Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BE ndahet për Kosovën
Publikuar më 26 korrik, 2010 në orën 22:03 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kosova është kryefjala e axhendës së Këshillit të Ministrave të Jashtëm Europianë.

Pas shpalljes së mendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë se deklarata e pavarësisë së Prishtinës nuk shkel të drejtën ndërkombetare dhe qendrimit të pandryshuar të Beogradit për të mos njohur shtetin e ri, Brukseli po mundohet të gjejë një mënyrë të pranueshme për të dy palët për të lehtësuar bisedimet mes tyre në emër të perspektivës europiane.

Mirepo jo te gjitha vendet antare mbeshtesin qendrimin e perfaqesues se Larte te BE-se Catherine Ashton. Rumania dhe Qipro jane shtetet e para qe kerkojne nga BE te mos shprehet ne favor te Kosoves.

"Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është shumë i limituar dhe i kufizuar vetem ndaj një pyetje të veçantë kur është fjala për pjesën procedurale te shpalljes se pavarësisë. Në të njëjtën kohë, ne besojmë se çdo gjë që ndikon në integritetin territorial të një vendi duhet të trajtohet përmes negociatave dhe diskutimeve dhe jo nepermjet deklaratave te njeanshme te pavaresise. Pra qendrimi yne mbetet i njejti dhe ne i ftojmë të gjitha palët që të angazhohen në negociata për të gjetur një zgjidhje të përbashkët e të pranueshme”, tha ministri i Jashtem i Qipros, Markos Kyprianou.

Edhe ministri i Jashtem spanjoll Moratinos, megjithese me nje gjuhe me te bute, argumentoi ne fillim te mbledhjes se vendi i tij nuk do te ndryshoje qendrimin, pra nuk e njeh pavaresine e Kosoves. Nderkohe shumica e vendeve qe e kane njohur Kosoven si shtet vleresojne se tashme eshte hyre ne nje faze te re ku statusi i Kosoves nuk mund te permendet.

“Njohja e pavaresise se Kosoves varet nga vete shtetet antare. Italia e ka bere punen e saj. Tashme situata eshte me e qarte se ne te kaluaren. Mendoj se Serbia e Kosova duhet te angazhohen ne nje dialog shume te sinqerte, duke perjashtuar natyrisht ceshtjen e statusit. Europa duhet t'i dergoje nje mesazh pozitiv Serbise ne pershpejtimin e integrimit, vecanerisht duke transferuar dosjen e kandidatures nga Keshilli tek Komisioni. Nje fakt eshte i qarte, ne nuk mund t'i kerkojme Serbise parakusht per antaresim njohjen e Kosoves, sepse ka shume vende, antare te plota ne BE, qe nuk e njohin Kosoven”, deklaroi ministri i Jashtem i Italisë, Franco Frattini.

Te njejtin qendrim shprehu dhe ministri i Shtetit gjerman Werner Hoyer, sipas te cilit tashme eshte koha per dialog mes Prishtines e Beogradit. Burime diplomatike rrefejne se javen e kaluar, Perfaqesuesja e Larte Catherine Ashton u ka derguar nje leter autoriteteve serbe dhe atyre ne Kosove, ku i fton te dy palet ne Bruksel per te nisur direkt bisedimet nen ndermjetesimin e BEse.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 16 vizitorë
Lexuar: 783 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi