Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
20 VJET PAS RRËZIMIT TË MURIT TË BERLINIT
Publikuar më 16 nntor, 2009 në orën 02:05 ( ) Beqir Elshani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Tani flitet për një Evropë të bashkuar me shuarjen e kufijve në mbarë kontinentin, ku qytetari pa pasaportë shtetëror mund të udhëtojë kudo në të gjitha vendet e Evropës, ngjashëm siç udhëton suedezi prej Suedisë në Kopenhagë e në Berlin, dhe e kundërta për danezin dhe gjermanin.
Megjithatë qytetari shqiptar e ka vështirë të besojë, kurse Parlamenti Evropian e ka lehtë të vendosë në Bruksel, ata nuk i dëgjojnë kërcënimet, krismat dhe torturat ndaj qytetarëve shqiptarë në vendet ballkanike, pikërisht në Shqiperinë Etnike të copëtuar nga dora e diplomacisë evropiane. Prandaj, para se të bëhet shuarja ë kufijve ballkanikë, duhet që të gjitha trojet shqiptare të bashkohen në Shqiperinë Natyrale, pastaj shuarja e kufijve ballkanikë do të jetë realitet i ditës. Provincializmi ballkanik duket se ka prekur edhe vendet që kufizohen me Gadishullin Ballkanik, dhe njëra ndër to është Hungaria. Ky vend me tradita universitare dhe mbretërore, që dikur së bashku me Austrinë ka qenë perandori e madhe në Evropë, mirëpo duket sikur e magjeps provincializmi diplomatik i Serbisë arrogante, mbase edhe ka frikë nga fqinji jugor, që nga trungu hungarez ia ka shkëputur hambarin e drithit (kupto Vojvodinën). Kohët e fundit, diplomacia hungareze u tregua e dobët përballë diplomacisë serbe, në Budapest arrestoi një veteran të UÇK-së që kishte luftuar për çlirimin e atdheut nga kolonizatori serb dhe ia dorëzoi Beogradit, kryeqendër e fitilave të luftës në Ballkan dhe në Evropë. Ngjashëm veproi edhe Bullgaria me arrestimin e ish-kryeminstrit të Kosovës, Agim Çekun. Prandaj nëse dy bashkudhëtarë, njëri maqedonas dhe tjetri shqiptar, udhëtojnë me aeroplan nga Evropa Perëndimore në Shkup: i pari do të pritet me lule në aeroport, i dyti do të rrahet dhe me inat do t’ia grisin biletën kthyese. Por nëse ndonjë shqiptar e ka emrin gjerman, policia maqedonase do ta vë herë në sitë, herë në shoshë, derisa të bindet se turisti me të vërtetë nuk është shqiptar. Ata (kupto organet policore serbe dhe maqedonase) janë të pamëshirshëm edhe ndaj ministrave shqiptarë.

Parashtrohet pyetja pse shqiptarët i urrejnë serbët, kurse serbët i urrejnë shqiptarët?! Zgjidhja është shumë e lehtë: shqiptarët e urrejnë Serbinë, sepse është pushtuese dhe shtet kriminal, kurse Serbia i urren shqiptarët, sepse shqiptarët nuk pranojnë kolonizimin serb. Lidhur me diskutimin e penalistit serb, Vladimir Vukçeviq, i cili në Parisin e tij të dashur, fill pas Moskës, tha se Serbia ishte viktime e luftës, kinse ajo ka pësuar dëme të mëdha ekonomike për arsye të sanksioneve të vendosura nga bashkësia ndërkombëtare ndaj saj, dhe se ka shume viktima serbe dhe jo shqiptare, të cilat janë zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Duket qartë që krimineli serb po luan rolin e viktimës, dhe kjo nuk na habit aspak, por është për t’u habitur pse Parlamenti Evropian i bën privilegje Serbisë, derisa ajo nuk kërkon falje për masakrat ndaj popullit shqiptar, dhe ende nuk heq dorë nga ripushtimi i Kosovës. Penalistin serb duhet përkujtuar se po të kishte pasur Ushtria Çlirimtare e Kosovës vetëm një të katërtën e armatimit që kishte Serbia e Millosheviqit, Kosova do të ishte çliruar plotësisht dhe bashkimi me Shqiperinë do të ishte punë e kryer. Pastaj, po të kishte bombarduar NATO bazat e armatimit ushtarak në Serbi, Serbia do të ishte demokratizuar plotësisht, ngjashëm siç u demokratizua Gjermania dhe Japonia pas Luftës së Dytë Botërore. Derisa komandantët gjermanë të Luftës së Dytë Botërore në procesin e Nurembergut u dënuan me varje dhe me burgim të përjetshëm, komandantët serbë, që masakruan një popull të madh boshnjak dhe shqiptar, priten me lule në Beograd.

Në diplomacinë evropiane dhe ndërkombëtare dihet që popull më i shtypur dhe i persekutuar janë shqiptarët nga kolonizatorët serbomalazezomaqedonas. Mirëpo asnjë shtet nuk merret me mbrojtjen e viktimës, përkundrazi kolonizatorëve u thonë mbyte shqiptarin, ai kërkon bashkimin e vendit të tij me Shqiperinë. Po të flasim me gjuhën popullore, është sikur të thuhet, mbyte vogëlushin që po qanë, ai kërkon nënën e vetë, dhe ne si Evropë e modernizuar nuk lejojmë kthimin e foshnjes te mëma”. Dihet që Evropa është e bukur dhe e dashur, mirëpo më e bukur dhe më e dashur se Evropa është mëmëdheu ynë SHQIPERIA, në të cilën dëshirojmë të jetojmë të bashkuar, ashtu siç jetojnë gjermanët në Gjermaninë e bashkuar. Prandaj atë çka mund e bëri populli gjerman para 20 vjete, nuk e bëri populli shqiptar, as pas 20 vjetësh të rënies së Murit të Berlinit. Në televizionin suedez flitej për nobelisten Nënë Tereza, ndaj reporteri tha se emri i saj i vërtetë është Gongje Bojaxhiu, është shqiptare dhe ka lindur në Shkup të Shqiperisë në kohën e Perdanorisë Turke. Kjo do të thotë se vendlindjet e personaliteteve shqiptare të lindur në Shqiperinë Etnike sot gjenden të kolonizuar nga fqinjët sllavë e grekë. Gjeografia shqiptare është e tmerrshme, është prerë me gërshërët e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, si pasojë e së cilës populli shqiptar vazhdon të vuaj, si në fushën kombëtare ashtu edhe në fushën ekonomike. Farmula ballkanike dihet, sa më gjatë që mbetet Shqiperia e cunguar, aq më shumë vuan populli i madh shqiptar, prandaj në kurriz të varfërisë shqiptare jetojnë serbomalazezët dhe grekët. Kjo është strategjia ballkanike, në mënyrë që fqinjët grabiçarë në kurriz të kombit shqiptar të shfrytëzojnë tregun evropian dhe botëror.

Folur konkretisht, nuk mundet gjysmëpopulli sllavomaqedonas ta shtyp gjysmëpopullin shqiptar të kolonizuar pa e pasur mbështetjen e diplomacisë evropiane dhe ndërkombëtare. Dihet që sllavomaqedonasit nuk kanë synimin e bashkëjetesës me popullin shqiptar, përkundrazi duan të vazhdojnë politikën kundërshqiptare, të cilën ia brumosi imperializmi serb. Ashtu siç e sajoi Josip Broz Tito kombin mysliman për inat të popullit boshnjak, por në shërbim të shovinizmit serb, si pasojë e së cilës pas shkatërrimit të Jugosllavisë Federative erdhi deri te masakrat e përgjakshme, u krijua Republika e Maqedonisë për inat të popullit shqiptar. Prandaj derisa qytetarët e Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë do të kalojnë në Portën e Madhe Triumfale, shqiptarët do të kalojnë nëpër vrimën e gjilpërës, si në Beograd, Podgoricë, Shkup dhe në Athinë. Megjithatë të gjithë kolonizatorët, (vëllezër sipas fesë dhe sipas zejes shkombëtarizuese), jo që nuk kanë frikë nga Shqiperia londineze, por edhe i kërcënohen po të kërkohet ribashkimi i Shqiperisë Natyrale. Duket qartë që diplomacia e Tiranës është bërë më shumë se qengj, kurse Serbia më shumë se ujk. Sa aktuale është thënia e poetit tonë, - Migjeni, kërkon të lindet një njeri, që bashkon, që me një grusht të fuqishëm godet mu në zemër. Të gjitha këto kanë mbetur në sirtarin e bibliotekës sonë, kënaqemi duke lexuar, mirëpo vështirë të zbatohen në jetë porositë e poetëve, si nga ana e Qeverisë Shqiptare, ashtu edhe nga ana e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare. Dikur në rrethana shtypëse në ish-Jugosllavi, për shkak se shqiptarët jetonin nën robëri, këndohej një këngë popullore “Këndo o zogu i malit se sot jam mërzit”, kurse sot këndohet kënga e bashkimit të Kosovës me Shqiperinë me anën e autostradës. Megjithatë jehona e këngës së parë është më e fortë se e dyta. Për shkak se të gjithë e dimë që Kosova nuk bashkohet me autostradë, por me anën e vetëvendosjes për bashkimin e Kosovës me Shqiperinë, pastaj autostrada ndërtohet më shpejtë, më bukur, më e qënfrueshme që as tërmeti nuk e shemb, dhe atë deri në Gjirokastër e në Janinë. Vete populli shqiptar e ka parë se shuarjen e kufirit shqiptaro-shqiptar e bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës në krye me Adem Jasharin, kur gjatë luftës kundër kolonizatorit serb i flakën gurët e kufirit në mes dy tokave shqiptare. Një miku im, veprimtar i çështjes kombëtare dhe autor i librave voluminoz ”GJAKU I LIRISË”, Bajram Kurti, ishte profesor i Gjeografisë në gjimnazin e Therandës gjatë viteve ‘70-ta, prej nxënësve nuk kërkonte të dinte shumë për vendet e huaja, por kërkonte të dinte se ku gjendet Shqiperia, dhe atë duhej prekur me dorë, me anën e së cilës profesori mbetej i kënaqur dhe sakaq në ditar shënonte notën e madhe. Ishte një hap madhështor që nxënësit me kënaqësi flisnin për bashkimin e Kosovës me Shqiperinë, në kohën kur titistët shqiptarë çirreshin për dënimin e nacionalistëve shqiptarë, që investonin atdhedashuri për bashkimin e trojeve shqiptare.

Në vazhdim, shqiptarin nacionalist nga Evropa perëndimore do ta presin me urrejtje shoviniste të gjitha republikat ish-jugosllave (Serbia, Mali Zi dhe Maqedonia, pikërisht ato shtete që kanë troje të shkëputura shqiptare. Përkundrazi edhe po të kalojë ndonjë kriminel lufte nëpër qytetet e Kosovës dhe të burgoset nga organete policore të vendit, vendet ish-jugosllave (Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia) do të kërkojnë lirimin pa kusht, u mor vesh, që Tirana dhe Prishtina do ta lirojnë pa i bërë asnjë njollë në shpinë, ashtu siç ua bëjnë fqinjët sllavë vëllezërve tanë shqiptarë. Kjo do të thotë se kolonizatori ka pushtuar troje shqiptare për t’i shtypur shqiptarët, dhe jo për bashkëjetesë. Një mikut tim në Kopenhagë i shkrova, pse nuk kërkon edhe Kroacia të marrë disa kilometra sipërfaqe detare në detin Adriatik, siç vepron Greqia, mirëpo ai ma ktheu se nuk e lejon Serbia. Prandaj ato shtete që kanë synime për shtyrjen e kufirit për zgjerimin e vendit të tyre, duhet të marrin leje prej Beogradit, pastaj të marrin sa të duan, meqë Kosovën dhe Shqiperinë nuk e udhëheqin avnirustemët dhe ademjasharët, por trashëgimtarët e Ahmet Zogut.

Duket sikur kryeministri shqiptar, Sali Berisha, për të shuar inatin me Greqinë, i fali një sipërfaqe bukur të madhe të gjirit Jon. Dihet që Greqia ka Çamerinë tonë të shkëputur nga trungu i Shqiperisë, gjithashtu Maqedonia ka Iliridën e shkëputur nga trungu i Shiperisë, Mali i Zi ka Ulqinin deri në Plavë, kurse Serbia ka Preshevën me Bujanocin të shkëputur nga Kosova. E keqja më e madhe është se derisa depoja e armëve shqiptare në Gërdec eksplodoi dhe të gjithë banorët e panë qiellin e përflakur, mirëpo sipërfaqes së detit nuk i doli flaka dhe tymi, në mënyrë që populli shqiptar të shoh se Qeveria Shqiptare po luan me tokat shqiptare, dihet edhe deti është sipërfaqe e tokës, atë e mbajnë alpet shqiptare. Natyrisht që detit nuk i del as flaka as tymi, por mund të shpërthej revolta e popullit shqiptar kundër pazareve të pista të Qeverisë Shqiptare, në mënyrë që të mos luaj me tokat dhe gjakun e popullit shqiptar. Kushtrimi te Molla e Kuqe nuk duhet të mbetet vetëm në vargjet poetike, por duhet të realizohet me punë dhe me bashkimin e mbarë popullit shqiptar pa dallime fetare, krahinore dhe partiake. Për të shuar lakmitë grabitqare të shteteve fqinje dhe për të ndalë terrorin serb në Kosovën Lindore me dorën e saj ekspansioniste deri në Mitrovicë; gjithashtu për të ndalë terrorin sllavomaqedonas, siç ndodhi sulmi në Brodecin shqiptar, duhet t’i bashkojmë tokat shqiptare, si rezultat i së cilës, do të kemi shtetin e fortë ekonomikisht, emancipimin e popullit shqiptar, ushtrinë dhe ligjin, pastaj me të gjitha vendet fqinje do të kemi marrëdhënie shumë të mira. Gjithashtu edhe fqinjët tanë nuk do të kenë ngarkesa shoviniste ndaj popujve tjerë, prej nga bashkëpunimi fqinjësor do të jetë i domosdoshëm.
____________________
autori është redaktor në albaniapress
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 1,447 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2025 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi