| Veriu I Kosovës të futet nën administrim policor e ushtarak |
| Publikuar më 10 korrik, 2010 në orën 07:21 ( ) |
Fehmi Ramadani | Opinion | |
|
|
|
Pas protestës së bandave terroriste serbe kundër vendosjes së institucioneve të Republikës së Kosovës, me ç’rast nga këta u vra mjeku boshnjak Mesud Gjekoviq, kurse një ditë më vonë kishte një tentim vrasje të Petar Miletiqit, deputet i parlamentit të Kosovës dhe kështu situata ishte tensionuar mjaft. Në këtë pjesë të Kosovës kjo gjendje kaotike është që nga pas lufta e vitit 1999 dhe mund të thuhet lirshëm se janë krijuar të gjitha kushtet, që përfundimisht Parlamenti i Kosovës të shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe të fut nën administrim policor e ushtarak këtë pjesë të vendit, në mënyrë që të normalizojë këtë situatë dhe të kthejë ligjin dhe rendin e Kosovës.
Kjo gjendje e tendosur dhe e padurueshme, për një kohë të gjatë ka mbushur kupën e durimit dhe ka kaluar të gjitha kufijtë e normales, ndërsa tani duhet të veprohet dhe njëherë e përgjithmonë ky problem të zgjidhet drejt, në mënyrë që ky rajon dhe njerëzit e saj të kenë qetësi dhe normalitet si vendbanimet tjera të Kosovës.
Tashmë, dihet botërisht faktori kryesor i destabilizimit të këtij rajoni, e ky është Beogradi dhe politika e saj destruktive dhe roli i strukturave të ndryshme kriminale e paralele, si dhe disa organizatave të fshehta serbe që operojnë për një kohë të gjatë. Këta faktorë janë fajtorët kryesorë që po shkaktojnë gjakderdhje, dhunë dhe tensione të përhershme. Bandat dhe mbeturinat kriminele serbe të strehuara në këtë rajon kanë gjetur teren të përshtatshëm të veprimtarinë e tyre, sepse këtu për një kohë të gjatë nuk ka ligj dhe rend publik. Këto banda deri më tani nuk janë trazuar nga askush, as nga KFOR-i, as nga Policia e Kosovës, sidomos kjo e fundit është plotësisht një nacionale, serbe dhe nuk është nën kontrollin dhe komandën e Policisë së Kosovës. Këta kriminelë, nga këto forca të sigurisë nuk janë shqetësuar aspak dhe janë shndërruar në burim destabilizimi të përhershëm të rajonit. Kaosi i përgjithshëm është shumë i volitshëm për ta dhe kjo gjendje është toleruar si nga faktori ndërkombëtar, por edhe ai vendor. Deri më tani kemi pasur tezën se ky problem është politik dhe duhet të zgjidhet vetëm me mjete politike, por këto raste po demantojnë se krimi duhet luftuar me të gjitha mjetet jo vetëm me politikë.
Nuk mund të kuptohet, se si është e mundur që edhe pas dy vjet të pavarësisë së Kosovës, që një stacion i saj policor, në këtë në veri vendit, të mos i bindet komandës së përgjithshme të Policisë së Kosovës. Kjo situatë duhet të ndryshojë dhe ky stacion, përfundimisht të reformohet dhe të futet nën komandën e Policisë së Kosovës. Padyshim, një pjesë të fajit për stacionimin e kriminelëve të ndryshëm këtu e ka mu kjo polici. Ndërsa, veprimet e organizatave të ndryshme e fshehta serbe, të cilat haptas u panë, sidomos në manifestimin e Vidovdanit në Gazimestan më 28 qershor të këtij viti. Këto organizata veprojnë sipas direktivave të Beogradit dhe Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë ndaj tyre. Ata shëtisin lirshëm nëpër Kosovë dhe janë të papenguar nga askush. Qeveria e këtij vendi, këto organizata duhet ti shpall si terroriste dhe t’i dëbojë nga Kosova.
Republika e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme policore dhe ushtarake për të zgjidhur problemin e verior të saj, sepse ka mbi 10 mijë policë të ushtruar dhe mbi 2000 pjesëtarë të Njësisë Speciale antiterroriste, të cilët do të ishin në gjendje të rregullojnë situatën vetëm brenda dy orësh. Në këto kapacitete nuk përfshihen Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK-së), të cilat janë rreth 2500, sepse janë të monitoruara nga NATO-ja dhe nuk ka nevojë më të madhe. Serbia nuk ka kapacitete të një lufte të re dhe nuk guxon të futet në territorin e Kosovës, sepse ky vend është i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht nga 70 shtete të botës. Ndërsa, Shqipëria është anëtare e NATO-së dhe ka të drejtë të kërkojë ndihmë ushtarake për Kosovën, por pse jo edhe të implikohet ushtarakisht. Rezultati i këtij intervenimi do të jetë në anën Kosovës, vetëm duhet vullnet dhe unitet politik i të gjithë faktorëve relevantë të Kosovës. Mos të harrojmë se ky problem është produkt i politikës vendore, por edhe i politikës ndërkombëtare dhe ky duhet të zgjidhet bashkërisht nga dy palët.
Me anë administrimit policor e ushtarak do të ishin arrestuar të gjithë kriminelët të llojeve të ndryshme dhe më pastaj do të instaloheshin të gjitha organet e Republikës së Kosovës. Ky intervenim policor dhe ushtarak do të duhej të ishte sa më i shkurtër, për shkak të politikës ndërkombëtare, e cila në fillim do të kundërshtonte, por më vonë do të kalonte. Krejt kjo punë varet nga serioziteti i politikës vendore, se a është vërtet e interesuar të zgjidh këtë problem njëherë e përgjithmonë, apo duhet lënë këtë punë për pazare të ndryshme politike.
Padyshim, se kufiri në veri të Kosovës duhet të kontrollohet nga forcat speciale të Kosovës, ndërsa patrullat policore të jenë të përziera. Këtu, nuk guxon të ketë polici një nacionale dhe kurrë më nën komandën e dikujt tjetër. Kështu dhe vetëm në këtë mënyrë do të zgjidhet çështja e veriut të Kosovës me ç’rast të gjithë njerëzit që jetojnë aty, pa marrë parasysh etninë e tyre të kenë paqe, punë dhe zhvillim ekonomik. Ndërsa, bandave terroriste serbe duhet dhënë ndëshkimin e merituar dhe dëbimin e tyre të përmotshme. Kjo është koha e fundit kur shteti i Kosovës, që për veç mençurisë duhet treguar edhe muskujt e saj, sepse edhe ligji më human në botë mbrohet me forcë, e mos të flasim për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe territorin e një vendi sovran e demokratik.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 30 vizitorë |
| Lexuar:
784 herë
|
|
|
|
|
|
|