| Zeqir GËRVALLA - GJAKU IM KOSOVË |
| Publikuar më 23 korrik, 2010 në orën 19:16 ( ) |
Kulturë | |
|
|
|
.
GJAKU IM KOSOVË
Një pikë në hartë
Një pikë në glob
Një botë-në zemër
Në gjithësi në shpirt...
Lulishtë e Evropës
Dielli im
Gjaku im-Kosovë.
Etja e blertë
Luadhi ynë-lot i përgjakur
Luadhi ynë-etje e përflakur
Luadhi ynë- zgjim në behar
Shumë herë i kositur kurrë i tharë.
Në lindjen e vargut
Sonte nata po më gëlltit me thonjtë e zinj
E unë po lindem bashkë me vargun e ri.
Sote kam shumë gjëra për t’i thënë
Para botës... Para teje, o Nënë!
Zëri ynë liridashës
Zëri i tërë botës së shtypur
Është zëri ynë liridashës
Të gjithë njerëzit e përvujtur
Janë vëllezërit tanë në zgjim
Të gjjithë njerëzit e harruar
Janë kujtimi ynë i përhershëm
Të gjithë njerëzit e rënë për liri
Jetojnë në këngën tonë të re
Kënga e tërë botës së shtypur
Është kënga jonë liridashëse.
Amshimi
Ne
Më kot merakosemi e vuajmë
Për ndërrim formash e avullimesh...
Vdekja nuk ekziston -
Vetëm lindjet me lindjet shumëzohen
E bota
As e madhe
As e vogël(!)...
Sa është e vjetër bota
Në rrethin e mendimit pa fund?!
Feniksi
Diçka më shumë se legjenda është e
Ne
-rreze njerëzore
Amshimi në Mirësi...
Koha
Fryjnë erërat-në grusht i shti
Shkrep rrufeja-e strehoj në gji
Nxeh dielli-thithi rrezet e tij
Bie shi-blerojnë sytë e mi.
Nëpër shekuj
Duke ruajtur emrin
Më quajtën numër!
Tani kur emri më bën dritë
Kurrë më s’lejoj të jetoj
Nën thundër.
Shpresë
Shpresoj se një ditë prej ditësh n’udhëtim
Kjo stuhi dashurie sërish na bashkon-
Lotët e gëzimit do t’i thithim n’atë kremtim
Edhe pse pranvera do varre i gjelbëron…
(1963)
_________________________
Nga libri: “ME O(R)Ë KOSOVE” Prishtinë 2009
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|