Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MUSTAFË SHYTI: Poezi
Publikuar më 06 tetor, 2009 në orën 09:53 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Poezi të poetit dhe mësuesit tim atdhetar, dëshmorit të lirisë, Mustafë Shyti, me rastin e 11 vjetorit të rënies si burrat e motit, me armë në dorë, në altarin e lirisë.

- Im kushëri e vëlla idealesh tona çlirimtare Mustafë, në vend të një kurore me lule që nuk ta ofrova, për faktin se jam mërgimtar- zemër-zjarr; me rastin e 11 vjetorit të qëndresës tënde heroike, po të përkujtoj me ca vargje tona, që buruan - nga zemrat tona të zhuritura për Shqipërinë Etnike.

DËSHMORËVE QË I NJOHA!

Ah! Sa shumë po më mungoni!
Për Ju, - më duhet, PËRJETËSISHT, PAMBARIMISHT…
LOT, DUHI E GJËMIME!
Sa kishin, kanë dhe do të kenë:
Adriatiku dhe Joni!...
(Fadil Shyti)
Mustafë Shyti, Mitrovicë, 2001




PRANVERË GJAKU

Dy gjëra me bollëk
I pata në votër:
Shkjaun në qafë
E langun në sofër

(filozofi e urtisë shqiptare)






VARGJEVE TË MIA

Më shtyni që t´ u shkruaj,
Në zemër jeni ngulitur,
Në çdo hap me ju vuaj,
Si një fëmijë barkuritur.

As dielli i gushtit kur përcëllon,
As loti n´sytë e fëmisë jetim,
Zjarrin e juaj që përvëlon,
E kupton vetëm shpirti im.

Më shoqëroni si gjaku ndër pore,
Klithmën e juaj vetëm unë e di,
Dritë kërkoni prej meje prore
Nga koha që ju kanë ndry.

Flini në dollape të shpresës
Si vuajtjet në qenien time,
Vulosë jeni me vulën e harresës,
Si unë poet ndër këto vegime.

Tiktakni në zemrën time
Si gjuhët ndër këmbona,
Pritni o vargje të mia,
I kemi do ditë më t´vona.

Janar, 1967


OPTIMISTI

Çdo kush në thellësi të zemrës ka diç të mishëruar,
Këngë apo lot ruan për shpresat e bardha të veta,
T´ua hapësh rrugën është dëshirë e varruar
Dikujt për t´ia rrëfyer atë për të cilën e bren jeta.

Bjen e çohet me shpresat që e zharritin në mall,
Njeri bredhës në rrugët e botës e të jetës,
Vuajtjeve me shpresë gjithë u bën ballë
Psehet s´ia gjejnë kuptimin t´ vërtetës.

Jeton e vuan sot për një t´nesërme që e çmon,
Ndër shtigje jete i shkreti keq përvëlohet,
Çudi, si në shi, si në borë, hesht, duron
Jetës kurrë s´i dorëzohet!

“Jeta e re” ´67


IDILË

Shputat e mia i kam lënë në shkrepa,
Mbështjellë me lecka trupin e kam rritur,
Jetën baritore e kam dashur për thepa,
Rrezet e diellit me gëzim i kam pritur.

Te ujët e Sokolave, ku delet marrin shpatin,
Kavalli e fyelli të kallnin ndër valle,
Isa e Rama pranë nesh dridhnin shtatin
Për ne s´ka pasur krajata e halle!

Më 6 Tetor 1968, ishin demonstratat e para në Kosovë.
Poeti dëshmor, Mustafë Shyti, atëbotë ishte pjesëmarrës në ato demonstrata në Prishtinë, gjithashtu, ishte pjesëmarrës edhe më 1 Tetor 1997 përkrah studentëve, me në krye Albin Kurtin. Ndërsa, më 1998 do të luftonte kundër hordhive çetnike, derisa kaloi në përjetësi, në fushën e nderit për Shqipërinë Etnike.
Lavdi dëshmorit, Mustafë Shyti!
Rroftë Shqipëria Etnike!

Suedi, 6 Tetor 2009
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 3,428 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi