| Përkujtim për Dëshmorin Bajram Bahtiri-Besniku |
| Publikuar më 08 shkurt, 2010 në orën 21:42 ( ) |
Sejdi Veseli | Histori | |
|
|
|
KALUAM NEPËR SHUMË FURTUNA TË MËDHA,
POR NUK ARRITËN TA MBYSIN SHPIRTIN TONË LIRIDASHËS!
Mbi popullin tonë kanë kaluar shumë furtuna, por sado të mëdha që ishin ato, nuk arritën ta mbysin shpirtin e tij liridashës. Thënë më thjesht, jo vetëm se nuk arritën të zhdukin popullin tonë, por përkundrazi ato e kaliten atë për të qëndruar stoikisht dhe për të vazhduar luftën deri në çlirimin e tij të plotë nga thundrat e bishave pushtuese dhe realizimin e aspiratës së tij shekullore për t’u ribashkuar në shtetin e tij të vetëm-Shqipërinë Natyrale!
Tetë shkurti është njëra nga ditët e shënuara në Ditarin e Lavdisë Shekullore të popullit tonë, dita e rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Bajram Bahtiri-Besniku. Sot përkujtohet 26 vjetori i kalimit të tij në pavdekësi!
Bajrami ishte njëri nga ata të rinj shqiptar, të cilët që në moshën jo madhore u rreshtuan në radhët e veprimtarëve aktiv për çlirimin dhe ribashkimin e trojeve shqiptare. Veprimtaria e Tij patriotike fillon të konkretizohet gjatë Demonstratave të përgjithshme popullore shqiptare, të paraprirë nga rinia studentore, të njohura si Pranvera’81.
Shpërthimi i këtyre demonstratave të përgjakshme e gjeti Besnikun, për nga mosha fare të ri, ende pa e mbaruar vitin e tretë të shkollës së mesme. Por Ai diti të veproi drejt dhe për së mbari (jo pa sugjerimin e vëllait të tij më të madh-Rrahmanit), duke u radhitur aty ku i rezistohej regjimit të pushtuesit dhe ku kjo rezistencë paguhej edhe me jetë. Por, ky ishte çmimi që duhet paguar për interesat e shenjta të çlirimit dhe të ribashkimit të më shumë se gjysmës së Atëmemëdheut, të robëruar dhe aneksuar nga pushtuesit hegjemonist sllavo-grek.
Bajram Bahtiri-Besniku, ishte nga ata nxënës, të cilët që në ditët e para të Pranverës ’81, me dhëmbë dhe grushte të shtrënguar shkruanin në dërrasat e zeza të shkollave: “Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, “Trepça është jona”, “Poshtë pushtuesit jugosllavë”, “Liri a vdekje” etj.
Bajrami që në hapat e parë të veprimtarisë së organizuar patriotike, u lidhë për jetë me shokët e grupit, me të cilët vepronte. Ishte në rreshtat e parë, aty kur rinia studentore dhe punëtorët shqiptar përlesheshin me policinë e Herleviqit nëpër sheshet dhe rrugët e Prishtinës.
Me ndihmën e vëllait të tij më të madh Rrahmanit,, Bajrami e kuptoi drejt, plotë dhe shpejt, se Ai bashkë me të gjithë bashkëveprimtarët po kryenin një mision, sa të rëndësishëm po aq të rrezikshëm-atë të luftëtarëve popullorë. Ai e kuptoj se ky mision kërkonte vendosmëri të pa luhatshme, sepse po e lypi nevoja edhe duhet sakrifikuar çfarë është e domosdoshme.
Ndryshe nuk mund të luftoheshin me sukses pushtuesit sllavo-grekë.
Ndryshe nuk mund të arrihet çlirimi i trojeve dhe ribashkimi i tyre në një shtet të vetëm shqiptar.
Servilët dhe puthadorët shqipfolës të Beligradit i shanin veprimtarët patriot, i quanin “irredentistë”, “separatistë”, “armiq të kombit”... prishës të “vëllazërim-bashkimit” dhe të “bashkëjetesës me vëllezërit serbo-sllavë”, sepse ata për vetën e tyre ishin të kënaqur me kaçikët që ua jepte për t’i lëpirë Beligradi zyrtar. Por, “qenët lehnin, karvani qante përpara...”
Besniku për nga mosha ishte i ri, por rezonimeve të tij ia kishin lakmi më të pjekurit për nga mosha. Në çdo veprim të tije po vërehej, se edukata e shëndoshë njerëzore dhe kombëtare të cilën e kishte marrë nga babë Hajrushi, nënë Nailja dhe më vonë ajo politike nga vëllai më i madh Rrahmani, po jepte frute të shëndetshme.
Besniku bashkëjetonte me bindjen se pa luftë të armatosur çlirimtare të djemve dhe vashave shqiptare as që mund të paramendohej çlirimi i trojeve tona nga thundrat e pushtuesve barbar. Kjo ishte bindja që dominonte në radhët e rinisë tonë heroike. Kjo bindje u vërtetua katërçipërisht në epopenë e lavdishme të luftës tonë të armatosur çlirimtare, nën flamurin e UÇK-së. Kur para gjokseve prej çeliku të rinisë tonë heroike, në të cilat rrihte zemra e një populli të tërë, do të thyheshin bajonetat serbo-çetnike.
Besnikun e burgosi dy herë armiku, e torturoi rëndë. E mbajti në izolim për 60 ditë. Gjatë kësaj kohe trupin e tij të njomë e lanë me gjak, por ai qëndro i pathyer. Sapo doli nga burgu dhe ende me plagë në trup e vazhdoi punën, sepse për te jeta pa luftë, pa përpjekje dhe pa rreziqe nuk kishte kuptim.
Policia serbe, në përpjekjen e saj për ta arrestuar Besnikun, për herën e tretë dështoi, sepse ai e çau rrethimin me zjarr nga Shtajeri i tij i vjetër, trashëgim nga gjyshi dhe u pozicionua në këtë vendin e quajtur “Majdeni i Bullakëve”, i cili gjendet në veri-përendem të shtëpisë së familjes patriotike Bahtiri. Nga ky pozicion, Besniku rezistoi pa iu trembur syri, deri sa u goditë për vdekje nga snajperët e “specialcave” të ardhur nga Hajvalia, shumica prej tyre shqipfolës.
Bajrami ra heroikisht duke e paguar shumëfish veten e tij.
Nënë Nailja me stoicizëm e puthi në ballë dhe ia bëri hallall gjirin e dhënë, para se ta varrosnin djalin e saj.
Lufta e Bajramit dhe dëshmorëve tjerë, përpjekjet e tyre heroike duhet të ruhen dhe merren si model nga ne dhe brezat e ardhshëm të vendit tonë, se si veprohet dhe si qëndrohet kur je betuar para Flamurit dhe Himnit Kombëtar.
Nëpër shtigjet që qelën Bajrami dhe dëshmorët tjerë, duke shkrirë jetën e tyre të njomë, duhet të vazhdohet marshimi nga shtresa liridashëse e popullit, e vendosur për të sakrifikuar çfarë është e domosdoshme për jetësimin e Amanetit të Dëshmorëve të Kombit, për të arritur në cakun e ëndërruar me shekuj të tërë nga populli-ribërjen e Shqipërisë Natyrale.
Është obligim joni që të tregohemi të vendosur për të jetësuar të plota dhe të papërlyera frytet e luftës çlirimtare.
Është obligim i yni që të mos lejojmë që nga kushdo qoftë të përdhoset ideali i dhe të shkelet mbi gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit!
Vetëm kur ta bëjmë Atëmemëdheun tonë, ashtu siç e deshën dëshmorët e kombit, atëherë mund të themi se e kemi kryer me besnikëri Amanetin e tyre!
Lavdi Veprës së Dëshmorit të Kombit Bajram Bahtiri-Besniku!
Prishtinë, me 08 shkurt 2010
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 29 vizitorë |
| Lexuar:
3,258 herë
|
|
|
|
|
|
|