| Në 12 vjetorin e rënies së dëshmorëve Albrim e Ylber Fanaj |
| Publikuar më 08 korrik, 2010 në orën 01:49 ( ) |
Avdi Ibrahimi | Histori | |
|
|
|
Albrim Zaim Fanaj, u lind më 13.08.1978 në fshatin Vërmic komunë e Prizrenit. – Kyçja e tij në radhët e UÇK-së u bë më 29.06.1998. – Ra dëshmor më 10 korrik 1998 në Vërmic në moshën 20 vjeçare.
Ylber Zenel Fanaj, u lind më 29.08.1979, në fshatin Vërmic komunë e Prizrenit. – Kyçja e tij në radhët e UÇK-së u bë më 29.06.1998. – Ra dëshmor më 10 korrik 1998 në Vërmicë në moshën 19 vjeçare.Trupi i dy dëshmorëve prehet në varrezat e dëshnorë të UÇK-së nga ZOP. në Landovicë.
Liqeni ngjante si një horizint i errët, si diçka e çuditshme.Konturet e malit të Koritnikut humbisnin diku, sikur tretëshin në errësirën e thellë.
Gjallica dhe Pikëllima dhe matanë Drinit të bardhë Pashtriku, dukeshin nga stanet e Vërmicës, nga aty dukej edhe shiriti i ndritshëm i rrugës që lidhte Prizrenin më Kukësin, por këtë shirit të ndritshëm të rrugës e ndante një gjarpër i zi tetëkrerësh. Veçse ky shirit ishte në mendjen e të gjithëe atdhetarëve si të asgjësohej dhe prisnin agimin e lirisë.
Ishte një skuadër më afro shtatë vetë luftëtarë sypatrembur të brigades 28 e më vonë 128, të togës së Vërmicës, ata prisnin dhe përcillnin luftëtarë të UÇK-së dhe në veshë atyre u shungëllonin fjalët e Komandantit të brigades Ruzhdi Saramati:”…Vëllezër luftëtarë të lirisë,këtu në zonën kufitare fjalët janë të tepërta. Këtu flet pushka, këtu luhet më jetën, këtu provohet edhe burrëria edhe vigjilenca…” E ata sypateremburit,syshqiponjat, kishin tretur vështrimin mbi asfaltin e rrugës, ndërsa duart padashur shtrëngonin tytat e armëve.
 Pamje e fshatrave në zonën kufitare Shqipëri – Kosovë në Vërmic dhe mali i Koritnikut,vendi ku ranë dëshmor të kombit Albrim e Ylber Fanaj nga Vërmica.
Erdhi një skuadër kufitare e ushtrisë serbepas saj një tjetër, dy, tre…dhjetra e dhjetra ushtarë pushtues, me një vështrim tmerrues që kishin zënë pozicionet në shkurre e brigje, në kepa e shkëmbinjë.
Dorëzohuni britën në gjuhën serbe! Kjo sokëllinë si britmë lufte çau ajrin e bie si jehonë në grykat e maleve të Koritnikut e në zemrat e luftëtarëve të lirisë.
Dorëzohuni! E pas kësaj britme luftëtarët e lirisë, Albrimi e Ylberi, shkrepin një breshëri nga automatikët e tyre. E pastaj jehuan dhjetra sokëllima armësh e dhjetra gryka zjarresh…
Pështjellim i plotë në radhët e armikut, ç’qe kjo? Nga erdhi? Kush qëllon? Pyetje këto që në shpejtësi vetime kaluan në mendjet e pushtuesve, njësitet guerile të UÇK-së.
Kjo britmë e luftëtarëve trima, Albrimit dhe Ylberit shpertheu ne gjokset e skudrës bashkuar. Armë të pashkrehura një kufomë armiku, klithma, rënkim, lutje. Dhe ja në momentin kur skuadra serebe ishte në panik tek tërhiqej zvarrë, tek kodrina e staneve të Vërmicës, u duk skuadra tjetër serbe mire e armatosur, pastaj një skuadër tjetër me një oficer gjakpirës, forcat pushtuese serbe shtoheshin, ata vinin nga kazerma e Prizrenit me autoblinda, një vetur me gjeneralin serb Brenda.
Qëlloni mbi ta – porositi Albrimi,- kur të afrohen hidhni granatat dhe armët e tyre villnin zjarr e mbillnin vdekje. Qëllonin ata. Qëllonin, Albrimi, Ylberi e ndonjë tjetër, qëllojnë luftëtarët e ushtrisë çlirimtare, pas çdo krisme një armik i vrarë a i plagosur, një armik më pak… Sokëllijnë malet, zjarri i armikut bëhet më i dendur. Nga karakolli mitralojnë duke qëlluar pozicionet e njësitit të UÇK-së, artileria e armikut qëllon e qëllon nga baza kufitare ku janë të pozicionuara forcat serbe, plumbat bien breshëri…po djemtë e Kësovës martire nuk mposhtën. Ra Albrimi dhe trandafili i buzëqeshjes i ngriu në buzë, me shikimin nga tokat shqiptare në Toplicë… Ra Ylberi dhe lulekuqja i ngriu në fytyrë të qelur nur, me shikim nga ardhmëria e Kosovës… Ka vdekje e vdekje do të thotë poeti: Mund të vdesësh në shtrat, mund të vesësh si hajdut, por lumë si ai që vdes nga flakët e luftës për një idel të madh…për lirin e Kosovës…, ky fat përkëdheli, Ylberin Albrimin…Në epopenë e betejave në Gorozhup përkëdheli edhe Baftiun, Saliun, Flurimin, Astritin, Sali Saramatin, Alirizanin, Beronin, Ejupin, Ganiun, Selverin, Shpendin, Xhelalin, Abdurrahmanin, Zejnullahun.
Dëshmorët sa vinë i shtohen atdheut të shqipeve por edhe brigades 28 - 128-të.
Dhimbja kthehet në force. Epopopetë e lavdishme te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u shkruan me gjak. Gjokset shkëmb graniti të luftëtarëve të lirisë.
Atë çka pa Koritniku, e Pashtriku atë ditë të 10 korrikut 1998-të dhe 31 maj 1999 është gati e pamundur t’i përshkruash në këta rreshta.
Me zjarrin e luftës e gjakun e derdhur të dëshmorëve brigada 28-128 e shkruan historikun e saj në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lavdi të rënëve për lirin e Kosovës!
Lavdi dëshmorëve Albrim e Ylber Fanaj!
6 korrik 2010
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 45 vizitorë |
| Lexuar:
4,352 herë
|
|
|
|
|
|
|