| SYLEJMAN QYQALLA - Qenkan gjallë |
| Publikuar më 07 shkurt, 2010 në orën 18:02 ( ) |
Kulturë | |
|
|
|
.
Qenkan gjallë
U trazua Shkinia
Thërret nënën Rusi
“Kuku!”-thërret Milloshi
Nuk qenka mahi!
Janë çu' gjithë shqiptarët
I shkojnë pas një djali
I paska shtatë zemra
Është ADEM JASHARI!
As tanks as top
Jo, nuk e thyen dot
Hidhet si shqiponja
Me dhembë ha barot.
Tok dalin me Hamzën
Nga kulla, dy dragonj
M'i faruan ushtarët
Si pleshtat, me thonj.
Kuku, nënë Rusi!
Më ka zënë marazi...
Si bombë atomike
Qenka vetë Prekazi!
Keq ne u mashtruam
Dhe e nisem sherrin
Qenkan gjallë shqiponjat,
Osa me Skënderin!
Jo,nuk paskan vdekur
Azem Bejta e Curri,
Kuku, këta shqiptarët,
Më të fortë se guri!
Të ikim prej djalli!
Po vijmë në Rusi,
Oh, mor, çdo gur mali
Qenka Shqipëri!
Të ikim më shpejt,
(S'e presim Deçanin!)
Mentë na dolën kreje
Kur e pamë Luanin!
Shkëlzeni e Zahiri
Qenkan dy stuhi!
Njëri na ndjek pas
Tjetri prish kufi!
Kuku,mori Moskë,
Ne na shkoi Kosova!
Na është qep' rrufeja,
Ismet Kumanova!
Kot i kemi tanksat,
Avionat MIGA
Gjallë qenkan zanat
Bubulina e Tringa!
Zbresin sikur Dielli
Fehmiu e Xheva
-Kuku për Serbinë,
Na shkoi dhe Kraleva!
Qenkan gjallë titanët
Nebih e Tahir Meha!
Sharra n'gozhdë na hasi
N'shpatën me dy teha!
Kam dhe ndrojtje t'madhe
Për motër Greqinë...
Të ikën sa më shpejt,
Ta lërë Çamërinë!
Kush e prek shqiptarin
Si prush do të digjet!
Është veç TOKË ILIRE
Dhe nga rrënja s'hiqet.
Seç shpërtheu vullkani
Dhe mësyu në Prishtinë
Komandant Kudusi
Bashkë me Shqipërinë!
Moj Serbi e gjorë
Ti, ma bëj hallall!
Kurrë nuk kam besuar
Se Gjergji qenka gjallë!
Gjermani, janar 2010
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 32 vizitorë |
| Lexuar:
1,444 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
| Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|