Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Anton KÇira viziton AAK-në
Publikuar më 04 shtator, 2010 në orën 22:34 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Takimi me qejt e vet

Vizita e një delegacioni Shqiptaro-Amerikan në selinë e AAK-së ishte më qesharakja dhe më rrënqethësja e muajve të fundit. Nuk është për t’u habitur pse AAK-ja e organizoi këtë lloj vizitë sepse kohëve të fundit është bërë shembull i veprimeve dështuese dhe që të len shumë për të dëshiruar në aftësinë e tyre si subjekt politik i mirëfilltë.

Në përbërjen e delegacioni Shqiptaro-Amerikan ishin Ekrem Bardha, Anton KÇira, Kolë Gjokaj dhe Rrok JunÇaj – këta njerëz përfaqësuan komunitetin Shqiptaro- Amerikan dhe folën si patriotë të cilët u falënderuan për kontributin e dhënë ne dobi të Çèshtjes së Kosovës.
Parashtrohet pyetja se cilin komunitet e perfaqësuan këta njerëz. Çfarë kontributi paskan dhënë dhe në emër të kujt folën këta njerëz?

Njeriu që kishte kërkuar rjepjen e shqiptarëve të Kosovës apo qejve siq i kishte quajtuar ata dhe ishte ankuar se Millosheviqi nuk kishte bërë asgjë me mos-rjepjen e të gjithë atyre në Kosovë që ai aludon tek shqiptarët e besimit islam, tash në emër të komunitetit Shqiptaro - Amerikan u bë si patriot dhe u prit nga AAK-ja.


AAK-ja është bërë shembull i veprimeve që janë të pa-kuptueshme

Së pari, duke filluar me mbledhjen e mbeturinave politike nga partitë tjera në Kosovë ku janë bërë si një depo toksike. Vlen të përmendet se kjo parti po bëhet e dalluar ne botë me më së shumti nënkryetarë që po e humbin Çdo sens të një partie të organizuar.

Së dyti, kjo parti me deklaratën e bujshme që konsiderohet si gënjeshtra e dekadës për takimet sekrete ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë të cilat rezultuan se ishin një lojë mashtruese. Kjo u bë një shembull i tentimit të dështuar për të ngjallur panikë në një popull të traumatizuar siq është populli i Kosovës.

Dhe së treti kjo parti priti njeriun që kishte shprehur aq shumë urrejtje kundër popullit të Kosovës, pra njeriu i quajtur Anton KÇira i cili bashkë me disa militantë të tij u prit si një patriot dhe u vlerësua për veprimtarinë e tij në diasporë. Veprimtari patriotike quhet ajo që kërkohet rjepja e shqiptarëve të Kosovës, veprimtari patriotike quhet ajo që ndjellet përÇarje fetare, e pra kjo deri tani nuk është gjendur në asnjë fjalor politik në të katër anët e botës përpos tek intelektualët e AAK-së.

Anton KÇira pritet të dalin para gjyqit në Shtetin e Michigan-it

Personi i quajtur Anton KÇira nuk cilësohet si një patriot në komunitetin Shqiptaro - Amerikan, për të e dijnë të gjithë se kush është, por një numër i vogël janë në shërbim të tij për interesa të caktuara dhe shumica tjetër e kundërshtojnë fuqishëm. Kohëve te fundit ai është akuzuar dhe pritet që shumë shpejt të dalin para gjyqit në shtetin e Michigan-it.

Në dosjen e paraqitur kundër tij thuhet : Anton KÇira akuzohet se e ka quajtur një shqiptar të besimit islam si terrorist dhe taliban, ju ka kërcënuar dhe publikisht ka kërkuar nga pjesmarrësit në meshë që ky njeri të injorohet nga komuniteti Shqiptaro - Amerikan.
Vlen të permendet se ky shqiptar kishte dhënë një kontribut të pa-mohueshëm për Luftën Çlirimtare të Kosovës dhe është i njohur edhe për veprimtarinë e tij patriotike para lufte.

Akuza kundër Anton KÇires u dorëzua në Qershor të këtij viti nga advokati Benjamin Whitfield Jr. Me numrin e dosjes: 2:10-CV-12654.



Në inaugurimin e Katedrales së Nënës Tereze i pa ftuar

Edhe pse Ipeshvia e Kishës Katolike të Kosovës e bëri të ditur se Anton KÇira nuk është i ftuar zyrtarisht në inaugurimin e Katedrales së Nënës Tereze, ai nga militantët e tij do të futet bashkë me delegacionin Shqiptaro - Amerikan vetëm sa për fotografi. Kjo mund t’i sherbejë atij si një argument se ai është gjithÇka për shqiptarët dhe është prezent kudo që dëshiron.


Provokim ndaj popullit të Kosovës


Ata që e kanë ftuar në Kosovë dhe i kanë garantuar sigurinë, kanë bërë një hap destruktiv në bashkë-jetesën ndër-fetare në Kosovë. Duhet të kihet parasyshë se populli i Kosovës ka vuajtur shumë i cili ka mbijetuar dhunën dhe terrorin shtetëror serb, nga kjo dihet se traumat akoma jane shumë të theksuara.

Nëse ata që e kanë sjellur këtë njeri në Kosovë e shohin të arsyeshme se ai duhet të vleresohet si një patriot, atehere rrezikohet se nga te njëjtit të sillet edhe portreti i Millosheviqit në qendër të Prishtinës sepse ideja e ketij prifti paska qenë e arsyeshme.


Rreziku i gafës së ardhshme të kësaj partie

Kësaj partie nuk i mbeti shumë për të bërë ndonjë gafë interesante si këto të deritanishmet, dhe duket se ju ka ardhur radha edhe Shefqet Krasniqit dhe Ramadan Ramadanit që të shpallen si heronj për së gjalli me përhapjen e Wahabizmit në trojet shqiptare.

Perkrahja e fundamentalistëve të Çfardo feje është në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe në këtë rast lirisht mund të quhet anti-kombëtarizëm. Ata që janë duke folur në emër të anëtarësisë së tyre duhet të jenë më të kujdesshëm në këso lloj provokimesh.

A duhet qëatyre të cilët kanë agjëruar t’ju sjellin në prag të festës së bajramit njeriun i cili ka kerkuar vdekjen e tyre, kjo i mbetet ndërgjegjes së atyre që e sollën të përgjigjen nëse kanë bërë ndonjë veprim humanitar apo kriminal ndaj popullit të Kosovës.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 1,151 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi