Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kush është përgjegjës për trageditë e njëpasnjëshme në trafikun automobilistik !...
Publikuar më 20 korrik, 2010 në orën 15:08 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ngushllime dhe forcë në përballjen e dhëmbjes familjeve të të gjitha tragjedive që kanë ndodhur në hapësirat shqiptare dhe në kurriz të popullit shqiptar !

Në vendin tonë problemet në vozitje automjetesh janë bërë rutinë e përditshme dhe rrezikshmëri e shkallës së lartë. Numri i viktimave sa shkon e rritet . Ende pa
u harrue mirë një akcident trafiku,ndodh tjetri edhe më i rënd se i pari. Autoritetet
tona vendore memzi presin që bashkë me mjetet e informimit si gazetarë e
kameramanë televizionesh të ndryshme në të shumtën e rasteve, ata që i kanë nën tutelën e tyre, dhe ndihmo zot e drejtë në familjet fatkeqe për ngushllime.
Po mirë a nuk u bëka që së pakut njëherë të shkohet për ngushllime pa shoqërimin e mediave?!!...
Shyqyr që ra kjo vdekë e u pamë !-thotë një fjalë polullore

Patent-shoferi
Po t'i huhet një verifikimi të ligjëshmërisë së patentë-shoferit, unë jam i bindur që
një përqindje e madhe e tyre janë të pambulesë, dmth. fallso . Ne përballemi përditë me rrezikun e vdekjes që vjen nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët ngasin makinat në rrugët tona, në gjithë hapsirën shqiptare, pa kurrëfarë kriteri dhe rregulle të trafikut automobilistik( rrugor).
Parakalimet vend e pa vend, tejkalimet e shpejtësisë, agresiviteti, ... dhe shkelja e rregullave të trafikut rrugor janë , jo më fenomene, por një shprehi e fituar nga pjesa dërmuese e shoferëve.
Un di njerëz me emër e mbiemër që nëpër rrugët e Kosovës, (po nisem nga fshati im), që pa kurrëfarë patent-shoferi, i jep autobusit plotë e përplotë udhëtarë në relacionet Prizren- Therandë, Prizren-Malishevë, Prizren -Prishtinë etj dhe për qudi askush nuk e ndal ta kontrolloj, e leje më t'i ve prangat si njeri i cili rrezikon drejtëpërsëdrejti publikun, në rend të parë udhëtarët e shkretë që nuk e dinë fare se në dorë të kujt janë.

Pse lejohet shkelja e ligjit ?!...
Vetë policia rrugore nuk intervenojnë për të gjitha rastet, sepse përveç uniformës ata vetë nuk janë të mbrojtur nga ligji.
-Cili polic rrugor mund të marr guximin të ndal dhe t'i vejë gjobë një kryetari komune?
-Cili polic rrugor ka guximin që të ndal dhe t'i vejë gjobë një deputeti, apo një ministri ?
-Cili polic rrugor ka guximin që të ndal një ministër me makinën e tij private ?
-Cili polic rrugor ka guximin që të ndal dhe t'i vejë gjobë një familjari të njerëzve të veshur me pushtet?
-Cili polic ka guximin të ndalojë dhe t'i vejë gjobë njërit prej shoferëve të pushtetarëve edhe kur , ky i fundit, nuk është në detyrë ?
-Cili polic rrugor, pra, është i plotëfuqishëm të zbatojë ligjin dhe kodin rrugor gjatë
punës së tij ?

Në hapësirat shqiptare ligji shkilet së pari dhe më së shumti, sot e gjithë ditën, nga njerëzit e veshur me pushtet, sepse ata vetë nga injoranca e tyre dhe nga vesi i inferioritetit të tyre, sillen sikur ata vetë janë "baballarët e kombit" dhe askush nuk bën tu dalë para, e leje më t'i ndalë .

-Ku mund të kryejë detyrën polici ynë, kur së parit nuk ka të ardhura në përputhje me detyrënqë kryen dhe shkallën e rrezikshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës ?
-Ku mund të kryej detyrën polici ynë, kur nëqoftëse gabon dhe e ndal njërin prej atyre që janë të veshur me pushtet, apo ndjërin prej familjarëve, apo farefisit të tyre, i gjori polic mund ta humb vendin e punës, por ndoshta edhe jetën e tij, pse jo edhe të ndonjë të afërmi dhe të dashuri të tij ?

E pat provue një polic dogane që të zbatojë ligjin ndaj një maune plotë e përplotë
cigare diku në një pikë kufitare Mal i Zi-Kosovë, por jo që nuk mundi ta ndal për shumë kohë maunen me cigare, por pas disa ditësh, dikush që edhe sot e kësaj dite nuk dihet se kush ishte,(besoj që vetë polici fatkeq mund ta di, sepse kishte edhe kërcnim nga Prishtina , por ku të ankohet i gjori ...), ia hodhi të atin nga kati i pestë i ndërtesës ku banonte polici me familje!....
Kanë provue edhe shumë gazetarë hulumtues të gjurmojnë krimin e organizuar në mjediset e njerëzve të veshur me pushtet, por pjesa dërmuese e tyre e kanë pësue, dikush me rrahje e shtrirje në spital, dikush djegje shtëpije, dikush me djegje makine, dikush edhe me vrasje, apo më mirë me thënë likuidim fizik.
Për gjëra dhe raste të tilla të shëmtuara jemi në dijeni pjesa dërmuese e popullit,
sepse i shohim, i ndëgjojm, dhe i përjetojm ditën për diell dhe për qudi , askush
nuk qanë kokën !...

Nuk është habi, sot në hapsirat shqiptare gjithëkush është bërë ministër.

-Si mund të kërkojë zbatimin e ligjit një ministër që vetë e ka të blerë diplomën e
fakultetit ?!!!..
-Si mund të kërkojë zabatimin e ligjit një ministër që vetë merret me kontrabandë, armësh, droge, me prostitucion,..., etj ?!!!...
-Si mund të kërkojë zbatimin e ligjit një ministër që vetë është, pra , i pari që shkel atë, është ai që e ka kapur pushtetin në dorë dhe pengon gjyqin të kryej punën e vetë ?!!!...
Ja pra këtu duhet të kërkohet diagnoza , sepse nuk ka nevojë të shkruhen reçeta
ilaqesh aty ku nuk është virusi dhe sëmundja !
Populli me fukarallëkun e tij nuk është i veshur me pushtet dhe është viktima e
parë e pushtetarëve.

Inferioriteti i politikanit shqiptar! Pse ?
Politikani, apo njeriu i veshur me pushtet në hapësirat shqiptare, në këtë kohën e tranzicionit, që për fat të keq , nuk ka të mbaruar, në pjesën dërmuese është njeri mendje madh, fodull, injorant, i paemancipuar as si njeri, e as si kombëtar. Ai njeh vetëm karrigën e tij, lekun dhe qejfin për të shfryer epshin duke e shfrytëzuar pozitën e tij në hierarkinë e injorancës.
Politikani ynë,nga inferioriteti i tij që derisa nuk ka qenë në pushtet, të vetmen përvojë me gjininë femërore, mund ta ket patur vetëm me ndonjë gomaricë, kurse tashti shfrytëzon postin e tij për qëllime të ulëta, duke përbuzur femrat shqiptare deri në atë shkallë sikur ato të ishin ndonjë objekt pa vlerë e jo qenje njerëzore, vajzë, motër, grua apo edhe nënë e dikujt .
-Athua nuk ka argumenta që deputetë dhe ministra të shqiptarisë kanë keqpërdorur pushtetin për të shfryer epshet seksuale?
-Athua nuk ka argumenta që njerëz të veshur me pushtet , me makinën e tyre, kanë vrarë njerëz në trafikun rrugor dhe kurrë nuk është hapur dosja e hetimit ?
-Athua nuk ka argumenta që njerëz të veshur me pushtet nuk janë marrë me krime të të gjitha llojeve dhe kurrë nuk është lejua një proçes normal hetimi apo gjykimi ?
-Athua...........................?!!!!
Ne e dim dhe e shohim për çdo ditë që ndodhin gjëra të shëmtuara dhe atë mu në mesin e njerëzve të veshur me pushtet dhe askush nuk ngritet kundër tyre sepse e di mirë se po u ngrite kundër tyre do të thotë të rrezikohesh fizikisht vetë dhe me vetëdije .
Për habinë më të madhe po këta politikanjë fodullë, trima, injorantë, mendjemëdhenjë, të paemancipuar, agresivë, të egër, të ashpër etj, kur kanë të bëjnë me të huaj bëhen si qengja, të ndëgjueshëm, servilë, puthadorë,..., e çka jo dhe mburren me atë se sa janë servilë dhe të ndëgjueshëm për të huajtë dhe se sa kanë përkrahje nga të huajtë !?...
Po përmendi vetëm dy raste:
-Sa herë politikanjët e Kosovës kanë bërë deklarata "..që nuk do të ket bisedime dhe negociata me Serbinë..." dhe pas tyre, pa bërë zë, kanë shkue si kukulla apo marioneta dhe i kanë bërë gjithë ato lëshime Serbisë, duke ia falur një pjesë të madhe dhe me shumë vlerë të trashëgimisë kulturore dhe historike të popullit shqiptar !?...
-Po mos të ishte Muslim Pashai, ushtarak në pension, personaliteti që ngriti zërin kundër faljes së 354km² deti Greqisë nga qeveria shqiptare do të kalonte çdo gje në heshtje dhe nuk do të shkonte puina deri në gjykatën kushtetuese.
Të shpresojm që do të ket gjithëmonë e jetë Muslim Pasha dhe Albin Kurt që do t'i tregojnë popullit realitetin me atë që ndodh në vendin tonë e rreth nesh dhe për vendin tonë e për ne.

Niveli i vetëdijes dhe ndërgjegjjes njerëzore dhe kombëtare
Me keqardhje konstaoj që ne shqiptarët nuk kemi shprehi të reagimit kolektiv ndaj të keqes.
Ndoshta robëria shekullore gadi njëzetedy shekuj ka bërë që në popullin tonë të ushqehet ai vesi i dhelprës në atë proverbin me zjarrin. Dhelpra nuk u lodh fare përderisa nuk iu dogj bishti, ama kur flaka e kaploi bishtin e sajë, ajo ulëriti se:-" u kall e gjithë bota !"

Konstatoj që neve shqiptarëve na bashkon vetëm zori, fatkeqësitë dhe asgjë tjetër!

Kam pasë menduar që pas çlirimit të Kosovës ne do të jemi shumë unik dhe do të duam njëri tjetrin pa hile, por po sa mbaroi lufta me Serbinë, ne filluam t'ia hajm kokën njëri tjetrit!
A nuk jemi ne shqiptarët e Kosovës, ata që në vitet 1999 e deri formimin e koalicionit të dhunshëm LDK-PDK gëzim dhe hidhërim i kemi mbajtur të përçarë!

Po të ndodhnin fatkeqësitë, krimet, përbuzjet, shkeljet e ligjit, shkeljet e dinjitetit njerëzor dhe kombëtar, në një vend tjetër, edhe në shkallë më të ulët se në hapësirat shqiptare do të kishte reagime dhe revolta kolektive dhe shkrtrrimtare deri në rënje të qeverisë dhe vënjen e tyre para gjyqit për llogaridhënje para drejtësisë.
Në Kosovë , a nuk është tradhëti kombetare dhënja falas Serbisë të më shumë se 45 lokacione si "trashëgimi kulturore dhe historike të Serbisë", pa iu bërë thirrje argumentave historike dhe vullnetit të popullit shqiptar. U bë edhe ndarja e Kosovës në baza etnike, dhe dikush prej këtyre injorant-tradhëtarëve tanë thoshte se:"- ia kemi bâ Serbisë 8 me 2 ." dhe atë me një fodullëk e injorancë deri në neveri, që të shtyn të vjellësh?!
A nuk ndodhi përmbytja e anijes plotë fatkëqinjë dhe u fundosën dhe humbën jetën më shumë se 80 veta në gjirin e Vlorës ?!
A nuk ndodhi Gërdeci ?!
A nuk ndodhi vrasja e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit në mes Prishtinës ?!
A nuk ndodhi rasti i faljes së detit shtetit grek nga qeveria shqiptare?!
E shihni që tragjeditë dhe dhimbjet e popullit tonë nuk kanë të ndalur ?!

Kush reagoi dhe protestoi për këto fatkeqësi e krime ndaj popullit shqiptar ?!

Në Shqipërinë lindineze kryesisht familjarët që ishin pjesë e fatkeqësive në kurrizin e tyre, dhe në Kosovë Albin Kurti, pra Vetëvetndosja, dhe askush tjetër, sepse kryeministri i vendit ua ngrehi veshin shoqatave të dalura nga lufta dhe nuk e përkrahën Albinin. U ba nami që të rinjët e Vetëvendosjes i hudhen ca shishe plastike me bojë të kuqe drejtë ndërtesës së qeverisë së Kosovës!
Në vend që të ngritej aktakuzë ndaj policisë serbo-rumuno-unmikase, u ngrit aktakuzë ndaj Albin Kurtit, kurse kriminelët ikën pe kurrëfarë pengese dhe u dekoruanë nga qeveria e tyre për "punën e mirë që kishin bërë në Kosovë".

Ja këtu fillon dhe mbaron rrezistenca jonë kolektive!

Në vitin 1982 në Bruksel të Belgjikës zbritën rreth 100 000 protestues në mesin e tyre ishin punëtorët e metalurgjisë dhe bashkë me ta edhe sindikatat e punëtorëve dhe thyen aq shumë sa që qendra e Brukselit u shkatrrue plotësisht , sidomos katet përdhese dhe të para! Protestuesit u kacafytën me policinë dhe gjandarmërinë dhe arritën të thenin kordonet e forcave tê rendit , u futën në parlament dhe thyen edhe parlamentin duke mbetur të plagosur me qindra veta nga të dy palët .
Para dy vitesh në Francë policia franceze duke i ndjekur dy hajna, ndodhi që hajnat të futen në një troforstacion elektrik për tu fshehur nga policia dhe aksidentalisht hajnat i mbyti rryma elektrike.
Për dy muaj rresht u kall e gjithë Franca dhe u ngritën i madh e i vogël në revoltë kundër policisë që akuzohej për tejkalim normash ligjore. Ndizeshin nga 1800 e ma shumë makina , dyqane, stacione policie, institucione etj dhe nuk u ndalën revoltat popullore derisa qeveria i mori parasyshë kërkesat e tyre.
Para dy ditësh në Grenoble të Francës një plaçkitës i një kazinoje u qëllua me plumb nga policia franceze dhe menjëherë natën e parë u ngritën populli në revolta dhe dogjën me shumë se 80 makina, u përleshën me policinë dhe nuk dihet se kur do të mbarojnë protestat dhe revoltat, nëse nuk merren masa të menjihershme8 Si po duket qeveria franceze ka marr mësim nga rasti parë dhe tani mori menjëherë masa arresti për policët në fjelë!
Ja pra këtu në perëndim, ASKUSH NUK ESHTE MBI LIGJIN, kurse në trojet shqiptare për çdo ditë nga goja e pushtetarëve shqiptohet kjo fjali, por ata vetë janë mbi ligjin dhe e shkelin ligjin orë e çast!
Ata janë të paprekshëm, sikur të ishim vetë despotët në kohën e despotizmit!

Koha për ndërgjegjësim njerëzor dhe kombëtar
Unë besoj që është koha e fundit që të ndërgjegjësohemi së parit si njerëz dhe pastaj edhe si komb dhe të mësohemi të ngritemi në këmbë kundër cilitdo pushtetar që guxon të shkel ligjin, dinjitetin njerëzor dhe interesat kombëtare ! Përndryshe do të vazhdojnë fatkeqësitë dhe tragjeditë tona njëra pas tjetrës dhe do të përjetojm edhe tragjedi më të rënda se këto që i përmenda më lartë.
Harresa është mallkimi më i madh për një popull, andaj mos ta mallkojm vetveten tonë, por të organizohemi dhe të rreshtohemi pas njerëzve të emancipuar nga ana njerëzore dhe kombëtare dhe të kontribojmë në marrjen e fatit në duartë tona. Mos të lejojm më të bëhemi vegël e askujt, mos të përçahemi për parti politike e për individë, por të bashkohemi e të përkrahim të gjithë së bashku atë që punon për kthimin, ruajtjen dhe kultivimin e dinjitetit njerëzor individual, shoqëror dhe
kombëtar, kthimin e vetëdijes dhe ndëgjegjjes kombëtare dhe ruajtjen e vlerave tona hitorike, individuale, shoqërore dhe kombëtare .

Asnjë pushtetar nuk është i përjetshëm, por të përkrahet derisa Ai punon dhe vepron në të mirë të mirëqënjes njerëzore dhe të mbrojtjes dhe kultivimit të vlerave kombëtare, në të kundërtën po filloj mosrespektimin e njërës nga këto , pa humbur kohë t'i tregohet vendi i tij, të bëhet zëvendësmi me personin e merituar dhe t'i ipet dënimi i merituar në rast shkeljesh të rënda!
Nëse reagojmë si tërësi dhe jo thjeshtë individualisht, padyshim që na pret një e ardhme e sigurtë dhe një perspektivë e ndritshme për popullin tonë të shumëvuajtur.

Nuk ka dy lloj partishë, ashtu si nuk ka edhe dy lloj feshë ! Secila parti, secila fe mundohen të bëjnë sa më shumë adhurues, t'i taksojnë ata dhe elitat të jetojnë parazitë në kurrizin e adhuruesve të partisë, fesë.

Fatlumësisht në demokraci koha e mandateve është e përcaktuar.
Mos të lejojm që njerëzit e panjerëz të tallen me ndjenjat, dinjitetin dhe ndërgjegjjen tonë njerëzore dhe kombëtare!

Të vejmë në rend të parë interesat kombëtare, sepse kombi është familja e madhe, pa të cilën nuk na duhet dhe nuk mund ta gëzojm as familjen e ngushtë!

Gjergj Driloni

Belgjikë më 18/07/201

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 26 vizitorë
Lexuar: 1,403 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi