Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
HYSEN KËQIKU MËSUESI DHE POETI QË SHTEGËTON NË PËRHAPËJEN E DRITËS
Publikuar më 20 korrik, 2010 në orën 15:54 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Atje në fshatrat e Gallapit në një fshat të komunës së Dardanës (Velegllavë) me bukën e djersës dhe ujin e freskët që njomë gjakërat e burrave të guximshëm u rrit Hysen Këqiku, i cili nga rinia e tij e hershme nuk u shkëput nga hallet e familjes, të afërmëve dhe kombitu stërvit dhe fitoi qëndrushmëri të shkrijë gjitha idealet që lidheshin me shkollimin, edukimin, afirmimin e brezave dhe dëshirën e lartë të largpamësisë dhe përhapëjes të dritës së diturisë. Hysenin nuk e njihja
edhe pse ishim të një komune, por që shqetësimet dhe hallet na shpërndanë dhe nuk na lanë të njihemi.

Edhe pse nuk e njoha, dëshira për të e njohur më gufonte gjithnjë. Kam lexuar për te nga të tjerët dhe nga ai si krijues i madh andaj sa më shumë që lexoja nga ai, dëshira për të e njohur më bëhej më e madhe. Si të mos e njihja njeriun e idealeve të forta, pishtarin e arsimit kombëtarë që një jetë ju dhuron brezave të ri dritën e diturisë, krijuesit i cili përmes librave kombëtarë preku çështje të mprehëta kombëtare dhe fitoj rrespekt dhe dashuri nëpër breza.

Një ditë sa bëra një vizitë në vendlindje këmbëngula të e takoj: I bëra një telefonatë dhe i shpreha dësahirën për një takim. Vendimi i tij më ngrohu; do të takohemi më tha Hyseni, por ne edhe mund të mos njihemi! E njihni Demir Krasniqin e pyeta? Po mu përgjegj,atëherë unë jam me Demirin dhe do të takohemi në Hotelin "Kristal" në Gjilan i thash unë. Nuk vonoi disa minuta dhe Hysen Këqiku u gjind në mes nesh. Një shtrëngim duarsh dhe një përqafim
të ngrohët me te më bëri që të lë gjitha hallet pas dhe një kohë të shkëpusim shumë gjëra me këtë personalitet të verqantë, pedagog i vënë në shërbim të së mirës të përhapëjes së dritës së diturisë nëpër breza, librit dhe kulturës kombëtare. Një njeri i urtër, i dashur, i afërt me njerëz të gjitha moshave, që intelektualisht din të hap dhe zgjedh problemin, lexues i pasionuar dhe krijues i pendes dhe dijes së mprehtë.
Me te biseduam gjatë për shumë halle, për arsim e kulturë, për jetën e njerëzve në Kosovën e pas luftës,për rindërtimin e disa trevave të Gallapit, për brengën e braktisjes së disa fshatrave nga popullate për disa shkaqe...
Koha me njerëz që kanë personalitet të shquar ikën shpejt, ne duhej të ndaheshim dhe para ndarjes më firmosi gjitha librat e krijimtarisë së tij, që do të jenë kujtimet më të shtrenjëta, të begatëshme që do i ruaj me kujdes të madh. Të shkruash për Hysen Këqikun duhet lexuar shumë nga ky personalitet i shquar në shumë veprime.
Të flasim pak për biografinë e tij: Hysen KËqiku u lind më 1944 në fshatin Velegllavë komuna e Dardanës. Shkollën fillore e filloi në vendlindje dhe e mbaroi në Vaksincë e Llojan të Kumanovës. Gjimnazin e kreu në Preshevë, kurseSHLP, grupi Gjuhë dhe letërsi Shqipe në Shkup. Me shkrime ka filluar të merrej si nxënës
i shkollës fillore, ku përherë të parë botoi në "Zëri i Rinisë" në vitin 1963 në Prishtinë. Si krijues letrar është i prezentuar në disa vepra të autorëve kolektiv, në revista jubilare dhe leksikone.
Autorë të ndryshëm:"Libri që po shkruhet"Gjilan 1979, autorë të ndryshëm "Bamirësia", SHHBK; "Nëna Terezë" Gjilan 1992,Autorë tëndryshëm "Agurrona", Klubi letrar "Rexhep Elmazi",Gjilan 1993, Odhise Grilo Leksikon-Shkrimtarët shqiptarë për fëmijë1972-1995, Tiranë 1997,revista "Pioneri" numri jubilar i i 50 vjetorit të daljes, nr 1 Prishtinë 1998, Demir Behluli "portrete shkrimtarësh", Prishtinë 2002, Hasan Hasani" Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001", Prishtinë 2003.
Hysen Këqiku ka bërë redaktimin dhe recenzimin e dhjetëra librave për fëmijë dhe të rritur. Është editor i shtëpisë botuese "Kurora" në Gjilan dhe anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, i cili jeton dhe vepron në Gjilan.
Hysen Këqiku ka shkruar këto vepra:

1"Nëpërkëmbësi", poezi për të rritur, 1994
2 "Ti dil nga loja"; Poezi për fëmijë, 1995
3 "Kufij që preken", dramë për të rritur, 1997
4 "Dritë mbi Lotinë"; poezi për të rritur, 1999
5 "Ujvarë e patharë"; poemë për fëmijë, 2000
6 "Qëndresë me besa-besë"; poemë për fëmijë, 2000
7 "Velia Glaua ëndërr e ripërtrirë I-monografi 2001
8 "Velia Glaua ëndërr e ripërtrirë II, gjenealogji 1720-1996"; 2001
9 "Kujtim malli për shkollën time" poezi për fëmijë. Gjilan 2004
10 "Psherëtimë për tokën I", panoramë letrare, 2004
11 "Melodi e pritjes", poezi për të rritur, 2005
12 "Kujtim malli për shkollën time II"; Poezi për fëmijë, 2007" Nazif Përlepnica hero në mes të heronjve", monografi, 2008
14 "Demir Behluli", monografi 2008
15 "Një atdhe me dashuri"; poezi, 2008
16 "Vegim i përflakur", kurorë sonetesh, 2009
17 "Melodia e pritjes"në gjuhen rumune e përkthyar nga Baki Ymeri, Bukuresht 2009
18 "Në ty e kam shpirtin" 2010

Lexuesit tanë do të begatohen me leximin e veprave të krijuesit tanë Hysen Këqiku, do të njohin botën shpirtërore të tij, mev poezi që lidhen me atdheun, lirinë, arsimin që plot dyzet vite shkriu gjithçka nga vetja për të përhapur horizontin e diturisë nëpër breza.
Veprat e tij sjellin dritë dhe dituri, realitet si dhe njohëje të historisë kombëtare, dashurinë e tij ndaj njerëzve dhe atdheut, protestën këmbëngulëse mes artit që i bënë uzurpatorit të cilën e shpreh "Një Atdhe me Dashuri", është përmbledhja e tij e kohës të viteve 1989, kur krijuesi në ankth të pritjes se çfarë do i sjell e
nesërmja popullit që masakrohej deri te fëmijët përse donin pragje tëlira, proteston me vargje rrënëqethëse:

(Edhe bishat
E egra
Për fëmijë
Kanë mirësi).

Armata Jote
Shkuli
Edhe sy.


Hysen Këqiku është njeriu i urtër, udhërrëfyes, poet i cili frymëzoi shumë breza, i cili njohu vlerat e të tjerëve dhe i afirmoi krijuesit e rinjë në gazeta dhe revista, në forume dhe faqe shqiptare në net, si dhe hartoi shumë antologji ku përfshiu krijuesit e të gjitha moshave njëra ndër të cilat "PSHERËTIMË PËR TOKËN" është
panoramë moderne letrare ku përfshihen krijuesit e Gallapit. Ai dha një kontribut të pashoq në revistat"Gallapi" dhe "Nositi" që botohen atje.
Hysen Këqiku është një yll që ndriqon si intelektual, mendimtar, i veshur me dashuri për atdheun, traditën, arsimin dhe kulturën kombëtare.
Për veprën e tij nuk mund të përmbyllim me një shkrim të shkurtër, por që duhet të shkruhet shumë e shumë....

Shaban Cakolli

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 1,729 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi