Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
A DO DUHEJ BOJKOTUAR RAMAZANI ?!
Publikuar më 04 shtator, 2010 në orën 22:16 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pas një pritje bukur të gjatë Kosovës i erdhi edhe njohja e shtatëdhjet nga Hondurasi,shtet ky që bën pjesë në urën lidhëse toksore në mes të Amerikës Jugore dhe aleates sonë Famëmadhe USA, shpëtimtares së Kombit dhe ndihmëses së përhershme të shqiptarve.

Besoj se shqiptarët në përgjithësi,por veqant pjestarët e besimit musliman,sidomos pas vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë,kanë edhe një arsye më shumë të ndjehen të fyer deri në pezmatim,me qëndrimin e pa pranueshëm të vendeve muslimano-arabe,për “bojkotin” e pa drejtë që siq duket e kanë vën në mënyr grupore, ndaj njohjes së pavarsis së vendit tonë!
Ka shumë kohë që në shenjë proteste ndaj qëndrimit kaq nënqmues të atyre vendeve,ndaj pavarsisë së shtetit tonë dhe kombit shqiptar në përgjithësi e mendoja si ide se si shkak i gjithë kësaj,në demonstrative, do duhej bër BOJKOTIMIN PUBLIK TË RAMAZANIT nga gjithë shqiptarët e besimit musliman,ose të paktën të atyre që jetojnë në Kosovë,ngase tek ne siq flitet përditshëm me brengosje për gjendjen e mjerueshme financiare ,papunësinë e madhe dhe korrupcionit marramendës në Kosovë,me po aq brengosje diskutohet edhe për njohjet, e në mënyr të theksuar,për ”bojkotin”e pa arsyeshëm ndaj pavarsisë sonë,të vën nga shtetet arabo-muslimane,nga të cilat jo vetëm deri sot por ndoshta edhe për një kohë të gjatë,do ti mungojnë njohjet Kosovës.



Ne vërtetë jemi Shqiptar dhe Europian,dhe as që jemi fetar të pasionuar, por qëndrimi kaq arrogant dhe tejet i pa arsyeshëm i vendeve arabe për “bojkot”grupor ndaj pavarsisë së Kosovës edhe pas vendimit pozitiv të gjykatës ndërkombëtare të Hagës, megjithate vërtetë lë shum për tu brengosur, ngase Gjykata e Hagës ua ka hequr edhe argumentin e fundit,nëse edhe fare kan patur ,ndonjë argument bindës,për mos pranimin e Pavarësisë së Shtetit tonë të ri.



Ndaj nga pezmatimi kjo edhe më shtyri që njerzëve të mi dhe gjithë atyre që njihja tu bëja thirrje të hapur në mënyr demonstrative,që në shenjë proteste ,haptas dhe në mënyr publike të Bojkotohej Ramazani.

Edhe me kët rast iu bëj apel të gjithë shqiptarve të besimit musliman që ta shqyrtojnë Kërkesën time publike për bojkotimin e Ramazanit, dhe pasi që ky veq sa s`ka kaluar,duke u nisur nga përvoja e hidhur me premtime boshe nga këto vende,iu bëj thirrje publike edhe një herë që në mënyr të organizuar dhe të udhëhequr nga intelektual e pse jo edhe imam të besimit musliman, që nëse nuk ndryshon vendimi i vendeve muslimano-arabe ndaj bojkotimit të deritanishëm grupor të pavarsisë së Kosovës,që nga fillimi i muajit të ardhshëm të Ramazanit në vend të agjërimit,në shenjë proteste të organizohet demonstrativisht- Ushqyerje e përditshme Publike,në ambiente të dukshme dhe të hapura nëpër të gjitha qytetet e Kosovës,nga tri herë në ditë, me ushqime të zgjedhura dhe të porositura enkas nga shtetet që me kohë e kanë njohur dhe pranuar Pavarsin e vendit tonë,duke filluar që nga USA, Anglia,Franca,dhe kështu me radhë.



Madje edhe nëse do mirrej ndonjë vendim eventual,që për hirë të atyre pak vendeve muslimane që e kanë njohur Shtetin e pavarur të Kosovës pjesërisht të agjërohet,atëherë kjo të bëhet vetëm sipas përqindjes së tyre në njohje, dhe jo më tepër se dy a tri ditët e fundit të Ramazanit,duke porositur ushqim për syfyr dhe iftar,po ashtu enkas dhe vetëm nga ato shtete muslimane që e kanë njohur Kosovën,duke ua bër të njohur hapur,pezmin e mospajtimit tonë me qëndrimin tejet arrogant të shteteve jo të pakta, arabo-muslimane në gjithë botën ndaj “bojkotimit” grupor të pavarsisë së vendit tonë!



Edhe pse muaji i Ramazanit pothuajse ka kaluar,një vit pritje për shqiptarët nën këto kushte ësht i gjatë,por siq thotë populli “moti i mirë duket që në mëngjes” unë besoj se shqiptarët në tërsi,nuk presin shumë nga këto shtete,ndaj unë edhe do doja që të jem i gabuar,por kam frikë se edhe pas një viti,mund të mos ndryshoi gjendja edhe aq shumë ,dhe kjo mënyr e protestës nga të gjithë shqiptarët e besimit musliman do ishte një përkrahje e madhe për Kosovën e cila nuk i ka asnjë borgj vendeve arabe për bojkotin e vën padrejtësisht ndaj njohjes së pavarësis së vendit tonë,bojkot ky i cili doemos duhet të thyhet në një mënyr apo tjetër.



Duke parë dhe njohur gjithë këto rrethana, pozitën e vështirë dhe gjendjen e mjerueshme dhe fare të pa lakmueshme të popullit tonë, përfshi edhe mënyrën e trajtimit të shqiptarve si tërsi,në Ballkan, Europë dhe Botë,shqiptarët patjetër duhet bër përpjekje mbinjerzore që me gjithë pengesat e shumta dhe të gjithanshme,që nga qëllimet hegjemoniste të shteteve fqinje e deri te kundërshtimet edhe të disa shteteve europiane, me ndihmën e Amerikës dhe të gjithë miqve ndërkombëtar, jo vetëm të bashkohen në një Shtet-Komb duke pëfshi gjithë teritoret e banuara historikisht dhe gjeografikisht me shumicë shqiptare,por edhe të bëhen një Izrael i interesave të veta dhe atyre të SHBA-s në ballkan.



Ne përveq simpatisë dhe mirënjohjes së pa fund që kemi ndaj USA-s, aleatit më besnik të shqiptarve,duke njohur aftësitë tona të mangta organizative dhe kundërshtit e mëdha ndër shqiptare,të cilat lën shumë për të dëshiruar,vetëm me ndihmën e Amerikës mund dhe duhet të arrijmë bashkimin e kombit dhe trojeve tona në një Shtet-Etnik i cili vetëm si i tillë,si një dhe i bashkuar mund të na garantojë mbijetesë dhe të ardhme të sigurt për vendin dhe pasardhësit tanë.

Gani Qarri Cyrih,05.09.2010
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 903 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi