Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
RECIPROCITETI I KONTESTUAR
Publikuar më 31 korrik, 2010 në orën 01:29 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Klasa politike shqiptare e Kosovës Lindore, ka bërë gabim që ka kërkuar reciprocitet me serbët e Veriut të Kosovës, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kërkesat e tyre për shkëputje, bashkim, autonomi e status special.

Çështja serbe e Veriut të Kosovës është vënë në agjendë të bisedimeve pas luftës, ndërsa aspiratat e shqiptarëve të krahut lindor të Kosovës, zanafillën e kanë që nga shkëputja e tyre nga trungu etnik dhe aneksimi i tyre i dhunshëm, duke u vendosur si qendra rrethi në Serbi. Prandaj si është e mundur të kërkohet reciprocitet në mes një komuniteti serb në Kosovë me një etnitet në Serbi, i cili që nga 1992 ka shprehur përmes Referendumit vullnetin politik, ka bërë një luftë çlirimtare se në çfarë bashkësie do të jetoj në të ardhmen.

Anasjelltas...
Është paksa e çuditshme se si lidershipi në Kosovë në një farë mënyre e ka pranuar idenë e spektrit politik në Kosovën Lindore, për një reciprocitet me minoritetin serb, i cili gjithherë ka prodhuar destabilitet i nxitur nga qarqe të ndryshme të Beogradit. Pra, me një fjalë, është marrë si modalitet e keqja, dhuna, rebelizmi për reciprocitet. Në vend se serbët e Veriut të Kosovës të kërkonin reciprocitet me shqiptarët e Kosovës Lindore ndodh e kundërta.
Shqiptarët e Kosovës Lindore janë autokton të trojet e tyre etnike. Ata nuk janë ardhacak nga viset e tjera, por denbabaden jetojnë në këto vise, të cilat, mjerisht, janë cunguar e sakatosur që nga Molla e Kuqe e deri Bujanoci e Presheva, dy shtylla që e quajnë veten me të drejtë Kosovë Lindore. Në këtë krah bënë pjesë edhe një komunë e vogël Medvegja, e cila dikur njihej si Banja e Sijarinës e populluar nga shumica shqiptare, mirëpo regjimi i atëhershëm ia mori statusin e komunës duke e integruar me Medvegjën, për ta forcuar elementin serb kundër shumicës shqiptare.
Nëpër rajonin e Kosovës Lindore kanë kaluar shumë perandori dhe regjime, mirëpo populli i saj heroik dhe bujar, diti ta ruaj gjuhën, zakonet, traditën dhe bërthamën kombëtare.
Ky vend strategjik që lidh natyrshëm Kosovën me Maqedoninë dhe Serbinë ruan kujtime të hidhura dhe krenare për gjithë ato që ndodhën dhe po ndodhin pa e pyetur zërin e tij, i cili kurrë nuk pushoi duke kërkuar liri dhe vetëvendosje.

Kultura
Kultura, toleranca dhe mirëkuptimi i shqiptarëve të Kosovës Lindore, janë virtyte të cilat e mundën të keqen që ja kurdisën regjime të ndryshme nga më të këqijat që njeh historia e këtij vendi.
Pas luftës në Kosovë në çdo cep të zonës kufitare me të, u vendosën forcat speciale serbe, të cilat njiheshin si Beretat e Kuqe, Frenkovcat e njësi të tjera paramilitare, të cilat, kishin mbjellë varre jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje dhe Kroaci.
Këto forca paramilitare kishin ardhur me porosi nga Beogradi dhe ishin vënë në shërbim të Serbisë për ta mbrojtur nga terrorizmi shqiptar!
Gjeturia e shqiptarëve të Kosovës Lindore arriti ta bëjë një luftë me këto forca të pabarabarta dhe të krijoj një paqe për qetësimin e rajonit. Për të arritur një Marrëveshje paqësore në Kosovën Lindore erdhën misionarë jo vetëm nga perëndimi, por edhe nga Beogradi.
Nëpër dyert e Kosovës Lindore kaluar emra që u shpërblyen, u ngritën dhe u caktuan në misione më të mëdha si Piter Fejt, Shon Saliveni, Porteri, Montela, Bruksi etj. Këta njerëz erdhën në Kosovën Lindore për të ndërtuar paqe dhe u avancuan, po kështu kush ka ardhur në këto vise me misione, domosdo se ka bërë emër. Është, pra, ky rajon me kulturë të lartë, që prodhon dhe promovon paqe, ndaj populli i saj meriton të shpërblehet e jo të injorohet dhe të përbuzet.
Pavarësisht nga këto prioritete që ka rajoni i Kosovës Lindore, liderët e saj legjitim asnjëherë nuk janë ftuar në bisedimet në mes Prishtinës dhe Beogradit, për zgjidhjen e problemeve. Nuk janë ftuar me arsyetimin se mund të nxisin tensione dhe mund të paraqesin pengesa dhe ta dëmtojnë procesin e Kosovës.

Kusuritja
Ky rajon, mjerisht, si nga Prishtina dhe nga Beogradi është përdorur dhe po përdoret si monedhë për kusuritje. Sa herë që Beogradi inatosej në Prishtinën revanshohej ndaj Kosovës Lindore. Një praktikë e tillë edhe sot është aktuale. Askund në botë nuk ka një popull si ky i Kosovës Lindore të jetë i mbërthyer nga të gjitha anët me forca militare. Këndej e matanë kufirit forca ushtarake me uniforma të ndryshme, të cilat paraqesin një rrezik për paqen në Ballkan. Forca gjatë luftës, forca gjatë paqes!
Për t’i dalë hakut peripecive, që ka hequr ky popull gjatë historisë, liderët e saj legjitimë duhet të marrin pjesë të paktën kësaj radhe në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, për të vendosur për fatin e tyre politik.
Është e drejtë legjitime e çdo popullit ë dijë për fatin e tij, ndaj edhe shqiptarët e Kosovës Lindore duhet të jenë pjesë e bisedimeve për zgjidhjen e problemeve praktike me të cilat po përballen çdo ditë.

Nexhmedin Saqipi, Bujanoc
Kontakti: nexhas@hotmail.com

30.07.2010

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 22 vizitorë
Lexuar: 1,207 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi