Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Letër mikut në Tiranë B.K.
Publikuar më 19 shkurt, 2010 në orën 19:56 ( ) Avdi Ibrahimi | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Anglezi i njohur Bekon thoshte: "Heshtja është virtyt i budallenjeve". Heshtni buçasin mediat,gazetat e financuara nga të huajt. Këto thirrje për heshtje i vëjnë në spikam edhe mashtruesit e mëdhenj të "Grupit të unitetit" në Kosovë. Pak a shumë të njejtën thirrje e bëjnë edhe politikanët aktual në Tiranë, përveq Presidentit shqiptar MOISIU i cili shquhet për angazhimet e tij të sinqerta për Kosovën shqiptre.

E njejta gjë vlen të thuhet për Lëvizjen Vetëvendosje për angazhimin e saj veprues me në krye (Hasan Prishtinën) siç e quajnë në Kosovë veprimtarin e palodhur për zgjidhjen e ç'ështjes shqiptare Albin Kurtin,i cili po përpiqet me mish e shpirt që ç'ështja shqiptare kësaj radhe të mos mbetët në gjysmë të rruges siç ka mbetur gjer më tani,dhe njëkohësisht dëshiron që protestat, demostratat, grevat e punëtorëv, nga paknaqsia e madhe popullore të mos devijojnë por se ato të jenë paqësore duke i bërë trysni politikanëve dhe të huajve që mos të luajnë me fatin e popullit shqiptar.
A thua politikanët aktual në trojet shqiptare nuk e kanë lexuar a dëgjuar ndonjëherë këtë thënie të Bekonit."Elita" politike shqiptare vaçmas kjo e Kosovës, ka dëshmuar se nuk ka pikë respekti për interesat dhe vullnetin për liri e ribashkim kombëtar që e ka populli i Kosovës. Kjo u pa menjëherë pas luftës çlirimtare ku disa politikan të dalur nga lufta e UÇK-së përvetësuan dhe kopjuan"artin" e mashtrimit nga LDK-ja rugoviste e kolaboracioniste. Pranimi në heshtje dhe angazhimi i tyre për Kosovën "multietnike" ishte devijimi dhe mashtrimi i madh që po i bëhej popullit shqiptar dhe interesave të tij.Koncesionet që i bëheshin politikave të huaja po thelloheshin vazhdimisht.Kosova veriore po kontrollohet qind për qind nga Beogradi.Ekonomia dhe pasuria kombëtare po rrënohet, sistematikisht dhe po tjetërsohet nga abuzuesit e mëdhenjë të AKM-së dhe UNMIK-ut.Forcat antishqiptare po konsolidohen dhe fuqizoheshin nga UNMIK-u.Roli i këtyre forcave regresive bëhet gjithnji e më i rrezikshëm për lirin dhe të drejtat vetëvendosëse të shqiptarëve. Kjo strategji antishqiptare u "finalizua"me krijimin e Grupit negociator nga ana e UNMIK-ut dhe zyrave të huaja. Kryestandard i këtij grupi negociator u bë"DECENTRALIZIMI",coptimi ose ndarja e Kosovës midis serbëve dhe shqiptarëve.Premtimet dhe përbetimet e politikanëve se nuk do të negociojnë pavarësin me Serbin,dalin se ishin mashtrime të pastra.Hyrja në bisedime me Serbinë për Kosovën e bëri atë ortake të padiskutueshme dhe e legjitimoi të drejtën e Serbisë mbi Kosovën shqiptare anipse ky shtet dhe populli serb bënë masakra,dhunime,thjesht kjo ishte një gjenocid i serbisë ndaj shqiptarëve.Grupi negociator në paketën Atisari,ka pranuar ti bëjë Serbisë lëshime fatale për të ardhmen e Kosovës edhe pse mbi (90%) të shqiptarëve do të shndërrohen në Bosnjë ose Palestinë!!!...Heshtni,buçasin politikanë tek u thonë mediave të cilat vinë nga politika të errëta serbe dhe antishqiptare.Janë këta gazetarë e analist ose pasardhës të tyre që distancoheshin dhe akuzonin ata që u ngritën në vitin 1981,janë ky soj e sorollap që i akuzuan edhe luftëtarët e lirisë-UÇK-në si"dorë e zgjatur e Serbisë",janë këta kolaboracionist qyqarë që kurrë su ngritën dhe nuk dhanë asgjë pë të mirën kombëtare,por vetëm e shfrytëzuan dhe po e shfrytëzojnë për ineteresat e tyre personale atdheun.Këta shqiptar të tipit Ali Shukria,Sinan Hasani,Kolë Shiroka,Azem Vllasi,Rrahman Morina,Kurtesh salihu Syrja Popovci,Ibrahimi Rugova... e të tjerë,kërkojnë që populli shqiptar ta ruaj qetësinë,të heshtë,të mos i ndihet zëri edhe ku nëpëkëmbet e copëtohet liria dhe trualli i tij.Heshtja në këso rrethanash për shqiptarët është kapitullim,është tradhti.Prandaj,çdo shqiptar që do lirinë e atdheun duhet të bashkohet me Levizjen Vetëvendosje për ti prishur të gjitha planet antishqiptare që kanë të huajt që robërojnë lirin dhe tokën shqiptare të Kosovës.Të angazhohesh sot në Lëvizjën Vetëvendosje është nder është tërësisht të jesh shqiptar progresist.Të heshtësh nuk është virtyt,kur atdheu është në rrezik.
Ndoshta ky meditim i imi të duket paksa i çuditshëm,sepse unë nuk jam i zhytrur në politikat ditore,mbase as nuk humb ndonjë post politik,por them realen që përcakton truri im.Ngelni shoqërisht të përshëndetur.Përmes kësaj shkrese medituese po ju dërgoj broshurën dhe aktivitetet e aktivistëve të Levizjes Vetëvendosje.Lëvizje kjo e mirëfillt kombëtare dhe tejet paqësore...

Ngelni të përshëndetur nga bashkëatdhetari juaj Avdiu!

Prizren 03.02.2007.

P.S. Këtë shkrim po e bëj publik për here të pare, meqe dosjet e UNMIK-ut, kundër Albin Kurtit, po i realizon tani EULEXI, Ku unë personalisht jam kundër burgosjes se Liderit të VETËVENDOSJES, Albin Kurti. Shperesoj se Letra ende e ruan aktualitetin politik.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 1,235 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi