Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Analistët” që dërgojnë ujin në mullirin e armikut
Publikuar më 23 korrik, 2010 në orën 23:14 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e dha mendimin e vet për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë. Mediet e informimit i dhanë shumë rëndësi, por edhe ishte për t’i dhënë. Për herë të parë, pas sinjalit të dhënë në Këshillin e Evropës me nxjerrjen e Rezolutës që u bëhet thirrje shteteve të Bashkësisë Evropiane, atyre që nuk e kanë njohur, të bëjnë njohjen e Kosovës si shtet, kemi një mendim të drejtë. Ky mendim i dhënë, peshën e vet e ka në arsyetimin se Kosova ishte e robëruar para lufte.

Nuk e kam ndërmend të flas më tepër në këtë shkrim për këtë, por vetëm të ndalëm në “analizat” e “analistëve” që mbushnin pamjen e ekraneve televizive dhe faqet e gazetave për mendime të “arta”. Po të njëjtit “analitik” u gjenden edhe mbrëmë në televizion. Këtu diçka nuk është në rregull. Ose udhëheqësit e debateve (moderatorët) nuk janë në nivel të mbamendje si çfarë thoshin ata një e dy ditë më parë, për mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe parashikonin këta “analist” se si duhet hyrë në bisedime me Serbinë, ose janë të detyruar që të njëjtin njerëz të jenë përsëri mysafirë të nderuar.
Nuk është hera e parë që këta “analist” oborrtar, qoftë të subjekteve politike, politikave që udhëhiqen në mediet e informimit, apo edhe të ndonjë qendre jashtë truallit kombëtar, të dështojnë në dhënien e mendimit. Kjo ka ndodhur edhe para lufte, po thuaj me të njëjtit njerëz por orientimet e politikave me ngjyrë të verdhë, kur djemtë dhe vashat e UÇK përballeshin me armikun më barbar që ka njohur historia në këtë Gadishull.
Ndoshta pritni të ndërgjegjësohen vet për orientimet e politikave të rrezikshme për të futur kokën si stuci në rërë, mirëpo këta e dinë se nuk u kanoset kurrfarë rreziku për të bërë një veprim të tillë, qoftë edhe nga turpi për dështim në dhënie mendimi dhe nuk do të largohen derisa u pamundësohet të jenë akter kryesor për orientimin e “e drejtë të politikës kombëtare”.
Po të rikthehen filmat televiziv dhe po të rilexohen faqet e gazetave do të shihen dështimet me apo pa qëllim të këtyre “analitikëve” dhe orientimet e politikeve të tyre në dëm të çështjes kombëtare. Por është një fat i madhe se ata që marrin erë në politikë më nuk u lënë përshtypjet e tyre për “analizat” që bëjnë, kjo u pa edhe nga intervistimet i qytetarëve rreth dhënie së mendimit të kësaj Gjykate.
“Analistët” e tillë duhet marrë të drejtën e dhënies së mendimit, madje edhe nëse depërtojnë diku, duhet përcjell me vëmendje se në cilin mulli po e dërgojnë ujin, se në atë kombëtar kurën e kurës, dëshmitar të së cilës jemi ne vet. Kur e them këtë kam parasysh edhe orientimet e politikave sllave dhe pansllaviste, të cilët i marrin për bazë këto mendime të “arta”, i modifikojnë dhe pastaj krijojnë edhe platformë veprimi. Me siguri edhe mendimi i kreut politikës së jashtme të Serbisë nuk e tha rastësisht se do të kërkojë nga KS të OKB që të bëjë të mundur bisedimet për statutin e Kosovës. Po nga këta “analist” nxorën edhe përfundimin Abramoviqi me të tjerët për të hyrë në bisedime për ndërrim meritorësh. Po nga këta “analist” dalin mendime në çarqet ndërkombëtare për një autonomi për Veriun e Kosovës. Po nga këta “anlist” doli edhe mendimi i Fejthit dhe Kushnerit për një lloj federalizmi të Kosovës. A nuk janë këto mendime analitike kundër interesit kombëtar?! Dhe përsëri u jepet e drejta e fjalës për orientimin e këtyre politikave. Mjerim!
Këtij mjerimi intelektual duhet dhënë fund, duke u thënë troç, se në të gjitha analizat e derisotme për ardhmërinë e kombit, për fenomenet që kanë ndodhur deri sot, veç se kemi harxhuar kohë dhe se kemi orientuar popullin me politika të gabuara. Ju keni yshtur politikat antikombëtare të manovrojnë për të ardhmen tonë, ju jeni shkatrra të ngecjeve politike kombëtare, ju keni orientuar politika antikombëtare dhe përmes jush është nxjerr edhe mendimi i eks territoreve.
Por për të marrë një hap të tillë duhet guximi i politikave redaktuese, guximi i bërësve të politikave, kërkim falje e të dyjave qytetarëve për mashtrimin që ua kanë bërë përmes këtyre “analistëve” dhe pasojat që po vuajmë nga të tillët. Madje dikush edhe duhet ndëshkuar për hapësirat e krijuara për këtë lloj sorollopi “analistësh”
Jam i vetëdijshëm se nuk ka disponim politik nga të gjitha këndvështrimet e politikës zyrtare si zbatues të këtyre mendimeve të “arta” për politika institucionale dhe qarqeve të caktuara ndërkombëtare për shqiptarët, që të ndërmarrin veprime të tilla për “analistët” e derisotëm, prandaj na mbetët që ne vet t’i përkushtohemi analizave dhe ta orientojmë drejtë çështjen kombëtare dhe bashkë me këtë edhe popullin për të ardhmen dhe të mos hezitojmë që politikave të tilla t’iu përgjigjemi flakë për flakë.

Prishtinë, 23.07.2010

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 939 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi