, por edhe një vend heronjsh. Përgatituni te mbroni Maqedoninë!", kështu përfundonte citati i mjerë. Të njëjtin provokim shovinist pat bërë edhe profesori i historisë, Aleks Trajnov, në Fakultetin Pedagogjik të Universitetit të Shkupit me pyetjen e parashtruar studentëve: "KUSH ISHIN TERRORISTËT E VITIT 2001 NË MAQEDONI?". Prandaj akademikë sllavomaqedonas mos u mundoni të shfajësoni, kërcënimet e juaja kundërshqiptare dolën në sipërfaqen e tokës ilire. Ky Libër i Parë voluminoz do të shpërndahet në të gjitha bibliotekat e vendit dhe botës, me anën e së cilës mohohet qenia e popullit autokton shqiptar në Maqedoni. Për këtë janë fajtorë edhe akademikët e tri qendrave shqiptare: Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë.
Thënë konkretisht, “Enciklopedia Maqedonase” nuk piku prej qiellit, por u punua në Shkupin shqiptar, në shtetin me 40% shqiptarë, pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqiperisë në Tiranë dhe pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Prishtinë, po ashtu me dy biblioteka të mëdha kombëtare: e para në Tiranë, e dyta në Prishtinë, pa përmendur dijetarët e shumtë shqiptarë që veprojnë në të gjitha anët dhe në të gjitha fushat e jetës. Kemi të bëjmë me një enciklopedi të popullit më të ri në ish-Jugosllavi, i cili është krijuar për inat të popullit më të vjetër në Evropë. Kemi të bëjmë me një popull, që nuk është krijuar për të mirën e vendit, por është krijuar për rrezikimin e Shqiperisë Etnike dhe mbarë popullit shqiptar. Prandaj Enciklopedia Maqedonase nuk ka gabime tekstuale, por është shkruar me synime armiqësore kundër popullit shqiptar. Obligimi i Kryesisë së Akademisë, që redaksia të përmirësojë apostrofimet në bashkëpunim me akademikët shqiptarë dhe shkencëtarët e pakicave të merret në përgjegjësi redaksia në krye me Bllazhe Ristevskin, është vazhdim i mashtrimeve diplomatike.
Edhe sikur me dhjetra herë të botohej Enciklopedia Maqedonase nga AShAM, i njëjti veprim shovinist do të përsëritej. Kjo ndodh për shkak se Maqedonia nuk është demokratike, por është një vend ku shtypet dhe vritet populli shqiptar, ku popullit më të madh pas sllavomaqdonasëve i ndalohet gjuha shqipe dhe flamuri kombëtar, me të cilin shqiptarët për çlirimin e vendit luftuan kundër pushtuesit turk dhe nazifashizmit gjerman. I vetmi shërbim i sinqertë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë është se në pamfletin e tyre shovinist, Historinë e Popullit Shqiptar e ka paraqitur ashtu siç janë të tillë akademikët sllavomaqedonasë, nxënës të dalë nga bankat e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë në Beograd. Edhe po të arrihet suksesi i fshirjes së kryelibrit shovinist dhe kundërpopullor, mjafton që rinia sllavomaqedonase të shfryhet se dikur kishin një Enciklopedinë Maqedonase, mirëpo e hoqën “nacionalistët” shqiptarë. Prandaj cilido maqedonas po të redaktojë Enciklopedinë Maqedonase e njëjta gjë do të përsëritet. Dihet, kjo është një këngë e vjetër beogradase, që në ish-Jugosllavi shkarkonte ministrin e parë serb, kurse në vend të tij vendoste ministrin e dytë serb, pa ndryshuar mjetet e dhunës dhe shtypjes kombëtare ndaj popullit shqiptar. Jo vetëm kaq, sepse largimi i dhjetë profesorëve atdhetarë të Universitetit të Kosovës baras me largimin e dhjetë profesorëve shovinistë të Universitetit të Beogradit, nuk ishte aspak i drejtë për nga përmasa e popullit serb në Serbi kundrejt popullit shqiptar në Kosovë. Prandaj nëse edhe këtë radhë Diplomacia sllavomaqedonase arrin të mashtrojë shqiptarët, ngjashëm siç e mashtruan në Marrëveshjen e Ohrit, ngjashëm siç e mashtruat Qeverinë Shqiptare në Tiranë për njohjen e vrullshme dhe pa arsye shtetin më obskurantist të Maqedonisë, atëherë do të arrij që për një kohë të shkurtër të përgjakë edhe shumë Brodecë të tjerë në Maqedoninë Shqiptare.
Libri është mjet i diturisë dhe përparimit shkencor në botë, mirëpo varet se kush e boton. Libri mund të jetë edhe armë e rrezikshme, që mund të ndezë luftën kundër një populli që e mohon historikisht, gjeografikisht, biologjikisht dhe politikisht. Me gjuhën e diplomacisë do të thotë që fill pas botimit të Enciklopedisë Maqedonase, radhën e ka ndjekja e popullit autokton shqiptar nga tokat e tyre. Me një fjalë, atë që nuk arriti ta bëjë Serbia ekspansioniste në krye me Slobodan Milosheviqin, mundohet ta bëjë ASHAM në fushën e politikës diskriminuese.
Si mund të korrigjohet Enciklopedia Maqedonase, kur dihet se fill pas pavarësimit të vendit, nga shtëpitë botuese nuk kanë dalë asnjëherë libra përparimtarë që e bashkon popullin maqedonas me popullin shqiptar, përkundrazi ka shkruar për urrejtjen, ndjekjen, shtypjen dhe vrasjen e popullit shqiptar nga të gjitha fushat e jetës. Dokument më i qartë është sulmi i fshatit Brodec dhe masakrimi i shqiptarëve, të cilët ende vazhdojnë të mbahen peng nga terrori sllavomaqedonas. Korrigjimi i ashtuquajtur do të bëhet sa për të shuar revoltën gjithëpopullore shqiptare që ka ngritur në të gjitha anët e botës shqiptare, njëkohësisht për të mashtruar bashkësinë e evropiane dhe ndërkombëtare, se më në fund AShAM po e korrigjon “Enciklopedinë Maqedonase”. Mendohet se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, qysh në fillim të përpilimit të enciklopedisë, ka parashikuar rezistencën e popullit shqiptar, ndaj këtë rast do ta përdorë metodën formale kinse për korrigjimin e tekstit të historisë kombëtare shqiptare. Ne kemi raste kur Shtëpia Botuese ICA në Suedi ka tërhequr të gjitha librat pas zbardhjes së plagjiaturës së autorit suedez nga libri i shkrimtarit amerikan dhe i ka dërguar në fabrikën e celulozës. Ky veprim i zhdukjes së librave të rrejshëm është në të mirën e shtetit me kulturë dhe me tradita shkencore, në mënyrë që e mira dhe e vërteta të mbrohet me kohë, me anën e së cilës mbrohet integriteti i shtetit dhe popullit suedez. Po kështu me dhjetëra objekte shkatërrohen në qytete të ndryshme të Evropës, nëse ndonjë pronar ka ndërtuar shtëpinë pa plan dhe pa leje ndërtimi, ndaj organet shtetërore pa marrë parasysh shpenzimet ekonomike dhe gjendjen shpirtërore të familjes, ia rrënojnë me eskavator. Prandaj Enciklopedisë Maqedonase nuk i duhet korrigjimi, por zhdukja e saj drejt fabrikës për përpunim kartoni. Duhet të kemi parasysh se gjatë pushtetit monist, serbomaqedonëmalazezët me mijëra libra në gjuhën shqipe i kanë djegur në furrën e tullave. Nëse Qeveria Shqiptare në Tiranë nuk kërkon shfarosjen e Enciklopedisë Maqedonase sot, nesër duhet të mendojë për pasojat e egzodit shqiptar që do të ndodhë nga ana e sllavomaqedonëve në bashkëpunim me Serbinë kolonizatore. Do të vijnë ditë të zeza, kur ushtria dhe policia sllavomaqedonase me armë deri në fyt do të dëbojnë shqiptarët nga trojet e veta, kinse kanë ardhur në qindvjetshin e fundit, se janë të padëshirueshëm për maqedonasit dhe vëllezërit e tyre serbomalazezë. Prandaj Qeveria Shqiptare prej Sali Berishës deri te Ylli Pango duhet qortuar me shkopin e veteranit Veli Llakaj, në mënyrë që të mbushet mend dhe të punojë për emancipimin e kombit shqiptar, jo të merret me ditëzinjtë homoseksualë. Punoni për mirëqenien dhe bashkimin e kombit shqiptar, mos u merrni me ndërrimin e emrave të institucioneve dhe me rrënimin e shtatoreve të dëshmorëve shqiptarë që jetën e dhanë për atdheun e shtrenjtë! Mos luani me eshtrat e dëshmorëve të kombit, sepse do t'ju zë mallkimi i popullit!
Partitë politike shqiptare duhej të kundërshtonin me kohë, qysh kur studentët detyroheshin t’i përgjigjeshin pyetjeve provokuese shoviniste të mësimdhënësve sllavomaqedonasë në Universitetin e Shkupit. Ditë më parë, gjatë ndeshjes futbollistike në Stadiumin e Prishtinës në shenjë revolte ndaj enciklopedisë fyese maqedonase u dogj flamuri i Maqedonisë. Ky nuk ishte incident, por ishte një grusht kundër hundëve shoviniste sllavomaqedonase, dhe të gjitha enciklopedive fyese kundërshqiptare. Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, deklaroi se dëmin që shkaktoi enciklopedia maqedonase reflektoi në rajon dhe ajo duhet të tërhiqet, ndërsa flamuri, që është simbol i çdo shteti, duhet të respektohet. Prandaj përfundimi i deklaratës së deputetes duhet të jetë më i guximshëm, se si çdo popull në botë edhe shqiptarët do të vazhdojnë djegien e flamurit të shtetit jodemokratik që dhunon gjuhën dhe historinë e popullit shqiptar.

(autori është redaktor në albaniapress)
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 1,455 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi