| Tafil Duraku - NË KËTË (NËN)QIELL |
| Publikuar më 08 shkurt, 2010 në orën 21:47 ( ) |
Tafil Duraku | Kulturë | |
|
|
|
.
NË KËTË (NËN)QIELL
sot dhe këtu
si gjithmonë
e në çdo kohë
laraskat
dhe korbat e mësuara
kanë arrogancë
miq shumë të dashur
kujdes
kur i thërrisni me emra
kush e di
kush i ushqen ato
degëve tona
e syve u del tërbimi
mbi shtatë palë dorëza
u del gjaku im që pijnë
të dresuara siç janë
nuk kuptojnë gjë
kot i thërret me emra
laraskat dhe korbat
kanë arrogancë
në të dy anët e Drinit
në këtë (nën)qiell këtu
çerdhet e zeza i kanë po
kush i mban
sërish
në këtë katrorësi rrethi
vetëm vendet ndërrojnë
këtij (nën)qielli të luhatshëm
me erëra shumë
të papastër kulmërisht
(Marrë nga përmbledhja "Njerëz thjeshtër", botoi "Drenishta", 2007)
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|