Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Hasibe Alishani-Bllaca - KAM NJE MALL
Publikuar më 07 shkurt, 2010 në orën 00:01 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
N’LAPIDARIN E QUAJTUR LIRI
ME GJAK JANE SKALITUR EMRAT
EDHE TE TE PAREVE TE MI...

Me pare, doli nga shtypi Permbledhja e poezive me titull:”KAM NJE MALL”. Autore e këtij libri është mikja ime shume e dashur, arsimtarja me pervojë shumëvjeçare në arsim, z-ja Hasibe Bllaca.

U lind më 27 shtator 1937 në Prizren. Rrjedh nga një familje e pasur dhe gjer në moshën 7 - vjçare jetoi një fëmijëri të lumtur, por, tërë ajo lumturi rrënohet dhe vendin e lumturisë e zinte vuajtja, ndërkaq vendin e pasurisë-skamja. Dhe, ja sepse:

Familja Alishani shquhej për trimëri e atdhedashuri. E donin shumë lirinë e vendit të tyre. Këto virtyte të larta i kishin trashëguar brez pas brezi. Për t’i dalë zot atdheut, të gjithë meshkujt e moshës madhore atë botë ishin anëtarësuar në partinë e parë të formuar (para Luftës së Dytë Botërore)-në BALLIN KOMBETAR. Anëtarë të kësaj partie ishin: i ati i saj-Rexhepi, axha Nijaziu dhe djemtë e axhes. Pra, shumica e meshkujve të Familjes Alishani ishin pjesëmarrës të Lidhjes se Dytë të Lidhjes se Prizrenit.

Por, siç dihet, mbarimi i Luftës se Dytë Botërore, nuk u solli shqiptarëve të Kosovës frutet e shumëpritura të lirisë, për të cilat u flijuan aq shumë shqiptarë. Kosova u rirobërua nga Sërbia. Këtë tradhëti atdhetarët nuk mund ta duronin. Po atë ditë kur u vendos flamuri i Serbisë, Axha i saj, Njazi Alishani, e heq ate flamur dhe e hedh në lum dhe, ne vend te tij e vendos FLAMURIN SHQIPTAR. Dhe, ky është momenti dhe shkaku për ta arrestuar Njaziun aty per aty, se bashku me disa shoke te tjerë, kurse meshkujt tjerë të shtëpisë detyrohen të arratisen.

Në shtëpi mbesin vetëm gjyshja dhe nënat e pambrojtura. Axhën Njazi dhe vëllanë, Luton, i dënojnë me pushkatim. Familja ALISHANI shpallet familje reaksionare. Bastisjet ishin përditshmëri e tyre. Ua morën orenditë, shtrojë e mbulojë, veshmbathjet e enët. Ua morën edhe mielin qe e kishin ne magje. Ua konfiskuan edhe pasurinë e3 patundshme, si shtëpitë e dyqanin, tokën; pastaj 300 krerë dhen, qen, lopë e kuaj.

Pas pushatimit të axhes, Njaziut dhe vëllait, Lutos, do të arrestohen edhe katër djemtë e axhes Ilaz. Do denohen me burgim te rëndë dhe do te dergohen ne burgun e Pozharevcit. Sakaq, më 1945, ne lufte me bandat Çetnike, natën e Bajramit, do t’i vritet babai, Rexhepi dhe vëllai Feriti.

Me vrasjen e kater anetareve te familljes dhe me burgosjen e kater te tjerëve, familjen ALISHANI e kaploi zia dhe vuajtja e rëndë. Dimitë e mëndafshta dhe kordelet e bardha, me të cilat e ëma ia lidhte flokët e gjatë e të bukur, e ëma ia pat ngjurosur me të zeza, ashtu siç këto ngjarje ia bën jetën. Tërë gazi, hareja e lumturia fëmijërore iu shndëruan në vaj e vuajtje. Ajo, klasen e katert nuk arriti ta perfundojë, meqë nga burgu i Pozharevcit arratisen tre kushërinjtë e saj: Sadik. Shemsedin e Gani Alshani dhe per kete shkak, familja e saj internohet në kampet e te zënëve rob nga Lufta e Dyte Boterore, ne Zemun Polje. Ne fund te shtatorit te vitit 1950 lirohen nga internimi. Me t’u kthyer, ne shtepinë e Adem Agë Gjonit ishte hapur Gjimnazi femëror, ku mesimet ndiqnin vetëm vajzat e per drejtoreshë kishin, Drande Mita-Tupecin. Dy vjet i ndoqi mesimet ne kete gjimnaz, e pas mbylljes, kaloi ne Gjimnazin Real. Ne vitet 1954/55,

Ne Prizren u hap paralelja e pare e Shkolles Normale, ku Hasibja u regjistrua bashke me 8 (tete) vjaza te tjera. Vitin e pare e kreu me sukses te shkelqyeshem., por per shkak te kushteve te renda qe kish katandisur rregjimi antipopullor shtypes komunist e kriminel i serbo-sllavise, e detyruan e detyruan te punesohej para se te kryente shkollimin e plote, nderkohë qe me korrespondencë do t’i jepte provimet.

Fillimisht u punësua në Krushë, mandej në Sydeçan e Mushishtë. Pikerisht ne kete fshat e njohu arsimtarin Gani Bllacen, me te cilin lidhi kurorë, ne po te njetin vit te martese sone, pra me 1960 . Më 1975 kaloi ne shkollen “Lek Dukagjini” ne Prizren, ku si mesuese shume e dalluar e mbylli karrieren e saj fisnike dhe, me 1. 11.1990 u pensionua. Tani jeton ne Prizren, e rrethuar me kujdesin dhe respektin e madh te burrit, te dy djemve e te nuseve, si dhe me dashurinë e pafund te niperve e mbesave. Akoma jeton me kujtimet e ëmbla per nxenesit e saj, kujtime, te cilat i rruan me shume xhelozi.

NJOHJA ME MIQET TANE, Z. GANI BLLACA E Z-JEN HASIBE ALISHANI

Gjatë viteve te 70-ta, shoku me i ngushtë i Imit, Azis Kerluku nga Dibra, së bashku me z. Gani studionin ne Shkollen e Larte Pedagogjike, grupi i matematikes. Ata, jo vetem qe ishin shokë të pandarë, por me pas, z. Gani iu bë NUN i djalit te Azizit dhe sa herë qe vinin në Dibër, ne se bashku kalonim çaste me te bukura me ta, plot humor, gëzim e hare.

S’na harrohet kurrë Festivali Final i Dramës, qe u mbajtë ne Prizren. Me dramën “Nita”, autor Josip Rela, aktoret e Shoqates”Liman Kaba”-Diber, ne Koçan, u kualifikuan ne garat federative, qe ne vitin 1980 organizoheshin ne Prizren. Pas shfaqjes, ne te cilen dramë, role kryesor pati, prof. Besnik Kërluku i ndjerë dhe I. Egriu. Z. Gani dhe z-ja Hasibe, nuk na lejuan te shkojme ne hotel, por na ftuan si mysafir në shtepinë e tyre ne Prizren.Ate mikëpritje aq të këndshme e miqësore s’mund ta harrojmë kurrë.-U kënaqëm!

Me rastin e nxjerrjes ne dritë të librit me poezi “Kam një mall”, motres sime shumë të dashur, Hasibe Alishani i uroj shendet, jetë të gjatë, sukese me dëshirë qe penda e saj te mos shterret kurrë. Me dashuri e respekt: Teta Meska Egriu

P.S:-Redaktor i këtij libri është: Hasan Hamëzbalaj, kurse recenzentë:

Selajtin Krasniqi dhe Rexhep Smajlaj

Në vazhdim kemi veçuar disa poezi me interes nga veprimtaria e mikes sime, z- ja Hasibe Alishani:

NENA IME-NENE E DESHMOREVE

Nëna ime traditë e kishte bujarinë,
Me dashuri na rriti, na edukoi;
Në zemër na e rrënjosi atdhedashurinë,
Dy djem Kosovës ia dhuroi.

Nga lufta çlirimtare ata nuk u ndanë
Për bashkimin e trojeve e t’kombit shqiptar;
Dy djem, kunat e burrë dëshmorë ranë,
Të gjithë luftëtarë të Ballit kombëtar.

Humbi djem, vëllezër, kunat e burrë,
Ballë i bëri vuajtjesw, po për lot s’diti;
Nuk lëshoi gjëmë, s’u ankua kurrë,
Nëna ime e fortë - si graniti !
Prej nesh çdo dhëmbje fshehu,
Fëtyrën e kishte, prore, porsi nur;
Vujatjet e mëdha të shpirtit kurrë s’i shprehu
Nëna ime trime, nëna ime zemergur.

Durimin e saj akoma e admiroj,
N’shpirtbardhësinë e saj prore betohem;
N’stuhitë e jetës pa u lëkund qëndroi,
Me nënën time të shtrenjë prore krenohem !

Në ngrohtësinë e gjirit të saj, të prehem dua,
T’i dëgjoj të rrahurat e zemrës diellar,
Flokët e zbardhur të ma përkëdhel dua
Dora e saj e butë, me gështërinjtë qelibar.

Mall’ i pashuar, për vëllezërit e motrat
Gjatë tërë jetës më përcëlloi;
Mu si zjarri i amshuar
Zemrën time ma përvëloi!
Dhe, këtë mall e dashuri
E shënoj tash unë në letër,
Në këtë moshë të thyer,
Në këtë moshë të vjetër.

SI ISHIM
-Besnik Kërlukut-

Dikur, çdo bisedë jona

Me admirim dëgjohej,
Çdo mendim, çdo fjalë
Me flori peshohej.
Ç’u bë me ne. O Besnik?
Ti s’mundesh të flasësh, o mik!
Mua veshët më lënë!
Për këtë zemra qanë...
Me dekada n’arsim punuam
Aq shumë kuadro arsimuam,
Si është e mundur, kështu, ne, me u dënu’
Ti mos flasësh, unë mos me dëgju’...?!

Dibër, më 20 maj 2005



-Këtë poezi, mikja ime ia dedikoi te ndjerit prof. Besnik Kërlukut, vellait të Azizit, i cili pas tre muaj ndërroi jetë. –Lavdi veprës së tij!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 17 vizitorë
Lexuar: 2,333 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi