Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KUJT I INTERESON PËRÇARJA E ÇAMËVE NË SHQIPËRI ?!
Publikuar më 04 shtator, 2010 në orën 22:14 ( ) Mr. Gafurr Adili | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Historia tragjike e kombësisë shqiptare të Çamërisë tanimë nga të gjithë ne shqiptarët dhe të tjerët njihet botërisht.

Menjëherë pas shpalljes së pluriparticizmit, edhe në Republikën e Shqipërisë, kombësia shqiptare nga Çamëria u organizua në Shoqatën Politiko-Patriotike „ÇAMËRIA”.

Megjithatë, për shumë arësye, edhe përkundër aktivitetit shumë të dendur patriotik për sensibilizimin e çështjes çame, kombësia shqiptare nga Çamëria nuk arriti që, përmes Shoqatës „ÇAMËRIA”, të arrinte suksesin që e arriti përmes Partia Drejtësi dhe Integrim (PDI), të drejtuar nga Zoti Tahir MUHEDINI, përmes së cilës partie camët arritën që më në fund, krahas deputetit të Partisë Socialiste të Shqipërisë (PSSH), Zotit Shpëtim IDRIZI, ta kenë edhe deputetin tjetër çam, Zotin Dashamir TAHIRI, biznismen çam nga Vlora.

Por, menjëherë pas këtij suksesi të PDI-së, në skenën politike të kombësisë çame në Republikën e Shqipërisë na u shfaq Partia Drejtësi dhe Unitet (PDU), e kryesuar nga Zoti Shpëtim IDRIZI, i cili (ashtu si herave të tjera) mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, edhe në zgjedhjet e fundit (të vitit 2009) e kishte fituar si kandidat i PSSH-së dhe jo si përfaqësues (kandidat) i partisë çame në Republikën e Shqipërisë, të Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI).

Kësaj partie iu bashkangjit edhe deputeti i PDI-së, Zoti Dashamir TAHIRI nga Vlora, dhe aktualisht në skenën politike të çamëve veprojnë dy parti politike çame.

Kryesia Qendrore e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK), në një nga mbledhjet e saj të rregullta, ka diskutuar edhe për çështjen shumë shqetësuese në fjalë.

Dominoi mendimi se, nëse kombësia shqiptare e Çamërisë në Republikën e Shqipërisë, për gati dy degada përpjekjesh, më në fund arriti që në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, krahas deputetit të PSSH-së, më origjinë (nga babai) çame, Zotin Shpëtim IDRIZI, përmes Partia për Drejtësi (PDI), ta ketë edhe deputetin e saj të dytë, Zotin Dashamir TAHIRI, atëherë shtrohet pyetja se përse ndodh këtë përçarje?!


Kryesia Qendrore e FDBK-së, gjykon se kjo përçarje e kombësisë shqiptare nga Çamëria në dy parti politike (në PDI dhe në PDU), iu intereson dhe fryhet vetëm nga armiqtë e çështjes së pazgjidhur çame, sepse duke vazhduar kështu , të ndarë e të përçarë në dy parti politike (në PDI dhe në PDU), ne të FDBK-së jemi shumë të sigurt se në zgjedhjet e ardhshme kombësia çame në Republikën e Shqipërisë nuk do të arrijë ta fitojnë as edhe një deputet të vetëm.


Prandej, Kryesia Qendrore e FDBK-së, gjykon që, të dy partitë çame (PDI dhe PDU), duhet ta organizojnë një Kongres të Përbashkët, që do të duhej të quhej: Kongresi i Unitetit Kombëtar të Çamëve.

Kryesia Qendrore e FDBK-së dhe unë personalisht shprehim gadishmërinë tonë për të dhënë kontributin tonë modest për Kongresin e Unitetit Kombëtar të Çamëve në Republikën e Shqipërisë.


PËRPARA DREJT KONGRESIT TË UNITETIT KOMBËTAR TË CAMËVE...!


*Autori është kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).
Tiranë, më 04 shtator 2010

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Gafurr Adili
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 7 vizitorë
Lexuar: 822 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi