Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Doli nga shtypi libri më i ri i Bedri Tahirit “Për Flamurin kuqezi”
Publikuar më 30 korrik, 2010 në orën 02:05 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kёto ditё nё botim tё SMS, biblioteka Publicistika, doli nё shitje libri mё i ri, i njëzeti me radhë, i Bedri Tahirit “Për Flamurin kuqezi”, i cili përmban kumtesa, recensione, komente, letra dhe fjalime të ndryshme.

Brenda kopërtinave të këtij libri lexuesi kueshtar do të gjejë përditshmërinë tonë me sfidat dhe prapësitë e saj që nuk na u shqitën gjatë gjithë historisë.
Shkrimtari, publicist dhe veprimtari i palodhur i çështjes kombëtare Bedri Tahiri me një guxim të paparë intelektual u kundërvëhet dukurive negative të shoqërisë sonë, që herë- herë, sikur e humb torruan dhe, gati pavetëdijshëm, bie në situata të palakmueshme, duke rënë pre e orekseve të sëmura të prijësve të vet…Pena e tij nuk kursen askënd, as edhe të parët e vendit, kua ata shkojnë larg e larg dhe cenojnë historinë tonë, duke prekur aty ku nuk duhet, siç janë Flamuri dhe heronjtë. Kështu, ta zëmë, kur i hiqet emri i heroit kombëtar Azem Galica nga shkolla e Kërpimehit, ai e sulmon pamëshirshëm dhe me plot të drejtë edhe Enver Hoxhajn edhe Fatmir Sejdiun për një veprim të tillë të pamatur e të shëmtuar…
Sa i përkëtë Famurit kombëtar, mjafton të lexohet fragmenti në fundinë të librit ku shkruan:
“Flamuri!
Një emër krenarie, që në vetvete ngërthen tërë qenien e kombit. Aty sintetizohen për mrekulli: bujaria, besnikëria, trimëria, burrëria e mbi të gjitha sakrificat tona shekullore për liri e pavarësi.
Dhe, përherë i pandryshuar, kuqezi.
Ngjyra që flasin shumë. Toka mëmë e larë me gjak.
Flamuri ynë histori në vete. Pas atij të Danimarkës, më i vjetri në Evropë.
Sa bukur!
Sa krenari!
Sa madhështi!
Mbi pesë shekuj jetë e rezistencë. Për herë të parë valoi në Krujën legjendare. Ishte 28 Nëntori 1443.
Dhe, më në fund, ditë e bardhë agoi. 28 Nëntor 1912. Vlora kishte festë, ajo do bëhej nuse dhe tundej e hidhej nga gëzimi. Po hynte në histori për të ngelur legjendë.
Sa e sa gjak u derdh për këtë të shenjtin e të shtrenjtin Flamur!
Dhe, fare në fund, edhe këtyre trojeve u buzëqeshi fati. Më 28 Nëntor 1955, në Prekaz ngjau mrekullia, u lind Adem Jashari, njeriu që do ta ndërrojë rrjedhën e historisë.
Dhe, kështu, me këtë Flamur u mishëruam dhe u bëmë NJË Po me këtë Flamur fituam edhe LIRINË, të cilën sot po e gëzojmë!!!
Kryekomandanti ynë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili më shumë së askush tjetër u identifikua me të, po me këtë Flamur e nisi dhe e mbrojti dinjitetin tonë kombëtar”.


Bedri Tahiri u lind në Galicë të Drenicës më 1956. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Gjimnazin e Skënderajt. Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Që nga janari i vitit 1980 ligjëron lëndën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjimnazin “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë.
Krahas punës edukativo-arsimore dhe veprimtarive të tjera shoqërore, merret edhe me artin letrar. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Me shkrime ka zënë të merret qysh herët. Shkrimet e tij letrare- historike- dokumentare- publicistike mund t’i gjesh nëpër faqet e revistave e të gazetave shqipe që dalin në Prishtinë, në Tiranë e në mërgatë. Merr pjesë nëpër Simpoziume e Sesione shkencore me tema hulumtuese shkencore.
Gjatë tërë kohës së luftës sonë çlirimtare qëndroi në shkrepat e Arbërisë së Vogël, përkrah luftëtarëve të lirisë, duke mbajtur shënime dhe ditar lufte.
Deri sot, pa i përmendur librat si bashkautorë, ka botuar këta libra:

Azem Bejtë Galica, 1995
Përmendorja që mungon, 1997
Hys Popova- një yll në Yllësinë shqiptare, 1998
Adem Jashari- legjendë e legjendave (u ribotua nëntë herë), 1999
Përjetësia, 2000
Agu i lirisë (e ribotuar dy herë), 2001
Drenica- një shekull trimëire (u ribotua tri herë), 2002
Përtëritja, 2002
Flakadanët e lirisë1, 2004
Drejtësia në sprovë, 2005
Azem Bejtë Galica (botimi i dytë i plotësuar), 2005
Flakadanët e lirisë 2, 2oo6
Nga Shqipëria në Shqipëri, 2oo7,
Flakadanët e lirisë 3, 2007 dhe
Adem Jashari- legjendë e legjendave (botim i nëntë i plotësuar), 2008,
Hasan Prishtina- Truri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, 2008,
Abdyl Krasniqi- frymëzues brezash, 2009,
Diferencimi- Tregime, 2010.

Gjeografia e veprave të Bedri Tahirit është e plotë, ajo përfshin gjithë Trojet Etnike Shqiptare. Edhe idetë e veprave bartin mesazhe të qarta dhe të gjitha nënkuptojnë synimet tona shekullore që konsistojnë në bashkimin tonë kombëtar.
Ky krijues i palodhur nuk pushon për asnjë çast. Pena e tij e mprehtë nuk i lëshon lehtë as dukuritë negative të aktualitetit tonë shoqëror. I ka të gatshme për botim edhe disa libra në dorëshkrim:

Fehmi e Xhevë Lladrovci- të pandarë edhe në përjetësi,
Përmendorja që mungon (botim i dytë i plotësuar),
Përshtypje nga Franca,
Vesel Galica -mentar dhe luftetar i shquar

Ditë më parë doli nga shtypi libri “Opusi krijues i Bedri Tahirit- lapidar për dëshmorët e lirisë”, përgatitur nga Zenun Gjocaj e Xhavit Aliu.
Ky është libri i tij i njëzet.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 1,556 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi