| Për masakrën e Tivarit janë përgjegjës miqtë serbosllavë të Sali Berishës |
| Publikuar më 20 korrik, 2010 në orën 16:30 ( ) |
Histori | |
|
|
|
Abdi Baleta, Kundërshpifografi. Tiranë 2005. Fq.110: ... Pikërisht vajza e Sali Berishës ka punuar në Mitrovicën Veriore ka shkuar për punë deri në Beograd meqenëse ajo në Sërbi ka edhe njerëz të gjyshes së saj Milicës...
Gazeta Shqiptare, 16 korrik 2010 (Tiranë) Intervistë me biznesmenin në 2008. Fazliç: Argita Malltezi, avokate e bizneseve të mia. Në intervistën televizive që ka dhënë dy vjet më parë Damir Fazliç ka rrefyer lidhjet e tij më Argita Malltezin, vajzën e Kryeministrit Berisha, ai ka pohuar se është një mik i kreut të qeverisë dhe familjës së tij.
A e njihni zonjën Argita Berisha?
Po e njoh. Argita Malltezi.
Vajzën e zotit Berisha, Çfarë lidhjesh keni?
Kemi miqësi dhe ajo gjithashtu si avokate trajton një pjesë të punëve të mia ligjore në Shqipëri.
Ju keni përdorur firmën e zonjës Malltezi për të përgatiur dokumente dhe çdo gjë?
Po, një pjesë të tyre. Nuk kam vetëm një avokat.
Është kjo e vetmja marrdhënie që keni?
Dhe jemi miq.
Po flisni për këto raste apo edhe për favorizime nga tenderat publikë? ...
Enver Hoxha, vepra 33. Fq. 259-260... Kurrë nuk do të harrojë popullsia shqiptare në Jugosllavi ngjarjen e hidhur të vjeshtës së vitit 1944, kur banda Tito-Rankoviç arrestoi në Tetovë 10.000 shqiptarë dhe pushkatoi pa gjyq 1200 prej tyre, pa bërë fjalë për ata që vdiqën në burgje...
...gjenerali Apostolski, komandant i atëhershëm i Brigadës së Parë Maqedonase, u përgjigj: . Dhe Vukmanoviç Tempo i cili ishte i pranishëm atëherë urdhëroi: ... Në nëntorin e vitit 1944 mijra fshatarë të pafajshëm u pushkatuan rrugëve të Maqedonisë, u dogjën në zjarrë, u infektuan me qëllim dhe vdiqën nga tifoja...
...masakrën e Drenicës të dimrit të 1944-ës kur divizionet jugosllave, nën pretëkstin e spastrimit nga elementët armiq, rrethuan zonën e çliruar të Drenicës dhe masakruan rreth 30.000 burra, gra, pleq e fëmijë shqiptarë... asgjësimi i popullsisë shqiptare në përgjithësi... Mbi 2.000 shqiptarë në Mitrovicë, më se 1.000 të tjerë në Gjilan, mijëra shqiptarë që shkuan si partizan në brigadat jugosllave... u vranë me plumbin pas kokës... Qindra shqiptarë të tjerë të rekrutuar ushtarë nga jugosllavët, u pushkatuan prej tyre gjatë rrugës Prizren-Tivar. 1200 djem shqiptarë që kishin mbeutr nga ky udhëtim tragjik, u pushkatuan në Tivar. Në Gorica të Triestes më shumë se 2.000 djem shqiptarë nga Maqedonia, të mobilizuar në brigada pune, u mbytën me gaze helmuese... Nga të dhënat e deshmitarëve e të dokumenteve del se më shumë se 40 000 veta kanë rënë pabesisht nga plumbi, bajoneta dhe helmi i agjenturës titiste gjatë viteve 1944-1948...
Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare (1844-1990) Tiranë 1992. Fq. 451-2 ... Vetëm komandat e qarqeve kishin njoftim për këtë marshim drejt detit, anës së Drinit. Doemos që hollësi të tjera mund të dinte vetëm Koçi Xoxe. Fakti që kjo forcë marshonte pa armatim dhe e shoqëruar me një brigadë të tërë malazeze të armatosur... një gjë ishtë e sigurt: askush në Shqipërinë Veriore nuk mund t'i krijonte pengesa e jo më ta rrezikonte "marshimin e Kosovës për në luftë" dhe se askush, brigadën malazeze nuk do ta pengonte e rrezikonte për derisa ishte e "shoqëruar me një forcë shqiptare të Kosovës... "udhëheqja strategjike serbosllave e justifikonte shoqërimin e kolonave kosovare nëpër Shqipërinë e Veriut... me reaksionin e madhë shqiptar dhe rrezikshmërin e tij...
Shaban Sinan Mema, që i përkiste grupkolonës si njëri nga dëshmitarët e kësaj skene tragjike tregonte... pushkët që i kishim nai hoqën na thanë do të armatosemi e vishemi diku tjetër, në Shqipni a në Mal te Zi... përse po ndodhte kështu këtë mund ta dinin më mirë Aleksandër Rankoviçi në Beograd dhe Koçi Xoxe në Tiranë...
Fq. 456: ...A.Rankoviçi, u detyrua të pohojë vetëm një pjesë të vogël të krimit se gjatë "rrugës Prizren-Ulqin janë vrarë pa faj 400 veta si rast i gabimeve të organeve më të ulëta"...
Dr. Hakif Bajrami, Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993. Fq. 205-7: Kush ishin kriminelt që dhan urdhër për plojë në Tivar. ... Në fakt një asi Plani ndër të parët në Mal të Zi e morri Brigada e parë e Bokelit. Ajo brigadë... në shkurt të vitit 1945 do të hyjë në Kosovë udhëheqësia e asaj Brigade do të bëjë krime të papara sidomos në territorin e Pejës, Istogut, Drenicës dhe Gjakovës. Në këto territore me urdhëra kriminele do të veqohet sidomos Komandanti i Brigadës Bozho Jovanoviqi, ai kishte deklaruar: "Do ta pastrojmë Kosovën prej PLISAVE të bardhë, por këtu nuk ka deti si në Tivar për ti zhdukur kufomat. Prandaj do ti djegim ti bëjme shqiptarët shkrum e hi.Vetëm atëherë do të ndërtojmë kolonit tona të andrruara në Kosovë...
Sipas dokumenteve sekrete që ruhen në arkivin ushtarak në Beograd e që ishin të lejuara për opinion (prej vitit 1975 e këndej) del qartë se krimin në Tivar e kishte përgadit edhe Bllazho Jovanoviqi... Nikolla Gushoviqi, Millo Medakoviq...Ratko Vujoviq, i njohur si vrasës i 180 shqiptarëve të lidhur në një greminë afër Gjilanit, Novak Bullatoviq i njohur si vrasës i grave dhe fëmijëve nëpër fshatrat e Gjakovës, Tom Popoviqi i njohur si vrasës në dy lokalitetet e Llapit... S. Mrgjanoviq, Pavle Brajeviq, Sava Drleviq, Danillo Maroviq, Vojisllav Cfetkoviq, Spasoje Gjakoviq, Dushan Mugosha, Pavle Joviqeviq, Zhivojin Qurqiq-Segja e shumë të tjerë... njëfar Gashiqi dhe Rolloviq...
Enver Hoxha, Titistët. Tiranë 1982. Përmbajtja: ... Grindje e ashpër me Tempon në verën e 1943-shit, Koçi Xoxe - "rekruti" i parë i Tempos...
Tre hapat e "misionit Stoiniç": i pari largimi nga Shqipëria i Miladin Popoviçit; i dyti përçarja e Byros sonë Politike; i treti - përçarja e KQ të PKSH dhe dënimi i udhëheqjës sonë kryesore...
Diskutimi i V. Stoiniçit- platforma Titiste për nënshtrimin e PKSH dhe gllabërimi e Shqipërisë...
Kabineti i 7-të për.. Shqipërinë në kancelarinë e Federatës Jugosllave...
Koçi Xoxe merr revanshin Acarim i mëtejshëm i gjendjës në Byronë tonë Politike...
Beogradi kërkon eliminimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PKSH.
Shpërthimi i sulmit të egër kundër PKSH, udhëheqjes së saj dhe vijës së ndjekur. Koçi Xoxe e Pandi Kristo në veprim për realizimin e planeve te Titos.
Një ndales e shkurtër në Beograd... Koçi Xoxen e thërret në takim të fshehtë Rankoviçi.Ai ngarkohet të kontrolloj veprimtarin tonë.
Nako Spiro insiston për vënien e Mehmet Shehut në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Tezat ushtarake te Tempos.
Gjeneral Hamoviçi kërkon krijimin e një komande unike.
Gjenerali Kupreshanin në Tiranë. Titoja: " Ju lutem të ja jepni bazën në Korçë për një divizion"... Njoftim Stalinit për çështje e divizonit jugosllav... Sulm i përbindshëm i Koçi Xoxes e të tjerë kundër Partisë e kuadrave të saj të shëndoshë.
Kupreshanin, Zllatiç e të tjerë: "Titoja do që ju të këkroni vetë bashkimin me Jugosllavin...
"Letra historike e Stalinit. Largimi i turpshëm i të dërguarve të Titos nga Shqipëria...
Jahja Lluka, Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja e rrethina në vitet 1912-1994. Prishtinë 1997. Fq. 66. Për likuidim ishin paraparë: Fadil Hoxha, Ismet Shaqiri, Xhevdet Hamza, Avdi Bakalli, Ymer Pula, Xhavit Nimani, Musa Efendia, Alush Gashi, madje Sinan Hasani e Ali Shukria etj.
-Këto fakte tregojnë se për masakrën e Tivarit nuk ishin fajtorë as udhëheqja e Shqipëris e as ajo e Kosovës, të cilët edhe ata ishin për eliminim nga serbosllavët, siç janë eliminuar disa gjatë LDB-së dhe luftës së fundit 1998-99. Po t'i fajsojmë ata për masakrat që janë bërë në popullin shqiptarë atëher duhet ti fajsojmë edhe udhëheqësit e tashëm shqiptarë që janë në pushtet për luftën e fundit në Kosovë, Maqedoni e Preshevë.
Ky shkrim u dedikohet edhe disa kasnecëve të Sali Berishës që janë për hapjen e dosjeve kundër udhëheqësve të vjetër si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Rakip Megjuani
Prishtinë, 20. 07. 2010
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 92 vizitorë |
| Lexuar:
2,306 herë
|
|
|
|
|
|
|