|
Pas shpalljes së vendimit të GJND-së rreth legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës, Lëvizja për Integrim dhe Bashkim lëshon këtë:
DEKLARATË PËR OPINION
Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë rreth legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është në vazhdën e rregullimit të padrejtësive të mëdha historike ndaj popullit shqiptar. Ky vendim vjen në një periudhë kur Kosova po kalon nëpër sfida e procese delikate ndërkombëtare dhe është një motiv më shumë për të synuar drejt idealit tonë kombëtar.
Lëvizja për Integrim dhe Bashkim shpreh bindjen se vendimi pozitiv për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës do të ndikojë në rritjen e fuqisë ndikuese të popullit shqiptar si faktor stabiliteti në rajon. Ky vendim do të krijojë rrethana më të favorshme për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve në Ballkan, duke bërë që shqiptarët të ndjehen zot në trojet e tyre etnike.
Inkurajojmë të gjitha grupet politike, shoqatat dhe organizatat kombëtare që të vazhdojnë me jetësimin e idesë së bashkimit të trojeve shqiptare, gjithnjë duke shfrytëzuar të drejtën historike dhe aktuale për të jetuar në paqe e mirëqenie në një shtet të vetëm shqiptar në Ballkanin e trazuar nga luftërat dhe gjakderdhjet shekullore.
Lëvizja për Integrim dhe Bashkim
Kryetari Smajl Latifi
23 korrik 2010
|